Aktualitet

Ndodhi edhe kjo, Edi Rama ankohet për mediat që ka nën kontroll

Nuk kishte ndodhur më parë që Edi Rama të ankohej se mediat që ai ka nën kontroll nuk pasqyrojnë atë që është e vërtetë sipas tij.

Më një postim në Twitter, Rama është shfaqur i mërzitur se ‘e vërteta nuk çan dot në tregun mediatik’!?

Ja çfarë shkruan Edi Rama:

E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh.

Image

Ndodhi edhe kjo, Edi Rama ankohet për mediat që ka nën kontroll Read More »

Vetting për politikanët, firmosin deputetët e opozitës, sfidohet mazhoranca përballë platformës së PD dhe LSI

Ata kanë firmosur të parët duke sfiduar kolegët e tyre me të njëjtën gjë. Janë deputetët e opozitës të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe forcavë të tjera opozitare që kanë dalë në një konkluzion të përbashkët për të kërkuar vetting për politikanët. Përmes liderit të opozitës Lulzim Basha, janë shpallur 4 objektivat e platformës që sipas tyre do të çlirojë qeverinë nga krimi.

Fjala e plotë e Kryedemokratit: Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi. 1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. “Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë. Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.
Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë: • dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën • lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin • ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale • pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. •garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve. Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.
Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar

Vetting për politikanët, firmosin deputetët e opozitës, sfidohet mazhoranca përballë platformës së PD dhe LSI Read More »

Pas thashethemeve për largimin nga detyra, Rama i jep mesazh Olta Xhaçkës

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator, por ende nuk ka asnjë sinjal për diçka të tillë. Mes emrave të përfolur për largim nga kabineti qeveritar, janë Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj.

Shembull te admirueshem e ka quajtur kryeministri Rama, ndihmen qe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhane per femijet jetime ne kete fillim te vitit te ri shkollor. Ai ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook momente nga ndihma qe iu dha ketyre femijeve, te cileve iu dhane çantë shkolle me gjithe pajisjet mesimore te nevojshme.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë 😊”- shkruan Rama.

Pas thashethemeve për largimin nga detyra, Rama i jep mesazh Olta Xhaçkës Read More »

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Kjo agjenci synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit destinacionet që duhen vizituar.

Sot do t’ju listojmë 10 fshatrat më të bukura me traditë, natyrë, kulinari dhe infrastukturë që do t’i pëlqente kushdo.

Ja cilat janë ato fshatra:

    1. Thethi, Shkodër
    2. Voskopoja, Korçë
    3. Bënja e Shqerisë, Përmet
    4. Lini, Pogradec
    5. Dragoti, Tepelenë
    6. Vunoi, Vlorë
    7. Valbona, Tropojë
    8. Kallmet, Lezhë
    9. Petrelë, Tiranë
    10. Belshi, Elbasan

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë Read More »

Gruaja e Izet Haxhisë sulmon vëllain e tij Ismet Haxhiaj dhe Zylfije Haklajn: U shitët tek Berisha, Izeti shkatërroi jetën për të mos iu tradhtuar

E dashura e Izet Haxhisë, e cila përdor adresën e këtij të fundit në FB, ka sulmuar ashpër të vëllanë e Izetit, Ismet Haxhinë. Sipas tij, ai është shitur tek Berisha. Ajo akuzon gjithashtu edhe Zylfije Haklajn, se është mashtruar duke tradhtuar Izetin.

Pjesë nga statusi i saj  

Ti guxon te quash Izetin te shitur, more vemje jarganjosese?

Bashke me Ismet Haxhija, e me Ed Alikaj bashke? Po ju jeni ca krimba te ndyre! Dhe ti Ismet Haxhiaj, mos me bej te te publikoj gjithe msg e motra e te tua, se si nuk i cove nje shishe uje tet vellai ne burg, me arsyen e gjynafqarit, qe jeton vetem me nje pension… Kam cdo gje.. Dhe kjo eshte me e vogla… Sepse nese Izetîn nuk e degjon asnje prokuror, mua s me ndalon kush te denoncoj krime te pazgjidhura ende… Mendohu mire, para se te shesesh tet vella per nje grusht interesi! Ju u preket te gjithe, sepse Izeti refuzoi qe t i permendnit emrat per interesat tuaja, sepse ai LUFTEN e tij me Berishen do t a coj deri ne fund!

Ti , Ed Alikaj, qe m a trajtove dje Izetin si gjynafqar dhe lypes, ke kete msg nga Izeti: dergo ate Romeo neverine, t i terheqi ato leke qe i ke derguar, sepse parate e njerezve si ty, qe te shesin e dergojne msg private, per shpifje te nje tregtije te Izetit me Berishen, ndotin edhe djallin vete!

Ti Zylfie Haklaj, u mashtrove pa asnje qendrese, kunder njeriut qe shkaterroi jeten per te mos te tradhetuar.. Gjyqi do behet! Asnje s do kursehet! As ti, Ismet… Per gjera qe ti i di mire!

Izeti eshte trim i trimave dhe s jua ka nevojen asnje vemje si ju! Sepse ka Zotin me vete, ka te drejten, me ka edhe mua! Me dukéni kaq qesharake, sa edhe Berisha ne grahmat e tij te fundit…Kete po ju transmetoj ne emer te Izetit! Po eshe ne emrin tim, qe me akuzuat si spiune, si prostitute, etj… Sepse nuk mûd te pranonit qe nje femer t ju prishte planet tuaja karrieriste dhe financiare, dhe qe te donte Izetin me shume se cdo gje ne bote!

Degjoni o miq! Kush eshte ne burg? Kush eshte ne izolim total? Romeo? Ismeti? Apo trimi Izet Haxhia Po jedhin balte mbi mua, nje femer te vetme e te semure, po me kercenojne me jete e me femijet e mi!!

I kam te gjitha ne dore te avokates!!

Une nuk jam as Shote, e as viktime!Une jam dashuria e Izet Haxhise dhe do jepja me deshire jeten , per t i mbrojtur nderin e tij! Sepse Izet Haxhia as nuk shitet, as nuk blihet, more burrece fb, qe merreni me gra e femije!!!

Dhe minimumi nuk do jete diskretitimi, por burgu!!!! Tradhetare te ndyre, Jago te shpifur, qe mbani ere leku e interesi! Mjere nena per ju, o te piset!

Hajde, hajdeni, m a mbyllni gojén , po ju a mbajti! O Romeo trimi me flete, o Ismet gjakprishuri qe shite vellain me keq se Juda Krishtin, dhe ju copat e budallenjve qe u mashtruar nga keta te dy!!!

Gruaja e Izet Haxhisë sulmon vëllain e tij Ismet Haxhiaj dhe Zylfije Haklajn: U shitët tek Berisha, Izeti shkatërroi jetën për të mos iu tradhtuar Read More »

Trondit gazetari: Do vras veten në orën 13:00, kolegë ejani te vendi i ngjarjes

Ish-gazetari serb nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhovic, po kërcënon se këtë të premte do të bëjë vetëvrasje te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës.

Bozovic ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë pasi e kanë larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

Ai i ka shkruar portalit Zëri.info:

Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”

Më tej, ai ka shtuar se nuk ka as fuqi t’u tregoj vajzave të tij se si ka luftuar për Kosovën, ndërsa sot ka mbetur pa punë.

Ai thotë se është anëtar i PDK-së, ndërsa më herët ka punuar edhe për Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës.

I kontaktuar nga “Zëri”, Bozhovic konfirmoi se është larguar nga puna dhe se të premten do të vijë në Prishtinë për të kërkuar punë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk i ofrohet një vend pune, do të bëjë vetëvrasje.

Trondit gazetari: Do vras veten në orën 13:00, kolegë ejani te vendi i ngjarjes Read More »

Varfëria ulur këmbëkryq në Shqipëri por fluturimet me charter bum këtë verë. Si u ndanë mes kompanive

Ardhja e turistëve në Shqipëri, por edhe preferenca e shqiptarëve për të kaluar pushimet në resortet e Turqisë kanë çuar në rritjen e ndjeshme të fluturimeve me charter përmes Aeroportit të Rinasit.

Sipas buletinit mujor të gushtit të Autoritetit të Aviacionit Civil, ndryshimet e fluksit të lëvizjes së pasagjerëve që udhëtojnë me fluturime Charter në Korrik të 2018 sipas të dhënave shkojnë në 79,311 pasagjerë, shifër krahasimisht më e lartë krahasuar me vitin 2017, që ka pasur një rritje prej 65.80% dhe nga viti 2016 në vitin 2017 ku ka shënuar një rritje prej 42.25% të fluksit të pasagjerëve.

Në grafikun e publikuar nga Autoriteti, vihet re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me Charter ka pësuar gjithashtu një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve. Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 23% të totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 16% dhe në 2016 në 15%. Gjithashtu nëse do të bënim një analizë më të thellë dhe n.q.s do të krahasojmë numrin e pasagjerëve që kanë hyrë dhe atyre që kanë dalë me anë të fluturimeve Charter në/nga TIA, numri i pasagjerëve në hyrje është më i lartë, përkatësisht 40,721 pasagjerë ndërsa numri i pasagjerëve në dalje është 38,590 pasagjerë.

Referuar të dhënave, mbizotëruese në treg për këtë muaj janë fluturimet Charter të cilat zotërojnë 23% duke mbuluar kështu fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Korrik 2018, me një numër prej 79,311 pasagjerë. Ndjekur nga “Blue Panorama” me një numër prej 59,175 pasagjerë ose 17% ndaj totalit, “Albawings” me 36,363 pasagjerë ose 11% të totalit, “Ernest s.p.a” me 32,257 pasagjer dhe 9% ndaj totalit dhe Alitalia 27,726 pasagjerë ose 8% të totalit mujor. Nisur nga këto të dhëna duke përjashtuar fluturimet Charter, Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Korrik 2018, duke zënë 45% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%.

Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Korrik të viteve 20162017-2018, vëmë re se kemi një tendencë në rritje të tregut të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti, sipas të dhnave të Autoritetit të Aviacionit Civil. /Monitor/

Varfëria ulur këmbëkryq në Shqipëri por fluturimet me charter bum këtë verë. Si u ndanë mes kompanive Read More »

Magjia e Karaburunit dhe Sazanit ‘çmend’ turistët e huaj këtë vit (Foto)

Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan ishin ndër destinacionet më mbresëlënëse për 45 000 turistët vendas dhe të huaj. Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlorës janë nisur 20 000 turistë, nga pika të tjera me anije 13 000 dhe me mjete të vogla (skafe dhe gomone) 12 000”. Sipas Malaj, rreth 40% e vizitorëve në Karaburun dhe Sazan ishin shtetas të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj”. italianë, polakë, rusë, etj.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Pamje nga ishulli i Sazanit

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Pamje Karaburuni

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit. Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore.tv report

Pamje nga Sazani

Magjia e Karaburunit dhe Sazanit ‘çmend’ turistët e huaj këtë vit (Foto) Read More »