Aktualitet

Mbyllet faza e parë e Vettingut, shtyhet për fundvit ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë

Shtyhet për në fund të vitit ngritja e institucioneve të reja të parashikuara nga reforma në Drejtësi. Me përmbylljen e fazës së parë të procesit të Vettingut, Këshilli i emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk do të mund të ngrihen.

Edhe pse kanë mbetur 6 nga 57 emrat e listës së parë të subjekteve që do t’i nënshtrohen rivlerësimit, konstituimi i këtyre institucioneve do të duhet të shtyhet për disa muaj. Kjo pasi nga 12 anëtarët e KED, përfshijë edhe zëvendësuesit, vetëm 3 mundën të konfirmoheshin në detyre, ndërsa për KLGJ dhe KLP problem mbetet mosplotësimi i kandidaturave nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit.

Sipas ligjit, 6 anëtarët që vijnë nga radhët e gjyqësorit për KLGJ përzgjidhen, 3 nga gjyqtarët e shkallës së parë, ku të paktën njëri duhet të jetë i një gjykate jashtë Tiranës, 2 të tjerët nga gjykatat e apelit, ku njëri sërish duhet të jetë nga një gjykatë jashtë Tiranës dhe anëtari i 6 nga Gjykata e Lartë. Kështu pamundësia për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor do të shtyjë në kohë zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa mungesa e KLP-ës do të zvarrisë më tej ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit dhe Prokurorisë antikorrupsion. Nisja e një procesi të ri për kandidatët e tjerë që do të hyjnë në garë për të plotësuar anëtarët e të dy institucioneve kërkon të paktën tre muaj vetëm për rivlerësimin, pa llogaritur procedurat e tjera.

Pa zgjidhje mbetet edhe situata në Gjykatën Kushtetuese, duke qenë se dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka të konfirmuar vetëm 3 nga 9 anëtarët.

(News24/BalkanWeb)

Mbyllet faza e parë e Vettingut, shtyhet për fundvit ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë Read More »

Një bazë e NATO-s në Shqipëri: A po fryn erë lufte apo paqe?

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se NATO do investojë mbi 50 milionë euro për një bazë ajrore në Kuçovë. Ky lajm interesant vjen në një kohë të trazuar për rajonin. Kjo është koha kur Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin çështjen mes tyre ose mund të ketë një tjetër konflikt. Liderët kosovarë po flasin këto ditë për Luginën e Preshevës dhe ndryshim kufijsh.

Kurse serbët e Veriut të Kosovës po paralajmërojnë shpalljen e autonomisë. Maqedonia nga ana tjetër është në një moment delikat kur duhet të zgjidhë problemin e emrit me Greqinë. Mali i Zi dhe gjithë rajoni janë nën ankthin e ndikimit rus.

Lajmi për ngritjen e një baze ajrore të NATO-s në Shqipëri vjen edhe në kohën kur integrimin në Bashkimin Europian nuk po përparon drejt Ballkanit Perëndimor. Koha po tregon se projekti i BE është më shumë një projekt paqeje në rajon dhe kontinent.Prandaj lajmi për bazën e NATO-s është një lajm i mirë./mapo

Një bazë e NATO-s në Shqipëri: A po fryn erë lufte apo paqe? Read More »

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës

Në ditët e para të gushtit ka pasur fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës. Një numër i madh emigrantësh, që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve, kanë populluar portin e jugut.

Prej 21 korrikut, në Portin e Vlorës operojnë dy tragete të linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa Kapiteneria e Portit njofton se po punohet me 8 sportele për të evituar radhët dhe për përpunimin sa më shpejt të dokumentacionit.

Pasagjerët ankohen për çmim të rritur të biletës dhe për kushte jo të mira në traget.

Këtë të premte në Vlorë, nga tragetet e linjës kanë zbritur 1.200 udhëtarë, nga të cilët 500 prej tyre ishin shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si destinacion të pushimeve të tyre. Vetëm gjatë korrikut, në këtë port kanë mbërritur 15 mijë udhëtarë.

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës Read More »

RIKONSTRUKSIONI I GJIMNAZIT “HALIM XHELO” / VIJON PUNA ME RITME TË SHPEJTA

Investimi ky nisur në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.
Investimi prej 700 milion lekë të vjeter , perfshin rikonstruksionin total te shkolles ,ne mjediset e brendeshme dhe fasaden e jashteme ecila eshte thuajse drejt perfundimit.Pjese e projektit per rehabilitimin rrenjesor te ketij institucioni arsimor dhe ripërtëritja e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë si dhe ndërtimi I një palestre që përmbush standartet e duhura duke I siguruar ambjenteve te shkolles Halim xhelo një dimension të ri
Gjatë zbatimit të projektit, konkretisht lartësia e palestrës ka shkaktuar pengesa te ecurise se punimeve për arsye të një objekti të cilit i ishte dhënë leja të ndërtohet ngjitur me oborrin e shkollës por pas gjetjes se zgjidhjes ecuria e punimeve vijon brenda normalitetit.Ne pamjet qe jeni duke ndjekur shihet ecuria e punimeve ne mjediset e palestres,aty ku do te ndertohet nje palester me kushtet e duhura infrastrukturore per zhvillimin e edukimit fizik.

Aktualisht punimet jane drejt perfundimit pasi eshte realizuar rikonstruksioni I brendshem I shkolles dhe fasada e jashteme ndersa vijon kompletimi I shkolles me bazen material duke bere qe muaji shtator ta gjeje shkollen e mesme Halim xhelo teresisht te rikonstruktuar ne pritje te nxenesve te saj actual por edhe atyre qe do te zgjedhin kete shkolle per te studiuar tri vitet e gjimnazit.
Viti I ri mesimor 2018-2019 do ta gjeje gjimnazhin Halim Xhelo me infrastructure mjaft bashkekohore ,investim ky i Bashkisë me financim të qeverisë shqiptare.

RIKONSTRUKSIONI I GJIMNAZIT “HALIM XHELO” / VIJON PUNA ME RITME TË SHPEJTA Read More »

Italiani besnik i Himarës, prej 18 vitesh pushime në Shqipëri

Italiani besnik i Himarës, prej 18 vitesh pushime në Shqipëri

Për 3 muaj vere Luigi zhvendoset nga Italia në bregdetin e Jonit. Të jetuarit në det, me skafin e tij të vogël, herë me miq, e herë të tjera me turistë apo vendas është një zgjedhje e tij prej 18 vjetësh.

“Kisha një restorant në Milano, dhe kuzhinierja që punonte për mua ishte shqiptare. Ajo më ftoi të vija këtu, por bëhet fjalë para 18 vitesh. Herën e parë kur kam ardhur, nuk kishte as autostradë. Nuk kishte asgjë, veç mrekullisë së detit. Vitin e parë erdhëm në Dhërmi, na pëlqeu e tani vijmë çdo vit. Sepse më kujton shumë fëmijërinë ky vend, pasi me origjinë jam nga Kalabria. Dhe Kalabria ishte si Shqipëria në të kaluarën. Ndaj, jam mësuar të jetoj në një vend me probleme. E rëndësishme është që të ketë siguri dhe në Shqipëri ndihem i sigurt për fëmijët e mi dhe familjen”, thotë Luigi Schirripa.

54 vjeçarin e njohin të gjithë si Xheri. Gjatë udhëtimit tonë me të, përshëndetjet ishin të shumta. Pushimet së bashku me familjen në Shqipëri, përveç çlodhjes e kënaqësisë, u kanë mësuar gjuhën.

“Më pëlqen shumë plazhi, e kam shumë shok shqiptarë. Kur jemi këtu ne flasim shqip dhe kur ju them që jam italiane.. ata “jo, ti nuk je italiane. Pse flet shqip”, thotë Alexandra.
“Eshte e veshtirë për mua të flas shqip, sepse shumë miq flasin italisht”, thotë Luigi.

Ai vijon: Tani do ju çoj në një vend që e kam zbuluar unë, e që e njohin pak persona…emrin ja kam vendosur nga fantaziaa!.

Edhe pse Luigi është Italian, ai së bashku me familjen e tij prej 18 vitesh pushon në jugun e Shqipërisë. Ai i di më mirë se sa vetë ne shqiptarët, të fshehtat e jugut.

“Është kjo pishina sekrete. Kur vijnë miqtë e mi, i sjell të gjithë këtu sepse është shumë bukur. Shikoni, një ngjyrë natyrale, blu naturale. Është shumë bukur, si një pishinë dhe uji është shumë i ftohtë”, thotë ai.

Italiani besnik i Himarës, prej 18 vitesh pushime në Shqipëri Read More »

Media italiane/ Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug

Media italiane: Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug

“Shqipëria është destinacioni i turizmit europian”, me këto fjalë e nis shkrimin Francesca Masotti në “Corriere della Sera”. Gazeta italiane i përshkruan plazhet shqiptare si një nga destinacionet më të bukura të turizmit europian. Media fqinje shkruan më tej për kështjellat e vendit tonë dhe për panormat piktoreske që të lënë pa frymë.

Pjesë nga shkrimi i plotë:

Ujëra të kaltër, rërë e imët dhe plazhe shkëmbore. Ky është vendi mesdhetar, kështjellat me pamje nga deti dhe panorama që të lënë pa frymë. Janë plazhet më të bukura të Shqipërisë, një destinacion i ri për turizmin europian.

Shqipëria ka vendet ideale për një pushim në diell, det dhe qetësi. Nga plazhet e gjata ranore të bregut të Adriatikut deri në gjiret e gurëve të fshehur përgjatë bregdetit Jon.

Qoshe të vërteta parajse ndodhen vetëm dy hapa larg Italisë. Është Kepi i Rodonit, një orë larg nga kryeqytetit, Tirana dhe më në jug ndodhet plazhi i Drimadhës, i ndarë në dysh nga një formacion shkëmbor.

Në jug të Shqipërisë është Ksamili, i quajtur “perla e Jonit”. Arritja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë është një aventurë por shumë prej destinacioneve janë pothuajse të padukshme.

Më poshtë kemi një galeri me plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë nga veriu në jug, për t’u mbajtur mend dhe për të organizuar pushimet e verës gjatë këtij viti, nëse ende nuk e keni darë mendjen ku do të shkoni.

Media italiane/ Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug Read More »

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: Vlerësim për Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cilësoi një lajm shumë të mirë dhe një vlerësim për Shqipërinë krijimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Në një intervistë televizive, ministrja Xhaçka theksoi se “pas këtij lajmi nuk ka asnjë diskutim që Shqipëria shikohet nga NATO si një partner shumë serioz, i rëndësishëm për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Ministrja Xhaçka bëri të ditur se “punimet për bazën fillojnë që këtë vit dhe në 10 vitet e ardhshme do të kemi bazën që do të ndodhet në aeroportin e Kuçovës, që sot është i amortizuar. Në fazën e parë të projektit Aleanca e Atlantikut të Veriut pritet të investojë rreth 50 milionë euro”.

Sipas saj, krijimi i bazës së NATO-s në Kuçovë tregon një nivel të ri të marrëdhënieve me aleancën.

“Është një lajm i mirë për Forcat e Armatosura dhe Forcat Ajrore. Një mundësi që NATO të ketë një bazë mbështetëse të saj, sa i takon furnizimit ajror, mbështetje logjistike, policimit ajror, trajnimit dhe stërvitjes së aleancës”, nënvizoi Xhaçka, duke shtuar se ne na ndihmon për të rritur kapacitetet tona të forcës sonë ajrore duke ofruar një bazë që është e teknologjisë së fundit.

Por, shtoi ajo, këto janë zhvillime shumë të mira edhe për vendet ku ndodhen, sepse janë investime të rëndësishme që shkojnë përtej infrastrukturës ushtarake janë lajm i mirë për rajonin në përgjithësi.

Ministrja Xhaçka u shpreh se fakti që është zgjedhur Shqipëria është vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm përtej gjithë kufizimeve sakrificave dhe vështirësive që ka kaluar FA.Gjithashtu është vlerësuar edhe roli që Shqipëria luan për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin, si faktor stabiliteti, që ka sjellë siguri për vendet e rajonit”.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor./atsh

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: Vlerësim për Shqipërinë Read More »

Policia shton kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore

Gjatë sezonit të verës Policia Rrugore vijon me shtimin e kontrolleve në kryeqytet dhe në autostradën Tiranë-Durrës, për parandalimin e aksidenteve.

Në një prononcim për mediat, shefi i komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmeti, theksoi se “matjet e shpejtësisë që policia rrugore ka në inventarin e vet, janë të vendosura në të gjitha njollat e zeza si në rrugët urbane dhe ndërurbane të qytetit. Kemi të intensifikuar punën duke goditur të gjithë fenomenet, gjithë kundravajtjet që janë burim i shtuar i aksidenteve. Ecjet me shpejtësi, përdorimin e alkoolit, parakalimet e gabuara që janë një nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve”.

Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, ka një ulje të numrit të aksidenteve.

“Rezultatet e deritanishme, lidhur me ngjarjet rrugore janë në nivele të ulëta. Policia Rrugore e Tiranës në krahasim me vitin e kaluar ka një numër të konsiderueshëm të aksidenteve rrugore, me pasoja më pak se vitin e kaluar”, nënvizoi Ahmeti.

Ai i bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin celular në timon, të mos bëjnë parakalime të rrezikshme, të përdorin rripin e sigurimit, etj.

Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri të përforcuar këto ditë të fluksit të pushimeve./atsh

Policia shton kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore Read More »