Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë, e cila po mbahet peng nga Presidenti Ilir Meta.
Kryeminstri Tsipras është shprehur sot se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me kusht që vendi ynë të përmbushë angazhimet e veta.
Duke folur për negociatat mes dy shteteve, Tsipras është shprehur se negociatat midis ministrave të Jashtëm janë në një nivel të mirë.
Tsipras ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur: Disa insistojnë të shtrojnë çështjen çame, por një çështje e tillë nuk ekziston. Komentet Tsipras i beri gjate nje konference per shtyp në Selanik.
Votat qyl, që PS i dha LSI-së më 2017-ën, për mandatin e Kryetares së Bashkisë dhe këshilltarët bashkiakë në Gjirokastër, Iliri dhe Monika i shitën tek PD, pas përzënies nga pushteti, duke lëpirë “gëlbazën rrëke”, që kishin hedhur gjatë fushatës, kundër kandidatëve të PD në këtë qark dhe kundër kupolës së krejt “partisë së krimve njerëzore”, siç e quanin PD para një viti.
Këto janë pazare, që LSI nuk i ka bërë për herë të parë, kur është fjala për pushtet e pasuri, por më i rëndë është fakti, që Iliri, Monika dhe vasil-vasalët me kokë të ngjyer e të rruar, nga njëra anë çirren për oligarkët e drogës, nga ana tjetër, këshilltarët e LSI, bashkë me këshilltarët e PD, firmosin vendime, për emërime ekzempalarësh të drogës, si përfaqësues në këshillat e qarqeve.
Këtë ka bërë LSI, 3 muaj më parë në Këshillin Bashkiak-Gjirokastër, ku ka bashkuar votat me PD, duke emëruar si përfaqësues të PD-LSI në Këshillin e Qarkut, ish-kryekomunarin e drogës së Lazaratit, Dashnor Aliko, “taksidarin” dhe mbrojtësin e bandave të drogës në Lazarat, i cili në vitin 2014, kur policia ndërhyri për të zhdukur fermat e hashashit, ky kryetar komune, shkëputi bashkëpunimin me shtetin dhe vërsuli bandat e “vandamëve” të drogës kundër policisë, prej të cilave u vra një polic i “Renea”.
Pas asaj vrasjeje, LSI që në atë kohë ishte në pushtet me PS, dënoi rëndë këtë vrasje, duke akuzuar direkt, kryetarin e komunës Dashnor Aliko, si shkaktar të lejimit të kultivimit të drogës dhe organizator të sulmit mbi policinë e shtetit, duke kërkuar ga drejtësia, arrestimin dhe dënimin e tij.
Ndërsa tani, LSI e “anti-drogës”, propozon dhe voton bashkë me PD, që “kapobanda i drogës së Lazaratit” (siç e kanë quajtur Ilir Meta e Monika Kryemadhi), të emërohet përfaqësues i tyre në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, madje në “CV”-në, që ka “qëndisur” Kryetarja e Bashkisë LSI-ste të Gjirokastrës, mësuese Zamira Rami, thotë: “Dashamir Aliko, plotëson kriteret për të përfaqësuar denjësisht, këshilltarët e LSI-PD në Këshillin e Qarkut, mbasi është person me integritet, njohës dhe zbatues korrekt i ligjit, i dalluar për zbatim të ligjit dhe integrimin e komunitetit, në çdo detyrë e funksion që ka pasur, si i zgjedhur i popullit”./Pamfleti
Ja Vendimi Këshillit Bashkiak Nr. 45, datë 24. 05. 2018
Politika në përgjithësi tjetër gjë mendon, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, dhe ky është një sindrom i saj në të gjitha vendet. Diferencën e bën fakti se sa i thellë është hendeku mes asaj që mendohet, asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.
Nëse në vendet e zhvilluara e demokratike, qoftë dhe në vendet e rajonit tonë, ky hendek është shumë i vogël, sa herë-herë mezi dallohet madje, në Shqipëri hendeku ka trajtat e një humnere, aq i thellë është.
Nëse do të bësh një “inventar” të artikulimit politik për një vit sëpaku të të gjithë liderëve në Shqipëri, sheh me sy të lirë se kupola politike në vend nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Madje flet sikur kanë zbritur në këto momente nga kozmosi, nuk kanë qeverisur kurrë këtë vend. Për më tepër që tashmë këtij kontigjenti të “kristaltë” i është shtuar dhe qeveria aktuale, e cila i ka dhënë vetes luksin që të kritikojë dhe të sillet sikur të ishte në opozitë dhe jo se është votuar për të qeverisur vendin dhe që ka në dorë mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri.
Dhe në thelb si mazhoranca ashtu dhe opozita, mendojnë, flasim dhe bëjnë gjithçka në mënyrë të njëjtë, të ngjashme dhe në sinkron të plotë me njëri tjetrin.
Mjafton të krahasosh deklaratat e fundit të Lulzim Bashës kreut të opozitës dhe të kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i mazhorancës për Vettingun e politikanëve dhe arrin direkt në konkluzionin se kupola politike shqiptare vepron në sinkron.
Flet Basha, miraton Rama, dhe kryeministri madje thotë si të vetat dhe ato që dëshiron Basha e mbështetësit e tij. Fjala është për përjashtimin nga Vettngu i pasurisë së politikanëve dhe verifikimi i lidhjeve të tyre me krimin.
Dhe kur Basha fillon dhe flet me fjalë të mëdha, duke përmendur madje dhe ish prokurorin e ndjerë të antimafias italiane Paulo Borselino, i cili u ekzekutua nga një bashkëpunim i mafias italiane me segmente të caktuara të politikës dy muaj pas ekzekutimit të të famshmit gjykatës italian Xhovali Falkone në vitin 1992, duket sikur kreu i PD ka në mendje Adriatik Llallën.
Basha e ka mbrojtur publikisht ish kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe këtë gjë e bëri dhe Edi Rama, i cili po të mos kishin ndërhyrë shpejt partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos SHBA dhe ambasadori Donald Lu që sollën të kopsitur dosjen e ish kreut të akuzës, do ta kishte emëruar Llallën ambasador të Shqipërisë në ndonjë vend të rëndësishëm të BE.
Pavarësisht se ishte akuzuar nga DASH se ka korrupsion të cilësuar, ka shpëtuar politikanët e lidhur me krimin dhe ka dokumente e prova për pastrim parash dhe vepra të tjera penale.
Pra, kur flet Basha për Borsellinon, bashkë me Ramën kanë në mendje Tik Llallën.
Kështu ka vepruar kreu i PD, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar edhe sot shpjegimin pse duhet vetting në politikë. Me një citim nga Prokurori italian Paulo Borselino, Basha tregon se pse duhen larguar politikanët e lidhur me krimin.
“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha në FB, dhe përgjigjen e jep me një foto ku është shkruar citimi i Borselinos.
“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!
Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, janë këto fjalët e Paolo Borselinos të cituara nga Basha.
Dhe në të vërtetë shqiptarët janë dakord me këtë pasazhin e fundit: Duan që të flakën nga politika duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe deri tek politikani më i vogël që ia kanë nxirë jetën këtij vendi për 28 vite me radhë./Pamfleti
Bashkimi Evropian ka dënuar ngjarjen e ndodhur sot në Kosovë, ku u anulua vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fshatin Banjë të Drenicës.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se BE-së i vjen keq që presidenti Vuçiç nuk u lejua të shkonte në Banjë. Në një përgjigje për mediat kosovare, Apostolova ka thënë se i vjen keq që vizita u desh të anulohej, ndërsa ju ka bërë thirrje politikanëve të ruajnë rendin dhe të sigurojnë qarkullimin gjatë gjithë ditës.
“Këtë mëngjes u bllokuan të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë, përpara vizitës së planifikuar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Kur vizita, deri në ato qaste po zhvillohej në nj atmosferë të qetë, me mbështetjen e plotë të të gjitha autoriteteve përgjegjëse, BE-së i vjen keq që ajo pjesë e vizitës u desh të anulohej. Ne i kërkojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës, të ruajnë rendin dhe të sigurojnë qarkullimin e sigurt gjatë gjithë ditës”,ka thënë më tej ajo.
Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë janë tri shtyllat kryesore që po çojnë drejt boshatisjes totale të Shqipërisë. Këto tre arsye kanë detyruar banorët e fshatit Torovicë në Lezhë të lënë banesat e tyre.
Banorët të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim. Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin.
Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme. Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së.
Bashkimi Europian ka aprovuar sistemin e informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS. Në një interviste eskluzive, zëdhënësja e komisionerit Avraamopoulos, Tove Ernst, shprehet për ABC Neës, se bazë të sistemit elektronik ETIAS, qytetarëve të Ballkanit do t’ju duhet gjithashtu të aplikojnë online për të marrë një autorizim për të udhëuar në zonën Shengen. Aplikimi është shumë i shpejtë, i lehtë për t’u bërë dhe merr 10 minuta vetëm duke qenë i pajisur me pasaportë. Verifikimi automatik bëhet në bazë të disa grupeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, Interpoli. Nëse sistemi shënon problem, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur do të marrë maksimumi 4 javë.
Pyetje: “Bashkimi Europian miratoi rregulloren lidhur me sistemin evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS). Në bazë të këtij sistemi, qytetarëve Ballkanit, përshirë ata të Shqipërisë, do t’ju duhet të aplikojnë online para udhëtimit të tyre në zonën Shengen. Si funksionon sistemi ETIAS”?
Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: “Shumë vende, përfshirë qytetarët e Ballkanit, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA do t’ju duhet të aplikojnë online për një autorizim para udhëtimit të tyre. ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë. Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigjje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ai merr normalizht 10 minuta dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi”.
Pyetje: “Cilat janë kategoritë apo personat që rrezikojnë t’ju refuzohet aplikimi”?
Tove Ernst: “Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigjje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë”.
Pyetje: “Eshtë Europoli apo Interpoli që do t’i verifikojë të dhënat”?
Tove Ernst: “Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigja është automatike. Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, etj. Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigja do të marrë maksimumi 4 javë”.
Pyetje: “A është konceptuar ETIAS si një sistem që ndalon abuzimet në zonën Shengen, apo gjithashtu për të parandaluar terrorrizmin dhe krimin e organizuar”?
Tove Ernst: “Sistemi është konceptuar pikërisht për këtë. Kjo i jep mundësi shteteve anëtare që të verifikojnë paraprakisht nëse ka persona që duan të udhëtojnë në BE që përbëjnë rrezik sigurie,të tipit dyshime për kryerjen e një krimi, nëse është lëshuar një mandat arresti europian ndaj tyre dhe raste të tjera. Pra, ne do të dijmë paraprakisht nëse ka një rrezik lidhur me një person të caktuar para se ai të kalojë kufirin. Kjo na jep mundësi që ta parandalojmë rrezikun para se të depërtojë në territorin europian. Mbron Bashkimin Europian dhe qytetarët europianë. Momentalisht, nuk do të ndryshojë gjë për qytetarët e Ballkanit, por në vitin 2021, kur sistemi do të jetë operacional, atyre do ju kërkohet të bjënë aplikimin online ETIAS”. /Abc news.
Përmes një postimi në Facebook, e dashura e Izet Haxhisë, e identifikuar si Erjona ka paralajmëruar vëllanë e Izetit, pas akuzave që ai bëri në drejtim të saj. Vëllai i ish bodigardit të Sali Berishës, Ismet Haxhia akuzonte Erjonën se ka kaluar në faza çmendurie. Përmes një postimi në Facebook, Erjona ka publikuar disa biseda private me Ismet Haxhinë, teksa thotë se ai e ka kërcënuar.
“Rri urte, tani.. Se sikur s’ja di koken Izetit ti! Po aq sa Berishën, do te te kurseje edhe ty, qe i preke dicka te shenjte ne jeten e tij”, shkruan Erjona në një shënim në faqen në Facebook të Izet Haxhisë.
Statusi i plotë:
O Ismet, po pse je kaq mazokist, or burre? Po duaje pak vetén tende te pakten, se njeri tjeter ne bote, s behet fjale te duash ti!!
Degjo tani! Ndaj mendjen: jam Pela e Trojes, super spiune 007 me radiomarrese e fshehur neper bunkera, shoqe e ngushte e Argites( dmth vija diten ne konservator ne Paris, kurse naten, me avion special rakete me shpejtesi drite, shkoja punoja me Umnikun ne Kosove me Argiten..😂😂) . Apo jam e bija e sigurimses se shtetit, qe u masakrua internimeve( kjo eshte me groteskja deri ketu.. po prit, prit) apo jam soprano a pianiste kabareve te Parisit( ku sa per dijénine tende, nuk punesojne as pianiste e aq me pak soprano operash, se ju romantizohet klientela, dhe s eshte leverdia e tyre😂😂)
Apo jam prostitute e rregjur, MaTa Harri? Apo jam me te meta mendore? Jepi drejtim muhabetit, se t gjitha keto s shkojne me njera- tjetren!
Ti je mazokist! Yt vella, po deklaron hapur, mos u merrni me dashurine time, se asnje s do kursej.. ti vazhdon me nje status fb, vetem duke me share mua.. Epo, sado te te mbroja, ti e kerkon vete…!
Tani, me lot, po ama me lot kam qeshur, kur thoje qe kundershtia e vetme qe kishe me vellain tend, ishte se s donte te prishte familjen e mrekullueshme…
Pervecse shume gra kishin parakaluar para meje ne jeten e Izetit, ai s do te te merrte doren ty apo askujt ne bote, ke do dashuronte vertet dhe ke do publikonte! Eshte maxhoren dhe i vaksinuar! Ti e di shume mire qe une jam merzitur per femra te tjera,dhe ti me jepje kurajo qe te mos degjoja askend, dhe te bashkohesha sa me shpejt me Izetin.. Ja, shiko pak ketu, ketu, ktu te xhaxhi fotografi.. ashtuuu: msg qe me ke çuar per ish gruan e Izetit, qe tani po te qan zemra… Je me te vertete i papare ne mashtrimet e tua, me lot po te them..!
A jam takuar une me Izetin apo jo? Mor burre, po ti paske harruar profesionîn e pergjuesit te çifteve nga Liqeni, se ndryshe do na kishe fotografuar njehere te kanapeja e bardhe, njehere ne dhomé tjeter, etj.. Edhe foto apo ça te me doje mua dhe Izetit qejfi, s do t i nxjerrim para kerkeses tende, sepse s je ne ate pozicion ti, sa te kerkosh fakte!
Ti shko lyej floket, thote Izeti.. se ja ke marre doren mire parukerise! Po kur kercenon qe do botosh letren 18 faqe qe i ke shkruar tet vellai, e mbushur me shpifje dhe trillime qe edhe Hiçkoku do t i kishte zili..? Hahahaha, po pse per ke e mban veten ti? Mendon se meqe i ke shkruajtur ti, meqe shan mua e Izetin e mamin tim, e c te te dale para, jàne keto fjalet e tuate arta, po aq te shenjta sa ato te Kuranit apo Bibles?? Po mblidh more veten, se u bere gaz i botes!
Ju s kishit piken e lidhjes me Izetin, as ne tel e as ne komunikim, prej vitesh, sepse … ti shpjegon vete Izeti ty.. mos u shqeteso fare!!
Edhe kur flet per familjen time, flet per ate te At Stath Melanit e te Bato Karafilit, e te Bilal Parruces, more krimbuc! Kjo eshte e verteta, dhe do t i permend sa here te dua, nxihesh ti, apo familjaret e mi, apo kushdo!
Mos i ngaterro me veten, qe ja spiunove 3 shoket e Izetit qe erdhén nga Tiràa,ne bese per t u arratisur, dhe ti si komunist i rregjur, i spiunove ne dege dhe te nesermen u arrestuan…
Gjakprishur more, kaq i pafytyre, sa merresh me mua… Po une, ndoshta jam me te meta mendore vertet
Ke pare ndonje artist normal ti😂? Pastaaaaaj, ja t a zeme se isha gjithe keto qe thua ti.. hajt, mo, ta zejme! A e pe se sa dashuroheshim, a e pe qe kushdo do thyente hundet po te kercenonte kete dashuri? Ti s kishe asnje interes te me shaje mua, por ngaqe transmetova msg e Izetit qe nuk donte me t ja permend’it emrin, t u prishen interesat, te iku protagonizmi dhe m u sule mua… A thua se une do mendoje per ty e interesçkat e tua, para asaj qe me kerkonte dashuria ime…!!!
Po ku merr vesh nga dashuria ti, ti je nje bejtaxhi i Partise se Punes dhe aty ke ngec.. Dhe une , nuk jam e zgjuar, jo! Se po te isha, s do isha munduar t jua afroja me Izetin, sepse ai me kishte paralajmeruar se cfare batakçiu ishe ti..!
Ti ngjalle perçarjén , vetem se t u prishen planet! Meqe Izeti eshte i mbyllur ne burg, hajt t i biem kesaj “shtriges” hahaahaa…. Buuuuuuu, sa frike..😂😂😂
Kercenimet e tua dhe atyre vemjeve te tjera, jane ne duart e avokates time, policise franceze dhe se shpejti, ambasades franceze. Sepse ti e dije qe ne fillim se cfare semundje kisha… Ndaj, ne legjislaturen franceze, kjo hyn ne kercenim, shantazh, ndaj nje personi vulnerabel, me pasoje perkeqesimin e nje semundjeje vdekjeprurese..
Rri urte, tani.. Se sikur s ja di koken Izetit ti! Po aq sa Berishén, do te te kurseje edhe ty, qe i
preke dicka te shenjte ne jeten e tij!
Kam akoma shume gjera e fakte, por u lodha dhe po pertoj… O Guri, o trim me flete…😂😂😂😂 Cfare ngjyre do i besh floket kete here ? Ajo boja me reflekse patellxhani, eshte ne mode..
Fundi i këtij viti pritet të sjellë nisjen e luftës antikorrupsion në vend. Në 27 vite demokraci, të gjithë pushtetarët kanë arritur t’ia hedhin paq për zullumet që kanë bërë. Por BE ka kërkuar që deri në qershor të ketë arrestime në nivele të larta dhe SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit të jenë gati. Këto dy organe me shumë gjasë në fund të këtij viti do nisin të ngrihen. Kushtetuta e ka të përcaktuar që SPAK ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLGJ. Kandidatët për në KLGJ janë zgjedhur tashmë dhe pritet vetëm votimi në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Pas kësaj hapet zyrtarisht rruga e SPAK. Pyetja që shtrohet është se kush do të bëhet pjesë e SPAK? Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të garojnë për organet antikorrupsion janë gjyqtarët dhe prokurorët e të dyja shkallëve te Krimet e Rënda.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë (te Krimet e Rënda) në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kërkesë të tyre, nëse: gjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; përmbush kriteret për ngritjen në detyrë, sipas përcaktimeve të nenit 47 të këtij ligji; gjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’”, thuhet në ligj, ku e njëjta gjë vlen dhe për prokurorët, që do emërohen nga KLP. Kjo do të thotë se sapo SPAK të ngrihet, KLGJ dhe KLP do u hapin rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda të aplikojnë, ku sigurisht duhet që të plotësojnë 3 kushtet bazë të përshkruara më lart. Por kush janë emrat që mund të marrin frenat e luftës antikorrupsion në vend? Gazeta ka siguruar listën e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilat kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK, pasi të kalojnë vetingun. Bëhet fjalë për 49 emra, ku nga këta 4 e kanë kaluar vetingun dhe tani e kanë të hapur rrugën të jenë pjesë e SPAK.
Detajet e emrave
Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka dhënë sinjale se po punon që SPAK të ngrihet sa më parë. Një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë hyrë në veting, ndërsa pjesa tjetër do futet në proces në ditët në vijim. Aktualisht pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë 20 prokurorë të Shkallës së Parë. Bëhet fjalë për emra shumë të njohur, të cilët kanë kaluar në duart e tyre dosje të mëdha korrupsioni dhe krimi të organizuar. Të gjithë kanë hyrë ditët e fundit në veting dhe KPK ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Përgjithshme, ILDKP dhe institucionet tjera ligjzbatuese. Ndërkohë 3 janë pjesë e Apelit. Ata do i nënshtrohen pak më vonë vetingut. Sa i takon gjyqtarëve, 15 janë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në internet. Ndërsa nga Apeli i Krimeve të Rënda janë 11 emra. Në total bëhet fjalë për 49 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nëse e kalojnë vetingun e kanë derën e hapur të jenë pjesë e SPAK. Gazeta ka mësuar se ka shumë emra që në rrethin e tyre të prokurorëve kanë dhënë sinjale se do garojnë për SPAK. Pritet që deri në dhjetor vetingu për një pjesë të madhe të tyre të ketë përfunduar dhe më pas nisin aplikimet.
Ngritja e BKH
Pasi të ngrihet SPAK, do të hapet rruga për Byronë Kombëtare të hetimit. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike. E gjithë kjo është një projekt i SHBA të shfarosin korrupsionin në vendin tonë. Pro kjo gjë duket se ka trembur politikën shqiptare, e cila kërkon veting më vete në mënyrë që të mos preken nga SPAK.
49 gjyqtarët e prokurorët që mund të jenë pjesë e SPAK
Prokuroria e Shkallës së Parë
1. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 2.Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 3.Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 4. Blerim Tominaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 5.Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
6.Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 7. Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 8.Ened Nakuçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 9.Njazi Seferi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 10.Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 11.Edvin Kondili, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
12.Doloreza Musabelliu, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 13.Henrik Ligori, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 14.Eugen Beçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 15.Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 16.Sonila Muhametaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 17.Pranvera Pustina, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
18.Vladimir Mara, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 19.Manjola Kajana, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 20.Dritan Prençi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
Prokuroria e Apelit
1.Artan Bajrami, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda 2.Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda 3. Artur Selmani, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Gjykata e Shkallës së Parë
1. Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës për Krimet e Rënda 2.Liljana Baku, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 3.Miljana Muca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 4.Etleva Deda, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 5.Bib Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 6.Daniela Shirka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 7.Flora Hajredinaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
8. Irena Gjoka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 9.Marsela Balili, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 10.Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 11.Fran Prendi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 12.Luan Hasneziri, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
13.Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 14.Iliriana Olldashi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 15.Dritan Hallunaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
Gjykata e Apelit
1. Fehmi Petku, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda 2.Albana Boksi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 3.Dhimitër Lara, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 4.Dhurata Haveri, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 5.Gurali Brahimllari, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 6.Gjovalin Përnoca, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 7. Idriz Mulkurti, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 8.Sokol Binaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 9. Nure Dreni, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 10.Saida Dollani, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 11.Nertina Kosova, Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda