Aktualitet

Pasaporta e makina e tij në vendin e vrasjes së Hajdarit, kush është Fatmir Meta që po trazon PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se  do të padisë kreun e IKMT në Vlorë, Fatmir Meta. Meta u konfrontua verbalisht me deputetin demokrat Agron Shehaj, ndërsa PD tha se e kërcënoi gjatë aksionit për shembjen e disa banesave në fshatin bregdetar të Jalës. Basha tha se Fatmir Meta i shpëtoi njëherë drejtësisë, kur ishte shef i komisariatit të Tropojës, ndërsa u shpreh se vrasësit e Azem Hajdarit udhëtuan me makinën e tij.

Pjesë nga dokumenti i SHIK për vrasjen e Azem Hajdarit dhe përfshirja e Fatmir Metës:

Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetri dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Ferz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës.

Në këtë dokument thuhet ndër të tjera se origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit më datë 18 shtator 1997.

PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi që të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë përiudhë Fatmir Haklaj nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qënë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Në datë 5 janar 1998 në qafë Luzhë, Tropojë vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua të ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari.

Më datën 6 janar 1998 në fshatin Cernice të Tropojës vritet Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë rreth orës 24:00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta ish-shefi i Komisariatit Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari, ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit.

Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish- ministri i Rendit Publik, Perikli Teta ka marrë dy herë Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat me pretekstin se ishte i sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 Shtator 1998 kur në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomë dhe ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja, përfaqësues i qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 shtator 1998, rreth orës 7:15 e ka konfirmuar ndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës tip “Fuoristradë” e me llampën, sinjalin e policisë. Me këtë makinë Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

Pasaporta e makina e tij në vendin e vrasjes së Hajdarit, kush është Fatmir Meta që po trazon PD-në Read More »

Lirohen banorët e Jalës, apelojnë për mbështetje: S’kemi strehë mbi kokë, pa veshmbathje, pa asgjë …

Banorët e Jalës të shoqëruar nga policia e Vlorës janë lënë të lirë rreth mesnatës së djeshme, mes tyre  edhe një vajze minorene 14 vjeçare.

Ndërkohë ata apelojnë për mbështetje, pasi edhe pse të lirë, thonë se nuk kanë ku të fusin kokën.

Edi Bala: Këtë mëngjes, jemi zgjuar të pastrehë. Pa shtëpi, pa veshmbathje, pa asgjë.

Mirë objektet e skualifikuara nga ALUIZNI, por na kanë prishur edhe shtëpinë e vjetër ekzistuese përpara ’90.

9 objektet janë banesa dhe hotele, të skualifikuara nga ALUIZNI si ndërtime të paligjshme. Por, banorët thonë se kanë dokumente të rregullta dhe tokën e kanë të përfituar nga ligji 7501.

IKMT sqaron se njoftimi për këta pronarë është bërë që në datën 15 korrik.

Lirohen banorët e Jalës, apelojnë për mbështetje: S’kemi strehë mbi kokë, pa veshmbathje, pa asgjë … Read More »

Meta-Monika si Pablo Eskobari, u ndryshojnë mbiemrin fëmijëve për të shpëtuar floririn dhe…

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët drejtojnë bandën më të madhe dhe të organizuar e hajdutëve në Evropë, të quajtur në letra Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë ndërmarrë një tjetër veprim të ngjashëm me familjet mafioze. Meta dhe Monika, të cilët nuk duan që amerikanët të monitorojnë Vetingun e politikanëve, kanë ndryshuar identitetin e fëmijëve, para se t’i dërgonin jashtë vendit. Dyshja ka ndryshuar mbiemrin e fëmijëve me qëllim për të penguar dhe ngatërruar drejtësinë që po afrohet për verifikimin e pasurisë, kërkimin e floririt të vjedhur, konfiskimit të parave të krimit dhe korrupsionit etj. Një lëvizje e tillë është ndërmarrë edhe nga baroni më i madh i drogës në histori, Pablo Eskobari, pasi amerikanët i ngushtuan lakun dhe po e kërkonin për ta ekstraduar. Eskobari u ndryshoi gjeneralitet fëmijëve dhe i nisi jashtë Kolumbisë.

Meta dhe Monika u kanë shtuar nga një ‘j’ në fund të mbiemrit të fëmijëve, të cilët i kanë nisur vitin e kaluar jashtë shtetit, duke paguar fillimisht 140 mijë paund. Mbiemri i fëmijëve nga ‘Meta’ është bërë ‘Metaj’. Në të gjitha dokumentet zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, mbiemri i Ilir Metës është ‘Meta’. Në dokumete të ndryshme, në njoftime zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, mbiemri i fëmijëve të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, figuron ‘Metaj’. Ndryshimi është i mjaftueshëm për fëmijët për të mohuar jashtë vendit lidhjen me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi figuron me mbiemrin ‘Kryemadhi’ në të gjitha dokumentet zyratre që mbajnë firmën e saj. Tani familja Meta, njëlloj si familjet mafioze, mban tre mbiemra të ndryshëm, ‘Kryemadhi’, ‘Meta’ dhe ‘Metaj’.

Ndryshimi i mbiemrave bëhet edhe në kuadër të një plani që përflitet për t’u arratisur nga Shqipëria, në momentin kur Byroja Kombëtare e Hetimit, nën kujdesin e SHBA-BE të nisin hetimet për pasurinë dhe veprimtarinë e zezë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi. Me ndryshimin e gjeneraliteteve Meta dhe Monika shpresojnë që të shpëtojnë fëmijët nga vperimi i drejtësisë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi gjeneraliteteve bëhet edhe për të shpëtuar fëmijët nga bloza e imazhit që Monika dhe Meta kanë në Evropë si çifti i politikanëve më i korrptuar në Ballkan. Megjithatë, arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrit është kalimi i një pjesë të pasurisë në emër të fëmijëve dhe vështirësimi i procedurave të kofiskimit. Fjala është këtu për paratë e krimit dhe korrupsionit, floririn e vjedhur në Krrabë, paratë e shtëpive të shituara në Tiranë etj.

Që kur SHBA-BE dhanë shenja se kanë seriozisht vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, duke nisur me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, Monika Kryemadhi nisi të shesë një pjesë të apartamenteve të shumta që ka në Tiranë nga frika e konfiskimit. Apartmentet i ktheu në para dhe paratë i mban jashtë sistemit bankar, të cilar mendohet se i ka lërguar ilegalisht jashtë vendit. Vetë Meta i ka kaluar pasuritë në emër të Monikës, ndësa që të dy u kanë ndryshuar gjeneralitet fëmijëve. Të gjitha këto veprime bëhen nën hundën e drejtësisë, e cila vijon të flejë gjumë/Pamfleti

Meta-Monika si Pablo Eskobari, u ndryshojnë mbiemrin fëmijëve për të shpëtuar floririn dhe… Read More »

Pakt me opozitën? Bushati tregon tre ofertat e Ramës për Bashën

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar sot se qeveria është e hapur për dialog me opozitën dhe ka dhënë detaje për tre ofertat që janë në tryezë nga ana e kryeministrit Rama drejtuar liderit të PD, Lulzim Basha.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun gjerman, Bushtai i ka dhënë përgjigje interesit të medias, nëse do të ketë një pakt me opozitën, e cila, nuk ka qenë e pranishme në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato cështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit. Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e vetingut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e vetingut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën.

Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR. Si dhe ka një ofertë të qartë në tavolinë për opozitën për një strategji afatgjatë se si do të shërohet nga plagët nga sistemi i drejtësisë, për shkollën e magjistraturës. Dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave”- tha Bushati.

Pakt me opozitën? Bushati tregon tre ofertat e Ramës për Bashën Read More »

Familja e Fatlindit, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak

Fatlind Petrit Buçaj është 20 vjeçari nga Tropoja i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e të cilës ka nevojë për ndihmë financiare.Familja e Fatlindit, të cilit fati duket se nuk i ka buzëqeshur shumë, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak.
20 vjeçari prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë, i cili përditë avancon duke marrë nga jeta e Fatlindit.
Motra e të riut, Sara Buçaj ka treguar se sëmundja ndodhet mes trurit dhe palcës kurrizore prandaj kurimi i tij jashtë vendit është e vetmja shpresë për ta ngritur përsëri në këmbë.
Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, Fatlindi duhet të dërgohet me avion sanitar në një spital të specializuar jashtë vendit si dhe t’ i nënshtrohet një operacioni të vështirë.
Shuma e shpenzimeve shkon në 50.000 euro ç’ ka familja nuk e ka, prandaj ka vendosur në dispozicion të kujtdo që ka mundësi numrin e llogarisë pranë bankës Raiffeisen Bank Sha.
Titullari i Llogarisë: Sara Petrit Bruçaj
Adresa e Klientit: Lagja 28 Gushti, Tropojë Albania
Numri i Llogarisë: 0011368730
IBAN: AL26202111540000000011368730
Kodi SËIFT: SGSBALTX   Publikuar tek: AKTUALITET newsbomb

Familja e Fatlindit, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak Read More »

Gjykata e Strasburgut i thotë “jo” kërkesës së Mark Frrokut (Foto)

Gjykata e Strasburgut ka refuzuar shqyrtimin e kërkesës së avokatit të ish-deputetit, Mark Frroku, lidhur me arrestimin e tij.Në një dokument të publikuar sot, Gjykata e Strasburgut, thotë se nuk ka asnjë shkelje të nenit 5 të Konventës duke e konsideruar të ligjshëm prangosjen e tij.Në vendim thuhet se në vitin 2015, ndaj Frrokut u ngritën tre procedime penale: Vrasjes me paramendim, pastrim i parave dhe deklaratave të rreme.

“Z. Frroku bëri kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e tij, duke pretenduar në veçanti se Parlamenti nuk e kishte autorizuar arrestimin e tij në lidhje me akuzat. Megjithatë, ankesa e tij u hodh poshtë në vitin 2015. Gjykata Kushtetuese gjeti se Gjykata Supreme e kishte autorizuar ndalimin e tij në përgjigje të të gjitha padive penale kundër tij.Frroku bëri kërkesa të mëtejshme për ndalimin e tij në vitin 2015 dhe 2016, të cilat u refuzuan”, shkruhet në vendim.Avokati i Frrokut e çoi çështjen e klientit të tij në Strazburg pasi kaloi shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.Qeveria Shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua në Strazburg nga përfaqësuesja e saj, znj. A. Hicka, Zyra e Avokatit të Shtetit.

Gjykata e Strasburgut i thotë “jo” kërkesës së Mark Frrokut (Foto) Read More »

Ambasadori i ri i BE prezanton veten e përshëndet në shqip (Video)

Ambasadori i sapo emëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është prezantuar përmes një video-mesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të Bashkimit Europian. Përshëndetja e tij është shqip, ndërsa prezantimi në anglisht.

Ai thekson se mirëpret bashkëpunimin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave të Bashkimit Europian.

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, thuhet mes tjerash në këtë video.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/1687240504719759/?t=0

Ambasadori i ri i BE prezanton veten e përshëndet në shqip (Video) Read More »

Vlera e 20 mijë lekëshit, zbulohet skandali, bëhesh ish-i përndjekur, merr edhe azil në …

Ndërsa është dëgjuar nën zë për dëshmi të rreme si të përndjekur apo në gjakmarrje, me zë dhe figurë një situatë e tillë vjen në emisonin “Stop”. Një qytetar iu drejtua Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë, për një dëshmi që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.

Qytetari – Ça bëre si je? Unë desha me marr diçka, një shkresë si i përndjekur. Roja i shoqatës – Vërtetim? Qytetari – Po! Për azil. Roja i shoqatës – S’e ato s’jepen ashtu, vetëm kush ka status. Ta japin ato. Kanë një kuotë për dy-tre vjet, që paguan kuotat e atyre. A kupton? Vetëm nga shoqata mund ta marrësh. Qytetari – S’bëhet fjalë me ndonjë të njohur të na nderojë, të na i bëj si nder? Roja i shoqatës – Ore unë punoj ktu, jam i dënum vetë. Qytetari – Njeh ndonjë shoqatë kshu?

Roja i shoqatës – Janë ato, po tani s’i ke ato. Janë këtu, te “1 Maji” rrinë ato. Qytetari – “1 Maji”. Roja i shoqatës – Ee…, është një Ylli, Ylli. Iku tani me gjithë atë sekretaren. Me një fjalë, si ta duash, e ciklos me të dhënat me një fjalë. Qytetari – Thjesht ta bëjë ai sa më efikase, që unë të përfitoj atë që dua, se dua të marr azil. Roja i shoqatës – Po të kuptoj, kuptoj. Hajde nesër në mëngjes këtu. Qytetari – Ça ore? Roja i shoqatës – Në orën 9:00.

Ditën tjetër: Roja i shoqatës – Çkemi, ça bën? Qytetari – Si të kam. Roja i shoqatës – Fola një çikë me atë, çikë me atë… çunin. Qytetari – Hëë… Roja i shoqatës – Ky thotë e bëjmë, po janë ato kuotat që ç’paguajnë se s’bën… do shkojë ca lekë ajo. Qytetari – Sa lekë? Roja i shoqatës – Te 200 mijë lekshi. Si të quajnë ty? Qytetari – xxxxx. Roja i shoqatës – xxxx. Po mbiemri? Qytetari – xxxxx. Roja i shoqatës – Emri i babës?

Qytetari – xxxxx. Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari pagoi 200 mijë lekë të vjetra dhe arriti të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës, Agron Talo. Ky i fundit tha se paratë do t’i ndajë me persona të tjerë dhe se dokumente të tilla ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj. Agron Talo – Si kalove? Mbaje, mbaje! Qytetari – Apo qenkan dy, të njëjtat. Agron Talo – E njëjta, e njëjta është, po e ke dy kopje. Agron Talo – S’e di për Amerikë, këtë kemi dhënë për Kanada, për Australi, për në Francë, këto lloj dokumentesh kemi dhënë. Qytetari – Vetëm këto?

Agron Talo – Vetëm kaq! Qytetari – Këtë porosinë ta lej ty apo…? Agron Talo – Po, po, porosinë po, porosinë! Porosia do shkojë andej-andej, do ndahet porosia. Nuk i numëroj unë, i numërove? Qytetari- Jo, jo! Kaloji, kaloji të lutem! Rrofsh! Të falenderoj shumë! Agron Talo – S’ka gjë fare, po të ashtu..,ndonjë gjë… Qytetari – Do të them për çdo gjë tjetër që mund të më duhet. Qytetari – Të falenderoj! Agron Talo – S’ka gjë! Ma kalofsh mirë! Telefonin e ke, si qysh tek, ndonjë ashtu. Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shprehën se në çdo institucion nevojiten para për të marrë një vërtetim, certifikatë etj

Vlera e 20 mijë lekëshit, zbulohet skandali, bëhesh ish-i përndjekur, merr edhe azil në … Read More »