Gjatë kontrolleve të ushtruara sot në rajonin e jugut nga Task Forca Kombëtare e Energjisë është kapur “gafil” vetë vëllai i drejtorit të të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.
Task Forca Kombëtare e Energjisë, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Rasti është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Shprehja tipike “Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”. Gati e pabesueshme që vëllai drejtor që kërkon nga të tjerët të mos vjedhin energjinë, të mos e dijë që vidhet nga vetë vëllai.
Në kuadër të sezonit turistik, ku ndodhin edhe abuzimet më të mëdha, Task Forca Kombëtare e Energjisë po vepron me “dorë të hekurt” në zonën e jugut kundër paligjshmërisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet në shtator dhe dinamika e takimeve të tjera do të rritet.
Në një konferencë për shtyp, Thaçi tha se “Kosova duhet të vazhdojë të mbetet e përfshirë në këtë dialog në mënyrë konstruktive”.
“Parlamenti i Republikës së Kosovës mbetet institucioni i vetëm shtetëror i përfaqësimit të interesave të të gjithë qytetarëve të vendit”, u shpreh Thaçi.
Ai paralajmëroi se edhe qytetarët e Kosovës duhet të përfshihen drejtpërdrejt në këtë proces, përmes referendumit.
“Jemi ndër shtetet e pakta demokratike që ende nuk kemi arritur të miratojmë legjislacionin e domosdoshëm për të fuqizuar rolin vendimmarrës të qytetarëve, konkretisht nuk e kemi të drejtën për të mbajtur referendum. Në shërbim të këtij qëllimi, unë jam duke zhvilluar konsultimet e nevojshme ndërinstitucionale, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që në një të ardhme të afërt, ne bashkërisht të pajtohemi për të proceduar me legjislacionin adekuat për të bërë të mundur që zëri dhe vullneti i qytetarëve në çështjet e rëndësisë vitale, të shprehet nëpërmjet referendumit”, nënvizoi Thaçi.
Thaçi u shpreh se “në rastin e arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konsideroj si të domosdoshëm deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit”.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare”, tha Thaçi. /atsh
Javen ku do te futemi pritet qe termometri parashikohet të regjistrojë thuajsë 40 gradë në zona të veçanta në mesjavë.
Por më e prekura do të jetë Portugalia dhe Spanja jugore, e cila sipas sinoptikanëve temperatura të tilla i ka shënuar rrallë herë përgjatë 150 viteve të fundit.
Sipas Meteoalb, ne nje tabele publikuar ne rrjetet sociale, dje ne Spanje, temperaturat me te larta te regjistruara (Barcelona Tmax = 35 grade C) ishin:
Sinoptikanët sqarojnë se vlera të tilla termike në kontinentin Europian, janë ekstremisht të larta, ata kanë kapërcyer temperaturat mesatare shumë vjeçare, me 4 deri në 8 gradë, duke bërë që në ishujt britanikë dhe vendet nordike të thyhen edhe rekordet e të nxehtit.
Prej javësh në rrjete sociale kanë vërshuar ankesat për çmimet e kripura në lokalet dhe restorantet e Jugut të vendi. Për ditë të tëra ka qenë kryefjalë e turizmit dhe pushimeve çështja e çmimeve në Jug.
Madje pushuesit publikuan disa fatura që më pas bënë xhiron e rrjetit por pasi të keni parë këtë faturë nga Venezia, do mendoheni dy herë para se të komentoni çmimet tona.
2 shishe ujë dhe 2 kafe express, një turisti shqiptar i ka kushtuar plot 43 EURO. Po, po, 2 ujë dhe 2 kafe, 43 euro.
Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.
Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.
Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).
Sipas raportit të INSTAT, Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore (numri i nxënësve / studentëve të regjistruar në një nivel të caktuar të arsimit, pavarësisht nga mosha, e shprehur si përqindje e popullsisë në moshë shkollore, që sipas ligjit korrespondon me të njëjtin nivel të arsimit), është 82,8 %.
Arsimi Parauniversitar
Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Raporti i Regjistrimeve Neto (numri gjithsej i nxënësve sipas grup moshës teorike për një nivel të caktuar të arsimit të regjistruar në atë nivel, i shprehur si përqindje e popullsisë në atë grup moshë) për fëmijët në kopshte është 76,3 %.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.
Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 % në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.
Indeksi i barazisë gjinore (i llogaritur mbi Raportin e regjistrimeve bruto), është 0,97 dhe tregon se pjesëmarrja ndërmjet vajzave dhe djemve në këtë nivel është e pabarabartë.
Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.
Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.
Në vitin shkollor 2017-2018, mësuesit e arsimit 9-vjeçar janë 24.790, ndër të cilët 73,9 % e tyre janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 17,8 dhe në atë privat është 15,0. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 10,1 dhe në atë privat 7,7.
Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.941 prej të cilëve 66,2 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 13,8 në arsimin publik dhe 8,7 në atë privat.
Arsimi i lartë
Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë. Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve. Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017./Monitor
Vetingu dhe lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë duhet të vijojnë ashtu sikurse duhet njëkohësisht të krijohen edhe institucionet e reja, të besueshme, të pavarura, të cilat do të japin atë drejtësi që qytetarët presin.
Në një intervistë televizive, Presidenti Ilir Meta komentoi sot ecurinë e procesit të Vetingut.
“Funksioni i Vetingut dhe paralizimi, mosfunksionimi apo mosndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë janë dy çështje të ndryshme. Askush nuk e ka menduar kur ka nisur reforma që do të ndodhi kjo e dyta, për arsye se janë bërë mjaft përcaktime dhe në Kushtetutë në mënyrë mjaft konkrete, të cilat parashikonin që këto institucione duhet të ishin krijuar me kohë, gjë që nuk ka ndodhur”, tha Meta.
Kjo, sipas tij, e bën edhe më të domosdoshme rivendosjen e dialogut mazhorancë-opozitë në mënyrë që kjo anomali apo një kolaps i mundshëm i funksionimit të sistemit gjyqësor të evitohet.
“Duhet të krijohet mundësia që në një mënyrë sa më të shpejtë jo vetëm procesi i Vetingut të vazhdojë dhe të jetë edhe më i shpejtë por dhe të mbështetet edhe më shumë administrata që kryen vettingun qoftë me staf apo me fonde, me mbështetje buxhetore”, tha ai.
Po kështu, ai theksoi se duhet të bëhen të gjitha ndryshimet e domosdoshme që i hapin rrugën krijimit të besueshëm, me integritet të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë.
“Nuk mund t’i vëmë fajin Vetingut për këtë situatë, por mendoj që faji është i mosdëshirës për të parë problemet reale, kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të rishikohen për të tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar institucionet e reja”, shtoi Meta.
Sipas tij “është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara”.
“Njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin nëpër gjykata dhe këto janë probleme që kanë qytetarët me shtetin, me bashkinë, më njëri-tjetrin dhe kërkojnë drejtësi, kërkojnë zgjidhje”, tha ai./atsh
Në vitin 2020 Shqipëria duhet të arrijë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare dhe një proces i stabilizuar e afatgjatë.
Kështudeklaroi sot Presidenti Ilir Meta i cili ndodhej në Bashkinë e Shkodrës, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.
“Besoj se të rinjtë e të rejat do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe solidariteti mbarëshoqëror”, u shpreh Presidenti.
“Ju falënderoj për këtë seancë dhurimi gjaku në Bashkinë e Shkodrës, pikërisht në këto ditë të nxehta gushti kur ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër, për të mbajtur procesin e dhurimit të gjakut në parametra normalë. Jam i bindur që do të kemi edhe shumë seanca të tjera në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë një traditë të qëndrueshme dhe pozitive”, u shpreh Presidenti Meta./atsh