Aktualitet

Prokuroria bën gati një superdosje për një zyrtar të lartë të qeverisë, një ministër pritet të bie në pranga

Burime të rezervuara nga organi i hetimit flasin që brenda dhjetorit do të dalë një dosje përvëluese, ku flitet për një anëtar kabineti aktual, pra ministër.

Krimet e Rënda po punojnë intensivisht por pa u ndikuar nga zhvillimet politike, ku nga njëra anë kryeministri ka shpallë se do të kryejë ndryshime në kabinet por edhe opozita ka deklaruar se do të fillojë një stinë të madhe protestash.

Nuk dihet nëse ky fakt ka rënë në duart e kryeministrit që mund të bëjë ndryshimet përpara se të nisë hetimi i prokurorisë, por realisht ka gjasa që situate të jetë shpërthyese si me rastin e Saimir Tahirit një vit më parë.

Ndërkaq, ambasada amerikane ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ambasadori amerikan foli për “një gjyqtar të ndershëm nga gjykatat e apelit”.

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ambasada amerikane dje u ka bërë thirrje sot të gjithë gjytarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

 “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane./Pamfleti

Prokuroria bën gati një superdosje për një zyrtar të lartë të qeverisë, një ministër pritet të bie në pranga Read More »

Berisha denoncon skandalin! Fëmija 18 muajsh mbahet në rajonin e policisë së Patosit

Policia e Shtetit është bërë protagoniste e një tjetër skandali, atë të mbajtjes së një fëmije 18 muajsh në rajonin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, ku me urdhër të drejtuesit të policisë së këtij komisariati, është mbajtur në rajon fëmija 18 muajsh.

Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i ka shkruar për këtë skandal ish-Kryeministrit Berisha.
Berisha pasi reagon ndaj ngjarjes së rëndë, e cilëson “dava narkoshteti”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Narko apo Xhafopolicia mban ne rajon te saj femijen 18 muajsh! Dava narkoshteti!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
“Prsh Doktor, nje pyetje kam ju lutem ku mund te ankohem dhe te gjej te drejten time pse djali im 18 muajsh eshte mbajtur ne rajonin e policiss se Patosit me urdher te drejtusit te atij rajoni. Ju lutem nje pergjigje”.

Berisha denoncon skandalin! Fëmija 18 muajsh mbahet në rajonin e policisë së Patosit Read More »

Impianti fotovoltaik në Vlorë, mbi 50 MW – Palët e interesuara kryejnë vizitën në terren. Ja si do vlerësohet oferta

Gara për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në zonën e Akërnisë në Vlorë është në pikun e saj, teksa palët e interesuara kanë zhvilluar edhe një vizitë në terren ditën e hënë, si pjesë e takimit të paraofertës.

Parku diellor me një kapacitet prej 50 megavatësh do të jetë më i madhe i këtij lloji në Ballkan dhe do të kapë një vlerë investimi prej 70 milionë eurosh.

Teksa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 17 Shtator, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar edhe detaje nga procesi i përzgjedhjes së projektit që do të përfitojë nga masat mbështetëse për ndërtimin e impiantit.

Oferta do të vlerësohet me 70 pikë sa i takon kapaciteteve teknike dhe financiare të operatorëve ekonomikë, ndërsa me 30 pikë do të vlerësohet tarifa fikse që do të propozohet për blerjen e garantuar të energjisë nga OSHEE për periudhën 15-vjeçare, si edhe angazhimi për ndërtimin e kapaciteteve shtesë. Kjo do të thotë se impianti do t’i tejkalojë 50 MW të parashikuara, ndërsa kapaciteti shtesë llogaritet nga 20 MW deri në 50 MW.

Kështu, më shumë pikë në garë do të fitojnë ato kompani të cilat do të ofrojnë çmim më të ulët dhe ndërtimin e parkut me kapacitetet më të mëdha.

Ndërkohë, kompania fituese do të jetë përgjegjëse për mbulimin e kostove infrastrukturore për lidhjen e impiantit me rrjetin 110 kV të transmetimit.

Pjesëmarrja në procesin konkurrues shoqërohet me një pagesë prej 2 mijë eurosh për subjekt, ndërkohë që është i nevojshëm edhe sigurimi i ofertës në vlerën e 200 mijë eurove.

Kompania që do të prezantojë projektin fitues për këtë vepër energjetike do të mund të ndërtojë impiantin në një nga zonat më të favorshme për prodhimin e energjisë nga dielli. Marrëveshja e projektit do të zgjasë 30 vjet, me të drejtë përsëritjeje./SCAN

Impianti fotovoltaik në Vlorë, mbi 50 MW – Palët e interesuara kryejnë vizitën në terren. Ja si do vlerësohet oferta Read More »

“Çmenduritë” e të rinjve shqiptarë, ja për çfarë i shpenzojnë paratë. Sa i përket sufllaqeve…

Kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike, por më të larta për  restorante dhe hotele. Në krahasim më të gjithë grup moshat e tjera, familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç shpenzojnë më shumë për restorant dhe hotele. Rreth 6.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori, ndërkohë që mesatarja për të gjitha grup moshat ishte 4.4%.

Ndërsa “prindërit e tyre” janë më të prirë që të shpenzojnë për ushqime, të rinjtë kryefamiljar të moshës deri në 24 vjeç harxhojnë më shumë para për veshje dhe restorante dhe më pak për t’u ushqyer.

Monitor ka krahasuar shpenzimet sipas grupmoshave, bazuar në tabelat e publikuara nga INSTAT. Familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç  kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike se grup moshat e tjera. Në një familje me kryefamiljar deri në 24 vjeç  kjo kategori zë një peshë prej 31% në totalin e shpenzimeve që ka familja. Në ndryshim, të gjitha grup moshat e tjera për ushqime dhe pije jo-alkoolike shpenzojnë mbi 40% në totalin e shpenzimeve mujore për ushqime.

alkol-640x394

Për çfarë shpenzojnë më shumë të rinjtë

Krahasuar me grup-moshat e tjera familjet me kryefamiljar deri në 24-vjeç shpenzojnë më shumë për banesë, veshje dhe këpucë, restorante dhe hotele, argëtim dhe kulturë dhe arsim.

Referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me shpenzimet për banesë, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç kanë peshën më të lartë. Mesatarisht në vitin 2016, shpenzimet për banesë kanë zënë rreth 24.8% të të gjithë shpenzimeve të familjes së re. Edhe për grup moshën 25-34 vjeç shpenzimet janë të larta, ku sipas të dhënave kjo kategori shpenzimi zë 14% të totalit të shpenzimeve dhe për grup moshën 35-44 vjeç. Për grup moshat 45-54 dhe 55-64 shpenzimet për banesë janë më të ulëta, me përkatësisht 8.7 dhe 9.7 % të totalit.

Kategoria e dytë ku familjet e reja “nuk e mbajnë dorën” në të shpenzuar janë veshjet dhe këpucët. 5.9% e shpenzimeve shkojnë për tu veshur dhe për tu mbathur, ndërsa mesatarja e të gjitha kategorive është 4.7%. Grup mosha e dytë që shpenzon më shumë për veshje dhe për këpucë është 45-54 vjeç, ku rreth 5.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori.

Edhe në kategorinë e arsimit, kryefamiljarët deri në 24 vjeç, kanë shpenzimet më të larta. Në totalin e shpenzimeve të tyre, ato për arsim zënë rreth 10.5%. Shpenzimet për këtë kategori janë të larta edhe për familjet më grup moshë 45-54 vjeç, të cilat zënë rreth 8.2% të totalit. Më të ulëta janë për kategoritë e tjera, ku shpenzimi për arsim nuk është më shumë se 3% e totalit.

Argëtimi dhe kultura janë gjithashtu një tjetër kategori ku familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç, kanë një peshë më të lartë se grup moshat e tjera, me 3.9%.

“Çmenduritë” e të rinjve shqiptarë, ja për çfarë i shpenzojnë paratë. Sa i përket sufllaqeve… Read More »

Atentat me armë të riut në Tiranë, qëllohet me katër plumba në trup.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se krimi ka ndodhur në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën që mbulohet nga komisariati numër 4 në Tiranë rreth orës 2 të natës.

I plagosur me 4 plumba ka mbetur 28-vjeçari Andi Spahia, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I riu ka marrë plumba në këmbë dhe në shpinë.

Por nga ana tjetër policia thotë se i riu është plagosur me armë zjarri në këmbë, pa dhënë detaje se sa herë është qëlluar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka ende një të dyshuar. Pritet dëshmia e 28-vjeçarit që mund të çojë në identifikimin e autorit.

Informacion Paraprak
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

 

Atentat me armë të riut në Tiranë, qëllohet me katër plumba në trup. Read More »

7 aventurat që duhet të bëni në Shqipëri sipas amerikanëve, e fundit na nxin faqen

Shqipërisë nuk i mungon promovimi dhe kjo ka bërë që turistët të kenë pritshmëri të lart, pritshmëri që ndoshta u tejkalohen kur shkelin në vendin tonë sepse natyra na ka bekuar apo jo?

Por, pas vizitës së parë ekziston problemi i kushteve, përveç bukurive natyrore turistët kërkojnë edhe standarde që realisht tek ne nuk ekzistojnë ende. Shqipëria nuk bën pjesë akoma në platformën e përbashkët të turizmit në Ballkan për shkak se as hotelet nuk kanë klasifikim real të yjeve.

E megjithatë, portali amerikan që merret me turizmin “Heywedidthat.com”, ka listuar 7 aventura që duhet të provoni në Shqipëri, ku më e dhimbshmja është drejtimi i makinës në rrugë të paasfaltuara.

Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë izolimi. Sot, është një vend me kaq shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës.

Këtu janë 7 gjërat për të parë dhe bërë:

  1. Drejtojuni bregdetit në jug. Shkoni pranë qytetit të Vlorës dhe merrni rrugën drejt maleve. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.
  2. Lundrimi në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Rreth një orë larg Beratit kanionet e Osumit do t’ju dhurojnë një nga eksperiencat më të bukura të raftingut që kemi përjetuar
  3. Lahuni në burimet termale në Bënjë pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë udhëtim duke bërë rafting në lumin e Vjosës dhe të qëndroni një natë në Përmet. Ujrat termale nuk janë në të vërtetë të nxehtë, por mineralet që ka në përbërje janë shumë kurativë.
  4. Lundrim në Kajak në “fjordët” në veri të Shqipërisë. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve ku do të merrni tragetin në liqenin Koman. Aty mund të bëni një guidë një ditore ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të sillni edhe makinën tuaj në traget.
  5. Ecni në Kepin e Rodonit dhe vizitoni kështjellën në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark.
  6. Numëroni bunkerët gjatë udhëtimit në vend. Vlerësohet të ketë rreth 200,000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Askush nuk e di sa saktë, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që kurrë nuk ka ndodhur.
  7. Ka shumë rrugë të këqija në vend. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë. Për të provuar aventurën e rradhës, provoni të ngisni makinën në rrugë të paasfaltuar, të provoni një ndjesi që mbase e keni harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit. Ti nuk e di nëse nuk provon.

7 aventurat që duhet të bëni në Shqipëri sipas amerikanëve, e fundit na nxin faqen Read More »

Shqiptarët nuk kursejnë dot, të dhënat zyrtare: 1% e qytetarëve kanë 50 mijë euro në bankë

Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para.

Sipas një analize të Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë kanë 2.4 milionë llogari bankare. Por, pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla dhe vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë ka kursime bankare më të larta se sa 50 mijë euro.

Depozitat në banka janë forma kryesore ku familjet shqiptare ruajnë kursimet e tyre financiare, duke zënë 80% të totalit të kursimeve, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017 totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë ose rreth 7.5 miliardë euro. Por, siç tregojnë të dhënat nga Agjencia e Depozitave, vetëm 1% e individëve ia kanë dalë të kursejnë mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ka më pak se kaq.

Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ka të ardhura vetëm sa për konsum dhe e ka të pamundur të kursejë para’ mjaftueshëm për të qenë e mbrojtur nga situatat e vështira ekonomike, shkruan tch.

Shqiptarët nuk kursejnë dot, të dhënat zyrtare: 1% e qytetarëve kanë 50 mijë euro në bankë Read More »

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator

Të gjithë ata të cilët kanë bërë plane për të shkuar në plazh edhe në ditët e para të shtatorit, nuk duhet të ngurojnë. Nëse jeni trembur nga ditët që sapo kaluam me reshje shiu, tashmë moti do të jetë në favorin tuaj.

Meteorologia Tanja Porja përgjigjet për TCH: “Shira të dobët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërkohë që priten rrebeshe të përkohshme në zonat qendrore dhe juglindore. Këto kushte do të na shoqërojnë deri në orët e vona të pasdites së sotme dhe më pas gradualisht pritet kthjellimi i motit në zonat perëndimore, por edhe gjatë natës dhe ditën e martë pritet kthjellimi i motit në të gjithë territorin shqiptar. E mërkura deri në fundjavë ka rritje të lehta të temperaturave, pra rikthehen sërish temperaturat e larta”.

Ndërkohë, moti në muajt e tjerë të vitit 2018 do të jetë surprizues në territorin shqiptar: “Dhe muaji shtator parashikoj në fakt që të jetë më i ngrohtë sesa një shtator normal, duke qenë se ka pasur një aktivizim të fenomenit gjatë muajit gusht, pritet që deri në fund të 2018 kjo anomali do të sjellë më shumë reshje, si dhe dhjetori që është muaji i parë i stinës së dimrit parashikoj të jetë më i ngrohtë se një dhjetor normal”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europë, moti ka dalë jashtë parashikimeve.

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator Read More »