Aktualitet

Anketa zbulon fakt tronditës, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer

Shqipëria aspiron që pas disa vitesh të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por sa larg janë standardet e vendit tonë me ato të BE-së? Për të kuptuar këtë mjafton të shohim një anketë të Komisionit Evropian për ushqyerjen.

Të ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të blejnë më pak ushqime ndërsa për të kursyer nuk ka mundësi. Familjet në varfëri të thellë janë në kushte mbijetese. Sot ne do t’ju tregojmë historinë e njërës prej tyre, me gjashtë anëtarë dhe kur ushqimi nuk është çdo vakt në tavolinë. Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m.

Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë. “Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”.

Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Europian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarëve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit./korrieri

Anketa zbulon fakt tronditës, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer Read More »

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni…

Procesi i reformës në drejtësi ende nuk po jep frytet e duhura, kjo edhe për shkak se disa instanca ende nuk janë në funksion. Për këtë arsye, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për gjyqtarët që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas ambasadës, Shqipëria është duke ndërtuar një sistem të ri drejtësie dhe , gjykatësit duhet të bëhen pjesë e saj.

Postimi i plotë

Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni… Read More »

“O do më japësh 1200 euro”, ja përgjimet e policit me trafikantët e kanabisit në Tepelenë

Një përgjimi i dalë në dritë së fundmi tregon implikimin e një shefi policie në Tepelenë në kultivimin e kanabisit. Përgjimet tregojnë se, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.

Gjykata për Krimet e Rënda ka qenë e bindur se grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qe iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi.  Në dosjen e siguruar nga “ABC Neës” gjykata veçon disa biseda, që sipas saj, hedhin dritë mbi inkriminimin e punonjësit të policisë, të dënuar me 8 vjet burg për këtë fakt. E tillë ishte ajo e datës 20 korrik 2016, ku i pandehuri Besim Zika komunikon me një shtetas me emrin Muharrem.

+466: Sa marrin këto, sa ke llafosur gjë ti, do ju thuash gjë ti a, qysh tek a. Tu them unë sa doni.Besim Zika (+581):  Po pyeti ore, si e kanë ata me kile apo.+466: Po se di fare unë ndaj po them, ke llafosur gjë ti.Besim Zika (+581):– Jo po s’kam folur unë ca fola, Festimi u mor me to, po unë s’kisha bimë që të merresha tamam me kile. Mbarove ti?+466: Ja dua edhe nga gjysëm ore.Besim Zika (+581): Po ca, jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap dhe të thonë edhe falemnderit.

Në të njëjtën ditë, Besim Zika është telefonuar nga një numër tjetër dhe në thelbin e bisedës ka qenë pagesat që garantonin paprekshmërinë e drogës.

809: Po mirë o, i do tani ai kur i do, i do në fund , ca thote ai m..,Besim Zika: Po s’më ka kërkuar gjë mua ai o jo, nuk më ka thënë gjë, po…809: Po ai i kishte thënë që t’më nxjerri, gruas 700 mijë lekë o,Besim Zika: Kur i kishtë thënë,809: Ja o tani,

Besim Zika:  Nuk e di unë, i tha Muharremit ke kaq rrënjë, unë jam me Muharremin dhe me atë o, tani lëviza një cik, i tha Muharremit unë do ti ç’kul të madhen i tha, të voglën e ke korrur e ta gëzosh, ta hash i tha. O do më japësh 1200 euro tha se e di sa numra ke t‘atyre. Se kush i ngatron kto punë ktu, e dinte edhe sa rrënjë të mëdha kishte Muharremi, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa të mëdha e të vogla,

809: Ore kish vajtur te Loni ai, kish vajtur te Loni,Besim Zika: Po unë Lonin k’tu e kisha tani,809: Dëgjon o,Besim Zika: Hee,809: Kish vajt te Loni ai:Besim Zika:  Po,809: E i kish thënë dua 700 mijë lekë o,Besim Zika: Po mirë o t’ja japim,809: Po mirë o në qoftë se i do tani ai tja japim, po mos na lodh by… sa herë të vij në Bylysh ai të kërkojë nga 700 mijë nga 700 mijë, po i do t’ja japim ore, t’i japim një miljon a dy, tre , katër, pesë miljon mos na lodh by.. sa hërë të vij në Bylysh t’kërkoj para ai m…

Ndërsa në bisedën e 2 shtatorit 2018 emri i Ganiut përmendet nga dy të pandehurit Besim Zika e Festim Rona.

842 – Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.Besim Zika: Kë?842 – Ganiun, Ganiun, atë policin.Besim Zika: Pse ?842 – Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha se s’po ma hap telefonin.Besim Zika: Po pse ore ma ngrive gjakun u i q… nënën.

Katër të pandehurit e dosjes janë dënuar nga Shkalla e Parë e Krimeve me nga 8 dhe 9 vjet burg për “kultivim të kanabisit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim që e kanë ankimuar në Apel. /abcneës.al

“O do më japësh 1200 euro”, ja përgjimet e policit me trafikantët e kanabisit në Tepelenë Read More »

Eurodeputeti zbulon kur do të hyjë Shqipëria në BE: Kanë pranuar kushtin që…

Shqipëria ende nuk ka një datë se kur mund të bëhet anëtare e BE-së, por këtë e ka zbuluar një eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki. Sipas tij kjo do të ndodhë pas rreth 10-12 vitesh dhe madje zbulon dhe kushtin që iu vendos për këtë.

Ryszard Czarnecki, deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka folur për Shqipërinë gjatë një interviste televizive për median e vendit të tij “Rzeczpospolita”.

“Sipas ekspertëve, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 10-12 vite”, tha ligjvënësi polak, duke e marrë si shembull Shqipërinë, teksa fliste për një çështje politike në vendin e tij lidhur me sistemin e drejtësisë. “Polonia nuk është Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në BE”, tha ti, për të treguar se është vështirë që BE ti imponojë politika vendit të tij.

“Sidoqoftë (Shqipëria), vijoi, do të ishte vendi i parë mysliman, me shumicë myslimane në BE. Epo, pse jam duke folur për Shqipërinë? Sepse BE e urdhëroi Tiranën të përfundonte një shkëmbim të tillë të plotë të gjyqtarëve”…

“Nuk e di se si llogariten, 85%, kështu që 17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar. Dhe qeveria shqiptare, që donte të kishte një derë të hapur për në BE, filloi të ndërrojë gjyqtarët, një reformë të tillë të plotë ose thënë ndryshe shkëmbim të drejtësisë. Epo, por Shqipëria …”, tha Czarnecki, para se moderatori i emisionit Michal Kolanko ta ndërpriste për pyetjen e radhës.

Ligjvënësi polak ka qenë edhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Europian deri pak muaj më parë. Në shkurt 2018, PE votoi me shumicë dërrmuese për shkarkimin e tij. Vendimi erdhi pasi Czarnecki kishte krahasuar një deputet rivali polak me një bashkëpunëtor nazist./korrieri

Eurodeputeti zbulon kur do të hyjë Shqipëria në BE: Kanë pranuar kushtin që… Read More »

Izet Haxhia i fut dridhmat Berishës nga burgu: Gati të dëshmoj të gjitha krimet e tij monstruoze! Prokuroria të lëvizë

S’ka qetësi për kriminelin Sali Berisha, derisa të përfundojë pas hekurave. Ish-truproja i tij, Izet Haxhia, ka paralajmëruar me vendosmëri nga qelia se është gati të dëshmojë të gjitha krimet e Sali Berishës. 

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka tronditur sërish liderin historik të PD, me deklaratën më të fundit nga burgu. Haxhia ka paralajmëruar me vendosmëri nga qelia se është gati të dëshmojë të gjitha krimet e Sali Berishës.

Në një bisedë telefonike për Report Tv, Haxhia hedh akuza të forta dhe ndaj Prokurorisë, duke thënë se ka qëndruar indiferente duke mos bërë asnjë veprim për ta pyetur rreth akuzave të artikuluara publikisht prej tij.

Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në vendin tonë me qëllimin për t’u përballur me të vërtetën e madhe të dosjes më të nxehtë të politikës shqiptare në këto 28 vite demokraci, atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

“Unë mbetem i fokusuar tek procesi. Erdha në Shqipëri për të treguar të vërtetën dhe për të treguar rreth krimeve monstruoze që mbajnë firmën e Sali Berishës dhe personave të tjerë rrreth tij”, thotë Izet Haxhia.

I pyetur nëse gjatë këtyre katër muajve nga koha kur u kthye në Shqipëri është marrë në pyetje nga ndonjë prokuror rreth asaj që ka deklaruar Izet Haxhia,  jep këtë përgjigje: “Nëse në Shqipëri ka mbetur ndonjë prokuror i guximshëm, për të gjitha krimet e denoncuara nga unë dhe ato të pa-denoncuara ende, le të marrë mundimin dhe të vijë e të më takojë. Adresën time se ku jam tashmë e dinë”.

Izet Haxhia përcjell mesazhin se  duke nisur nga sot zëri i tij zyrtar në komunikimin me autoritetet e drejtësisë dhe publikun është vetëm avokati Bashkim Nikolla.

Ai  sqaron se: “Të gjitha mesazhet e publikuara deri më tani në Facebook nga e dashura Erjona Parruca kanë qenë me kërkesën dhe aporovimin e tij. Ajo u sulmua në mënyrë të padrejtë. Ajo mbetet një njeri i shtrenjtë për mua dhe dua të vijojë jetën e qetë larg problemeve që mund ti sjellë lidhja me mua. Erjona gëzon respektin dhe mbrojtjen time. Ka plot gjëra të tjera të bukura për të ndarë me njëri tjetrin. Pamvarisht pështjellimeve dhe keqkuptimeve që kanë ndodhur ditët e fundit ne mbetemi të dashuruar më fort se kurrë paçka jemi larg njëri tjetrit. Jam i vendosur të çoj deri në fund këtë betejë që kam nisur me çdo çmim.”

Izet Haxhia tregon vendim që ka marrë në mënyrë që Erjona të jetë e qetë.

Ai thotë: “Nga sot e tutje zëri im zyrtar është vetëm avokati Bashkim Nikolla. Askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë apo të përdor emrin tim apo të flas rreth çështjeve të mija në raport me drejtësinë shqiptare”./korrieri

Izet Haxhia i fut dridhmat Berishës nga burgu: Gati të dëshmoj të gjitha krimet e tij monstruoze! Prokuroria të lëvizë Read More »

Banorët e Selenicës aplikojnë në Vlorë për dokumente identifikimi

Banorët e Selenicës aplikojnë në Vlorë për dokumente identifikimi.Në Bashkinë Selenicë nuk aplikohet për pasaporta apo karta id. Të gjithë banorët e kësaj qyteze përfshi njësitë administrative marrin shërbim në Vlorë.

Banorët e Selenicës aplikojnë në Vlorë për dokumente identifikimi

Ky fakt argumentohet me numrin e ulët të popullsisë rezidente aty. Por situata rëndohet gjatë muajve të verës me ardhjen e emigrantëve. Atyre u duhet të përballen me ecejakë në zyra për mungesë informacioni. E po ashtu me rradhë të gjata pritje për të aplikuar ne Vlorë. Aleat në Vlorë ka vetëm një zyrë pranë gjëndjes civile të qytetit. Aktualisht mbi 18 mijë banorë rezidentë në bashkinë Selenicë e marrin shërbimin ne Vlorë. Në verë numri i tyre shkon në 35.793 sipas rregjistrit civil të kësaj njësie. Selenica gjendet rreth 28 km larg Vlorës./lajm-shqip

Banorët e Selenicës aplikojnë në Vlorë për dokumente identifikimi Read More »

BE fut në shina drejtësinë shqiptare! Si do shkohet tek arrestimi i deputetëve, ministrave

Shqipëria duket se do të shkojë drejt shembullit kroat sa i takon goditjes ndaj korrupsionit në nivele të larta. Në qershor Brukseli kërkoi që të nisin arrestimet “VIP”, ndërkohë që tani vetë Bashkimi Europian është në lëvizje për të futur në shina drejtësinë shqiptare. Më 30 gusht marrëveshja do të shqyrtohet nga Komiteti për Shoqërinë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Europian dhe më pas në Tiranë do nisë reprezalja në drejtësi e politikë. Në fokus të saj janë kryesisht: Terrorizmi; Korrupsioni; Trafikimi i drogës; Krimi i organizuar; Vrasjet; Pastrimi i parave; Vjedhja e automjeteve; Trafikimi i qenieve njerëzore apo trafiku i emigrantëve. Marrëveshja e arritur mes palëve përbëhet nga 26 nene dhe qëllimi i këtij pakti do të jetë përshpejtimi i procedurave hetimore nga drejtësia shqiptare, sidomos për luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Ajo që duhet theksuar është se vendi ynë duket se po ndjek shembullin kroat, pasi edhe atje përpara se të niste lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, u arrit një pakt me Eurojust dhe shumë agjenci të tjera. Sipas ”SOT” këto agjenci ndihmuan në zbulimin e parave të korrupsionit të fshehura jashtë vendit. Duket se kështu do të ndodhë dhe në vendin tonë. Në marrëveshje është përcaktuar qartë se Eurojust dhe Shqipëria do shkëmbejnë informacione për çdo rast. Kjo do të thotë se kjo organizatë shumë shpejt do sjellë në Tiranë të dhënë mbi çdo transaksion të kryer nga organizata kriminale dhe pushtetarët shqiptarë.

Detajet e marrëveshjes

Pakti i arritur me Eurojust thekson se autoriteti përgjegjës që do koordinojë punën do të jetë Prokurori i Përgjithshëm. Në nenin 5 thuhet se Shqipëria do emërojë një prokuror ndërlidhës, i cili do mund të qëndrojë në selinë e Eurojust në Holandë. Ajo që e tregon më së miri se ndërkombëtarët do nxjerrin të dhënat për pushtetarët shqiptarë është përcaktimi se prokurori ndërlidhës do ketë akses në të dhënat ndërkombëtare për emra të caktuar nga Shqipëria. “Prokurori ndërlidhës do të ketë akses në informacionet e regjistrave kriminale kombëtare apo arkiva të tjera siç parashikohet për prokurorë ose persona me kompetencë të ngjashme.

Ai mund të kontaktojë autoritetet shqiptare drejtpërdrejt. Eurojust do të sigurojë ambiente të mjaftueshme për Prokurorin Ndërlidhës, në të cilat gjithashtu mund të vendoset gjithashtu një Gjykatës Ndërlidhës, sipas shpenzimeve për të cilat do të bihet dakord me Republikën e Shqipërisë. Dokumentet e punës së prokurorit ndërlidhës do të konsiderohen të paprekshme nga Eurojust”, thuhet në dokument. Nga ana tjetër dhe Eurojust do sjellë ekspert e saj në vendin tonë.

Një gjykatë si saj do vijë në vendin tonë dhe do ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve për çështje të ndryshme. “Prokurori ndërlidhës, asistenti i tij dhe përfaqësues të autoriteteve të qeverisë së Shqipërisë, duke përfshirë dhe pikat e kontaktit, mund të marrin pjesë në takimet strategjike e operacionale, me ftesë të presidentit të Eurojust apo me aprovimin e Anëtarëve Kombëtarë. Këta të fundit, zëvendësit dhe asistentët e tyre mund të marrin pjesë në takimet e organizuara nga Prokurori Ndërlidhës apo autoritete të tjera kompetente, duke përfshirë dhe pikat e kontaktit me Eurojust”, thuhet aty.

Rruga e arrestimeve VIP

BE kërkon me ngulm arrestime në nivele të larta. Por marrëveshja me Eurojust tregon se po ecet me ritme të larta. Projekti por një pakt të tillë ishte hartuar që 3 vite më parë dhe nuk është çudi që u finalizua tani. Europian janë duke përgatitur terrenin që të ndëshkohen të gjithë ata që janë përfshirë në afera korrupsioni. Sinjalet janë se BE do japë të dhënat që disponon për të gjitha grupet kriminale dhe të korruptuarit në vend. Por një ndër fushat ku Eurojust është mjaft e zonja, është ajo e pastrimit të parave. Përfaqësuesit e saj do japin informacione për çdo gjë dhe po ashtu do asistojnë prokurorinë shqiptare. BE kërkon me ngulm ngritjen e SPAK, por teksa politika po e zvarrit, duket se do hyjnë në lojë Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione të tjera./infoship

BE fut në shina drejtësinë shqiptare! Si do shkohet tek arrestimi i deputetëve, ministrave Read More »

Nuk ndalen lëkundjet në Shqipëri, epiqendra e tërmetit të fundit në Elbasan

Kohët e fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje tërmetesh dhe vijon të jetë një zonë sizmike aktive.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) gjatë mbrëmjes së kaluar është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2.5 ballë në Elbasan.

Tërmeti është ndjerë në orën 01:33 me epiqendër 6 kilometra nga Elbasani dhe me thellësi 11 kilometra.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Nuk ndalen lëkundjet në Shqipëri, epiqendra e tërmetit të fundit në Elbasan Read More »