Aktualitet

Digjet qëllimisht makina në Vlorë !

Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në orët e para të mëngjesit të së dieles në qytetin bregdetar të Vlorës.

Zjarri ka rene ne mjet ne në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa makina tip ‘Benz’ me targa AA007EP ka qenë i parkuar poshtë një pallati. Policia ka thene paraprakisht se makina është në pronësi të një 27-vjeçari me iniciale R.B.

Pas konstatimit te zjarrit, ekipet e emergjences kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët. Nderkohe mjeti eshte djegur plotesisht.

Policia ka thene se paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme ndersa pronari i mjetit ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

Digjet qëllimisht makina në Vlorë ! Read More »

Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimimin e tij

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare.

I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor.“Hajde peshore e saktë! 200 lekë”! Me këto fjalë e nis ditën e tij Enea. Çdo mëngjes, në orën 8:00, ai e vendos peshoren tek trotuari para Prokurorisë së Përgjithshme, institucionit hijerëndë.

“Kam filluar të punoj me peshoren në moshën 14-vjeçare. Kisha peshoren e babit në shtëpi dhe nisa punën. Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)”, shprehet 18-vjeçari.Enea studion në Shkollën Profesionale Elektrike.

Nis vitin e tretë në shtator. Banorët tregojnë respekt për adoleshentin që ka gjetur këtë mënyrë për të siguruar lekët e librave.“Vetëm babai punon dhe merr 150 mijë lekë të vjetra. Na dalin vetëm për ujë dhe drita”, tregon Enea.Djalit që vuan nga talasemia që në lindje i duhen 15 mijë lekë të vjetra në muaj për ilaçe.

Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimimin e tij Read More »

Itali, gjykimi i Habilajve në 26 shtator, Nezar Seitaj ende në burg

Përpos zhvillimeve në politikë shtaotir do të ketë edhe zhvillime në procese gjyqësore që kanë bërë bujë në vendin tonë, një prej tyre është edhe ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir. Pritet që në Itali të nisë procesi i rëndësishëm gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës italo-shqiptar të narkotrafikantëve të vëllezërve Habilaj.

Pak javë më parë, bëri bujë lajmi se financieri i kësaj bande, shqiptari Nezar Seitaj i arrestuar në Shqipëri dhe i ekstraduar mes polemikave të shumta në Itali, ishte lënë “i lirë” duke i ndryshuar masën e arrestimit nga burg në arrest shtëpiak. Gjykata e Katanias ka konfirmuar këtë vendim, por sipas Ora News, deri më sot Nezar Seitaj vazhdon të qëndrojë në burg.

Masa e arrrestit shtëpiak do të aplikohet vetëm në momentin kur gjykata e Katanias do të vërë në dispozicion të të arrestuarit byzylykun elektronik që bën të mundur kontrollin e tij në distancë e moslargimin nga banesa. Por deri më sot bykylyku elektronik për të nuk ka ardhur e shqiptari Seitaj vazhdon të qëndroj në gjendje arresti me burg.

Ndryshimi i masës së arrestit për Nezar Seitaj nga Gjykata e Katanias u bë pas vlerësimit të kërkesës së avokatit të tij që pretendon në rolin dytësor e të parëndësishëm të klientit të tij në lidhje me aktivitetin e kësaj bande.

Seanca e procesit gjyqësor të bandës së Habilajve është konfirmuar të zhvillohet në Gjykatën e Katainas më datë 26 shtator e po me 26 shtator do zhvillohet dhe procesi gjyqësor ndaj Nezar Seitaj dhe pse nga mediat shqiptare pak javë më parë informohej se procesi ndaj tij do të ishte i ndarë nga anëtarët e tjerë të bandës Habilaj.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u mbajt në Katania më 31 maj të 2018, një seancë e shkurtër ku  avokatët e të arrestuarve shqiptarë kërkuan gjykim të shkurtuar për klientët e tyre, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues.

Një ditë më parë më 30 maj, nje ekip prokurorësh shqiptarë morën në pyetje të gjithë të arrestuarit shqiptarë të bandës së Habilajve. E sipas burimeve të Ora Neës, marrja në pyetje nga prokurorët shqiptarë ka të bëjë me aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri. Në seancën e ardhshme të datës  26 shtator, pas parashtrimit të akuzave të prokurorëve, avokatët mbrojtës do të nisin me linjat e tyre mbrojtëse që pritet të zgjasin disa seanca.

Itali, gjykimi i Habilajve në 26 shtator, Nezar Seitaj ende në burg Read More »

Lubonja: “Pse Rama nuk hoqi ministrat”

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend, Asambleja e Partisë Socialiste, dhe aksioni i opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Lubonja ka komentuar zërat e disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, por që nga punimet e Asamblesë nuk rezultoi diçka e tillë.

Lubonja tha se:

“Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjëfarë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes. Ndërkohë që qeverisja e rilindasve me në krye Ramën, është refuzimi i çdo lloj gabimi, përgjegjësie, korrigjimi. Atëherë pyetja është pse duheshin këto? Doli kjo nga PS si nën zë, si për të thënë se ‘shiko, ne i pranojmë ca gjëra’, apo doli nga mediat si një dëshirë e publikut. Unë nuk e di pse duhej të largohej Gjiknuri apo Ahmetaj, sepse këta ishin dy ministrat më të përfolur, ndërkohë që nuk dimë për çfarë, ku është përgjegjësia e tyre. Pastaj u tha që ata i kishin thënë diçka Ramës, dhe ai nuk i hoqi. Në rastin më të mirë do të ishte të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë, siç thotë një fjalë e urtë”.

Lubonja: “Pse Rama nuk hoqi ministrat” Read More »

Asambleja e PS/ Zbardhet raporti, këta janë KRYEBASHKIAKËT e majtë që rrezikojnë rikandidimin! Kanë marrë notën 0

Në raportin e publikuar ditën e djeshme gjatë Asamblesë Kombëtare të së majtës, vihej re një analizë dhe vlerësime të detajuara për punën e çdo bashkie të qeverisur nga socialistët.

Në raport nuk janë përfshirë bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike, të cilat sigurisht nuk i janë bashkuar nismës së qeverisë për bashkëqeverisje me qytetarët. Gjithashtu, nuk figurojnë edhe pesë bashki të tjera që drejtohen nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Raporti përfshinte vlersimet për disa kritere:

Kriteri i parë: Numri i punonjësve në administratë e përllogaritur për 1 mijë banorë, bashkitë më produktive dhe me më pak punonjës janë Bashkia Tiranë, Shijakut dhe e Librazhdit.

Kriteri i dytë: Të ardhurat e bashkisë. Bashkitë me rritjen më të madhe të mbledhjes së të ardhurave që vlerësohen Malësia e Madhe, Tiranë dhe Poliçan.

Kriteri i tretë: Të ardhurat e mbledhura për numër banorësh; Bashkia e Vlorës, Tiranës dhe Roskovecit.

Kriteri i katërt: Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta; vlerësohen Malësia e Madhe, Ura Vajgurore dhe Bashkia e Librazhdit.

Kriteri i pestë: Investimet ndaj të ardhurave të veta, vlerësohen Bashkia e Durrësit, Malësisë së Madhe dhe Belshit.

Kriteri i gjashtë: Rritja e furnizimit me ujë të pijshëm. Vlerësohen Bashkia Durrës, Lushnjë, Malesi e Madhe, Pukë, Himarë dhe Konispol.

Kriteri i shtatë: Ecuria e detyrimeve të prapambetura. Vlerësohen Bashkia Maliq, Konispol dhe Himarë.

Kriteri i tetë: Ecuria e tokave të mbjella me sipërfaqe bujqësore. Vlerësohen bashka Pukë, Ura Vajgurore dhe Vlorë.

Sipas kësaj skeme dhe raportit, vlersimi i secilës bashki me numërin e grumbulluar të pikeve, renditja vijon:

Bashkia e Malësisë së Madhe me ka plotësuar 4 kritere.

E dyta renditet Bashkia Tiranë me plotësimin e 3 kritereve.

Të tretët me nga dy kritere të plotësuara, renditen Bashkitë: Librazhd, Durrës, Pukë, Himarë, dhe Vlorë.

Të katërt me nga një pikë renditen Bashkitë: Belsh, Konispol, Lushnjë, Poliçan, Roskovec Shijak dhe Ura Vajgurore.

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit ditën e djeshme gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u paralajmërua se të gjithë kryebashkiakët që nuk kanë plotësuar asnjë kriter dhe të vlerësuar me notën zero, kanë shumë pak mundësi për tu mbështetur nga PS për një rikandidim.

Bashkite me notën zero janë: Bashkia Tepelenë, Bashkia Sarandë, Bashkia Maliq, Bashkia Divjakë

Bashkia Gramsh, Bashkia Konispol, Bashkia Mirditë, Bashkia Fushë-Arëz, Bashkia Libohovë, Bashkia Kolonjë, Bashkia Skrapar, Bashkia Has, Bashkia Pustec, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Kurbin

Bashkia Rrogozhinë, Bashkia Finiq, Bashkia Memaliaj, Bashkia Patos, Bashkia Kuçovë, Bashkia Krujë

Për të rritur transparencën e raportit, është vendosur nga grupi i punës për bashkëqeverisjen, t’u jepet një shans i fundit të gjithë kryebashkiakëve për tu ballafaquar me banorët e bashkive përkatëse për të teta kriteret e renditura më sipër në turin e llogaridhënies në prezencë të një përfaqësuesi nga grupi i punës për bashkëqeverisje.

Asambleja e PS/ Zbardhet raporti, këta janë KRYEBASHKIAKËT e majtë që rrezikojnë rikandidimin! Kanë marrë notën 0 Read More »

I vuri zjarrin kullotës së shtetasit Xh.D, arrestohet në flagrancë Fatmir F.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Fatmir Filaj, 43 vjeç, banues në Berat.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane – Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol.

Materiamet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

I vuri zjarrin kullotës së shtetasit Xh.D, arrestohet në flagrancë Fatmir F. Read More »

Vuçiç viziton sot veriun e Kosovës. Ministri i Brendshëm serb bën kërcënimin e fortë

Gjatë ditës së sotme, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën. Ai do të vizitojë edhe digën e Ujmanit, edhe pse fillimisht i ishte refuzuar leja për këtë.

Mirëpo, pas presionit ndaj autoriteteve kosovare nga Bashkimi Evropian, atij iu mundësua edhe realizimi i agjendës në këtë pjesë.

Vuçiq do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Nderkohe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka paraprire cdo situate me ane te nje kercenimi. Ai tha se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”.

“Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.

AXHENDA

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Vuçiç viziton sot veriun e Kosovës. Ministri i Brendshëm serb bën kërcënimin e fortë Read More »

Gati kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe, kur do përdoret dhe cilat janë elementet e saj

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhe me vlerë 10000 lekë, e cila do të shërbejë si mjet pagese vetëm në vitin 2020.

Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futet në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikqyrës i BSH-së miratoi vendimin për vizatimin e tematikës dhe listës së elementeve të sigurisë për kartëmonedhën me prerje prej 10000 lekësh.

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.

Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si Himni i Flamurit “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Gati kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe, kur do përdoret dhe cilat janë elementet e saj Read More »