“Superaksioni” i pretenduar i Policisë, RENEA-s dhe FNSH në Nikël të Fushë-Krujës, ka rezultuar një farsë. Lirimi i disa prej të shoqëruarve, e provon këtë farsitet.
Nga 11 të ndaluar sot në Nikël, vetëm 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë një dëshmi të këtij dështimi duke thënë sonte për Report TV se, “sapo mora vesh se kryesori që është ndaluar sot, Flamur Haka sapo është liruar. Intensiteti i këtyre ngjarjeve është i lartë”.
Sipas Hoxhës, “operacioni i sotëm në Nikël, ka qenë ngjashëm me aksionin në Dobraç. Ndërhyrja ka qenë në orët e para të mëngjesit, sepse banesat kanë qenë të pajisura me kamera. Për të mos iu dhënë mundësi është bërë fikja e dritave, e njëjta taktikë si në Shkodër. Në Nikël është traditë që të gjendet armë. Operacioni ka zgjatur disa orë, policia e ka mbyllur zonën. S’ka pasur rezistencë, kontrollet janë bërë në të gjitha banesat. Operacioni ka zgjatur deri në 8 e 30. Banesën e Tukut, ata që e njohin s’kontrollohet dot për 7 minuta. Ka qenë qëndrim specifik. Grupi i Niklës njihet në Tiranë. Të shkosh në varrezat e Niklës është një kodër e mbushur. Është e tmerrshme të shohësh kodrën mbushur me varre burrash, rrallë ndodh të gjesh ndonjë vdekje natyrale”.
Bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishëm për jugun e vendit,pas problematikave që ka hasur ndër vite Vlora,Orikumi,por edhe zonat e tjera perrreth,sa i perket menaxhimit te mbetjeve.
Bashkia e Vlores,banka gjermane KFW dhe ministria e infrastruktures do te jene investitoret kryesore ne kete projekt, tashme eshte zgjedhur edhe fshati Sherishte si vendi ku do te ndertohet landfildi.
Sherishta eshte zgjedhur si zona me e pershtatshme per ngritjen e landfildit ,ndersa perfshin disa facilitete si trajtimi i mbetjeve dhe menaxhimi tyre.
Aktualisht ne Vlore gjate kesaj te merkure eshte zhvilluar nje tjeter takim sa i perket ngritjes se landfildit me perfaqesues edhe te bankes gjermane,bashkise se Vlores dhe specialiste te fushes ,rreth kohes kur pritet te nise ndertimi dhe zones ku do te ngrihet ,ne fshatin Sherishte.
Vlora mbetet nje nga qytete me problematike sa i perket depozitimit dhe menaxhimit te mbejtjeve,ashtu si edhe Orikumi apo zona te tjera ne jug te vendit.
Mbetjet digjen ne periferi te qytetit,ne nje zone,gjithsesi te populluar ne vitet e fundit,por duke krijuar nje impakt negativ edhe ne qytet. Ngritja e landfildit,pritet ti jape nje zgjidhje perfundimtare,grumbullimit dhe menaxhimit te mbetjeve.
Klodian Allka është një prej tregtarëve të licencuar në Durrës, i cili përpiqet që të sigurojë prodhime organike, ose me përqindje sa më të vogël të nitrateve.
Ai ka blerë një tester të produkteve ushqimore, fruta-perimeve e zarzavateve që tregton. Me të testuam një pjesë të fruta-perimeve dhe zarzavateve të cilat përdoren gjerësisht në këtë stinë në kuzhinat e tavolinat e shqiptarëve.
Produktet e importit, duke nisur nga rrushi, molla, pjeshka janë brenda standardit të lejuar të BE-së. E kundërta ndodh me produktet e fermerëve tanë.
Standardi i BE-së për pjeprin, për përmbajtjen e nitratit është 90mg për kg. Realisht përmbajtja është 1800 mg për kg, 20 herë më shumë ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë.
Shalqini është në përfundim të tij. 4 herë më lart është sasia e nitratit për kg. 60 është maksimumi i lejuar, por nga shalqini në shalqin sasia varion nga 150 deri në 250 mg për kg.
Shumë e rrezikshme për t’u konsumuar, tregon testeri në disa produkte, si bostani, pjepri, shalqini e nektarina e vendit. Sasi më të lartë nitrati se maksimumi i lejuar vërehet edhe te banania.
Ky tregtar përpiqet që t’i përzgjedhë produktet organike, dhe ia ka arritur qëllimit me prodhimet e stinës, si domatet, sallatën jeshile, kastravecin e patatet e Dibrës, që në këtë stinë piqen nga ngrohtësia natyrale e diellit.
Në Shqipëri se ku e marrin mallin tregtarët e pakicës dhe çfarë produktesh tregtojnë për popullin, askush nuk e di, për aq kohë sa nuk janë të certifikuar e aq më pak të kontrolluar. Pra në ilegalitet të plotë.
Historiania shqiptare Elena Kocaqi shkaktoi bujë me reagimin e saj në mediat greke, ku e konsideron kryeministrin grek Cipras, “një çam që është bërë grek modern”. Sipas saj “shqiptarët, duke iu referuar edhe arvanitasve, e kanë në dorë shtetin grek, po të duan. Reagimi i historianes erdhi pas deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras i cili tha se “çështja çame nuk ekziston”, duke iu referuar diskutimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Historiania shkon edhe më tej. Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epiriotë. Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.
“Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.
Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.
Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë” ,sqaron ajo në një intervistë për Report Tv.
Duke folur për bisedimet Shqipëri-Greqi për çështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame, ajo thotë se shteti shqiptar nuk është serioz.
“Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë”, thekson Kosaçi.
Teksa akuzon historianët për konflikte, ajo jep edhe një mesazh për ta.
“Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë” ,thotë në mbyllje të intervistës historiania./korrieri
Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, është dakord me kërkesën e Izet Haxhiajt, për hapjen e dosjes së vrasjes së babait të saj.
Në një prononcim për “Panorama”, deputetja demokrate thotë se kërkon drejtësi për të atin.
“Çdo njeri i përfshirë kërkon të hapë çështjen e tij dhe të shikojë interesat e tij/saj.
Familja Hajdari është me drejtësinë. Një pafundësi me çështje le të hapen, ajo është dhe do mbetet gjithmonë “Vrasja e Shekullit” si nga misteri, por dhe përmasa e rëndësisë.
Të mos harrojmë që ishte një nga vrasjet më me ndikim në epokën postkomuniste, që ndali demokratizimin e vendit nga ambiciet primitive të atyre, që nuk e shikonin të ardhmen e Shqipërisë në strukturat EuroAtlantike dhe që kishin prirjen perëndimore të hershme të Shqipërisë, të shkatërruar nga komunizmi.
Në radhë të parë ata ishin armiqtë e demokracisë dhe të zhvillimit, shëmbëlltyra të krimit dhe të barbarisë”, shprehet Rudina.
E pyetur për dekorimin e Gafur Mazrekut, që e qëlloi me pistoletë në ambientet e Kuvendit të atin, Rudina Hajdari përgjigjet:
“Dekorimin e të gjithë atyre që janë dënuar për vepra penale, e kam parë gjithmonë si një regres politik dhe si një përpjekje mjerane e të gjithë atyre që nuk kuptojnë dhe vlerësojnë kontributin historik të individëve për demokracinë.
Në rastin konkret dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar. Përgjigjen dhe reagimin e forcës intelektuale e shoqërore e mori vesh kushdo. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë i shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin, se ky njeri ishte i pari që bëri një akt kriminal në Parlament.
Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Megjithatë, dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar, jo vetëm kundrejt familjes Hajdari, po kundrejt demokracisë e popullit shqiptar.”
Operacionet e bujshme të policisë të bëra ditët e fundit, kanë përfunduar me dështimin e zakonshëm.
Të organizuar më shumë për show, se gjoja policia po punon, operacionet policore, si në Shkodër, Elbasan, Berat dhe sot në Nikël të Krujës, kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë.
Dështim dhe lirimin e pjesës më të madhe të personave të shoqëruar.
Në orët e paradites policia jepte informacione se po bënte namin, ndërsa tani në darkë, pas vetëm 12 orësh, pas përfunduar ende dosja në gjykatë, dështimi është firmosur nga vetë policia.
11 persona ‘të fortë’ të Niklës janë ndaluar, thanë burime nga policia gjatë paradites, ndërsa në darkë shumica prej tyre janë lënë të lirë.
Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.
Gjate kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e markës ‘Bereta’, me numër L95899Z, një armë zjarri revolver ‘Trident’, me numër 10883, 28 copë fishekë luftarake me kalibër 9 milimetrash, tre arme gjahu, një pushke sportive pneumatike.
5 janë të arrestuarit nga policia në përfundim të kontrolleve të befasishme këtë mëngjes.
Bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.
Pjesa tjetër të ndaluarve, që janë edhe emerat më të njohur, janë lënë të lirë pasi nuk kishte asnjë provë ndaj tyre./korrieri
Gëzim Beqiri tregoi në emisionin “Stop” se i ka dhënë 11 mijë Euro avokates Alma Bala në këmbim të nxjerrjes së dhëndrit nga burgu, i cili ishte dënuar në Itali me 6 vjet heqje lirie, por tani ndodhet i burgosur në Shqipëri.
“Dhëndri im është dënuar me 6 vjet burg nga gjykata italiane, nga të cilat bëri 4 vjet. Nga gjykata shqiptare është dënuar me 7 vjet burg për të njëjtën çështje. Dhëndrin e ekstraduan nga Italia këtu në Shqipëri dhe po bën të njëjtin burg. Neve iu drejtuam avokates Alma Bala, e cila kërkoi 11 mijë Euro dhe i ka marrë me këste. Janë bërë 3 gjyqe, por s’na ka bërë asnjë lloj pune. Përkundrazi, ajo e la brenda”, rrëfeu denoncuesi, i cili e quajti avokaten “mashtruese” dhe “intrigante”.
Zoti Beqiri u shpreh se ai nuk është viktima e parë e kësaj avokate, që nuk zgjidh çështjet dhe i zvarrit klientët për u mos kthyer paratë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi premtimet e kota të avokates Alma Bala për likujdimin e parave.
Avokatja –Mirë që të pashë, hajde hyr brenda! Tani deri në 11 nesër nuk të bëj dot gjë, deri në 11 se unë prandaj po lëvizja. Kështu që në 11 e gjysmë hajde tek mua! Tani Gëzimo boll! Nuk diskutohet!
Qytetari – Sot, nesër, sot, nesër.
Avokatja – Nesër në 11 hajde këtu se atëherë bëhen të rimbursueshme!
Qytetari – Pa bërë asnjë diçka, e le brenda djalin, pa ashtu…
Avokatja – Ik tani! Ik, nesër në 11 e gjysmë të jesh këtu! Në 11 e gjysmë, nuk po të bëj telefon. Po e bëra më shpejt, do të marr më shpejt!
Ditën tjetër:
Qytetari – Alma, unë erdha.
Avokatja – Po ti shpejt ke ardhur. Në 11 e gjysmë të thashë dje. Në 11 e gjysmë do i marrësh. Në 11 e gjysmë të thashë, nuk lëviz nga fjala. Këtu jam unë. Në 11 e gjysmë në zyrën time!
Qytetari – Ok!
Më pas e merr në telefon dhe i ndryshon orarin, i thotë të shkojë në orën 12.30.
Avokatja – O Gëzim! Mos më rri vërdallë se do të marr unë, do ta mbyll sot! Do ta mbyll, kur të them unë do ta mbyll, do ta mbyll!
Qytetari – Më the në 12 e gjysëm.
Avokatja – Ja do të marr unë, thashë. Unë e mora numrin e telefonit të asaj, do të më marrë direkt, kam folur 2 herë . Tani unë po të them ik se do të marr unë!
Qytetari – Pse po vonon kaq shumë?
Avokatja – Po vonon kaq shumë, sepse…
Ja, ta them unë! Ajo m’i ka hedh në numër llogarie. Ne jemi të bllokuar nga tatimet, që kemi detyrime atje dhe s’po i marr dot. Po me miq e shokë, t’i lëvroj. Jo, se s’i kam. I kam aty, por i kam të bllokuara nga tatimet, na kanë vënë bllok.
Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua zyrës së avokates, por ajo sapo e pa u largua me nxitim, duke i thënë ta priste në zyrë sepse do të kthehej.
Pas 5 orësh pritjeje, denoncuesi e telefonoi zonjën Bala për ta pyetur se kur do të kthehej, por ajo i tha se nëse dëshironte një takim me të, atëherë emisioni “Stop” duhej të largohej.
Qytetari – Hajde sot, hajde nesër!
Avokatja – Meri në telefon dhe hiqmi nga këtu. Sot i ke të mbyllur, i kam të marra. Ik! Të zhduken tani se kam frikë! Tani do më shkatërrosh kështu. Meri në telefon! Meri këtu t’i dëgjoj unë!
Pas “largimit” të emisionit “Stop”, avokatja Alma Bala kërcënoi denoncuesin:
Qytetari – Fol shqip tani, ca ashtu?
Avokatja – Ke 500 Euro këtu, mbaji numëroji! Kjo e “Stopit” do ta ndjekësh, do vijnë prapë këto të “Stopit”?
Qytetari – Në qoftë se nuk mbaron punë me mua, do vijnë prapë.
Avokatja – Më zgjidh këtë pjesën e “Stopit” burrërisht! Më hëngre prapa shpine, deri të hënën, deri sa të ndahemi nga Luani, o do të vras, o do më vrasësh!
Qytetari – Nuk je për të vrarë ti, jo! Po hëëë…
Avokatja – Ik e pirdhu! Unë jam shumë e besës. Ju do më vini lapidar në mes të Lushnjes dhe unë do të vras ty! Ja për këtë ujë!
Qytetari – Hallall! Gjithë të mirat!
Avokatja – Do ta kesh vdekjen nga mua!
Qytetari – Ishalla e paça që sot vdekjen, se unëëëë…c
Avokatja – Ti do ta kesh vdekjen nga mua! Ik zhduku Gimo, se unë do të vras për kokë të… Të më bësh ti mua, të më sjellësh ti mua… Ik, se jam me nerva!
Gazetarja e emisionit “Stop” tentoi sërish të komunikonte me avokaten, që sa e sheh largohet me nxitim. Gjatë ndjekjes për ta pyetur se kur do t’ia kthejë paratë Gëzim Beqirit, Alma Bala tha: “E kam likujduar. Ik moj andej mos më bëj kot! Hajde ditën e hënë, të jesh dhe ti prezente”.
Denoncuesi falenderoi emisionin “Stop”, pasi mundi të merrte të paktën 500 Euro nga 11,000 Euro që i detyrohet avokatja Alma Bala. Tani i mbetet vetëm të presë nëse ajo do t’ia likujdojë edhe pesën tjetër të parave./tvklan.al
Florim Shehu, 33-vjeç, që jeton në Changé, Francë, ka marrë leje qëndrimi nga shteti francez pas heroizmit të tij, ku shpëtoi 6 vetë nga përmbytja qershorin e këtij viti.
Florim Shehu nuk do ta harrojë kurrë datën 9 qershor, kur arriti të shpëtonte 6 vetë, të cilët ishin bllokuar nga përmbytja në shtëpinë e tyre.
Të shtunën, 8 shtator, Florimi mori një letër nga Prefektura duke i bërë të ditur atij se i ishte dhënë leje qëndrimi, e vlefshme për një viti. Po atë ditë, qyteti i Changés, bëri një festë falënderimi për heroin e quajtur Florim.
Qyteti gjithashtu ka hapur një fushatë që të mbledhë para dhe me to Florimit t’i blihet një makinë e re.
Florimi, baba i dy fëmijëve, është shprehur:
“Jam një njeri i lumtur. Unë dhe familja ime janë të integruar mirë në Changé.”
Pa punë dhe pa letra, Florimi kishte aplikuar për azil nga Prefektura e Majuestit që në dhjetor të vitit 2017 dhe tani jeton në Changé bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.