Aktualitet

Biznesmeni i habit të gjithë: Papunësia sot në Shqipëri është Zero. Nuk e them se është Edi Rama këtu

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me biznesmenë në fushën e turizmit në bregdetin e Shëngjinit.

Takimi i ngjashmë me “llogaridhënien”, ka si qëllim identifikimin e mangësive në fushën e turizmit, teksa fjalën e kanë marrë kryesisht operatorët turistikë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e një biznesmeni që ka deklaruar papunësi zero në Shqipëri.

Megjithëse është ankuar fillimisht për pagesën e 50 punonjësve të tij me pagë të plotë prej muajit mars, megjithëse sezoni ka nisur në qershor, ai ka bërë edhe deklaratën qesharake.

“Nuk e them se jeni ju këtu. Por sot papunësia në Shqipëri është zero”, deklaroi ai duke i lënë të habitur të gjithë të pranishmit.

Biznesmeni i habit të gjithë: Papunësia sot në Shqipëri është Zero. Nuk e them se është Edi Rama këtu Read More »

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane ju tregon se çfarë duhet të bëni

Nëse jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada amerikane në Tiranë ju tregon se çfarë duhet të bëni.

Ambasada u bën thirrje të interesuarve që të vizitojnë Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë.

Njoftimi i ambasadës në Tiranë:

🇦🇱️ | Jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara por nuk dini nga t’ia filloni? Visitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë!
Nëse jeni të interesuar në programe për nxënës të shkollave të mesme, studentë, të diplomuar, si dhe për mundësi zhvillimi profesional, shihni programet tona të arsimit dhe shkëmbimit, duke klikuar këtu 👉https://bit.ly/2GVVGze 👩‍🎓👨‍🎓🎓

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane ju tregon se çfarë duhet të bëni Read More »

8 emrat e drejtësisë që e kanë punën “pisk” me vettingun

Ndërsa nuk kanë munguar ata që i bën bisht sitës së vettingut, në përgjithësi deri më tani procesi ka prodhuar rezultate mjaft pozitive edhe pse është shigjetuar edhe për standarde të dyfishta. Megjithatë edhe pse disa prej emrave i kanë ‘mbijetuar” fazës së parë, 8 prej tyre e kanë punën “pisk” dhe vera s’ka qenë aspak e qetë për asnjërin prej tyre.

Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e KKP, duke bërë që dosjet për këto tetë individë të rihapen dhe t’i nështrohen sërish një hetimi të thelluar, çka ka tundur forcërisht rrënjët që kishin lëshuar në sistemin e (pa)drejtësisë. Dosjet e secilit janë marrë në shqyrtim nga KKP, ndërsa Adriatik Llalla dhe Mirela Fana i bënë “bisht” paraprakisht procesit të rivlerësimit/korrieri

8 emrat e drejtësisë që e kanë punën “pisk” me vettingun Read More »

Zbulohet miliarderi që fshihet pas ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Ideja e presidentit të Kosovë Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë reagime të shumta. Por thuhet se nismëtar i kësaj ideje për ndryshim kufijsh është George Soros.

Këtyre zërave u kanë dhënë më shumë ton postimet e fundit të Alexander, djalit të George Soros. Më 27 korrik, ai postonte në Instagram një foto ku shfaqej duke shtrënguar duart me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Një tjetër takim frutdhënës me Presidentin serb, ku diskutuam progresin për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik si në Serbi, ashtu edhe në rajon” shkruante ai.

Ndërkohë më 29 korrik, Alex Soros postonte në Instagram një foto me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“I gëzuar që jam sërish në Shqipëri me Kryeministrin vizionar dhe njeriun e Rilindjes, Edi Rama për të diskutuar për progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”- shkruante ai.

Fiks një muaj më vonë, Alex rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo nga Shqipëria, por sërish nga Beogradi. Ai ka publikuar një foto me Presidentin serb, Alexander Vuçiç dhe në përshkrimi nuk e fsheh se në këtë takim është folur edhe për Kosovën./korrieri

Zbulohet miliarderi që fshihet pas ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi Read More »

Kush është Ari, baxhanaku që përlan dhjetra miliona euro të taksapaguesve me tendera

Ari është bxhanaku që arkëton paratë e taksaguesve shqiptarë përmes tnedarave që i jep baxhanaku i tij, sot Kryeministër duke e kthyer buxhetin e shtetit në një buxhet familjar.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi se ai dhe baxhanaku i tij janë mbi ligjet në këtë vend dhe se paratë i ndajnë bashkë.
Ari, baxhanak të kam xhan, ti je mbi ligjet por paratë i kemi bashkë!
Miq, dje PD denocoi dhe provoi me dokumenta se baxhanaku i piktorit dështak, Armand Frangu është fitimtari i tenderit prej 16 milion euro nga kryebaxhanaku i tij. Sot Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi: baxhanak të kam xhan, kemi vjedhur dhe do vjedhim prap, jemi mbi ligjet por paratë i kemi bashkë! sb
Firma ABS e baxhanakut të Ramës, jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot.

Kompania “Advanced Business Solutions” zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së
bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin.
Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë.
Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar. Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spektator.
Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike këtu publikon të 27 tenderat që kjo kompani ka fituar nga shtatori 2013 e deri më sot.
Të gjitha këto tendera janë qoka që kryeministri ka rezervuar nga tepsia e parave publike, për njeriun e familjes së tij.
Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë.
Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri.
Këto janë një tjetër dëshmi që provon akuzën e ngritur nga Partia Demokratike dhe faktuar edhe nga Gjykata e Auditit të Bashkimit Europian se 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera jepet abuzivisht.RD

Kush është Ari, baxhanaku që përlan dhjetra miliona euro të taksapaguesve me tendera Read More »

Vendimi më i fundit i qeverisë “Rama”, qytetarët do të paguajnë 16 milionë dollar borxh për…

Çdo vit në Shqipëri kryen investime të mëdha në infrastrukturë, por punimet janë të një cilësie skandaloze për shkak se paratë përfundojnë në xhepat e politikanëve dhe biznesmenëve. Kështu qytetarët paguajnë sërish, siç po ndodh me rrugën Tiranë-Elbasan.

Qeveria shqiptare ka miratuar sot me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.

Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalë për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.

Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës, por që prej asaj kohe, mbillja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë.

Vendimi më i fundit i qeverisë “Rama”, qytetarët do të paguajnë 16 milionë dollar borxh për… Read More »

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot

Ne takimin per platformen e bashkeqeverisjes qe ka pasur sot kryeministri Edi Rama, ishte edhe nje infermiere e cila shprehu shqetesimin e saj se adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta.

Ajo tha se antidepresivet shiten nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes.

“Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një çështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve. Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje”, tha ajo.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

“Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.”

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot Read More »

Top Channel merr tjetër goditje? I largohen tre gazetarë me emër, kalojnë në televizionin…

Në një kohë kur shumë shpejt në televizione pritet të nisë sezoni i ri, mediat kryesore duket se do të kenë ndryshime të emrave të gazetarëve. Këhtu emisioni “Të Paekspozuarit”, i Ylli Rakipit pritet të rikthehet sërish te Neës24 dhe të largohen nga Top Channel.

Kjo është njoftuar nnga gazeta e Nikoll Lesit “Koha Jonë”. Ylli Rakipi rikthehet në Neës 24 me emisionin e tij “Të Paekspozuarit” duke marrë me vete edhe Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën, të cilët ka “përdorur” sistematikisht si analistë në formatin e tij. Lajmin për median e Lesit e ka konfirmuar vetë pronari i “Neës 24” Irfan Musabelliu, i cili ka thënë se sot pritet të ndajë vendimin, edhe mes dy emrave të tjerë të njohur në media, Eni Vasilit dhe Rudina Xhunga.

Shkrimi i plotë në “Koha Jonë”:

Rikthehen në “Neës 24” treshja sulmuese “juventine”: Rakipi, Lubonja dhe Bushati. Pronari i grupit më të madh mediatik, Hysenbelliu mbetet në dilemë mes Xhungës dhe Vasilit. Surprizat në televizionet kryesore të vendit kanë filluar të nxjerrin sekretet e para për lëvizjet e kryqëzuara nga njëri televizion në tjetrin. Deri dje dihet se Blendi Fevziu nuk lëvizi nga TV Klan, ndonëse pati zhurmë të madhe për ikje në “Top Channel”.

E sigurt, pasi është konfirmuar mbrëmë vonë për “Koha Jonë” nga bosi i grupit më të madh mediatik në vend, Irfan Hysenbelliu; mbetet rikthimi i treshes sulmuese “juventine” të emisionit “Të Paekzpozuarit”, Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati në “Neës 24”. Po kështu i njëjti burim thotë për “KJ” se sot Irfan Hysenbelliu do të vendosë mes Eni Vasilit dhe Rudina Xhungës. Kjo është lëvizja më e madhe deri dje në tregun mediatik, lëvizjet e tjera janë sporadike. Pritet të mësohet se kush do të zëvendësojë emisionin e ditës së enjte në “Top Channel”./korrieri

Top Channel merr tjetër goditje? I largohen tre gazetarë me emër, kalojnë në televizionin… Read More »