Aktualitet

VIDEO/ “Doni dru ju?” Mësuesja “shtron dorën” te nxënësit e klasës së parë

Emisioni investigativ Stop në Tv Klan ka shfaqur një video, ku mësuesja Miranda Bodini godet fizikisht një nxënës të klasës së parë në shkollën “Shën Vasil” në Sarandë.

“Doni dru ju? Ju jap unë dru sa të doni” – thotë mësuesja që godet nxënësit e mitur. (Video në minutën 8.30).

VIDEO/ “Doni dru ju?” Mësuesja “shtron dorën” te nxënësit e klasës së parë Read More »

“Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, mijëra shkodranë marshim kundër krimit

Me parullën “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, mijëra qytetarë kanë marshuar paqësisht në Shkodër kundër krimit.

Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë kanë nisur rreth orës 19.00 në një marrshim-protestë kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të cilën mbështetën protestën e shkodranëve kundër krimit.

“Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, mijëra shkodranë marshim kundër krimit Read More »

Herën e parë mendoi se është ngatërresë, kur i erdhi për të dytën herë pukiani vrapon në polici

Një 58 vjeçar është alarmuar kur ka parë se në celularin e tij kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. Bëhet fjalë për shtetasin Xh.P 58 vjeç nga Puka. Atij në telefon i kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese. 58 vjeçari nuk e ka idenë se nga kanë ardhur dhe se kush është personi që ja ka dërguar ashtu siç ka treguar se nuk ka ndonjë problem me kend.

Në këtë mënyrë shtetasi Xh.P është drejtuar në policinë e Pukës ku ka bërë edhe kallëzimin përkatës. Tashmë forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili ka kërcënuar 58 vjeçarin përmes mesazheve në celular. Ja njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi shtetasi XH.P vjeç 58, banues në Pukë, kallëzon se, nëpërmjet telefonit, i kanë ardhur dy mesazhe kërcënuese. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal. /ShkodraNews

Herën e parë mendoi se është ngatërresë, kur i erdhi për të dytën herë pukiani vrapon në polici Read More »

‘Çmendet’ Moti/ Rikthehet sërish vapa! Ja sa do të shkojnë temperaturat

Gjatë kësaj jave u duk sikur u futëm në sezonin e vjeshtës, për shkak të uljes së temperaturave, por duke filluar nga nesër do të kemi sërish rritje të tyre.

Sipas meteorologëve, nga dita e nesërme dhe deri në fund të javës tjetër, në vendin tonë rikthehen masat e ajrit afrikane, çka do të sjellë edhe rritje të ndjeshme të temperaturave të cilat do të variojnë nga 32-36 gradë.

Ja parashikimi i Motit:

Image

‘Çmendet’ Moti/ Rikthehet sërish vapa! Ja sa do të shkojnë temperaturat Read More »

Vettingu ‘dridh’ prokurorët e Krimeve të Rënda, në ‘sitë’ të gjitha dosjet e nxehta, pritet të dalin zullumet e Adriatik Llallës

Prokurorët e Krimeve të Rënda, mes tyre dhe drejtuesit e këtij institucioni, do të kalojnë në sitën e Vettingut. Janë 22 prokurorë që do t’i nënshtrohen këtij ligji, mes të cilëve edhe prokurorët e dosjeve të nxehta, siç është ajo e 613 kg kokaine në kontenierët me bbanane, prokurorët e 3.4 eurove të sekuestruara në automjetet “Toyota Auris”, apo prokurorët e dosjes në ngarkim të ish-eprorit të tyre Adriatik Llalla.

Institucioni i prokurorisë është njoftuar të përgatitë infrastrukturën dhe administratën për nisjen e hedhjes së shortit për prokurorët, ndërsa Report Tv ka mësuar se së shpejti do të hidhet edhe shorti, që do të përzgjedhë dosjet hetimore, të cilat do të vlerësohen për anën profesionale.

Më parë nga grupi i prokurorëve të Krimeve të Rënda ka kaluar në Vetting prokurori Genti Osmani. Osmani kaloi sitën e Vetingut, ndërsa pak ditë pas vendimit të KPK-s ishte komisioneri publik që propozoi ankimin duke i kërkuar kolegjit shkarkimin e tij.

Aktualisht prokuroria e Krimeve të Rënda drejtohet nga Donika Prela, e cila zëvendësoi në këtë post Besim Hajdarmatën. Me mbërritjen e Prelës në krye të Krimeve të Rënda në këtë institucion për hetim kaloi nga Durrësi dhe procedimi penal në ngarkim të ish-kryeprokurorit Llalla.

Vettingu ‘dridh’ prokurorët e Krimeve të Rënda, në ‘sitë’ të gjitha dosjet e nxehta, pritet të dalin zullumet e Adriatik Llallës Read More »

Ikin emigrantët, euro kap nivelin më të lartë në 3 muaj, ja me sa këmbehet

Monedha e përbashkët e ka mbyllur javën duke u këmbyer me 126.5 lekë, 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë dhe duke arritur në nivelin më të lartë që nga data 12 qershor, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Me përjashtim të ditës së mërkurë, euro ka qenë në rritje për 12 ditë radhazi. Më i luhatshëm ka qenë dollari, i cili sot këmbehej me 108.69 lekë, 0.1 lekë më pak se një ditë më parë.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros ka lidhje me mbarimin e efekteve sezonale. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit përkojnë me ikjen e emigrantëve dhe uljen e fluksit të turistëve, duke ndikuar në uljen e ofertës për valutë në treg.

Megjithatë, edhe në gjysmën e parë të gushit, rënia e euros ishte e frenuar, pavarësisht fluksit të shtuar të valutës, për shkak se Banka e Shqipërisë ka qenë aktive në treg për të mos lejuar nënçmimin e fortë të monedhës së përbashkët. Niveli më i ulët që u arit në gusht ishte 125.38 lekë.

Që prej fillimit të qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit, banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm që synonin të frenonin rënien e pakontrolluar të euros. Pas disa luhatjeve të mëdha në ditët e para, euro u stabilizuar në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se me mbarimin e efekteve sezonale është e vështirë që të parashikohet se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit. Dy vitet e fundit, kursi është luhatur nga faktorë jo të zakontë të kërkesë-ofertës, e ndikuar dhe nga hyrjet informale të valutës, që kanë ndikuar ndër të tjera dhe në forcimin e pazakontë të monedhës vendase, teksa deficiti i llogarisë korente nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm. Teorikisht euro duhet të jetë e fortë pas gushtit, por nëse do të fillojë ndërtimi i kullave, ekspertët presin që oferta e valutës të rritet sërish në tregun e brendshëm.

Ikin emigrantët, euro kap nivelin më të lartë në 3 muaj, ja me sa këmbehet Read More »

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve…

Deputeti i Laçit, Gjetan Gjetani është përjashtuar sot nga Edi Rama gjatë një fjalimi live të tij.

Vetëm një ditë më parë, Gjetani ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Pas një reagimi të shkurtër në mesditë, deputeti Gjetan Gjetani i është përgjigjur publikisht Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook:

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.

Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.

Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve… Read More »

U krye sot pastrimi i kanaleve kullues Përgjatë “Lungomares” në Vlorë

Ujësjellës Kanalizime realizoi sot një punë të rëndësishme.

Përgjatë “Lungomare”, u krye pastrimi i kanaleve kullues. Ndërhyrja u realizua për pastrimin e kanalit te “Marina” dhe te kthesa e “7 Pallateve”.

Kjo punë pozitive do të ndikojë pozitivisht për përballimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet.

U krye sot pastrimi i kanaleve kullues Përgjatë “Lungomares” në Vlorë Read More »