Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe sa ballë ishte

Shqipëria vijon të jetë një zonë sizmike aktive, pasi një tjetër tërmet ka goditur vendin sot. IGJEUM raporton se lekundja eshte regjistruar sot ne oren 04:51.

Sipas matjes, epiqendra ka qene ne Elbasan, ne nje thellesi prej 4 kilometer.

Per fat goditja nuk ka qene aq e forte sa te shkaktonte panik e frike. IGJEUM ben me dije se termeti ka qene me magnitude 2.1 dhe nderkohe nuk ka raportime per deme.

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe sa ballë ishte Read More »

Vjen propozimi “bombë” nga PS: Vetting për pronarët e lojërave të fatit, janë të lidhur me krimin!

Një propozim i papritur ka ardhur sot nga kampi i socialistëve lidhur me Vettingun. Pas idesë së Lulzim Bashës për Vetting në politikë, deputeti socialist, Erjon Braçe, ka kërkuar sot në Kuvend Vetting edhe për pronarët e lojërave të fatit. Ai tha se ata janë të lidhur me krimin dhe bëjnë evasion fiskal.

Krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojrave të fatit. Duhet veting për të gjithë pronarët e lojrave të fatit. Paraja e luajtur në këto aktivitete është e deri në 13-17 miliardë lekë.

Ajo që bie në sy është që shifra është e njejtë, që nga 2011,-2012 dhe deri në 2018”,ka thënë Braçe.

Deputeti socialist, që drejton Komisionin e Ekonomisë, ka akuzuar strukturat e qeverisë, se kanë lejuar evazionin fiskal.

“Evazioni fiskali lojrave të fatit është dramatik në këto vite me lojrat e fatit. Normat e fitimit e lojrave të fatit me zorë arrijnë në 8-9%”, tha Braçe gjatë fjalës së tij.

Vjen propozimi “bombë” nga PS: Vetting për pronarët e lojërave të fatit, janë të lidhur me krimin! Read More »

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën Read More »

144 rekrutë të rinj nisen për në Shkollën e Trupës në Bunavijë, Vlorë

Në Garnizonin “Skënderbej”, u zhvillua paraditen e sotme një ceremoni e veçantë me rastin e përfundimit me sukses të fazës së dytë të rekrutimit për vitin 2018 dhe nisjes së rekrutëve të rinj në Qendrën Stërvitore Bunavi, për të ndjekur Stërvitjen Individuale Bazë.

Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm kolonel Petrit Çuni, komandanti i QPR, kolonel Isuf Hamati, prindër dhe familjarë të rekrutëve të rinj, etj.

Zëvendësministri Koçi, në përshëndetjen e tij drejtuar rekrutëve të rinj theksoi faktin se ata nuk do jenë pjesë e zakonshme e administratës shtetërore, por do hyjnë në një nga strukturat, e cila në çdo sondazh ka dalë më e pëlqyera dhe më e dashura për publikun dhe për popullin. “Në sa e sa raste ata që janë përpara jush, që janë bërë pjesë e FA kanë përballuar emergjenca civile në zjarre apo përmbytje. Edhe ju si ata do të bëni të njëjtën gjë. Jam I bindur që do të sakrifikoni nga vetja juaj për të shpëtuar qytetarët tanë, apo për të shpëtuar pronën, atë publike dhe atë private. Jam I bindur se shumë prej jush, ata më të mirët do të jenë pjesë e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, në Kosovë, Bosnje, Detin Egje apo edhe në misione të tjera ku do të sjellë zhvillimi i skenës ndërkombëtare e ku do të duhet që Forcat e Armatosura të NATO të jenë prezentë për të ruajtur paqen dhe sigurinë, sepse ju e dini se sot rreziqet janë asimetrike”, – u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Koçi.

Një përshëndetje e veçantë në këtë ceremoni u bë dhe nga komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Isuf Hamati, i cili falënderoi ministren e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA në emër të të gjithë personelit të QPR, për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në procesin e rekrutimit të të rinjve në radhët e Forcave të Armatosura, u shpreh ndër të tjera: “Ju do jeni brezi që do e çoni më tej stafetën dhe emrin e mirë të Forcave të Armatosura. Ju do t’i shërbeni me devotshmëri atdheut tuaj, ju do të ndihmoni bashkatdhetarët tuaj në çdo rast rreziku dhe emergjence civile, ju do t’i shërbeni paqes kudo duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin më të bukur në botë, flamurin kuq e zi”.

Pas kryerjes së procedurave të plota të testimeve përkatëse në Qendrën e Personel Rekrutimit, nga 304 kandidatë që u testuan, u përzgjodhën dhe u shpallën fitues 144 kandidatë, nga të cilët 7 kandidate femra dhe 10 kandidatë me arsim të lartë.

Gjithashtu, në këtë ceremoni 3 ushtarakë morën gradën “major” dhe tre të tjerë “nënoficer”.

aaf

144 rekrutë të rinj nisen për në Shkollën e Trupës në Bunavijë, Vlorë Read More »

Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare, kush janë kandidatët për KLGJ

Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

  1. Nga Gjykata e Lartë:Medi Bici – Gjykata e Lartë

    Nga Gjykatat e Apeleve:

    1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
    2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
    3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
    4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

    Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

    1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
    2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
    3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
    4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
    5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

    Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

    6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore./korrieri

Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare, kush janë kandidatët për KLGJ Read More »

Anëtarët e bordit i kërkuan dorëheqjen, reagon Gentian Sala: Askush nuk ka kontestuar afatin e fikjes së sinjaleve analoge

Kreu i Autoritetit të Medias Audiovizive, Gentian Sala, ka reaguar pas kërkesës së katër anëtarëve të Bordit për dorëheqjen e tij. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se angazhimi në procesin e digjitalizimit për qarqet e Tiranës dhe Durrësit ka qenë dhe është i bazuar në Strategjinë Kombëtare të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012, gjithashtu bazuar në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas Salaj, edhe në këtë rast ka qenë e njëjta performancë nga AMA, si në tre rastet e kalimit nga analogu në numerik të zbatuara hap pas hapi, fillimisht në qarkun e Beratit, e duke vijuar më pas në atë të Korçës dhe të Fierit.

Sala:”Prej më shumë se një viti kur nisëm të angazhohemi me të tre qarqet dhe deri sa e finalizuam me sukses procesin në to, sigurisht që kemi hasur dhe vështirësi dhe të papritura, por gjithçka është tejkaluar”.

Kreu i AMA-s thotë se askush nga kolegët në Bord, përfshirë dhe ata të qëndrimit të sotëm mediatik, në asnjë rast nuk kanë përmendur ndonjë kontestim mbi procedimin, për shpalljen e afatit për fikjen e sinjaleve analoge brenda territorit të qarkut, për renditjen e kanaleve në platforma etj.

Salaj: Në rastin e fundit të zbatimit të kalimit nga analogu në numerik për qarqet e Tiranës dhe Durrësit, me një popullsi dhe territor disafish më shumë u shfaqën problematika, kryesisht nga mospajisja në kohë e qytetarëve me dekodera. Ndaj dhe u vlerësua shtyrja 4 mujore e procesit, si një zgjidhje tranzitore që u jepte kohë qytetarëve që nuk mundën të pajisen me dekoder brenda afatit. Për të qenë të sigurtë, që ashtu sikundër nuk u la asnjë operator audioviziv jashtë këtij procesi, të mos mbetej pa marrë shërbim përmes teknologjisë numerike dhe asnjë qytetar.

Nisur nga zhvillimet e fundit, Gentian Sala thotë se AMA angazhohet që të intensifikojë edhe më shumë fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për ta bërë atë sa më kapilare në dobi dhe interes të publikut

Anëtarët e bordit i kërkuan dorëheqjen, reagon Gentian Sala: Askush nuk ka kontestuar afatin e fikjes së sinjaleve analoge Read More »

Qeveria miraton vendimin ‘Air Albania’, aksionet ndahen mes tre kompanive

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e ortakëve për statusin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, SH.P.K. Vendimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore.

Marrëveshja përmban të detajuar përqindjen e aksioneve të secilit ortak në marrëveshje si dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve.

Marrëveshja e plotë:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË ORTAKËVE PËR STATUTIN E SHOQËRISË “AIR ALBANIA”, SH.P.K.

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndyshuar, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.309, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Autorizohet shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Qeveria miraton vendimin ‘Air Albania’, aksionet ndahen mes tre kompanive Read More »

Çfarë ndodh me mishin e bllokuar nga AKU? Ish-ministri ngre dyshime

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU.

“Në momentin që është sekuestruar sigurisht diku ruhet, ruhet në frigorifer, ka shirit bllokimi të verdhë, ka vula, është aty sasia e sekuestruar apo ka firuar dhe duhet parë ku ka shkuar, është groposur apo ka shkuar larg qoftë në ndonjë sallameri.

Prandaj këto janë probleme shumë serioze dhe kërkohet seriozitet në të gjitha hallkat që nga moment ku kryhet analiza, kur bëhet bllokimi, procesverbali vendosja, ruajtja, sekuestrimi dhe agjësimi janë çështje jashtëzakonisht serioze. U asgjësua s’u asgjësua, të gjitha këto duhen sqaruar në një konferencë për shtyp nga AKU dhe jo thjesht një dispeç në media, bllokuam aq hodhëm kaq dhe të lihet historia me aq.

Unë nuk e di që të qarkullojë, ke pare ndonjë flet analize ti nga institucione të referencës kombëtare apo ndërkombëtare ku të identifikohet lloi i salmonelës, tipi i saj, sasia për gr produkt, kjo nuk ekziston dhe për sa kohë nuk ekziston, për mua është një moment i errët se duke u bërë publike analiza tipi dhe lloji i argjendit bakterial, sqarohet dhe natyra e problemit.

Nëse ky mish është i ndotur që në origjinë, që në Brazil, që në stallë, apo ndotja ka ndodhur gjatë transportit, ose në momentin që ka hyrë në Shqipëri. Dhe në këtë mes duhet të kishim dhe ndarjen e përgjegjësisë.

Në rastin e pare akuza duhet të ishte për shtetin brazilian dhe ne duhet të ngrinim padi ndërkombëtare për një shtet i cili infekton Europën dhe Shqipërinë si pjesë e saj me produkte të ndotura”, deklaroi Panariti në një reagim për TemA TV.

Çfarë ndodh me mishin e bllokuar nga AKU? Ish-ministri ngre dyshime Read More »