Aktualitet

Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij?Rama: Nuk kam pompë në shtëpi, kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan.
Përballë Arjan Çanit, ai u përgjigj pyetjeve që kanë munduar qytetarët përgjatë kësaj kohe që nga shpallja e krizës energjitike. Një prej tyre ishte dhe mënyra se si kryeministri e ngroh ujin kur nuk ka në shtëpi energji elektrike. Rama u shpreh se në shtëpinë e tij e cila është një katëshe nuk ka pompë, si dhe kur nuk ka drita nuk ka si ta ngrohë ujin.
Pyetja e Çanit: Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij? Kur ikin dritat mund të futesh në ujë, mund të bësh dush?
Rama: Shtëpia ime është 1 katëshe, nuk kam me pompë, rezervuar lart. Vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, jo vetëm te unë. Kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet.

Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij?Rama: Nuk kam pompë në shtëpi, kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet Read More »

Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe Berishën apo Bashën?Ja si përgjigjet Edi Rama…

Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në Parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për kor rupsion, Sali Berisha vijon t’i shpallë “l uftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet nga mandati, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend duke i hapur lu ftë dhe Lulzim Bashës.
Gazetari Arian Çani e ka pyetur kryeministrin Rama se kush dëshironte të fitonte mes Bashës dhe Berishës.
Pjesë nga intervista
Rama tha se nuk është dilema e tij.
Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?
Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe Berishën apo Bashën?Ja si përgjigjet Edi Rama… Read More »

Çani pyet Ramën: Kë do zgjidhje mes Berishës dhe Bashës? Rama jep përgjigjen e papritur

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama u pyet se kë do zgjidhte mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Pjesë nga intervista:

Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?

Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Çani: Je dhe ti njeri që shikon. Berisha që del dhe flet hapur dhe luli që nuk bën asgjë

Rama: Ju mund të mos besoni, por nuk ndjek asnjërin dhe as tjetrin. Realisht. Marr në mëngjes raportin e mediave, se nuk kam qasje në mediat televizive shqipëtare, sepse për atë pak kohë që kam për të qenë në Shqipëri, nuk hap fare tv, sepse nuk i kam fare mediat shqiptare. Por të ndjek cirkun nuk e ndjek.

Çani: Mos thuaj të paktën që nuk po shikon Squad Game?

Rama: Jam shumë i dhënë pas filmit, por është gjeja e fundit që bëj përpara se të flej mes orës 1 deri në dy, dy e gjys.

Çani: Po la casa de papel e ke parë?

Rama: Jo se kam parë.

Çani: Breaking Bed?

Rama: Jo nuk e kam parë.
/joq

Çani pyet Ramën: Kë do zgjidhje mes Berishës dhe Bashës? Rama jep përgjigjen e papritur Read More »

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së vetëm 1 ditë përpara seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, të shumtë ishin deputetët demokratë që nuk ranë dakort me vendimin e kryetarit të tyre.

Të parët që dolën kundër ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët kritikuan hapur Lulzim Bashën për vendimin e marrë pa dëgjuar vendimin e organeve më të larta të PD. Të dy deputetët para seancës së parë plenare epritën Berishën poshtë shtëpisë së tij, për ta shoqëruar në Kuvend, madje edhe aty u ulën pranë tij.

Deputeti i tretë që “tradhtoi” Bashën dhe iu bashkua Berishës ishte Tritan Shehu, i cili mori pjesë edhe në “Foltoren” e Gjirokastrës. Në Vlorë, “Foltores” iu bashkua Bujar Leskaj, i cili mban edhe postin e drejtuesit politik të këtij qarku.

Luan Baçi mblodhi përkrahësit demokratë në “Foltoren” e Fierit, duke shprehur hapur qëndrimin e tij pro Berishës, teksa u shpreh se edhe po të kthehej pas, sërish do kishte zgjedhur të mbështeste ish-kryeministrin.

Edmond Spaho doli hapur me një reagim në rrjetet sociale kundër Bashës, duke u shprehur se Pd ka nevojë për një lider që ta çojë drejt fitores, teksa më pas pati edhe përplasje në distancë me kolegun e tij Ervin Salianji.

Oerd Bylykbashi, të cilit Lulzim Basha i hoqi “Zgjedhoren” për t’ia kaluar nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, zgjodhi të mbështesë Berishën në “Foltoren” e Durrësit. I fundit që “la në baltë” Bashën për ish-kryeministrin Berisha është Luçiano Boçi, deputeti i Elbasanit që Basha e la jashtë listës së sigurt, por ia doli ta “thyente” listën e PD dhe të merrte mandatin e deputetit.

Kanë mbetur ende shumë qytete ku Berisha do të mbajë “Foltoren”, ndaj pritet që deputetë të tjerë t’i bashkohen ish-kryeministrit, që tashmë ka shprehur hapur dëshirën për t’u kthyer sërish në krye të PD-së.

/SHQIPERIA IME

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës Read More »

A rrestimi i Thoma Gëllçit/ Edi Rama: Nuk dija asgjë, tani po e marr vesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për arre stimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që dërgoi në arre stimin e Gëllçit, ndërsa shtoi se tani sapo e ka marrë vesh këtë lajm.

“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.

Kujtojmë se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arr estuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shk elje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arr estuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

(BalkanWeb)

A rrestimi i Thoma Gëllçit/ Edi Rama: Nuk dija asgjë, tani po e marr vesh Read More »

Rama: Fajin e kanë rusët për rritjen e çmimit të bukës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çmimi i bukës në vendin tonë është rritur për shkak të taksës ruse. Rama tha se Rusia është furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë dhe se ka vendosur një taksë eksporti.

“Së pari unë mendoj që nga koha e Skënderbeut shqiptarët kurrë nuk kanë pasur problem bukën, kurrë. Këtu nuk vendos qeveria çmimet. Çfarë ka ndodhur me bukën? Furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë janë rusët dhe rusët kanë vendosur një taksë eksporti. Vendosja e taksës ka rritur menjëherë çmimin dhe nuk ka asnjë provë shkencore që ulja e TVSH sjell uljen e çmimit. Nuk ka.”-tha Rama./joq

Rama: Fajin e kanë rusët për rritjen e çmimit të bukës Read More »

Ja arsyeja e a rrestimit të ish-drejtorit të RTSH dhe 3 personave të tjerë

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit Ofertave janë arre stuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK-ut pas një hetimi të nisur në 2020 për një tender të zhvilluar në vitin 2018 për një fond me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja për blerjen e pajisjeve për kanalin e “RTSH Agro”.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arre stuan janë; Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia. Thoma Gëllçi në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të RTSH-së të cilën e mori në 6 maj 2016.

Thoma Gëllçi ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”, të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai është themelues i gazetës “24 orë”. Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit.

SHQIPERIA IME

Ja arsyeja e a rrestimit të ish-drejtorit të RTSH dhe 3 personave të tjerë Read More »

Berisha: ‘Ne do të ngrihemi në këmbë kundër Ramës’

Atë që nuk po e bën Basha, duket se do ta realizojë Sali Berisha.
Ish-kryeministri ka paralajmëruar pro testa të ash pra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve.
Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.“Mos luaj me cmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së.
Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një be tejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.

Berisha: ‘Ne do të ngrihemi në këmbë kundër Ramës’ Read More »