Aktualitet

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, denoncimi i gruas nga Fieri që i vodhën 100 mln lekë

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e tr embur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘BalkanWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të f rikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë k ërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kër cënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na v arnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi v jedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dë mtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u gr abitën në L evan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dë nuan nga gjykata.

(BalkanWeb)

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, denoncimi i gruas nga Fieri që i vodhën 100 mln lekë Read More »

Ja sa do të kushtoj tuneli i Llogarasë

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke. Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

SHQIPERIA IME

Ja sa do të kushtoj tuneli i Llogarasë Read More »

I v ranë babanë në krye të detyrës, ja çfarë kërkon 21-vjeçari për të atin

Emisioni “Vetting” sjell rrëfimin e djalit të Genci Sinës , truproja i familjes së ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i v rarë në krye të detyrës në vitin 2000.

Lusjos Sina tregon historinë se si mori vesh ngjarjen dhe vështirësitë më të cilat u përball familja e tij. 21-vjecari tregon se pavarësisht se babai i tij u v ra në krye të detyrës ai nuk e gëzon statusin e dëshmorit të atdheut për disa kleçka ligjore, pasi mamaja e tij nuk e ka bërë kërkesën brenda afateve ligjore.

Ai ka hapur një proces gjyqësorë, ku kërkon statusin e “Dëshmor” dhe na thotë se këtë nisëm nuk e ka ndërmarrë për para, por për dinjitetin e babait të tij.

Na tregon se me familjen e ish-prokurorit nuk kanë më marrëdhënie 18 vite pas ngjarjes. Lusjos në rrëfimin e tij na tregon se ai së bashku me disa fëmijë të tjerë të ngjashëm si ai kanë hapur një fondacion për të mbështetur familjet e policëve të renë në krye të detyrës. /abcnews.al/

I v ranë babanë në krye të detyrës, ja çfarë kërkon 21-vjeçari për të atin Read More »

Ja kush janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke. Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Pasaporta e Tenderit

Ja kush janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë Read More »

Kryeministri Edi Rama përshëndet me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë

Kryeministri Rama ka përshëndetur me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë. Në profilin e tij në Facebook ai ka publikuar disa foto nga takimi duke u përqëndruar tek gjautja e Brojës dhe duke vënë në kokë të postimit simbolet me shqiponjë e flamuj.

Shqipëria fitoi sot me një ndeshje të bukur ndaj Hungarisë duke mbajtur ndezur shpresat për në botëror. Kuqezitë renditen të dytët pas Anglisë me 14 pikë, ndërsa presim Poloninë.

Kryeministri Edi Rama përshëndet me simbole me shqiponjë e flamuj fitoren e Shqipërisë Read More »

Deklarata e fortë e Ramës:Ja pse nuk mund të rrisim pagën

Kryeministri Edi Rama sqaroi në konferencën e, për prezantimin e planit për përballimin e kri zës energjetike, pse nuk mund të rriten pagat me 500 euro. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nëse paga minimale rritet 500 euro sa hap e mbyll sytë, vendi hyn në një krizë urie në më pak se një vit.

Po ashtu, sipas Ramës, as pensionet nuk mund të rriten shumë, pasi sipas tij, ato financohen nga sigurimet shoqërore dhe në vendin tonë me kontributet shoqërore nuk paguhen dot as gjysma e pensioneve.

“Nëse e rrisim pagën minimale jo në 500 euro, por në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në kri zën e ur isë. Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë.

Pa hyrë në historinë e abu zimeve, të gropës së madhe, le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne. Me këtë nivel sigurimesh shoqërore e shëndetësore, ne sot nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë. Pjesën e munguar nga njerëzit e kemi mbuluar nga buxhet i shtetit, me afro 450 milionë dollarë në vit, që është shuma e ardhur nga taksat e aktivitetit ekonomik.

Nga ana tjetër, edhe pse afro gjysmë miliardi cdo vit ne i marrim nga taksat për të mbushur deficitin e pensioneve, që më 2014 ne i kemi ulur taksat dhe tatimet për 97% të shqiptarëve. Po ashtu biznesi i vogël paguan zero taksë, ndërkohë që deri më 2013 paguante 10% taksë. Këto janë fakte dhe cdo infermiere, cdo punonjës policie, cdo mësues, cdo kamerier, kuzhinier, etj, që ka punuar më parë, pra ka paguar taksë nga paga para 2013, këtë që po them e verifikon shumë lehtë dhe e di shumë mirë”, tha Rama.

Deklarata e fortë e Ramës:Ja pse nuk mund të rrisim pagën Read More »

Edi Rama zbulon planin e qeverisë: Ja ç’do të ndodhë tashmë me kr izën në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për përballimin e k rizës energjetike. Në fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se plani i kundërveprimit të kësaj k rize nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët shqiptarë, si dhe biznesin e vogël.

“Por, duke refuzuar kategorikisht cdo pretendim se kjo kri zë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe duke thënë se kjo k rizë mund të jetë me pasoja monetare të rënda për vendin, unë ju them: plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, bizneset e vogla. Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën e saj ag resive deri në verën e ardhshme. Plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhën, ndërkohë që qeveria po përgatit një konsultim kombëtar”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk do ta bëj kurrë, që t’iu them kush ka le të paguajë, kush nuk ka të rrijë pa drita. Por ama nuk jam këtu as për të thënë punë e madhe nëse rrë zohemi të gjithë nesër. Nuk jam këtu as për të heshtur kur thoni se Shqipëria e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Ne e blejmë shtrenjtë, sepse dalim në treg, kur nevoja për energji bëhet al armante. Ndaj po e ndërtojmë Skavicën, në mënrtë që ujin e tepërt sot, kur kemi shi, ta mbajmë për nesër, kur kemi thatësirë.

Ne nuk e prodhojmë vetë as naftën që konsumojmë për mjetet. Nafta jonë është e rëndë, ajo shitet jashtë për nënprodukte. Shqipëria importon 600 mijë tonë naftë në vit për diezel e benzinë. Sot janë më të shtrenjtat në rajon diezel e benzina, sepse në çmimin e naftës është brenda edhe taksa e qarkullimit, që në rajon paguhet veçmas, sic është brenda edhe një taksë karboni, sepse mjedisin nuk e ndotin pensionistët, invalidët, fëmijët, etj, por mjetet.
Halli nuk mund të qa het, duke thënë se shteti duhet të paguajë. Si dreqin mund ta mbështesë qeveria gjithë atë shtresë në nevojë, nëse kush ka më shumë, nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë, pag uan më shumë.

Sot që flasim, një tabelë është këtu, shumëkush ankohet se çmimi i naftë është rritur përtej imagjinatës, por po të kthehemi te faktet, sot diezel e benzina janë më lirë se më 2013. Nëse nuk harroni faktet e djeshme, gjykoni më mirë sot.

Unë sot nuk ju them dot ‘Dilini zot vetes edhe për çmimin e energjisë’, pasi detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështirë, për të gjithë ata që nuk janë në gjendje të përballojnë sfidat e jetës, dhe as pasojat e kri zave.

Por, duke refuzuar kategorikisht cdo pretendim se kjo
krizë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe duke thënë se kjo kr izë mund të jetë me pasoja monetare të rënda për vendin, unë ju them: plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, bizneset e vogla. Stuhia e kësaj k rize, sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën e saj ag resive deri në verën e ardhshme. Plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhën, ndërkohë që qeveria po përgatit një konsultim kombëtar

Edi Rama zbulon planin e qeverisë: Ja ç’do të ndodhë tashmë me kr izën në Shqipëri Read More »

E mendoni veten mbret të shqiptarëve? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse është aq ambicioz sa të bëhet mbret i shqiptarëve, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Zonë e Lirë.
“Unë lidhja që kam pasur me mbretërinë, ka qenë gjyshi shofer i mbretit dhe nipat e shoferave të mbretit nuk bëhen mbretër, sepse nuk kanë gj ak mbretëror. edhe sikur të bija dakord me ty më mungon një gjë që nuk kam se si e gjej: gja ku mbretëror”, u përgjigj Rama.

E mendoni veten mbret të shqiptarëve? Ja si përgjigjet Edi Rama Read More »