Aktualitet

Indinjohet gazetarja: Oketa s’është në parlament, Doshët, Fufët, Ballinjtë, Habilajt, Shullazët janë

Gazmend Oketa, vendos të largohet përfundimisht nga skena politike për t’i rikthyer profesionit të tij si inxhinier.

Ish-zyrtari i FRD ia ka komunikuar vendimin e tij edhe kryetarit Bamir Topi ndërsa është shprehur për GSH-në se nuk mund të rrijë në një salllë me trafikantë edhe pse Oketa nuk u zgjodh si deputet i Kuvendit në zgjedhjet e përgjithshme.

Lidhur me këtë ka reaguar e indinjuar gazetarja Edlira Gjoni e cila shkruan se na përfaqëson një sistem i çuditshëm antivlerash.

“Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë!“ shkruan Gjoni.

REAGIMI I PLOTË:

Media kujtohet prapë sot të thotë “Oketa qëndron larg politikës”.

Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë!

Me gishtat e dorës i numëroj deputetët e parlamentit prej të cilëve mund të mësosh a shpresosh për diçka, si prej Oketës. 130 të tjerët janë turpi i liderve që i kanë listuar dhe yni që i kemi votuar.

Kur Shqipëria fut frikën me njerëzit që e drejtojnë dhe e kanë marrë peng, shihni Gazmend Oketën. Ai është jashtë jetës publike, kurse analfabetët funksionalë janë në majë të saj, duke marrë vendime për ty.

Kemi fajin tonë në këtë sistem që kemi pranuar.

Mbi gjithçka, kemi humbur busullën e vlerave dhe qytetarinë. E lumtur që përpjekjet na bashkuan rrugët. E trishtuar që Shqipëria “spastron” anën më të mirë të saj!

Indinjohet gazetarja: Oketa s’është në parlament, Doshët, Fufët, Ballinjtë, Habilajt, Shullazët janë Read More »

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Si të aplikoni për bursa

Jeni ende duke vazhduar gjimnazin dhe keni dëshirë që të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata nxënës të shkollave të mesme që të përfitojnë nga bursat e plota të studimit për një vit, ndërsa u ofrohet strehim në një familje amerikane.

Dhe lajmi më i mirë akoma është se gjithçka do të jetë falas.

“🇦🇱️ | | Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Si të aplikoni për bursa Read More »

Plas në Jalë, banorët konfrontohen me INUK: S’lejojmë shembjen, kemi pushues brenda

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në bregdetin e Jalës .

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë. Ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan t’i nxjerrin e dhunë nga prona e tyre. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Plas në Jalë, banorët konfrontohen me INUK: S’lejojmë shembjen, kemi pushues brenda Read More »

Njoftimi i rëndësishëm nga tatimet: Ja të drejtat dhe detyrimet e personave fizik me xhiro 0 deri në 2 mln lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njeh të interesuarit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 0 deri në 2 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik me xhiro 0 deri në 2 milionë lekë

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë, ai nuk është subjekt i TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin dhe Tatimin në Burim.

Nëse je regjistruar ose do të regjstrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 0 deri në 2 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2xkrvfb

Njoftimi i rëndësishëm nga tatimet: Ja të drejtat dhe detyrimet e personave fizik me xhiro 0 deri në 2 mln lekë Read More »

‘’Je ISIS Edi Rama, ja u q*fsha ropt”, tensione të forta në Jalë/ Banorët përplasen fizikisht me IKMT-në dhe Policinë

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.

Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

Qytetari përmend dhe emrin e mikut të Ramës që sipas tij ka ndërtime pa leje në Jalë dhe nuk e ka gjetur asgjë Alban Xhillari.

‘’Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

https://youtu.be/jDoHbWLQ0wI

‘’Je ISIS Edi Rama, ja u q*fsha ropt”, tensione të forta në Jalë/ Banorët përplasen fizikisht me IKMT-në dhe Policinë Read More »

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video)

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë. Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/09/S5IsARGT18Ok1IePYPSW_18_8df3dcd6a8197f6b12d90ac067a9677f_video_720p_converted.mp4?_=3

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video) Read More »

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë

Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit. Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.

Historia e ngujimi të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllanë e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babanë e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite. Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë mamaja, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.

Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet. Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”. Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë Read More »

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video)

Sot isha në familjen Dunishi në ish Uzinën e sodës kaustike në Vlorë ku e kisha vizituar kohë më parë dhe me maman dhe ishte ajo që më porositi përsëri për ti ndihmuar .Një familje që jeton në kufijt e skamjes.Sapo ndaloj makinën 5 fëmijët e familjes dolën të gjithe duke u afruar te makina.

Mësoj se nëna me të atin ,të dy për shkak se nuk kishin me se ti ushqenin fëmijët kishin debatuar dhe ishin larguar prej shtëpisë.Më i rrituri prej fëmijëve kishte shkuar dhe kishte marrë një bukë veresie që ta hanin të 5 fëmijët that.Ambienti ku jetojnë është plot helme ,lagështi por më e keqja është që nuk kanë bukë për të ngrënë.Sot nuk kisha plan për të shkuar atje thjesht u kujtova për fjalët e mamase ditë më parë ,gjë e cila mendoj se eshte pikërisht drejtimi i Perëndisë për të kryer këtë veprim minimal për të siguruar dicka për të ngrën

Un do ti ndihmoj me sa kam mundësi i kushtëzuar prej vajtjes dhe ardhjes ne Tiranë per shkak te gjëndjes shëndetësore të mamasë time por doja të jepja një apel për këdo që e prek sadopak kjo video.Ndihmojeni me sa keni mundësi këtë familje .I madhi prej fëmijëve më dha numrin e të ëmës së tij ‭068 214 2848‬ për këdo që ka mundesi .Ju lutem me sa keni mundësi ndihmojini këta fëmijë.Kush ka mundësi ti japi share postimit sepse ndoshta dikush mund të ketë mundësinë për ti ndihmuar….nga Enrik Mehmeti

https://www.facebook.com/enrik.mehmeti/videos/2102457433118475/?t=0

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video) Read More »