Aktualitet

Koncesionet e rrugëve të Ramës kushtojnë më shumë se në Gjermani !

Sipas këtyre rezultateve, Shqipëria futet ndër vendet me kosto të larta në ndërtimin e rrugëve. Sipas vlerësimit të World Highways, koston më të lartë të ndërtimit të autostratave për 1 kilometër e ka Austria me mbi 12 milionë euro për kilometër, Hungaria me 11 milionë euro dhe Gjermania me mbi 8 milionë euro. Kostoja e lartë e këtyre autostradave në këto shtete vjen nga terreni i vështirë, pasi në rrugët e zonave malore, kosto për kilometër në Gjermani dhe Austri është mbi 25 milionë euro për kilometër.

Inxhinierë të sektorit janë të shqetësuar se, kontraktimi i një së tretës së autostradës Thumanë–Rrogozhinë do t’i bëjë investimet nul. Gjithsej, aksi është 72 kilometër por qeveria ka kontraktuar me koncesion vetëm 20 kilometra për kilometrat e mbetura nga Kashari në Rrogozhinë, qeveria ka programuar të shpenzojë 41 miliardë lekë ose 308 milionë euro. Gjithsej, kostoja e aksit llogaritet 533 milionë euro. Një raport i Bankës Islamike, që është financues i rrugëve në Shqipëri, llogariti se kostoja e Thumanë–Rrogozhinë 320 milionë euro.

Kostot për një kilometër rrugë janë dhjetëfishuar gjatë dekadës teksa indeksi i çmimeve në ndërtim është rritur me vetëm 4.8%, plus pagat. Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare pohojnë se kostot e larta nuk i justifikojnë përfitimet, që do sjellin këto projekte në ekonomi dhe se nuk janë në përputhje me prioritetet kombëtare

Në dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostradë është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikojnë vlerat e larta që po “fluturojnë” pa logjikë vit pas viti.

Në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimit ndaj Ministrisë së Transporteve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim nga viti 2008 deri më 2017 është rritur me vetëm 4.8%.

Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vepra më e kushtueshme e infrastrukturës rrugore deri më sot. Në fillim të vitit 2000, autostradat në Shqipëri me katër kalime nga Durrësi në Rrogozhinë dhe nga Tirana në Shkodër, kushtuan 1 milion euro për kilometër, por situata shihet të ketë ndryshuar në mënyrë dramatike pas vitit 2008 e në vijim. Punimet në Rrugën e Kombit dhe kontraktimi i kompanisë turko-amerikane Bechtel-Enka e çoi vlerën e punimeve në 92 miliardë lekë për 63 kilometra, por pjesa më e madhe e këtij aksi përbëhet nga tuneli i Thirrës dhe urat, kurse ato pak kilometra trase kanë çarë dhe zhbërë malet.

Pas vitit 2009, shpenzimet në infrastrukturën rrugore janë shfrenuar totalisht, teksa 2 miliardë euro (të dhëna nga buxheti 2010-2018) të tjera janë investuar, por mungojnë kilometrat. Kulmi arriti në vitin 2016, ku qeveria shqiptare shpenzoi 11 miliardë lekë, për të ndërtuar vetëm 5.6 kilometër rrugë nacionale, duke i çuar shpenzimet për një kilometër në 15 milionë euro.

Por paketa 1 miliard euro, e cila është në kulmin e vet, parashikon ta çojë koston për kilometër në 6.2 milionë euro. Katër segmentet e para, që janë në proces implementimi dhe prokurimi (Milot-Balldren, Orikum-Dukat, Thumanë-Kashar, Rruga e Arbrit) përfshijnë një gjatësi totale prej 105 kilometrash, për të cilat qeveria ka vënë në dispozicion 676 milionë euro.

Mirëpo ekspertët e sektorit janë shprehur me skepticizëm ndaj paketës, e cila, sipas tyre, është trefishi i kostove reale, dhe nuk përputhet me një strategji zhvillimi të qëndrueshme të vendit. Arben Meçe, një inxhinier me përvojë në sektor, thotë se kosto reale e segmenteve të para nga paketa “One Billion” nuk është më shumë se 250 milionë euro. Sipas tij, kostot e tjera përbëhen nga interesat bankare dhe praktika të tjera korruptive. Meçe thotë se ndërtimi i rrugëve të reja, gjithmonë është në interes të kombit dhe qytetarëve, mirëpo, nëse ato nuk përputhen me një strategji të qëndrueshme zhvillimi afatgjatë, nuk do të jenë rentabël për shoqërinë.

Ekonomisti i njohur, Sherefedin Shehu, argumenton se nga paketa 1 miliard euro, realisht do të investohet shumë pak. Një kredi 13-vjeçare, me 12%, interes që paguhet me 13 këste të barabarta vjetore, kushton 2.2 herë më shumë se vlera e kredisë që merret sot. “Ndryshe mund të thuhet: për çdo para që biznesi do të investojë ‘veresie’ sot, do të marrë mbrapsht 2.2 lekë ose më shumë se dyfish. Pra fatura e projekteve të ndërtuara ‘veresie’ nga biznesi është dy herë më e madhe se sa kostoja e tyre” – tha Shehu.

Banka Botërore i dha kartonin e kuq Shqipërisë në vitin 2011, pasi pa se kostoja e kontratave në rrugë ishte rritur me gati 20% gjatë zbatimit. Në një vlerësim që u bëri kostove të rrugëve në vendin tonë, banka gjeti fryrje të tyre që nga momenti i ofertimit deri në ndërtimin e plotë të rrugëve, ndërsa proceset e tenderit ishin të shoqëruar me praktika korruptive.

Inxhinierë të njohur të sektorit, të cilët nuk guxuan të prononcohen me emër, për shkak të konfliktit të interesit me qeverinë, pohuan për Monitor, se kostot e projektit 1 miliard janë shumë të larta dhe fakti që po bëhen shumë segmente, në një kohë të shkurtër me PPP, rrezikon të minojë perspektivën e Shqipërisë për dekadat në vijim. PPP, si mënyrë investimi, janë guri i fundit që Shqipëria po përdor për financimin e rrugëve, pasi metodat tradicionale kanë shteruar./Monitor (marrë me shkurtime)

Koncesionet e rrugëve të Ramës kushtojnë më shumë se në Gjermani ! Read More »

Tatimet vijojnë kontrollet në zonat turistike, bllokohen disa subjekte

Strukturat e Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.

Referuar të dhënave që disponohen, nga kjo strukturë u morën masa për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

“Po ashtu masa u morën për subjektin Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; për subjektin Bego Çapaj, me vendndodhje Llogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; për subjektin Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; për subjektin Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; për subjektin Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; për subjketin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm sipërmarrjet që të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor. /atsh

Tatimet vijojnë kontrollet në zonat turistike, bllokohen disa subjekte Read More »

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve

Rehatllëku i pushtetarëve që na kanë bërë “jetën zi”, (vetë)trajtohen me taksat e popullit, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”.

Në këtë moment, që në mijëra familje shqiptare, bëhen përgjërime e lutje për bukën e gojës, shtetarët që marrin paga sa 30-40 pensione mujore dhe dieta e pagesa projektesh, bordesh e aferash të shumta, po shijojnë familjarisht pushime qejfi në vilat dhe rezidencat qeveritare, trajtuar me shpenzime të paguara nga taksat publike.

Pushtetarët trajtohen me privilegje personale e familjare, gjatë kohës që janë në detyrë, gjatë pushimeve e 2-4 vjet pas lënies së detyrave, me VKM Nr.34, date 07. 01. 1999, të “rilindur” me VKM Nr. 620, datë 01. 11. 2017, sipas të cilës kanë të drejtë të strehohen e pushojnë kur të duan, sa të duan dhe në cilën rezidencë qeveritare të duan, pa llogaritur punësimin e familjarëve në zyra shteti, që e zgjedhin sipas dëshirës.

Me këtë vendim qeverie, shtetarët që na kanë bërë “jetën zi”, po vetë-trajtohen me privilegje, sikur na kanë bërë “vezën e kuqe”, duke shijuar saraje e jetë private Sheik-ësh, me milionat e zhvatura prej korrupsionit dhe jetë e pushime luksi, me ushqime, roje e shërbëtorë të paguar me taksat e popullit.

“PAMFLETI”, po publikon sot, privilegjet që kanë pushetarët për strehim, qira e mobilim banese, ushqim, transport dhe pushime familjare në vilat qeveritare, ose private me ushqime e shërbëtorë të paguar nga shteti.

Ja privilegjet, që shijojnë shtetarët dhe i paguajnë shqiptarët
Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit dhe familjet e tyre, kur banojnë në rezidenca qeveritare, por dhe në banesat e tyre private, trajtohen me pagesat e shtetit për banim, pushim, furnizim me artikuj ushqimor-industriale, trajtim mjekësor dhe personel shërbimi.

Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, u jepet për banim, nga 1 rezidencë e pajisur me mobilje dhe pajisje të plota.

Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit, kur banojnë vetëm në banesat e tyre, shteti i pajisë me mobilje e mjete përkatëse, vetëm dhomën e pritjes dhe punës.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti u përballon mirëmbajtjen e rezidencave qeveritare dhe banesave private.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti i paguan shpenzimet për qiranë banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje në rezidencat qeveritare, ose kur banojne në banesat e tyre.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre, gjatë pushimeve u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat qeveritare, shteti paguan shpenzimet për qira, ushqim, ujë, energji elektrike, ngrohje, lidhje telefonike-interent.

Ish-Presidenti Republikës, për 4 vjet pas mbarimit të mandatit, përfiton me pagesë nga shteti, mjedise pune, sekretare, punonjës sigurie, shofer, automjet, karburant, punonjës pastrimi, punonjës mirëmbajtjeje mjedisesh, energji elektrike, ujë, telefoni fikse, internet./Pamfleti

Saraje e luks privat me milionat e korrupsionit, vila, trajtim e shërbëtorë të paguar me taksat e shqiptarëve Read More »

“Corriere della Sera”: Plazhet e Shqipërisë, destinacioni i ri i turizmit europian/Foto

Ujëra të kaltër, rërë e imët dhe plazhe shkëmbore. Vend mesdhetar, kështjellat me pamje nga deti dhe panorama që të lënë pa frymë. Janë plazhet më të bukura të Shqipërisë, një destinacion i ri për turizmin europian, shkruan Francesca Masotti në një artikull të publikuar në rubrikën “Dove”, në gazetën italiane “Corriere della Sera”.

Vende ideale për një pushim në diell, det dhe qetësi. Nga plazhet e gjata ranore të bregut të Adriatikut deri në gjiret e gurëve të fshehur përgjatë bregdetit Jon.

Qoshe të vërteta parajse dy hapa larg Italisë. Është Kepi i Rodonit, një orë larg nga kryeqyteti, Tirana. Plazhi i Drimadhës, i ndarë në dysh nga një formacion shkëmbor.

Dhe përsëri: Ksamili, i quajtur “perla e Jonit”. Arritja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë është një aventurë. Shumë prej tyre janë pothuajse të padukshme.

Më poshtë kemi një galeri me plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë nga veriu në jug, për t’u mbajtur mend dhe për të organizuar pushimet e verës gjatë këtij viti./atsh

“Corriere della Sera”: Plazhet e Shqipërisë, destinacioni i ri i turizmit europian/Foto Read More »

Festa e Birrës në Korçë, eventi më i madh festiv veror

Korça po përgatitet për të mirëpritur Festën e Birrës, eventi më i madh festiv veror.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, ndërsa nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Nga data 8-12 gusht do të jenë 5 netë befasuese, 2 skena, emrat më në zë të muzikës dhe shumë surpriza.

Ndërkohë, stafi organizativ në bashkinë e Korçës, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, ka vijuar punën për organizimin e kësaj Feste.

Mbi 100 000 persona pritet të vizitojnë Festën e Birrës në 5 netët e organizimit të saj (8-12 gusht).

Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribuohet mënyrës së organizimit të saj me një program muzikor të shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu gjatë 5 netëve të organizimit të Festës së Birrës promovohet një gamë e gjerë birrash vendase dhe të huaja.

Festa e Birrës nuk është thjesht një festë, por konsiderohet si eventi më i madh veror në Shqipëri.

Përgjatë 5 ditëve i gjithë qyteti i Korçës do të jetë në festë. Superkoncerte, birrë, gatime tradicionale, pranë Stadiumit Skenderbeu dhe festë tek Pazari i Vjetër… Kështu e kanë menduar organizatorët Festën e Birrës 2018.

Festa e Birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon./atsh

Festa e Birrës në Korçë, eventi më i madh festiv veror Read More »

Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec

Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, anëtar i partisë CDU vizitoi Pogradecin, ku premtoi bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në fushën e turizmit 4-stinorë si dhe menaxhimit e ndarjes administrative.

Deputeti gjerman zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, ku foli për punësimin e të rinjve, si dhe rolin dhe ndikimin e fondacioneve për zhvillimin ekonomik e social tek qytetarët e Pogradecit.

Edhe pse Klein e kishte vizitën e parë në Shqipëri ai zgjodhi Pogradecin si destinacion të preferuar, ndçërsa u shpreh i impresionuar me bukuritë e liqenit dhe Drilonit.

Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec Read More »

Forcat Speciale, njësia elitë e FA-së/Foto

Forcat Speciale janë njësia elitë e Forcave të Armatosura ku mund të hyjnë vetëm më të mirët dhe jo kushdo mund të bëhet pjesë e tyre, u shpreh sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Nga 50 djem që e nisën, vetëm 13 arritën ta përfundojnë me sukses kursin special 6-mujor.

“Por ne i kemi dyert të hapura për çdo të ri që ka motivimin e duhur për të shërbyer në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, tha ministrja.

Të gjithë ata që arritën të përfundojnë 3 muajt e parë të kursit special, mund të bëhen pjesë e Komandove.

Forcat Speciale, njësia elitë e FA-së/Foto Read More »

“Bleta e Artë“ e tatimeve e ka plotë “kosheren” e pasurisë, i ka mbledhur burri “lule-më lule” si ekspert projektesh dhe në OJF-të e qeverisë

Përveç pagës dhe 5500 lekë dieta, nuk ka qindarka të tjera, ajo “punon” për popullin
Vasilika  Vjero, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve

  1. Të ardhura vjetore paga në Drejtorisë Përgjithshme të Tatimeve, 1.330. 819 Lekë.

  2. Të ardhura vjetore nga shpërblimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 312 600 lekë.

  3. Dieta për mbulim transporti pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 187 000 lekë.

  4. Dieta pune pranë Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve, 5500 lekë.

  5. Bashkëshorti të ardhura me vlerë 244 Euro nga pagesat për shërbime.

  6. Bashkëshorti të ardhura me vlerë 5783 Euro nga puna si ekspert pranë Humelica Consulting International në Bruksel, për projektin “Asistencë Teknike për programet e Bashkimit Evropian në Shqipëri’ financuar nga Bashkimi Evropian.

  7. Bashkëshorti të ardhura me vlerë 4800 Euro nga puna si ekspert pranë Humelica Consulting International në Bruksel, për projektin “Asistencë Teknike për programet e Bashkimit Evropian në Shqipëri” e financuar nga Bashkimi Evropian.

  8. Bashkëshorti të ardhura me vlerë 5982,81 Euro nga puna si ekspert pranë Humelica Consulting International në Bruksel, për projektin ‘Support to improve Citizen-Centric Public Service Delivery in Albania’ me numër EruopeAid/138272/IH/SER/AL.

  9. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 4000 Euro nga Humelica Consulting International në Bruksel, për projektin |Support to improve Citizen-Centric Public Service Delivery in Albania” me numër EuropeAid/138272/IH/SER/AL, Koordinator Lokal-Projekt për Ofrimin e Shërbimeve-Shqipëri.

  10. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 4000 Euro nga Humelica Consulting International në Bruksel, për projektin ‘Support to improve Citizen-Centric Public Service Delivery in Albania”, me numër EuropeAid/138272/IH/SER/AL, Koordinator Lokal-Projekt për Ofrimin e Shërbimeve-Shqipëri.

  11. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 930 Euro, për dieta dhe hotel nga Humelica Consulting, për vizitën në Bruksel në kuadër rë Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri.

  12. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 1095 Euro për dieta, hotel dhe taksi për udhëtimin si ekspert i programit të Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese”, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shkurt 2017, Berlin.

  13. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 390 Euro për dieta, hotel dhe taksi për udhëtimin si ekspert i programit të Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese”, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Mars 2017, Bari.

  14. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 317 Euro për dieta, hotel dhe taksi për udhëtimin si ekspert i programit të Bashkimit Evropian ‘Evropa Krijuese’, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qershor 2017, Cannes, Francë.

  15. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 623 Euro për dieta, hotel dhe taksi për udhëtimin si ekspert i programit të Bashkimit Evropian ‘Evropa Krijuese’, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qershor 2017, Maltë.

  16. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 355 Euro për dieta, hotel dhe karburant për udhëtimin si ekspert i programit të Bashkimit Evropian ‘Evropa Krijuese’, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shtator 2017, Selanik.

  17. Bashkëshorti, të ardhura 952 Euro nga Qendra Ura, me adresë Rr.Barikadave 260/2, Tiranë, si koordinator i projektit ‘Rritja e ndërgjgjësimit për Bashkimin Evropian përmes medias’ të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

  18. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 4 122 Euro nga Qendra Ura, me adresë Rr.Barikadave 260/2, Tianë, si koordinator i projektit ‘Rritja e ndërgjgjësimit për Bashkimin Evropian përmes medias’ të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

  19. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 87 Euro nga Qendra Ura, me adresë Rr.Barikadave 260/2, Tiranë, si koordinator i projektit ‘Rritja e ndërgjegjësimit për Bashkimin Evropian përmes medias’ financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

  20. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 3 740 Euro nga Insitute of Contemporary Studies (ISB) në Rr.Vaso Pasha, Tiranë, si pagesë konsulence për projektin e asistencës teknike për Pushtetin Vendor në Shqipëri, financuar nga DLDP dhe Qeveria Zviceriane.

  21. Bashkëshorti, të ardhura si shpërblim për shërbimet e suportit të nevojave për trajnim, në kuadër të projektit Entrepreneurship and Local Economic Development, Area Based Development Programme. Subjekti deklaron vetëm vlerën prej 1 200 Euro si shpërblim ditor, por jo numrin e ditëve të punës.

  22. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 1 087 Euro nga Europartners Development Albania me adresë Rr.Ismial Qemali, si pagesë për dieta dhe karburant për projektin ‘Munucipalities for Europe -Bashkitë për ne Evropë’ të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

  23. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 9 960 Euro nga IBF International Consulting, Bruksel, si honorar për projektet e zhvillimit të bisneseve në Kosovë.

  24. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 85 000 Lekë nga Economics Social Analytics me adresë Rr.Miqësia Tiranë, nga puna si konsulent për projektin e financuar nga UNICEF për pushtetin vendor në Shqipëri.

  25. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 795 600 Lekë nga Ministria e Kulturës, si ekspert i programit të Komisionit Evropian ‘Creative Europe’. Të ardhurat janë pjesa e dytë e pagesës për vitin 2016.

  26. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 795 600 Lekë nga Ministria e Kulturës, si ekspert i programit të Komisionit Evropian ‘Creative Europe’. Të ardhurat janë pjesa e parë e pagesës për vitin 2017.

  27. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 180 000 Lekë nga kontrata e projektit si individ me Ministrinë e Kulturës.

  28. Bashkëshorti, pagesë/kthim fondi i kontratës së projektit si individ me Ministrinë e Kulturës, 180 000 Lekë.

  29. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 8 500 Lekë nga Ministria e Kulturës, si anëtar Bordi në Këshillin Kombëtar të së Drejtës së Autorit.

  30. Bashkëshorti, të ardhura nga honoraret me vlerë 34 000 Lekë si konsulent për trajnimin e stafit të Friedrich-Ebert-Stiftung, Tiranë.

  31. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 18 573 Lekë për dieta dhe shpenzime karburanti nga Fondacioni Rruga me Pisha për projektin ‘Lëviz Albania’ financuar nga Qeveria Zviceriane.

  32. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 18 573 Lekë për dieta dhe shpenzime karburanti nga Fondacioni Rruga me Pisha për projektin ‘Lëviz Albania’ financuar nga Qeveria Zviceriane.

  33. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 74 292 Lekë për dieta dhe shpenzime karburanti nga Fondacioni Rruga me Pisha për projektin ‘Lëviz Albania’ financuar nga Qeveria Zviceriane.

  34. Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 295 000 Lekë si pagesë eksperti nga Fondacioni Rruga me Pisha për projektin RISI ALBANIA, financuar nga Qeveria Zviceriane.

  35. Gjendje e llogarisë në bankën Raiffeisen në fund të vitit nga të ardhurat si Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, 129 486,74 Lekë.

  36. Shtesë në llogarinë pranë bankës Intesa San Paolo nga transferimi i të ardhurave të bashkëshortit nga llogaria e tij në bankën Raiffeisen, 1 300 286 Lekë.

  37. Bashkëshorti, shtesë e gjendjes së llogarisë pranë Intesa San Paolo në fund të vitit me 21 148,94 Euro, të ardhura nga puna si ekspert dhe konsulent.

  38. Bashkëshorti, shtesë e gjendjes së llogarisë pranë bankës Raiffeisen me 16 518,77 Euro, të ardhura nga puna si ekspert dhe konsulent.

  39. Bashkëshorti, shtesë e gjendjes së llogarinë pranë Alfa Bank në fund të vitit me 371 442,42 lekë, të ardhura nga puna si ekspert dhe konsulent.

  40. Bashkëshorti, pakësim me 199 895,43 lekë në llogarinë pranë Bankës Raiffeisen.

  41. Bashkëshorti, pakësim i llogarisë pranë bankës Raiffeisen me 1 300 286 lekë, nga transferta e lekëve në llogarinë e bashkëshortes pranë Intesa San Paolo Bank./Pamfleti

“Bleta e Artë“ e tatimeve e ka plotë “kosheren” e pasurisë, i ka mbledhur burri “lule-më lule” si ekspert projektesh dhe në OJF-të e qeverisë Read More »