Aktualitet

SHBA ndërhyn fort, zgjatja e mandatit të Donald Lu jep rezultat: Drejtori i Metës për rrugët, Xhika rikthehet në qeli nga Krimet Rënda. Vodhi 54 mln USD

Prej kohësh kemi shkruar për zgjatjen e mandatit të ambasadorit në ikje të SHBA në Tiranë Donald Lu dhe vendosmërinë e tij për të parë “peshqit e mëdhenj” në burg. Dhe zgjatja e këtij mandati dha dhe impaktin e parë tek drejtësia shqiptare, duke rikthyer një abuzues në burg.

Dashamir Xhika, drejtori i rrugëve i Ilir Metës është rikthyer sërish në qeli për t’u hetuar nën arrest dhe për të marrë dënimin për abuzimin që ka bërë me rrugët në Shqipëri, sidomos për atë Tiranë-Elbasan.

Vendimin për ta rikthyer në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika e ka dhënë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Ajo vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Xhika kthehet në qeli pas kërkesës së prokurorisë për Krimet e Rënda, më 27 korrik. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi dhe u mësua nga media më 26 korrik.

Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika, dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma përfaqësues i Berishës ky, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 milionë eurove.

Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin një të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot, që ka thithur dhe 35 milionë euro të tjera para zgjedhjeve dhe tashmë po thith dhe 16 milionë euro, paratë këto që do merren hua nga qeveria e Ramës.

Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln dollarë, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë dollarë. Pavarësisht se kishte një abuzim të tillë të rëndë në kurriz, ai u lirua një muaj më parë, ndërkohë që tashmë do të jetë në qeli ku do të rrëfejë se ku kanë shkuar paratë./Pamfleti

SHBA ndërhyn fort, zgjatja e mandatit të Donald Lu jep rezultat: Drejtori i Metës për rrugët, Xhika rikthehet në qeli nga Krimet Rënda. Vodhi 54 mln USD Read More »

“Nuk ke bërë asnjë punë konkrete”, Rama habit me përgjigjen ndaj gazetarit: Nuk më zë gjumi…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndryshuar formën e përgjigjeve ndaj komenteve në rrjetet sociale. Për të kursyer kohë, Rama reagon përmes video, ku së fundmi i është përgjigjur komentit të një gazetari.

Rama ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje gazetarit të MAPO, Leonard Bakillari, i fundit ky që shkruan “Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli as Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj, Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet ta kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëria 3D z.Kryeministër!”

“Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt, se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtarët, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetare për ujësjellësa dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë”, shprehet Rama.

Per te pare videon klikoni KETU

“Nuk ke bërë asnjë punë konkrete”, Rama habit me përgjigjen ndaj gazetarit: Nuk më zë gjumi… Read More »

Ndryshon dinamika e ngjarjes: Arian Ferracaku u qëllua gabimisht, nuk ishte objektiv

Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër.

Burimet nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se biznesmeni 30-vjecar është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të. 30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Mësohet se Ferracaku mbeti fillimisht i plagosur, por nga frika se e pa kush qëlloi, autori e vrau duke qëlluar sërish mbi të me kallashnikov.

Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona të cilët po merren në pyetje. Familjarët e viktimës shprehen se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe nuk i dinë arsyet se pse është vrarë Arjan Ferracaku.

Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Ndryshon dinamika e ngjarjes: Arian Ferracaku u qëllua gabimisht, nuk ishte objektiv Read More »

Tronditet sfera e larta e politikës dhe krimit, agjentët gjermanë zbarkojnë në Shqipëri

Hetimi për Arbën Çekaj duket se nuk do të shtrihet vetëm në Shqipëri, pasi çështjen e tij e kanë marrë në dorë dhe hetuesit gjermanë. Këta të fundit kanë mbërritur dhe në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi sasinë rekord të kokainës së kapur në Portin e Durrësit.

Kohe më parë Pamfleti ka paralajmëruar lexuesit se arrestimi i Arbër Çekaj në Gjermani nuk ishte një rutinë policore për t’ju dorëzuar drejtësisë shqiptare! Çekaj dhe bashkëshortja e tij gjermane kanë bashkëpunuar me agjensitë ligjzbatuese gjermane dhe janë rrëfyer, jo vetëm për rastin e 613 kg kokaine të sekuestruar në magazinën e tij në Maminas.

Sipas burimeve të sigurta Çekaj nuk është në rrethin e parë të përfituesve dhe as porositësi i ngarkesës, e cila rezulton të jete e treta e këtij lloji. Ndaj dhe ardhja e gjermanëve ka tronditur bosët e vërtetë të kokainës, të cilët deri tani janë të pacënuar për shkak të lidhjeve politike të nivelit të lartë. Prokurorët gjermanë do të vjelin ato pak informacione që ka mbledhur prokuroria, por më shumë janë të interesuar se përse është penguar një hetim i vërtetë i thelluar.

Sipas gjithë informacioneve do të jetë shteti gjerman qe do lëshoje flet-arreste ndërkombëtare për disa bosë të kokainës nga Shqipëria pasi disa ngarkesa të mëdha rezultojnë të jenë zbarkuar në këte vend. Disa politikanë të larte janë te implikuar, ndërsa familjarë të qeveritarëve të rëndesishëm dhe funksionarë të lartë policie janë pjesmarrës e përfitues të drejtpërdrejtë.Pamfleti

Tronditet sfera e larta e politikës dhe krimit, agjentët gjermanë zbarkojnë në Shqipëri Read More »

“Pushteti fton pronarët e mediave që të…”, gazetarja e njohur flet për prapaskenat e largimeve dhe afrimeve në TV

Ajo është një nga gazetaret që prej mbylljes së Agon Channel ka preferuar të mos angazhohet në ndonjë media tjetër. Por, Sonila Meco nuk qëndron pasive. Ajo në një shkrim në Facebook komenton ndryshimet në televizionet shqiptare.

Supermedia

Nuk po gjen derman merkato mediatike këtë sezon dhe nuk ka më dyshim se prurja e programeve të reja të shoëman-it gjithëfarësoj po shkatërron dhe trullos konkurencën.

Pasi pushteti i thirri mendjes, se më me leverdi se kapja e mediave ekzistuese është futja vetë në biznesin mediatik dhe shoëbiz, në zhanret info, entertainment, infotainment, dokumentar dhe reality, duke llogaritur buxhetet edhe më të larta se televizionet, platformat, sponsorët e rreshtuar vullnetarisht, audiencën me avatarë deri nga Kina e Xhibuti, PR-in e fuqishëm ndërkombëtar dhe kohën e lirë në dispozicion krahasuar me aktorë të tjerë mediatikë, tashmë nuk mbeten më avantazhe konkuruese për mediat dhe figurat aktuale të ekranit.

Së shpejti programe, patenta dhe rubrika të reja nga pushteti, që fton pronarët mediatikë dhe ikonat televizive të çdo zhanri të logjikojnë për konkurencën e ashpër, që i pret. Ndërsa publiku të mos mashtrohet më nga merkato e çoroditur, një përpjekje e pashpresë e mediave ekzistuese për të përballuar supermedian.

“Pushteti fton pronarët e mediave që të…”, gazetarja e njohur flet për prapaskenat e largimeve dhe afrimeve në TV Read More »

Atë që nuk e bëri dot shteti, e bëjnë dy mësues të rinj. Nxënësit bëhen me shkollë të re

Ata që nuk e bën dot shteti, e kanë realizuar me iniciativën e tyre, dy mësues. Donaldi dhe Borsioni, kanë finalizuar nismën për ndërtimin e një shkolle të re, pasi e vjetra ishte krejtësisht e rrënuar.

Dy mësues të rinj në Skrapar nuk u ankuan, por gjetën zgjidhje për fëmijët e fshatit Vendreshe Mal të Skraparit të cilët deri tani kanë mësuar në një gërmadhë të rrënuar që quhej shkollë. Donaldi dhe Borsioni pak kohë më parë nisën të kërkonin fonde për të ndërtuar një shkollë të re, pasi klima e ftohtë e bënte të pamundur që fëmijët të vijonin mësimin në godinën e vjetër.

Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur erdha me Borsionin për të filluar vitin e ri shkollor. Që aty e pamë se kushtet e shkollës ishin shumë të rrënuara. Vendosëm të grumbullojmë fonde, i falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme për ta bërë këtë ëndërr realitet. Kam 3 vite e gjysëm që jap mësim në këtë shkollë. Këtë shtator nisim me godinë të re.

Këtë fundjavë, teksa godinës është duke ju dhënë dora e fundit, dhuruesve ju bashkua dhe Myftiu i Tiranës për të ndihmuar në mobilimin e shkollës, por më shumë për të sensibilizuar ata që mund të bëjnë diçka më shumë.

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, një korridor e tualeti. E mjaftueshme për pesë fëmijët e fshatit, të cilët do të ulen në 17 shtator në bankat e kësaj shkolle, në Vendreshë Mal, një ndër fshatrat më të thellë të Skraparit.

Atë që nuk e bëri dot shteti, e bëjnë dy mësues të rinj. Nxënësit bëhen me shkollë të re Read More »

Klodian Kamberi fiton çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi.

Klodian Kamberi është studenti shqiptar, i cili është diplomuar si më i miri në Shkollën e Forcës Tokësore në Ankara, mes 1850 studentëve të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke shkruar se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e ndritur dhe në rrugë të mbarë.

Vetë Kamberi ka shkruar se diplomimi si ” Oficeri Më i Mirë i Akademisë”, e bën të ndihet krenar pasi ka përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Cdo gje qe kam arritur deri tani, ja dedikoj familjes sime . Fale mbeshtetjes dhe sakrificave te tyre jam ky qe jam sot . Une sot u diplomova nga Akademia e Forces Tokesore Turke (Turkish Military Academy)”, shkruan ai.

Klodian Kamberi ka marrë edhe çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi.

Klodian Kamberi fiton çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi. Read More »

Horoskopi sipas zonjës Meri! Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Shtatori një muaj që na ndryshon humorin dhe ritmin e së përditëshmes, një muaj që bëjmë riorganizimin dhe riprogramimin e jetës sonë. Vera që kaluam ishte me përvoja shumë të vështira, zhgënjime, trishtim dhe dhimbje në jetën sentimentale. Ngjarje sociale, politike, ekonomike dhe përvoja traumatike kanë lënë gjurmë në jetën tonë. Do na nevojitet një kohë e mjaftueshme që të vijmë në vete.

Fillimi i Shtatorit, i Vjeshtës do sjellë një frymëmarrje lehtësuese. Zakonisht Vjeshta është stinë melankolike për shumë njerëz por në këtë shtator kjo do përmbyset pasi ky shtator do sjell energji çliruese.

Vera ishte karmike dhe na solli në përballje me ngjarje ekstreme të vështira. Tani vjen çlirimi dhe lehtësimi, njofton Meri. Më poshtë mund të lexoni parashikimin për çdo shenjë.

Dashi do ketë plane të qarta pune dhe kontakte të rëndësishme për ecurinë e planeve.

Demi do rimarr drejtimin në familje por edhe në hapësirën e panjohur drejt së cilës duhet të zhvillohet.

Binjakët mund të pretendojnë të fuqizojnë ekonominë apo të mbyllin disa plagë në jetën personale.

Gaforrja do sqarohet për procedurat e një bashkëpunimi apo të një problemi i cili nuk e lë të qetësohet edhe në familje.

Luani do ketë përball shumë njerëz me inisiativë të cilët duhet t’i kuptoj dhe ti financoj që punët të ecin më shpejt.

Virgjëresha do kuptoj se tashmë nuk ka më kohë për të humbur me analiza por duhet të bëhet aleatja e vetes.

Peshorja nuk duhet të ndalet duke bërë vetëm një pune apo duke mbajtur një përgjegjësi. Ka ardhur koha të veproj në shumë drejtime.

Akrepi mund të gjej objektivin e vet me shumë saktësi mjafton të mos fiksohet dhe të lërë shteg për mister në çdo lloj marrëdhënie.

Shigjetari do arrij kulmin e paturpesisë në mënyrën e fitimit ekonomik por kjo nuk do ta ndëshkoj madje do vlerësohet.

Bricjapi do merret me jetën personale për aq kohë sa të kuptoj që energjitë e tij të shpenzuara muajt e fundit nuk kanë shkuar kot.

Ujori do mbështes një aleat dhe nëpërmjet njohjeve të reja do krijoj një mundësi më të madhe në çështje pune dhe ndryshim rutine.

Peshqit nëse kanë vendosur të humbin kjo nuk do të thotë që një ditë të bukur të duken prapë ose janë ose nuk janë tani duket.

Horoskopi sipas zonjës Meri! Ja çfarë do të ndodhë në shtator Read More »