Aktualitet

Altin Basha: Aleanca e Teatrit na tradhtoi, nuk dinë çfarë duan dhe tani drejtohet nga PD

Regjisori i njohur Altin Basha ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, ku sqaron marrëveshjen e arritur mes artistëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Por, nga ana tjetër ai ka zbuluar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është një grupim që drejtohet kryekëput nga Partia Demokratike dhe prezenca e PD aty është absolute.

Me tone keqardhëse, Basha shton se ai dhe kolegët e tij u tradhtuan nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe se ajo drejtohet nga njerëz që nuk e dinë çfarë duan dhe i ndryshojnë qëndrimet e tyre vazhdimisht.

Basha është i mendimit se lëvizja Aleanca për Mbrojtjen për Teatrin është kthyer kthyer në një lëvizje partiake, ku Partia Demokratike flet me zërin e Aleancës.

“Prezenca e PD ka qenë shumë e fortë gjatë gjithë historisë së protestës, por tani mendoj se prezenca e tyre është absolute. Ne nuk e kemi konsideruar problem këtë… përderisa qëndrimet tona ishin parimore. Mbështetja e partive na interesonte, edhe sepse unë kam deklaruar që nuk duhet ta kthenim lëvizjen në vegël të opozitës në luftën politike, por na intereson zgjidhja e problemit të teatrit. Sigurisht që, kjo nuk ndodhi dhe ajo tanimë është një lëvizje tërësisht politike. Ajo është kthyer në lëvizje partiake. Aty është Partia Demokratike që flet me zërin e Aleancës, nuk ka asgjë të keqe të jetë politike, që flet me zërin e aleancës. Nuk ka asgjë të jetë politike, por jo partiake, pasi tanimë del që ne që kemi një mendim ndryshe, jemi blerë ose jemi të së majtës dhe ata që dalin atje, janë njerëz të ndershëm. Megjithëse për të qenë të ndershëm me publikun, ata duhet t’ua bëjnë të qartë që ajo sallë nuk mban. Njerëzit punojnë atje, e dinë fare mirë se në çfarë gjendje është”, deklaroi Basha.

Regjisori shtoi se në dy orë debat me kryebashkiakun Veliaj, është rënë dakord për tre pika:  truallin, dy përfaqësues në negociata dhe është kërkuar konkurs ndërkombëtar.

“Kur u takuam për të shkuar në Bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësues të komunitetit që do të jenë në komisionin e negociimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombëtar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargumente dhe në fund, u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht konkursi ndërkombëtar u pranua. Kemi dalë nga takimi me Veliajn dhe kemi takuar Gjergj Bojaxhiun, që na lexoi një deklaratë të Aleancës, e cila shprehej pro konkursit ndërkombëtar. Me atë deklaratë ishte dakordësuar Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj. SASE na tradhtoi, na prezantoi para opinionit publik si njerëz që kishim shkuar atje për biseda private, çka nuk është e vërtetë, pasi ne kishim biseduar me përfaqësues të tyre dhe të Aleancës. Kam qenë dhe jam i hapur për çdo lloj ballafaqimi, unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe ata e dinë, por ata kanë një problem me të vërtetën e tyre sepse nuk e dinë se çfarë qëndrimi të mbajnë. I kanë ndryshuar ato në mënyrë të vazhdueshme, sepse adoptojnë pjesë të qëndrimeve të paunifikuara”, deklaroi Basha.

Sa i përket mendimit të tij personal në lidhje me fatin e teatrit, regjisori Basha thotë se ka ardhur koha që Tirana të ketë një teatër të ri modern, pasi ai aktuali nuk ofron më asgjë mundësi për zhvillimin e krijimtarisë artistike. “Unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Jam gati të debatoj me këto për këtë pikëpamje. Si regjisor po ju deklaroj me përgjegjësi se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe si rrjedhim, një cilësi  të ulët produkti për spektatorët”, theksoi Basha. /atsh

Altin Basha: Aleanca e Teatrit na tradhtoi, nuk dinë çfarë duan dhe tani drejtohet nga PD Read More »

Aksioni në zonat turistike, tatimet verifikojnë 680 subjekte/Foto

Drejtoria e Hetimit Tatimor rajoni qendror, po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.

Më konkretisht: “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje; për “moslëshim kuponi hera dytë”, janë konstatuar 5 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 59 shkelje;

për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomik konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik./atsh

Aksioni në zonat turistike, tatimet verifikojnë 680 subjekte/Foto Read More »

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, panik dhe mbrëmë

Edhe gjatë natës se mbremshme ka pasur disa lëkundje sizmike në Durrës dhe në Fushë Krujë, por me magnitudë shumë të vogël duke mos paraqitur asnjë rrezik për banorët.

Epiqendra në qytetin bregdetar vijon që të jetë Gjiri i Lalëzit. Në orët e para të ditës së sotme në këtë zonë ka pasur katër lëkundje me magnitudë deri në 2.6 ballë.

Ndërsa dy të tjera janë ndier në Fushë Krujë, me epiqendër në Bubq dhe Derven, por me magnitudë shumë të vogël.

Pas tërmetit të një jave më parë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, vijojnë lëkundet sizmike, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, ndërsa sipas sizmologëve janë fenomene të natyrshme./korrieri

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, panik dhe mbrëmë Read More »

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare…

Komisioneri Johanes Hahn në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të vizitojë Tiranën në ditët e ardhshme për të vijuar punën për hapjen e negociatave vitin tjetër.

“Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave sic është parashikuar për vitin e ardhshëm. Do bëhet gjithcka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama, do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm”.

Duke ju pergjigjur interesit te mediave, se cfare pritet nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh:

“Të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe ishte rezultatet e para premtuese të procesit të vetingut por kjo duhet të vazhdojë se s’ka përfunduar ende. Puna duhet të vijojë dhe së dyti tani është detyra për të gjithë administratën për tu marrë me fushat e 35 kapitujve për të parë që situata ligjore është në përputhje me kushtet e BE”./korrieri

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare… Read More »

Shqiptarët kanë frikë të jenë të varfër, arsyen nuk do e gjenit dot kurrë. Por ja cila është

Raporti më i fundit ka treguar se situata ekonomike e vendit i bën shqiptarët të ndihen më inferiorë se të tjerët si dhe më të përjashtuarit në shoqëri, e ata kanë shumë frikë të jenë të varfër pasi shoqëria këtu i nënçmon.

Në Barometrin e Balkanit, 33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund të bien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë20%, Serbi 21%.

17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën, shkruan Monitor.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë përgjigjur se nuk e kanë të sigurt vendin e punës për vitin e ardhshëm duke arritur sërish përqindjen më të lartë në rajon në 31% .

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre duke u radhitur kështu pas Bosnjës (92%).

Ky raport është bërë për të vlerësuar statusin social të qytetarëve të të gjithë Ballkanit. Ata që janë mbi nivelin mesatar mendojnë se nuk po rritet niveli i diferencës mes të varfërve dhe të pasurve, ndërsa ata që e quajnë veten nën nivelin mesatar mendojnë se kjo diferencë po rritet./korrieri

Shqiptarët kanë frikë të jenë të varfër, arsyen nuk do e gjenit dot kurrë. Por ja cila është Read More »

Flet fotografi që e pa ndër vite: Si ka ndryshuar qendra e Tiranës, sheshi flet me Teatrin ‘ti ke kush të mbron, po unë…’

Profesioni ia deshi të kalonte shumë kohë në Lulishten e Skënderbeut, ku ka shkrepur mijëra fotografi.. Ndaj, Roland Tasho është një nga njohësit më të mirë të qendrës së Tiranës. Në një ekspozitë të hapur së fundmi, Tasho u paraqit me një kolazh fotografish nga qendra e Tiranës, ku paraqiteshin shndërrimet e shumta qe kane ndodhur me te ne vite.

Por kur nisi ai të fotografoje Tiranën?

“E kam fotografuar kur nisa të punoj si fotograf në vitin 1985, pastaj kam fiksuar të gjitha ndryshimet e radhës. Kam 5 apo 6 fotografi të qendrës së Tiranës në faza të ndryshme. Unë kam punuar një vit në lulishten e famshme pas Skënderbeut, në vitet 1982-1983. Madje, së fundi e kam imagjinuar një dialog mes teatrit dhe lulishtes, ku kjo e fundit i thotë: “Eh mor teatër, ti i ke 2-3 njerëz që të mbrojnë, kurse mua, që jam lulishtja më e famshme në Shqipëri, nuk më mbron njeri”. Ka qenë me të vërtetë një lulishte e famshme, pasi kushdo që vinte në kryeqytet, nuk mund të largohej pa bërë më parë një fotografi në të, duke pasur pas Skënderbeun apo 15-katëshin. Pas çdo eventi në Tiranë, do të shkrepej edhe një fotografi te lulishtja”, tha Tasho per Panorama.

12885721_1169971759680401_7923047672728905608_o
Lulishtja e Skënderbeut përpara se të prishej

Kur ishte “piku” i fotografive”?
Për fillim shkolle, mbarim shkolle, fillimin e ushtrisë, pa përmendur festat e mëdha, si 1 Majin, Festat e Nëntorit, ku atje nuk kishte ku të shkelje nga numri i madh i njerëzve. Nga ajo lulishte mund të shkruhet fare mirë edhe historia e Tiranës. Më ka entuziazmuar pa masë projekti i “kthimit në identitet”, pasi kur isha fëmijë kemi ndenjur te Bashkia, te reklamat dhe mendova se do të kthehej edhe pamja e sheshit dhe ndërtesat e famshme, si kanë qenë dikur. Do të ishte një shesh ashtu si është projektuar në kohën e Mbretit Zog, i dashur, i komunikueshëm, i ngjashëm me ata që shohim në Europën, ku ne duam të jemi pjesë.

Untitled-5
Sheshi “Skënderbej” në vitet ‘90

Ju përmendët lulishten e Skënderbeut dhe një sërë ndërtesash historike që nuk janë më, ndërkohë që një tjetër godinë e tillë, ajo e Teatrit Kombëtar rrezikon shembjen, si e gjykoni?

  

E kam ndjekur me shumë interes këtë çështje dhe e mbështes kauzën e atyre artistëve dhe qytetarëve që po luftojnë për të mbrojtur atë godinë. Dhe kjo nuk ka lidhje me një godinë, me Teatrin, por me simbole, me identitetin. Nuk është justifikim, që ajo godinë është vetëm 80 vjeç. Shumë shpejt ajo bëhet 100. Tek e fundit, kjo është historia jonë. Ne të gjithë kemi vizituar qytete europiane dhe e dimë se qendrat historike nuk preken. Meqë kryetari ynë ishte në Pragë, pikërisht, në atë qytet ka 250 vjet që nuk ndryshon asgjë në qendër. Madje, as i shkon ndokujt në mendje një gjë e tillë. Përveç ndonjë pastrimi fasade apo ndërrim xhami, asgjë tjetër nuk është e lejueshme. Është e vërtetë që edhe atje janë ndërtuar ndërtesa moderne, por jo në qendër, në periferi, si të ishte në Laprakë. Madje, edhe për atë, komuniteti i atjeshëm u ngrit kundër, por bëhej fjalë për një ndërtesë shumë të veçantë dhe në periferi, që më në fund u lejua të ndërtohej. Kjo që ndodh në vendin tonë është fyese, revoltuese. Si qytetar i Tiranës e konsideroj të papranueshme.

Flet fotografi që e pa ndër vite: Si ka ndryshuar qendra e Tiranës, sheshi flet me Teatrin ‘ti ke kush të mbron, po unë…’ Read More »

Gjiri i Hënës në Zvërnec ose “Karaibet shqiptare”

Gjiri i Hënës, me një det të pastër dhe i fshehur në ishullin e Zvërnecit, frekuentohet në verë nga pushues të veçantë që preferojnë qetësinë, familjaritetin dhe intimitetin.

Vetë ishulli dhe laguna e tij quhen nga vendasit si “Karaibet shqiptare”, një përcaktim tipik vlonjat, por që i shkon shumë përshtat këtij vendi të bukur. Gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj.

Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar rishtas mespërmes kënetës të çon drejt manastirit të vjetër. Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadhës”, një objekt kulti bizantin.

I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e vogël ku çdo ditë ka vizitorë të shumtë. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit.

Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plaçkit dhe u dëmtua. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar.

Sot, ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për t’u vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë. Manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me vizitorë besimtarë dhe vizitorë turistë të natyrës dhe historisë.

Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe Manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët.

Me një sipërfaqe prej rreth 42 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veriperëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhet nga duna ranore dhe plazhe të vegjël.

Plazhet intime të Zvërnecit të kujtojnë ato të Karaibeve dhe janë tepër të frekuentuara. Tashmë jemi në periudhën e verës dhe vizitorët e shumtë preferojnë të shlodhen në brigjet e këtyre plazheve.

Zvërneci është listuar në projektin “100 fshatrat”, ndërsa në qarkun e Vlorës, prezanton një investim në një prej fshatrave më piktoreskë e më të vizitueshëm të kësaj zone/atsh

Gjiri i Hënës në Zvërnec ose “Karaibet shqiptare” Read More »

Shërbimi për qytetarët, dokumentet mundësohen nga zyrat e shtetit

Qeveria ka vendosur që përveç dokumenteve që janë hequr nga lista e burokracisë, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin zyrat ku qytetarët drejtohen për një shërbim. Kështu informon qytetarët Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, u kujton atyre se dokumentet që u nevojiten për të marrë një shërbim në zyrat e shtetit, duhet t’i marrin këto të fundit.

“Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumente shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin. Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën ‘shqiperiaqeduam.al’”, thotë Kryeministri Rama. /atsh

Shërbimi për qytetarët, dokumentet mundësohen nga zyrat e shtetit Read More »