Aktualitet

RAI: Thesari i fshehur në fund të detit në brigjet shqiptare

Një grup kërkuesish kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të krijojnë një muze për të ruajtur dhe ekspozuar qindra-mijëra artefakte romake dhe greke dhe relike antike që gjenden në fund të detit pak të eksploruar të vendit, shkruan rainews.it.

Gjatë një konference kushtuar arkeologjinë nënujore, arkeologët kanë paralajmëruar se kjo pasuri e madhe e zbulimeve të ndodhura në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Greqinë, mund të jetë lehtësisht e shkatërrueshme nga keqbërësit, grabitësit dhe kërkuesit e thesareve.

James Goold, presidenti i RPM Fondacioni Nautical, me seli në Florida, ka deklaruar se objektet datojnë që prej shekullit VIII para Krishtit deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mund të jenë atraksione të mëdha turistike nëse vlerësohen siç duhet.

L’RPM Goold (institut kërkimesh italo-shqiptar) ka evidentuar në det të hapur, nga kufiri i Greqisë deri në Gjirin e Vlorës, më së paku 22 relike, që nga Antikiteti në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora.

Këto vazo prej balte janë të gjata dhe të ngushta dhe përdoreshin për të transportuar vajin e ullirit dhe të verës përgjatë rrugëve tregtare ndërmjet Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria) ishte në mes.

“Ka ardhur momenti të ndërtohet një muze për turistët shqiptarë dhe të huaj. Shumë amfora ndoshta janë tashmë të trafikuara, shumë prej tyre i shohim si dekorime nëpër restorantet përgjatë detit. Shqipëria është duke u përpjekur të mbrojë dhe kapitalizojë pasurinë e saj”, – theksoi arkeologu Neritan Ceka.

”Mbërritja e anijes së kërkimeve Hercules RPM, 11 vjet më parë, ka qenë një revolucion i vërtetë”, – tha Ceka, duke lavdëruar punën e profesionistëve nënujorë dhe modulin e telekomanduar që përdoret për kërkime.

RPM është një institut bashkëpunimi italo-shqiptar, i vetmi i këtij lloji kërkimesh në Shqipëri. /atsh

RAI: Thesari i fshehur në fund të detit në brigjet shqiptare Read More »

Kuvendi miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar

Kuvendi miratoi ligjin për Teatrin me 75 vota pro, në parim dhe nen për nen, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren e parlamentit me kërkesën për të hedhur poshtë projekt-ligjin. Votimi erdhi pas një  seance maratonë, nisur paraditen e sotme.

Në mbledhjet e grupeve parlamentare të zhvilluara gjatë pasdites, partia Socialiste vendosi votimin pro projektligjit, ndërsa deputetët e opozitës janë kthyer në sallën e seancës plenare me thirrjet për të mos e votuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke i bërë jehonë edhe protestës së artistëve dhe aktivistëve jashtë sallës së parlamentit.

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pas thirrjes që bëri kryetari i grupit të PD-së Edmond Spaho.

“I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizëm pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të shkatërrohet. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë”, tha ai./atsh

Kuvendi miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar Read More »

Rama: Krimi i organizuar po luftohet me vendosmëri

“E refuzoj kategorikisht përshkrimin e Shqipërisë si vend që ka ndonjë specifikë të veçantë për krimin e organizuar. Shqipëria jo vetëm nuk është atdheu i krimit të organizuar por në përmasën e vendit dhe problemit është një vend ku ka një problem serioz me krimin e organizuar, siç ka edhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Europian”, deklaroi të enjten, Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se “në Shqipëri krimi i organizuar po luftohet çdo ditë e më shumë me vendosmëri”.

Gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit në Veprim”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “semestri i parë i 2018 sjell një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre”.

Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “jemi të sfiduar në një periudhë 12- mujore, qoftë për të realizuar me sukses të gjithë procesin analitik për negociatat, qoftë edhe për të materializuar të gjitha ato aspekte të domosdoshme për konsolidimin e procesit të shtetbërjes që lidhen drejtpërdrejt edhe me çdo standard për t’u plotësuar në funksion të procesit të vetë negociatave”.

“Është me rëndësi të mos harrohet sa herë që diskutojmë për krimin e organizuar, kriminalitetin në tërësi për paprekshmërinë dhe ndëshkueshmërinë se bëhet fjalë për një problematikë sa komplekse aq edhe të lidhur me kompleksitetin e veprimeve mes institucioneve ligjzbatuese”, tha Rama.

Nëse deri 4 vjet më parë Policia e Shteti ishte i diskretituar dhe me nivelin më të ulët të besimit të publikut, bashkë me prokurorët dhe gjykatat, sipas Ramës, sot ka një ndryshim rrënjësor në perceptimin e opinionit publik, që shpreh edhe mangësinë themelore në këtë proces për shkak të disnivelit të lartë midis asaj që bën Policia e Shtetit dhe asaj që bëjnë gjykatat.

Policia e Shtetit është përgjegjëse për të garantuar prekshmërinë e kujtdoqoftë, ndërsa gjykatat janë përgjegjëse për të garantuar ndëshkueshmërinë e kujtdoqoftë./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155934522421523/?t=0

Rama: Krimi i organizuar po luftohet me vendosmëri Read More »

Zot na ruaj, çfarë po ndodh kështu? Shqipëria dridhet sërish, ja ç’ndodhi natën

Qytetarët qe kane qene zgjuar mbremjen e djeshme rreth ores 1 te mesnates kane ndiere serish lekundje te forta termeti ne Tirane, Durres, Elbasan, etj.

Tërmeti i kësaj radhe u shënua në orën 00:49. Lëkundjet e këtij tërmeti ishin më të vogla sesa ato të disa ditëve më parë.

Mëhet se epiqendra e këtij tërmeti ishte Deti Adriatik me magnitutë 4.3 ballë.

Shume qytetare nxituan te shkruajne ne rrjetet sociale duke ngritur pyetjen se “cfare po ndodh”.

Zot na ruaj, çfarë po ndodh kështu? Shqipëria dridhet sërish, ja ç’ndodhi natën Read More »

Shifrat e frikshme, në 7 vite ja çfarë ndodhi në Shqipëri

Shqipëria ka arritur të hapë vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor nga viti 2010 deri në 2017. Kjo sipas rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore.

Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.

“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.

Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës  së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë.

Shifrat e frikshme, në 7 vite ja çfarë ndodhi në Shqipëri Read More »

Njihuni me shefin e ri të Forcave Speciale, RENEA

Ka pasur lëvizje në në krye të Forcave Speciale, RENEA. Lorenc Shehu do të jetë nga sot e tutje kreu i tyre.

Emërimi i tij është bërë orët e fundit, pasi deri tani Shefi i forcave të RENEA-s, ka qenë Vasillaq Sota i cili ka qenë i komanduar në pritje të emërimit zyrtar.

Më herët Shehu ka mbajtur postin e shefit të FNSH-së.

Njihuni me shefin e ri të Forcave Speciale, RENEA Read More »

Edhe Presidenca pa hipotekë, duhej regjistruar brenda vitit 2017, vilën e Lalzit e hipotekoi qysh në themel

Në muajin qershor 2017, ose 1 muaj para dorëzimit të “çelësave” prej presidentit Nishani, KLSH ka kryer një kontroll ekonomik-financiar në Presidencën e Republikës, ku ka zbuluar abuzime, por edhe një fakt që është turp shtetëror.
Godina e Presidencës dhe mjediset brenda murit e kangjellave të saj, nuk janë të regjistruara në hipotekë, troç Presidenca e Shqipërisë është pa letra, paçka se brenda saj gjendet vetë kreu i shtetit.
Nga KLSH, u konstatua se gjatë të 3 viteve të fundit që president ka qenë Nishani, megjithëse ishte lënë detyrë nga kontrolli i mëparshëm, nuk u zbatua Ligji Nr. 8743, datë 22. 02. 2011 për të regjistruar në hipotekë ndërtesën e Presidencës, detyrim që e kanë pasur në 17 vitet e fundit edhe ish presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi e Alfred Moisiu, por që nuk e kanë zbatuar, duke e lënë Presidencën si objektet e Bathores që trajton Artan Lame.

Pasi konstatoi këtë turp shtetëror, KLSH la detyrë që godina e Presidencës të regjistrohej në hipotekë brenda 31 Dhjetorit 2017, por Presidenti Ilir Meta nuk ka urdhëruar akoma kryerjen e procedurës, ndërkohë që vilën e tij në Gjirin e Lalzit me sipërfaqe 30% më të madhe se presidenca, e regjistroi qysh në themel dhe po e lë pa letra, se ndoshta ëndërron ta përlajë me ndonjë “defterë pronësie anadolli” si “trashëgimi toke e Monës”./Pamfleti

Edhe Presidenca pa hipotekë, duhej regjistruar brenda vitit 2017, vilën e Lalzit e hipotekoi qysh në themel Read More »

Rama vendos të shembë Teatrin, artistët shperthejnë në lot

Artistët të cilët kishin gjatë gjithë ditës të vendosur sot para parlamentit, kanë shpërthyer në lot, në momentin që mazhoranca vendosi me forcën e kartonit që të shembë Teatrin Kombëtar.

Siç shihet edhe nga foto, ky vendim ka shkaktuar dhimbje të fortë tek artistët, të cilët edhe pas shumë ditëve proteste nuk mundën të ndalin dot vendimin kryeministror.

 

Rama vendos të shembë Teatrin, artistët shperthejnë në lot Read More »