Aktualitet

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës

Prokurorët dhe gjyqtarët të cilët menduan se do të gëzojnë paratë e tyre të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe përmes abuzimit me detyrën, janë gabuar.

Partnerët tanë, SHBA dhe BE kanë treguar vendosmëri që të gjithë të korruptuarit në drejtësi të paguajnë “çmimin” e abuzimit, duke dalë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por dhe duke marrë dënimin e merituar nga drejtësia e re dhe duke kthyer paratë në arkën e shtetit shqiptar.

Dhe të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pa kaluar në Vetting, apo që kanë hyrë në këtë proces dhe kanë mundur të “mbijetojnë”, kanë menduar SHBA dhe BE që të riverifikohen.

OMN që mbikqyr tërë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i riktheu të gjithë ata për të cilët dyshonin dhe kishin provat e duhura, për verifikim të pasurisë dhe më tej për t’i dërguar para drejtësisë që të marrin dënimin e merituar.

Kështu, ish kryeprokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë tentoi të mos futej në Vetting. Por SHBA dhe BE kërkuan me insistim që Llalla jo vetëm të kalojë në Vetting, por të bëhej dhe hetimi për pasurinë, të vënë përmes pastrimit të parave, abuzimit me pushtetit dhe të nxjerrë jashtë vendit përmes kufirit tokësor.

Ndonëse e fitoi të drejtën për të mos kaluar në Vetting pas disa muajsh, tashmë për Llallën ka një hetim penal për akuzat pastrimit të parave, kalimit të parave cash nga kufiri tokësor dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, e nëse rezultojnë të vërteta një pjesë e tyre, do përballet me burgun.

Pas tij, SHBA dhe BE përmes OMN të stacionuar pranë komisioneve të Vettingut dhe që po mbikqyr me kujdes tërë procesin e Vettingut, riktheu në verifikim kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, me argumentin se ka paqartësi në lidhje mje pasurinë e burimin e të ardhurave.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shqyrtuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka vendosur tashmë që sipas kërkesës së OMN Dedja ti nënshtrohet riverifikimit, ku gjasat janë thuajse të sigurta që ai të mos e kalojë këtë proces dhe për pasojë të largohet nga sistemi i drejtësisë.

Në të njejtën gjatësi vale, partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, përmes OMN kanë kthyer për riverifikim dhe kryetarin e gjykatës së Lartë Xhezair Xaganjori dhe janë tërë elementët e duhur që ai të mos jetë më në sistemin e drejtësisë.

Dhe si kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja ashtu dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, nëse nuk justifikojnë të ardhurat e tyre dhe nuk kalojnë Vettingun, do të përballen me drejtësinë për t’iu nënshtruar ligjit dhe dënimit për abuzim me pushtetin.

Kështu janë një listë e gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe pritet që dhe të japin llogari për paratë e fituara përmes abuzimit, vetëm falë vendosmërisë së SHBA dhe BE, që përmes OMN kanë ankimuar të gjitha rastet e dyshuara.

Edhe ditën e sotme në KPA do shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e Vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit” tha Komisioneri Publik, Florian Ballhysa

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Pra, qëndrimi i fortë i SHBA dhe BE, pritet që të sjellë kalimin në procesin e Vettingut për veriufikimin e pasurisë dhe Mirela Fanën, bashkëshorten e avokatit të familjes së Berishës, Neshat Fana.

Shqiptarët me sa duket si shpresë të vetme për pastrimin e drejtësisë kanë vetëm partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Të cilët do të bëjnë dhe vettingun e politikës, për të pastruar njëherë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet./Pamfleti

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës Read More »

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas

Avionë të tillë ushtarakë kishte kohë pa u parë në Rinas… Avioni i llojit ZM408 ka zbarkuar këtë mëngjes në aeroportin tonë në mbështetje të “Luanëve shqiptarë”.

Lajmin e bën me dije kapiteni i këtij avioni, Adam Roche, pjesë e Forcave Ajrore Mbretërore krijuar në vitin 1918.

“ZM408 duke dërguar trupa dhe pajisje në Shqipëri në mbështetje të “Ex Albanian Lion“, shkruan kapiteni ndërsa ndan edhe emocionet e zbritjes në Rinas: “Peizazh i bukur në afrim! 32 gradë celcius”.

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas Read More »

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit

Kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e parë në kabinetin e tij qeveritar. Ndonëse në Asamblenë e Partisë Socialiste, të premten e 7 shtatorit, nuk pati asnjë surprizë në rang ministrash, kryeministri Rama në fakt po bëhet gati për një ndryshim në kabinet.

Emri i parë që pritet të bëhet ‘kurban’ këtë shtator është ai i Mirela Kumbaros, ministres së Kulturës. Burimet bëjnë me dije se Rama do të largojë nga detyra e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaron, për ta zëvendësuar atë me Artan Shkrelin, që është një nga njerzit më të besuar të tij dhe bashkëpuntor i hershëm.

Shkak për këtë ndryshim në qeveri është bërë gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet kultura dhe që vijon të degradojë çdo ditë e më shumë.

Gatishmëria e Kumbaros për të firmsour çdo aferë që i teket Ramës, si skandali me ndërtimin e lokalit brenda zonës arkeologjike të Butrintit apo ndërtimi i gjashtë kullave në vend të teatrit nuk mjaftojnë më dhe ministrja duket se do t’i karrigen Shkrelit, i cili aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Në fakt, Kumbaro i ka krijuar kryeministrit Rama edhe një problem tjetër shumë serioz, duke e futur në një konflikt të thellë me artistët.

Prej 5 vitesh, për shkak të paaftësisë dhe babëzisë së Kumbaros, komuniteti i artistëve është në luftë me qeverinë. Kjo nuk i intereson Ramës, teksa ndodhemi në prag të zgjedhjeve, por konflikti me artistët krijon dhe një imazh negativ në sytë e ndërkombëtarëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Pamfleti

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit Read More »

“Ik o mashtrues, po na e pini gjakun”/ Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar një video, ku thekson se përveç librave falas, shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike, që kemi nisur në arsimin shqiptar

“MIRËMËNGJES dhe me këtë dëshmi se si krahas LIBRAVE SHKOLLORË FALAS për 190 mijë fëmijë, tekstet e reja të shkollës nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike, që kemi nisur në arsimin shqiptar, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Por, pas postimit të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë, pas sipas tyre “librat falas” është vetëm gënjeshtra e radhës.

Një qytetar shkruan “Mirmengjes z kryeminister me sa kam lexuar ne faqet e internetit keto libra nuk po ipen falas se nje femije i klases se pare dhe qe ben nje ore rruge ne kembe ne shi ne bore si munde ti ruaj librat pa grisur dhe nje mesuese theret prindin për te heth firmen qe po i prishi do ti mbahen leket ne funde te vitit shkollor un kesaj nuk i them falas po i them qe po ti jap po nefunde dua leket
Kure ne evrop jepen librat falas dhe nuk ka asnje detyrim prandaj keto gjera z kryeminister duhet ti beni me te qarta per popullin qe eshte ne mjerim te plot”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Po boll more zoteri se ne bere sikur te jemi femije e po na genjen me karamale. Jeto realitetit dhe leri keto sepse nuk calon gomari nga veshet.”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ pse genjeni kaq hapur si nuk doli nje politikan nga ju qe ta mari pak serjozisht jeten e njeriut . po edhe kafshet po mbahen me mir se njerzit po na e pini gjakun edi te maresh 10 mi lek te vjetra ne dit esh turp dhe krim .

Më tej një qytetar e quan mashtrues kreun e qeverisë, ndërsa shkruan “Ik o mashtrus po ka femij mos te zhgaravise librat ska libra falas po genjeshtra falas”

“po po duet te qendrosh ne radh para sportelit 1 muaj”-shkruan një tjetër.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:

   

“Ik o mashtrues, po na e pini gjakun”/ Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën Read More »

Shkarkohet prokurori Bujar Hoti , shikoni pasurinë marramendëse

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Bujar Hoti. Ku ka qenë vendimi i dhënë sot për prokurorin e apelit në Durrës, që ishte njëherësh dhe kandidat Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Hotit i janë gjetur një sërë shkeljeshnga ana e ONM-së, ku ka pasur dhe një diskutim mes prokurorit dhe përfaqësuesit Theo Jacobs.

Çfarë ndodhi në seancën e së enjtes:

“Ju ia keni dalë të konvertoni aktivitete ekonomike të thjeshta në procedura shumë të komplikuara,” tha Jacobs, duke iu referuar transaksioneve dhe kontratave të shumta të përdorura në blerjen e disa aseteve nga Hoti dhe bashkëshortja e tij notere. “A nuk ka ardhur koha të filloni të tregoni të vërtetën?” e sfidoi ai prokurorin.

Prokurori Bujar Hoti i është nënshtruar procesit të vetingut me precedencë për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Procesi i rivlerësimit ndaj tij ka përfshirë të tre kriteret e vetingut; pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi nënvizoi se si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar, KPK kishte administruar raportet mbi prokurorin Hoti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjatë seancës, Hoti është asistuar nga avokati Julian Mërtiri.

Raporti i ILDKPKI për prokurorin Bujar Hoti shkruan se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë dhe sipas ligjit, nuk ka bërë fshehje pasurie, ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi. Raporti DSIK-së shprehet se prokurori nuk ka kontakte të papërshtatshme, ndërsa grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme shprehet se ai është i aftë profesionalisht.

Për sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka ndërmarrë një hetim të pavarur, duke u përqendruar në një numër asetesh të luajtshme dhe të paluajtshme të blera gjatë viteve nga subjekti dhe bashkëshortja e tij me profesion notere në qytetin e Durrësit.

Sipas relatores Bekteshi, KPK ka marrë në shqyrtim pasuritë e deklaruara në deklaratën “veting”, ku përfshihen një apartament 157 m2, me një shtesë prej 30 m2 dhe vlerë të deklaruar 4.4 milionë lekë; një automjet Audi A4 me vlerë 585 mijë lekë, me burim shitjen e një automjeti të mëparshëm; tokë bujqësore me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë në fshatin Fllakë, të përfituar nëpërmjet ligjit 7501; zyrë noterie me sipërfaqe 41 m2, plus shtesë 37 m2 me vlerë 2 milionë lekë. Gjithashtu u mor në shqyrtim apartamenti me sipërfaqe 85.4 m2 në plazhin e Durrësit me vlerë 93,940 euro, financuar me kredi bankare 70 mijë euro dhe shitja e një apartamenti në vitin 2005 me vlerë 2 milionë lekë.

Gjatë viteve 2003 -2016, prokurori Bujar Hoti ka pasur të ardhura 22 milionë lekë dhe bashkëshortja e tij të ardhura 44 milionë lekë. Ata aktualisht kanë një kredi overdraft prej 770 mijë lekësh nga Banka Raiffeisen dhe një kredi 9.1 milionë lekë nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë periudhës së deklarimit nga viti 2003 deri në vitin 2016, subjekti ka deklaruar shpenzime shkollimi për fëmijët në kolegjin Turgut Ozal me vlerë 3.7 milionë lekë dhe shpenzime shkollim në Oxford, Angli me vlerë 13700 paund për vitin 2015 dhe vitin 2016.

Sipas relatores Bekteshi, sa i përket apartamentit me sipërfaqe 157 m2 + 30 m2 shtesë, subjekti ka deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2004 se ky apartament është me vlerë 70 mijë euro. Kontrata e lidhur me kompaninë ndërtuese për këtë apartament sqaron se marrëveshja përfshin një apartament me sipërfaqe 157 m2 dhe një garazh dhe këstet përfshijnë një pagesë cash me vlerë 20 mijë euro dhe dy pagesa me bankë me vlerë respektive 40 mijë euro dhe 8 mijë euro.  Në total, këto këste bëjnë 68 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se ka paguar dhe një kapar prej 2 mijë eurosh, por për të cilën nuk ka dokumentacion të ligjshëm. Sa i përket shtesës prej 30 m2 ai pretendon se është ndërtuar në vitin 2007 kundrejt një kostoje prej 1.4 milionë lekë.

Sipas KPK-së, hetimi administrativ i thelluar ka zbuluar se çmimi i deklaruar i blerjes së apartamentit 157m2 në qytetin Durrësit është fiktiv. Subjekti nuk provon me dokumente ligjore pagesën e bërë prej 1.4 milionë lekë për shtesën 30 m2 dhe gjithashtu ai nuk ka pasur burime të ligjshme financiare për këstin e paguar cash prej 20 mijë euro në vitin 2004. Në përgjigjet e tij për KPK, prokurori Hoti është shprehur se nuk e ka bërë pagesën e këstit të parë 20 mijë euro sipas kontratës. Noterja që ka noterizuar kontratën, në deklaratën e dhënë për KPK e ka konfirmuar pagesën prej 20 mijë, por 8 ditë më vonë, në një deklaratë noteriale për subjektin është shprehur se nuk e mban mend pagesën cash prej 20 mijë eurosh në favor të firmës ndërtuese.

Për sa i përket tokës bujqësore me sipërfaqe 4 mijë m2 të përfituar sipas ligji 7501, KPK shprehet se subjekti nuk i plotëson kushtet për të përfituar tokë bujqësore, pasi që nga viti 1986 ka punuar në qytetin e Lushnjes si hetues dhe jo në fshat, si dhe nuk ka punuar kurrë në ndërmarrje bujqësore – dy kushtet për përfitimin e tokës sipas ligjit 7501. Në përgjigjen e tij për KPK, subjekti shprehet se ka jetuar “de facto” deri në vitin 1991 në fshatin Qerret dhe pretendon se ka bërë stazhin universitar në vitin 1981 në ndërmarrjen bujqësore të zonës.

Në vitin 2007, personi i lidhur- bashkëshortja Albana Hoti ka deklaruar blerjen e një apartamenti 1 +1 me sipërfaqe 41 m2 me vlerë 2 milionë lekë, i cili është konvertuar në zyrë pasi i është bërë një shtesë prej një dhome dhe një banjoje me vlerë 775 mijë lekë. Sipas KPK-së, për shtesën e bërë në apartament, personi i lidhur ka marrë vetëm një leje për ndryshim destinacioni në zyrë nga bashkia e Durrësit dhe në vitin 2015 ka aplikuar për legalizim pranë ALUIZN-it. Shtesa e apartamentit nuk është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2008. Për blerjen e apartamentit, bashkëshortja e subjektit nuk ka paguar pronarët e apartamentit të konvertuar në zyrë, por një firmë ndërtimi ku pretendon se i ka porositur një prej pronarëve një apartament me sipërfaqe 119 m2 me vlerë 2 milionë lekë. Sipas KPK-së, ka fiktivitet në shlyerjen e vlerës së këtij apartamenti dhe shtesës.

KPK ka ngritur pikëpyetje dhe për apartamentin me sipërfaqe 85.4 m2 në plazhin e Durrësit me vlerë 93.940 euro dhe kosto 1100 euro për metër katror. Për këtë apartament, subjekti ka deklaruar se ka bërë 2 pagesa në vitin 2007, një pjesë cash me vlerë 23 940 euro dhe një pagesë me bankë prej 70 mijë euro – kjo e fundit e siguruar me kredi nga NBG Bank. Të dhënat e sigurura nga KPK tregojnë që kontrata me NGB Bank është lidhur për dy apartamente dhe jo për një apartament. Pagesa prej 23940 euro supozohet që është bërë me kursimet nga një apartamenti i shitur në vitin 2005 me vlerë 2 milionë lekë dhe pjesa tjetër nga kursime. Sipas KPK-së, gjendja cash nga viti 2005 nuk është deklaruar në deklaratën periodike të viti 2005. Për sa i përket ndryshimit të numrit të apartamenteve në kontrata, subjekti ka deklaruar se ka qenë një lapsus i bankës. Pasi është marrë kredia me vlerë 68.750 euro nga banka NBG, ajo është transferuar në llogarinë personale të shtetasit S.H, që ishte aksioner i kompanisë ndërtuese të apartamentit nga ku është tërhequr cash. Në këtë transaksion, KPK ka identifikuar çmime dhe veprime fiktive nga subjekti. Ndërkohë që çmimi i blerjes së apartamentit rezulton sa dyfishi i  vlerës së tregut.

Nga analiza financiare e kryer e të ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar se subjekti ka një balancë negative në vitin 2007 në vlerën 4 milionë lekëve. Nga analiza financiare gjithashtu ka rezultuar një balancë negative për vitin 2010 në vlerën 294 mijë lekëve. Në këtë balancë përfshihen 2 udhëtime të bashkëshortes në SHBA dhe Austri, për të cilën ajo është shprehur se janë paguar respektivisht nga e motra dhe Dhoma e Noterisë, pretendime për të cilat nuk ka paraqitur dokumente.

Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se në vitin 2012, bashkëshortja e subjektit ka blerë një automjet tip “Nissan Juke” me vlerë 16 900 euro, për të cilën nuk është deklaruar një pagesë prej 6900 eurosh e bërë në vitin 2013. Ndërkohë në vitin 2007, është deklaruar shitja e një autoveture “Opel Astra” me vlerë 500 mijë lekë e cila nuk është deklaruar më parë. Për këtë automjet, subjekti ka deklaruar se është blerë nga bashkëshortja në vitin 2005 për 500 mijë lekë dhe shitur për të njëjtën vlerë në vitin 2007. Ai ka shtuar se ky aset nuk është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2005 për shkak të neglizhencës, por nuk ka pasur qëllim fshehje pasurie.

Pas paraqitjes së një tabloje të gjatë shkeljesh të konstatuara nga subjekti, relatorja u shpreh se KPK i kishte kaluar prokurorit Hoti barrën e provës. Mbrojtja e prokurorit në seancë u bë nga avokati Julian Mërtiri. Në fjalën e tij, avokati Mërtiri u shpreh se pagesa cash prej 20 mijë euro për apartamentit 157 m2 në Durrës nuk ishte realizuar, për shkak se nga kontrata ishte hequr porosia e një garazhi, ndërkohë që apartamenti ishte marrë në dorëzim karabina. Mërtiri deklaroi se edhe pse ka pasur mospërputhje në deklaratat periodike të viteve 2004, 2005, 2006, 2007 dhe deklaratës “veting”, këto mospërputhje nuk përbënin fshehje pasurie por kishin ardhur nga natyra e vendosjes së këtij aseti, dmth si pasojë e marrjes së tij në dorëzim karabina. Ai insistoi se burimet financiare për banesën dhe shtesën prej 30 m2 në Durrës ishin të ligjshme. Avokati gjithashtu tha se mosdeklarimi i automjetit tip Opel Astra në vitin 2005 ishte shkak i nxitimit në plotësimin e  deklaratës periodike. Ai shtoi se sipas analizës financiare të bërë nga subjekti, ai ka pasur të ardhura të mjaftueshme për pasuritë e vendosura dhe shpenzimet në vitet 2004, 2007 dhe 2010. Ndërkohë që insistoi se marrja e tokës bujqësore prej 4 mijë metrash katrorë bazuar në ligjin 7501 ishte e ligjshme.

“Nëse burimi i aseteve është i ligjshëm, ai prevalon mbi pasaktësitë në deklarim sepse nuk ka qëllim kriminal,” tha Mërtiri. “Në të gjitha parashtrimet është vërtetuar që burimi i të ardhurave ka qenë i ligjshëm,” shtoi ai.

Ky pretendim i avokatit u vu në diskutim nga pyetjet e bëra nga relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, kryesuesi i seancës, Luan Hamitaj dhe përfaqësuesi ONM-së, Theo Jacobs. Ky fundit ishte dhe më i ashpër ndaj prokurorit, duke e akuzuar drejtëpërdrejt se po gënjente. Jacobs shtoi se justifikimet e prokurorit dhe të bashkëshortes – të dy juristë me eksperiencë, se tre kontrata të ndryshme të nënshkruara brenda 1 dite ishin të tilla si rrjedhojë e lapsuseve, nuk i tingëllonin të vërteta.

“Jam unë i vetmi që e gjej këtë fakt të çuditshëm?” pyeti Jacobs. “Ka ardhur koha të thuash të vërtetën,” përsëriti disa herë ai.

Prokurori Hoti dhe avokati Mërtiri u munduan të përgjigjen. Mërtiri nënvizoi se përfaqësuesi i ONM-së duhej të kuptonte se ato që atij i dukeshin çudira, ishin pjesë të realitetit shqiptar. Megjithatë, përgjigja e avokatit dhe e subjektit nuk e bindi prokurorin belg.

Në fund të seancës, kryesuesi Luan Hamitaj i dha fjalën subjektit i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.

“Kam 32 vjet që punoj si prokuror dhe gjatë gjithë e jetës e kam bërë punën me përkushtim, kam përvojë në të gjithë rrethet e vendit dhe nuk kam pasur asnjë vërejtje,” tha Hoti. “Kërkoj konfirmimin në detyrë,” shtoi ai./korrieri

Shkarkohet prokurori Bujar Hoti , shikoni pasurinë marramendëse Read More »

Shpërthen drenicaku: Ti o shka m’ke lan pa nanë që 19 vjet, edhe n’fund don me ardh me i ra kah varri i nanes teme a?

Shpërthen drenicaku: Ti o shka m’ke lan pa nanë që 19 vjet, edhe n’fund don me ardh me i ra kah varri i nanes teme a?
Këngëtari nga Drenica, Ismel Balaj, ka bërë një postim në Facebook, pas ndalimit të vizitës së Vuicit në një fshat të Skënderajt.

Ai, ka shprehur mllef të madh duke thënë se nuk i mjaftojnë as edhe 1 milion kërkim-falje, kur ai më nënën nuk e ka, trasnmeton Gazeta NewBorn.

Ja postimi i tij:

Ti o shka m’ke lan pa me te dashurin e jetes qe 19 vite, edhe n’fund don me ardh me i ra kah varri i nanes teme aaa.??!!!

Ani kur po thojn

Pa kerkuar falje, nuk kalon

O ti dost….

Nuk ka vlere te une kerkimfalja maa.!

Ai shka qe ma ka vra nanen, le t’me kerkon falje 1 milion her, se nuk ka vler per mua ajo fjal goje formale “m’fal”.

Nuk ja fali deri n’Kijamet..!!

https://www.facebook.com/ismetbalajj/videos/2298398956867367/?t=0

Shpërthen drenicaku: Ti o shka m’ke lan pa nanë që 19 vjet, edhe n’fund don me ardh me i ra kah varri i nanes teme a? Read More »

Avokati shqiptar zbulon bisedën telefonike Vuçiq-Erdogan: Rexhep, po na i marrin

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ngjela në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me vizitën e tij në Drenicë, deshi të fyente luftën çlirimtare të Kosovës, mirëpo sipas tij, burrat e Kosovës, nuk e lejuan këtë gjë.

Duke komentuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, avokati ka thënë se Vuçiq i ndikuar nga kjo, i ka telefonuar nga Mitrovica presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”. Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani? Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit”, ka shkruar Ngjela, duke zbuluar kështu bisedën mes presidentit turk dhe atij serb, i cili ka qëndruar qe dy ditë në territorin e Kosovës.

Ai më tej ka theksuar nevojën e aktivizimit të emigracionit shqiptar në Perëndim për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët sipas tij, janë në rrezik të shpërbërjes nga Moska, Beogradi dhe Stambolli.

Ai është shprehur i bindur se ringritja e historisë së Shqipërisë, do të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor.

Reagimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra.

Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës.

Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”

Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës.
Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.

“S’ka ndarje!” – tha shefja e madh e e Europës.

“FJALA e saj është ligj”, tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur.

Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll.

E dini cili është nënteksti i kësaj bisede?

“Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”.

Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani?

Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.

Po kush i pyet këta në Shqipëri!

Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet?

Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar.

Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.

Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.

Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.

Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë.

Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar.

Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor.

Avokati shqiptar zbulon bisedën telefonike Vuçiq-Erdogan: Rexhep, po na i marrin Read More »

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë!

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo i cili bëri xhiron e rrjetit me deklaratën e tij ndaj qytetarëve të Sarandës, Ujësjellësi i Vlorës po ecën në të njëjtat “gjurmë”.  Në faqen zyrtare të kësaj të fundit,  shkruhet se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë, ndërsa pa ushqim rreth një muaj.

Kujtojmë që para pak muajsh në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda ëeb’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, tha se ai i ka lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë kërkesat.

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, u shpreh ai.

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë! Read More »