Aktualitet

Gjykata e Lartë publikon emrat, kush janë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë ka publikuar emrat e gjyqtarëve që kandidojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, një nga dy institucionet e reja që krijohen në bazë të reformës në drejtësi.

Dy kandidatët janë Brikena Ukperaj, gjykatëse në Apelin e Vlorës, dhe Luan Dervishi, gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Ukperaj e kaloi sitën e vettingut, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Kujtojmë se dy institucionet, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen përkatësisht nga 6 anëtarë.

Gjykata e Lartë publikon emrat, kush janë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor Read More »

Artan Hoxha: Berisha shkoi në Shkodër me jelek antiplumb

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një shkrim të postuar në facebook thotë se Sali Berisha në Shkodër dhe në Elbasan ka shkuar i veshur me jelek antiplumb.

Shkodra dhe Elbasani njihen si dy qytete problematike për rendin e sigurinë ndërsa opozita e bashkuar vendosi të bënte atje ‘parlamentin opozitar’ duke bojkotuar punimet në godinën e parlamentit në Tiranë.

“Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishen…” shkruan Artan Hoxha

“Kisha shume kohe qe nuk e shihja ne publik, te veshur me jelekun e famshem antiplumb Sali Berishen!!!! Edhe pse ne fakt ai leviz gjithnje jashte Tiranes me eskorte dhe i shoqeruar mire nga njeres shume te besuar. Cfare rreziku ka ndjere politikani me i rendesishem i Shqiperise ne 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!….

Ne fakt Berisha eshte historikisht shume i kujdesshem per veshjen e tij ne publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete te bardhe etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnje ka xhakete siper. Ajo qe ra ne sy ne dy vizitat e tij te fundit, ne qytetet problematike te Shkodres dhe Elbasanit, ishte fakti se i eshte kthyer jelekut te tij antiplumb. Per kete shkak nuk e pate te veshur me kostum ose xhakete siper si zakonisht.


Qe nga vizita e tij ne Afganistan, kur ishte kryeminister, nuk e kam para ta vesh ne publik jelekun special antiplumb me ngjyre te erret.

Kur kryeministri Rama leviz me eskorte, presidenti Meta me eskorte, shefi i opozites Basha me eskorte, Sali Berisha leviz me eskorte e tashme dhe me jelek antiplumb(te kater sebashku kane shoqerues zyrtare nga Garda e Republikes), boset e krimit levizin me eskorte, mjete te blinduara dhe armatosur rende, atehere popullit i mbetet te vendose helmete celiku ne koke, te ngjesh lopaten xheniere ne brez dhe te vesh brek hekuri.

Artan Hoxha: Berisha shkoi në Shkodër me jelek antiplumb Read More »

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se…

E ka përshkruar në një gjendje kaotike shoqërinë shqiptare, mënyrën e të jetuarit dhe angazhimet e përdithshme, gazetari Mentor Kikia. Në një opinion të tij Kikia e cilëson Tiranën si kryeqytetin e gallatave. Nga Mentor Kikia/ Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria. Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria. Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye: E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani! E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi.

Të gjithë jemi historianë. Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston. Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt. Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj. Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”. Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës së rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhët edhe më i lartë. Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet. Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit. Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë. Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.

Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria. Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë. Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak. Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë. E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave. Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik. “Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se… Read More »

5 milion euro të sekuestruara Policia e Shtetit jep detaje

Policia e Shtetit dhe Prokuroria përmes një deklarate për mediat kanë deklaruar se janë sekuestruar 5 milionë euro të një grupi kriminal. Ndërkohë si pjesë e këtij grupi kriminal janë arrestuar disa muaj më parë, në maj Arjan Ndoci dhe Julian Deblini. Sipas policisë ky grup kryente trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine drejt Europës.

Deklarata e plotë:

“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal, me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke realizuar operacionin policor “Vazhdimi”

Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:

Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;

Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Pas kryerjes se veprimeve paraprake nga Departamenti i Policise Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, në ngarkim të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) .

Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.

Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te  shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme  dhe  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :

3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh. Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit. 1 Njesie Banimi në pallat 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror. 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore. 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror. 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale ne shtete te ndryshme ku eshte zhvilluar ky aktivitet kriminal.

“Forca e Ligjit” është nje veprimtari e cila nuk zhvillohet  si reflektim spontan i ngjarjeve te caktuara. “Forca e Ligjit” eshte nje veprimtari e cila karakterizohet nga organizmi profesional, programimi dhe serioziteti ne veprimin ligjor, duke synuar keshtu evidentimin qarte dhe me prova te veprimtarise kriminale te kujtdo te perfshire  ne kete veprimtari.

“Forca e Ligjit” në veprim është faza vijuese operacionale e ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për goditjen e grupeve kriminale, me aktivitet brenda dhe jashte vendit, të skeduara që prej fundvitit të kaluar nga autoritetet ligjzbatuese.

Ne i sigurojmë qytetarët e gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta, duke goditur me ashpërsin e Forcës së Ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

5 milion euro të sekuestruara Policia e Shtetit jep detaje Read More »

Basha i thotë troç: Ja kush e drejton krimin dhe sundon në Elbasan

Opozita ka vendosur të bojkotojë për të dytën herë radhazi seancën plenare për t’u zhvendosur në në Elbasan, duke e vlerësuar këtë të fundit si qytetin e dytë në vend ku sipas tyre fshihen lidhjet e forta krim-qeveri.

Në fjalën e tij në nisje Kryedemokrati Basha e konsideroi Elbasanin qytetin simbol të bashkëqeverisjes se Ramës me krimin.

Basha tha se Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe banda e krimit të organizuar nga Çelët te Sanxhaktarët treguan se kush sundon kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore.

“Do të presin skandalin e radhës dhe do të lenë të qetë familjet kriminale të Shkodrës si lanë ata të Elbasanit. Është krimi që dikton dhe kjo është arsyeja po qeveria po destabilizohet.
Në më pak se 24 orë dy familje do të ndahen nga dy fëmijë që kanë humbur jetën në akte kriminale
Kemi një kryeministër në letër që ka dorëzuar territorin e kontrollit kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të krimit.
Elbasani ka një simbolikë tjetër. Këtu është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin. Fabrika e kokainës është çengeli kriminal që mban peng Ramën, përmes Olsi Ramës. Faktet e përfshirjes së tij në këtë aferë janë fshehur në mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa dhe shokut të tij në polici, Ard Veliu. Kjo është arsyeja pse u bllokua komisioni hetimor. Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, deklaroi Basha.

Basha i thotë troç: Ja kush e drejton krimin dhe sundon në Elbasan Read More »

Me dy apartamente e pa fshehje pasurie, kush është Prokurori që mund të konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rifilluar sot procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca dëgjimore drejtohej nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

KPK ka lexuar raportin e ILDKPI, sipas të cilit prokurori Hoti ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka kryer fshehje pasurie. Në raport thuhet gjithashtu se Hoti ka burime të mjaftueshme financiare. Ai është pronar i një apartamenti 157 m² dhe një shtesë 30 m² në Durrës si dhe apartamenti tjetër po në Durrës 85.4 m², i cili është blerë me kredi.

Paspërfundimit të rivlerësimit në tre kriteret, prokurori Hoti mund të rikonfirmohet në detyrë.

Me dy apartamente e pa fshehje pasurie, kush është Prokurori që mund të konfirmohet në detyrë Read More »

Aksionet e RENEA, policia del me deklaratë: Ja 4 personat e arrestuar në Shkodër

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër.

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

Të arrestuar janë :

• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; • Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); • 6 mjete të blinduara; • rreth 800 fishekë; • 1 armë e ftohtë • 10.500 euro; • 3 makina lojërash fati; • njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; • telefona celularë dhe karta telefonike; • 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni.

Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Aksionet e RENEA, policia del me deklaratë: Ja 4 personat e arrestuar në Shkodër Read More »

Tregon forcën kryeministri: Mund të përleshem me secilin që më quan hajdut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.
“Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai. Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.

Tregon forcën kryeministri: Mund të përleshem me secilin që më quan hajdut Read More »