Aktualitet

Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis

“Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar kjo nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar”, deklaroi sot Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme reagoi sot në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Antidrogë të Italisë.

“Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencën e BE-së”, theksohet në deklaratën e policisë.

Sipas MB-së, siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit.

“Por, gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës”, bëhet e ditur në deklaratë.

Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare.

“Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve. Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16)”, sqaron MB-ja.

Sipas Raportit (faqja 36), sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.

MB thekson se “këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla”.

“Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia (faqja 23). Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe disa vende të tjera të Ballkanit (faqja 197). Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve””, thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme shprehet se “në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës”.

Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: “Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro”.

Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009 u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë.

“Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009”, përfundon njoftimi i MB-së./atsh

Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis Read More »

Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu sqaroi pozicionin e tij në lidhje me çështjen e teatrit.

Ai nuk është më pjesë e aleancës për të cilën fliste sot regjisori Altin Basha për gazetën “Panorama”, ku disa aktorë po përdoren për qëllime politike nga PD.

Asqeriu ka një qëndrim të ekuilibruar për teatrin. Në një rrëfim për Mira Kazhanin dominon argumenti kryesor se për godinën e teatrit duhet të vendosin arkitektët dhe siç thotë ai është një godinë që i ka marrë jetën shokëve të tij dhe ai vetë i duket sikur po sëmuret nga dita në ditë. “Nuk më përdor as PS dhe as PD”. Ndiqeni të plotë rrëfimin si më poshtë:

“E prita me shumë emocion ditën e enjte kur parlamenti votoi për ligjin për Teatrin. Sigurisht thellë në vetëdijen time, e mendova që ai ligj do të aprovohej dhe më ra si bombë e m’u mbushën sytë me lot kur ai ligj kaloi në parlament, dhe nuk dua të mendoj e nuk dua që deputetët e maxhorancës të jenë pa integritet dhe të ngrenë kartonin me urdhër partie. Jo vetëm Majko, por unë prisja edhe disa deputete tjerë të ishin kundër këtij vendimi. Kjo nuk ndodhi dhe jemi para një fakti kur maxhoranca ka votuar për ligjin dhe mendova në moment që shefi opozitës, sipas mendimit tim gjithmonë, nuk kishte nevojë të bënte debat. Nëse ligji do të quhej antikushtetues shefi i opozitës mund të thoshte vetëm dy fjalë: “Ju mund ta aprovoni këtë ligj që është antikushtetues, por nesër kur ne të vijmë në pushtet do të nxjerrim një ligj për ta ç’bërë ligjin tuaj, i cili është antikushtetues sipas nesh dhe çfarëdo që të ndërtohet sipas këtij ligji në territorin e Teatrit apo dhe në sipërfaqet përreth do të sekuestrohet sipas ligjit.” Dhe mbaronte historia.

Së dyti, unë jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën që bëhet tani. S’ka më sens! Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Një pjesë thanë të shembet, një pjesë të qëndrojë dhe më ka ardhur keq jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kolegët e mi që po mundohen të zhbirojnë në jetët tona elemente biografikë. Kjo tregon një shkallë të ulët të civilizimit dhe cenimit të lirisë. Zotëri ti s’më pengon mua që të kem një mendim sot dhe nesër të mos kem një tjetër. Zotëri ti s’më pengon mua që të mbaj mendimet të ngrira. Konkurrenca e argumenteve duhet të jetë prioritet dhe në këtë rast fiton mendimi pozitiv dhe më i përparuar.

Jam dakord dhe gjithmonë nëse qeveria do ma garantojë që brenda territorit të Teatrit nuk do ndërtohet asnjë kullë.

Në rast se fiton me argumente gjithmonë mos shembja e Teatrit ai duhet të rikonstruktohet që nga themelet sepse nuk ka asnjë parametër që t’i qëndrojë e mund të zhvillohet aktivitet artistik. Këtë le ta thonë specialistët. Kam shpresë vetëm tek arkitektët.

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj.

Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët. Ne duhet të merremi me të drejtat tona.

Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, sqaron Asqeriu. /atsh

Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri Read More »

Berisha “mallkon” kullat, nga maja e kullave ku ka shtëpinë dhe zyrën e falur nga oligarku “blu-rozë”

PD-PS-LSI, demagogji dhe pasurim për 30 breza

Qysh prej qershorit 2015, kur PS mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe gjithë bashkive të vijës bregdetare veri-jug, duke e lënë pushtetin lokal të PD “pa dalje në det”, ish-kryeministri Sali Berisha po sulmon çdo themel ndërtimi, që hapet vetëm në bashkitë ku drejton PS.

Intensiteti i sulmeve të Berishës është përqëndruar në dy muajt e fundit, ndaj kullave që dy pazarxhinjt Rama-Fusha, do të ndërtojnë mbi truallin e Teatrit, mbi truallin e ish-selisë së PD, gjysmën e të cilit në vitin 1993, Saliu ia dhuroi kompanisë “Infosoft” për kullë dhe mbi truallin e Sarajeve, ku është bashkëpronare bashkëshortja e Nishanit.

Është krejt normale, që Sali Berisha edhe në këtë moshë të thyer, po denoncon e lufton me shumë energji, për të ndalur ndërtimin e kullave, që po bëjnë “kurban” Teatrin Kombëtar.

Por duket demagogji e plotë dhe e pastër fakti, që këtë “luftë” kundër kullave, Sali Berisha po e zhvillon nga maja e dy kullave, ku ka apartamentin luksoz dhe zyrën zyrën me sipërfaqe nga 150-200 metër katrore e me mobilim vilash Sheik-ësh, të dhuruara nga një oligark nga Tropoja me “ngjyrë “blu-rozë”, i cili merr tendera për shërbime e ndërtimore infrastrukturore strategjike, në të gjithë pushtetet PD-PS-LSI.
Berisha sulmon kullat, nga maja e kullave ku e ka strehuar falas, ndërtuesi ngjyrë “blu e rozë”, që është 1 nga 4 oligarkët, i cili në pazar të hapur me PS dhe në Pazar skutash me PD-LSI, kanë korruptuar shefat majtas e djathtas, për të rrafshuar Teatrin e për të ndërtuar kullat, që po “mallkon” Berisha me… “citate anti-korrupsion”./Pamfleti

Berisha “mallkon” kullat, nga maja e kullave ku ka shtëpinë dhe zyrën e falur nga oligarku “blu-rozë” Read More »

Qeverisë i prishet “mideja”, porosit 48 milionë lekë ëmbëlsira

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka shpallur një tender për blerje produktesh konsumi, mes të cilëve ka planifikuaur edhe blerje prodhimesh pastiçerie, ose “ëmbëlsira”, siç quhen në gjuhën popullore.

Stafi që organizon shërbimin ndaj qeveritarëve të lartë me plotësim kushtesh pune, pritjesh, përcjelljesh, udhëtimesh e pushimesh, duke qënë përherë pranë qejfeve dhe nazeve të qeveritarëve, patjetër që kanë kuptuar se për çfarë kanë nevojë këto ditë, kur gjenden përballë dy episodeve të pakëndëshme: Shtyrja e negociatave me BE dhe beteja për prishjen e teatrit.

Këto dy episode, mund t’ia kenë “përzier stomakun” qeverisë, ndaj dhe stafi drejtues shërbimit “gastronomik”, që ia njeh mirë shijet shefave, ka menduar t’ua sjell “midenë në vend”, duke u blerë ëmbëlsira.

DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, adresa Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë Tel/Fax Tel. 2228-398 & Fax. 23232-955, E-mail [email protected]

  2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim– Mallra

  3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Detergjente, artikuj hotelerie dhe pastiçerie.”

  4. Numri i referencës së procedurës: REF-77446-07-02-2018

  5. Fondi limit/marrëveshjes kuadër 3.999.420 (tremilion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntëmijë ekatërqind e njëzet) lekë pa TVSH.

  6. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati kohor për ekzekutimin: 10 ditë

7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 13/07/2018 ora, 12:00, vendi: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare./Pamfleti

Qeverisë i prishet “mideja”, porosit 48 milionë lekë ëmbëlsira Read More »

Përplaset live me vjehrrën: Atë e njohin të gjithë, del natën dhe…Ndërhyn e dashura dhe shokon

Djali qe shihni ne foton me lart, quhet Marsel Qeleshi, është 21 vjeç dhe është rritur në jetimore. Ajo që e ka shtyrë të jetë në emisionin Me Zemer te Hapur, është që historia mos përsëritet më në jetën e tij dhe konkretisht tek djali 1-vjeçar.

Marseli në kohën e adoleshencës u njoh me një vajzë që e dashuronte edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakord për këtë lidhje. Takoheshin fshehtas dhe dy të rinjtë duheshin, ata edhe pse nuk jetojnë bashkë prej disa kohësh kanë sjellë në jetë një djalë ku kujdestarinë e fëmijës e ka marrë gjyshja nga ana e nënës pasi vetë nëna është nën moshë madhore, aktualisht 17 vjeçe.

Ky baba fare i ri në moshë, sot po has shumë pengesa me vjehrrën e tij pasi kjo e fundit nuk e lë ta takojë ‘mbretin’ e tij siç e quan Marseli vogëlushin. Aktulisht 21- vjeçari jeton në Sarandë pasi aty dhe punon, ndërsa nëna me fëmijën jetojnë në Tiranë. Ky djalë nuk kërkon asgjë vetëm të birin e tij, të mos ia pengojë askush. Ka një mesazh të qartë dhe do ta bëjë publike që të birin e do pafund dhe s’ka askush të drejtë t’ia mohojë dhe ndalojë.

Po në emision pati komunikim edhe me vjehrrën e tij, Mimozën, e cila e akuzoi se i ka dhunuar vajzën dhe i ka lënë pa ngrënë atë bashkë me të birin.

“Ai vajzën time e mban rrugëve me fëmijë të vogël. Punon dhe nuk i jep lekë, s’i jep për të ngrënë. E ka rrahur vajzën time”, tha Mimoza në lidhje telefonike, raporton “BalkanWeb”.

Por jo pak i indinjuar ka qenë reagimi i Marselit, që madje hodhi akuza të rënda ndaj vjehrrës.

“Nuk e kam prekur kurrë nusen. Ajo e di mirë, djali është jeta ime. Mimoza Krujën e njohim, ajo del në darkë për punë tek 15-katëshi. Shtatë fëmijë që ka i ka të përzier. I them këto pasi më akuzoi rëndë. Mërzitem sepse kjo është e padrejtë”, tha Marseli.

Por më pas ndërhyrja e nuses së tij 17-vjeçare ka qenë befasuese. Ajo tha se nuk është dhunuar dhe se dëshiron të jetojë me burrin e saj dhe djalin.

“Nuk më ka dhunuar Marseli. Unë dua të jetoj me të dhe me djalin, por kushte nuk kemi”, tha 17-vjeçarja.

Përplaset live me vjehrrën: Atë e njohin të gjithë, del natën dhe…Ndërhyn e dashura dhe shokon Read More »

Roli i komunitetit shqiptar në Itali, vlerë e shtuar strategjike për marrëdhëniet mes dy vendeve

Roli i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Italinë fqinje është një vlerë e shtuar strategjike për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo u tha gjatë takimit miqësor që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me gazetarin italian Alessandro Zorgniotti, i cili bashkëpunon ngushtë me shtetasit shqiptarë ne Piemonte.

Zorgniotti tha se komuniteti shqiptar përfaqëson një faktor kyç për ekonominë dhe jetën socialo-kulturore italiane.

Gazetari, i cili shoqërohej nga korrespondenti i Radio Radicale, Artur Nura, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim./atsh

Roli i komunitetit shqiptar në Itali, vlerë e shtuar strategjike për marrëdhëniet mes dy vendeve Read More »

Sizmiologu popullor tregon shkakun e tërmeteve në Gjirin e Lalzit: Gropa e Kuçedrës…

Ish kryeministri Sali Berisha ka qytetare qe e informojne virtualisht edhe per termetet. Ai i eshte referuar nje mesazhi nga ai qe e quan sizmiologu popullor e tregon shkakun e termeteve ne Gjirin e Lalzit.

POSTIMI I PLOTE

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit! Sizmiologu popullor dixhital informon: Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre… njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”

Sizmiologu popullor tregon shkakun e tërmeteve në Gjirin e Lalzit: Gropa e Kuçedrës… Read More »

Çfarë do ndodhë në fundjavë? Sinoptikanët: Në shumë qarqe ka rrezik për…

37000469_1106032636217248_1673891305215754240_n

ZJARRET NË PYJE SIPAS IGJEUM
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve dhe nivele rreziku më të ulët në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim).

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET

37054073_1106032656217246_5444626356333707264_n

Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) priten reshje “tё dobёta” ose lokalisht tё dobёta në 2 qarqet e veriut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet tё jenё tё pёrqendruara kryesisht në zonat malore tё qarqeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C

37028782_1106032679550577_8169900615950925824_n

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) era do te vazhdoje të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.

Çfarë do ndodhë në fundjavë? Sinoptikanët: Në shumë qarqe ka rrezik për… Read More »