Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje

Ndonëse më herët ishte thënë se në shtator e shumë gjasa do ketë ndryshime në qeveri dhe ministrat që nuk kanë arritur rezultate do ikin, duket se një gjë e tillë nuk do ndodhë.

Mësohet se në mbledhjen e kryesisë së PS, nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten.

Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i grupit të PS tha për mediat se fokusi mbetet zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje Read More »

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë

Deputeti i parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum duke komentuar zhvillimet në Shqipëri në një intervistë për gazetën “Panorama”, deklaron se, Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë në detyrë në një kohë kur vëllai i tij është i dënuar për trafik droge.

Deputeti i CDU-së, partisë së Merkel, thekson se ndaj të njëjtin mendim si kolegët e tij Frei dhe Uadephul, të cilët kritikuan mbrojtjen politike ndaj Tahirit si dhe qëndrimit në detyrë të Xhafajt.

“Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Ëadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU”, shprehet Krichbaum./korrieri

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë Read More »

Ndryshimet në qeveri, ja dy emrat e përfolur që mund të largohen nga Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama deklaroi pak muaj më parë se, në fillim të shtatorit do të kishte ndryshime në qeveri. Ndonëse mbledhja për këtë çështje ishte caktuar që të mbahej javën e kaluar, Rama duket se po merr ende kohë për vendimin.

Por, dy nga ministrat më të rrezikuar për t’u larguar janë Arben Ahmetaj që mban një prej dikastereve më të rëndësishme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe Olta Xhacka e Mbrojtjes.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka shmangur daljet krah Ahmetajt kohët e fundit. Gjithashtu ai e ka kritikuar hapur duke thënë se, nuk mund të flasësh vetëm me shifra që njerëzit nuk i kuptojnë.

Nga ana tjetër, Ahmetaj mbetet një prej njerëzve më të besuar të tij dhe Rama në këtë situatë ndodhet mes dy zjarreve: t’i japë gjallëri ekonomisë apo të ruajë një prej miqve të tij. Mes të rrezikuarve janë dhe ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla./korrieri

Ndryshimet në qeveri, ja dy emrat e përfolur që mund të largohen nga Edi Rama Read More »

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në takimin me prindër e nxënës në Vlorë, ku janë shpërndarë falas paketat e librave, theksoi se ky vit i ri shkollor, edhe në Vlorë si në çdo qytet e fshat, nis me një risi tjetër, me kujdes të shtuar e vëmendje të posaçme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

“Çdo nxënës do të ketë mësues të posaçëm që do të vendosë të gjitha dijet e tij në shërbim të tyre, një shërbim që deri më tani ka qenë jo vetëm i munguar, por nuk ka pasur as edhe një politikë të vetme për ta ofruar atë”, theksoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit vuri në dukje se janë 700 mësues për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe qeveria ka ambicjen për më shumë në mënyrë që çdo fëmijë të asistohet nga mësues-ndihmës që ofrojnë shërbim, madje një shërbim cilësor. Për këtë arsye, tha ministrja, mësuesit janë trajnuar nga universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nikolla vuri në dukje se arsimi ka shumë problematika dhe shumë mbetet ende për t’u bërë, mirëpo të paktën këtë vit, janë zgjidhur disa prej tyre, e të tjerë do të zgjidhen hap pas hapi. /atsh

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta Read More »

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë

“Fëmijët e klasës së parë deri në klasën e katërt do të kenë libra falas me standarde si çdo bashkëmoshatar i tyre në Europë”, deklaroi kryeministri Edi Rama në Vlorë, ku mori pjesë në shpërndarjen e paketave të librave falas për nxënësit, sipas vendimit të qeverisë për librat falas për të gjithë nxënësit e klasave I – II – III – IV (dhe vitin tjetër edhe V).

Kryeministri nënvizoi se librat falas janë një provë kuptimplotë jo vetëm e vëmendjes së posaçme ndaj arsimimit të fëmijëve, po edhe e faktit se falë reformave e kontributeve të të gjithëve, rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve pa diskutim.

Kryeministri theksoi se librat e rinj ndonëse do jenë falas, ç’është më e rëndësishme, kanë standarde europiane.

“Librat e shkollës nuk janë thjeshtë vetëm tekste, por janë tekste me një cilësi të padiskutueshme, pasi tani më, ne jemi në mbyllje të një cikli të nisur tre vjet më parë për zëvendësimi e të gjithë teksteve aq shumë problematike, aq shumë të ngarkuara, aq shumë të kontestuara nga prindërit nga mësuesit edhe aq shumë të kritikuara edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Paketa e librave janë tekste nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit”, theksoi kryeministri.

Tanimë, vuri në dukje ai, nxënësit shqiptarë kanë tekste të reja si ata me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Britaninë e Madhe  dhe jo vetëm”, tha kryeministri Rama.

Më tej, Rama shtoi se “na vjen mirë që ia dolëm në këtë proces, por na vjen edhe me mirë që tani ne kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e për fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit”. /atsh

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/926941630839276/?t=0

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë Read More »

Festë ditëlindjeje në Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë

“Vëmendja jonë është për ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndërsa ka postuar foto nga festa e organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror me rastin e ditëlindjeve të disa të moshuarve.

Ministrja Manistrirliu u shpreh se “ditë të mbushura me ditëlindje në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë. Plot gëzim kanë kaluar festat për gjyshe Dallëndyshen dhe gjyshërit, Luan, Sotiraq, Bashkim, Et’hem, Adnanit dhe Sabriut”.

“Vëmendja jonë është tek ata që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe ngrohtësi. Kemi përgjegjësinë të jemi çdo ditë pranë të moshuarve, të cilët i kanë dhënë kaq shumë familjes dhe shoqërisë tonë”, theksoi Manastirliu. /atsh

Festë ditëlindjeje në Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë Read More »

Mediat kineze e krahasojnë Hashim Thaçin me Esat Pashë Toptanin

Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka marrë jehonë edhe në Kinën e largët, shkruan “Zeri.info”.

Mediat kineze presidentit të vendit, Hashim Thaçit i referohen si “Gjarpri”, nofkë të cilën ai e ka pasur në luftë.

Po ashtu, sipas kësaj video, mediat kineze Hashim Thaçin e krahasojnë me Esat Pashë Toptanin, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Nuk dihet nëse përkthimi është i saktë apo jo, mirëpo më poshtë keni videon e cila është shpërndarë në rrjetet sociale.

https://web.facebook.com/republika.info/videos/737816593230590/?t=0

Mediat kineze e krahasojnë Hashim Thaçin me Esat Pashë Toptanin Read More »

Shqiptarët në Zvicër protestojnë për çmimin e shtrenjtë të biletave

Shqiptarët që jetojnë në Zvicër sot kanë protestuar për rritjen e çmimit të biletave të cilat këtë sezon kanë shkuar deri në 700 franga.

Ky çmim ishte i papërballueshëm për shumë familje, të cilat u detyruan që të zgjedhin transportin rrugor duke hasur kështu në kolona të gjata në pikat kufitare, shkruan Blick, transmeton Klan Kosova.

Organizatori i kësaj proteste, Altin Marku shprehu pakënaqësinë për këtë fenomen.

“Kërkojmë që çmimet e biletave për në Prishtinë të bien gjatë pushimeve verore”, është shprehur ai.

 

Në këtë organizim morën pjesë rreth 300 persona, kurse disa nga motot e protestës ishin:

“Stop monopolit absolut”, “Rruga për në atdhe është udhëtimi më i shenjtë” etj./njekomb

Shqiptarët në Zvicër protestojnë për çmimin e shtrenjtë të biletave Read More »