Aktualitet

Blenë antibiotikë duke shkelur ligjin, ndalohet ish-drejtori dhe juristi i spitalit të …

Autoritetet e policisë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-drejtorin e Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri së bashku me juristin e po të njëjtit spital, Alfred Lulajn. Ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Frashëri dhe Lulaj “kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe”.

Organi i akuzës thotë më tej se hetimet vazhdojnë, pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyrën se si kanë dale medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Blenë antibiotikë duke shkelur ligjin, ndalohet ish-drejtori dhe juristi i spitalit të … Read More »

Skema e mashtrimit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të menaxherit të ‘Gulf’

Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin për Alban Alikon, të njohur si menaxher i kompanisë “Gulf”. Më 13 shtator Gjykata e Tiranës liroi menaxherin e kompanisë Gulf, Albano Aliko, i cili po hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Ndaj tij u dha masa e sigurise “arrest shtepie”

Aliko u arrestua nga policia me 10 shtator por më pas u lirua nga gjykata e Tiranës.

Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar qytetarëve dhe shtetit nga mashtrimi me tollonat e naftës kap vlerën e 5 milion eurove.

Skema e mashtrimit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të menaxherit të ‘Gulf’ Read More »

Doris Pack godet politikanët: Shqipëria nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë…

Partia Demokratike, prit sot në një diskutim të hapur në selinë e saj, përfaqësuesen e PPE-së si Doris Pack, e cila deklaroi se politikanët duhet t’i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi.

Ajo në këtë takim në Selinë e PD-së, bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme, nuk ka nevojë për shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zërë ndërtimi i shkollave.

“Jam shumë e kënaqur që shumë të rinj që kanë zgjedhur të mos largohen nga ky vend. Të rinjtë po largohen nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, jo ndodh, sepse politikanë nuk po dinë ti mbajnë të rinjtë. Duke krahasuar situatën e para 5 vitesh, Shqipëria nuk nevojë për shumë kulla, por për më shumë shkolla. Ka nevojë për investime, ato do të vijnë kur ka garanci ligjore”, tha ajo.

Doris Pack godet politikanët: Shqipëria nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë… Read More »

Dialog normal në Kuvend mes deputetëve, “Qen”, legen, hajdut, kokëbosh, kujt i flet ashtu ti”

Cështja e Teatrit Kombëtar ka përfshirë në një debat të ashpër deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Fjalë fyese ndaj njëri tjetrit kanë lëshuar deputetët pa marrë parasysh institucionin ku ndodheshin.

Dialogu/ Eduard Shalsi: Kush është dakord me miratimin e dekretit të Presidentit? Albana Vokshi: Ej, çfarë bën, si e hedh në votim pa folur opozita?! Eduard Shalsi: Dekreti miratohet. (Voton vetëm maxhoranca, opozita nuk merr pjesë në votim). Bardh Spahia: Ti je turpi i këtij vendi. Nuk je në shtëpinë tënde këtu, opozita do flasë… Eduard Shalsi: Ju jeni mësuar në xhungël, doni të flisni sipas rregullave… Bardh Spahia: Në xhungël je mësuar ti, o Shalsi, jo neve. Eduard Shalsi: Keni draftin përpara.

Florion Mima: Drafti është i pavlefshëm… Bardh Spahia: Kjo që keni bërë, është turpi i botës, prandaj rrini me kokë ulur. Jorida Tabaku: Ligji është antikushtetues dhe ligji shkel 5 ligje të tjera. Ramë dakord që ligji “Fusha” bie. Dekreti i Presidentit u miratua, ligji ra poshtë, kjo mbledhje mbyllet këtu… Albana Vokshi: Tërhiqni ligjin, kjo që po bëni është praktikë e paligjshme…

Eduard Shalsi: Në praktikën e këtij Parlamenti kemi raste, si Ligji i Legalizimeve të vitit 2006-2008, që është miratuar dekreti i Presidentit dhe janë amenduar nenet e ligjit. Po prapë, kemi ligjin “Për masat e sigurisë publike”, që është kthyer me dekret Presidenti dhe më pas janë reflektuar dhe janë bërë amendime. Oerd Bylykbashi: Kushtetuta nuk është veprimtari prodhuese, është e shkruar.

Eduard Shalsi: Në praktikën parlamentare, e ka bërë ky Parlament kur keni qenë ju në pushtet, por pavarësisht kush ka qenë, dekretet e Presidentit ose rrëzohen ose miratohen, ose miratohen me ndryshime. Ne jemi në rastin e tretë ku do miratohet me ndryshime. Oerd Bylykbashi: Ky është budallallëk, ky që po thua… Jorida Tabaku: Si miratohet dekreti me ndryshime… Ilir Beqaj: Në nenin e ligjit bëhet një ndryshim… Jorida Tabaku: Nuk mund t’i futeni këtu nen për nen, ligjin e votuat dhe e shpallët antikushtetues. S’mund t’i bësh ndryshime, ligji ka rënë i gjithi…

Ilir Beqaj: Në pikën 11, “Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private, që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj… Albana Vokshi: O Ilir, boll me vjedhjet, o Ilir.. Endrit Brahimllari: Është turp kjo që po bën ore… Ça ka për të qeshur… Albana Vokshi: Këtu flasin vetëm hajdutët, s’i lënë të flasin deputetët… Endrit Brahimllari: Me mua, moj, bëj ironi… More vesh… Eduard Shalsi: Dil jashtë o legen, o qen… Endrit Brahimllari: Legen je vetë ore, ordiner. Ilir Beqaj: Pse e ngre zërin ti… Endrit Brahimllari: Pse, kush je ti? Legen burrë. S’të vjen zor ty.

Ilir Beqaj: Mos ma ngri mua zërin, ulu poshtë… Endrit Brahimllari: Ik ti, ordiner, hajdut! Eduard Shalsi: Do e kaloj në votim, në rast se ca tipa këtu, që vlerësohen, sa më kokëbosh të jenë… Bardh Spahia: Kjo është arroganca o Shalsi. Enkelejd Alibeaj: Ua ka lidhur duart Fusha, nuk e di me se çfarë çmimi, por këtë e ka marrë i madh dhe i vogël vesh. Sapo votuat pranimin e dekretit të Presidentit, e votuat. Nga momenti që votuat, Presidenti ka bërë 9 faqe që rrëzon ligjin tuaj si antikushtetues. Në kundërshti me MSA-në, vjedhje e hapur. Ua ka thënë të gjitha. Procedura e këtij palo Parlamenti thotë vetëm një gjë, ligji që e votuat ka rënë. S’ka më ligj. Filtri i parë dhe i vetëm, fatkeqësisht, është vetoja e Presidentit dhe ai e ka rrëzuar ligjin. Ju doni të anashkaloni një rregull tjetër të Kushtetutës, ju e pranoni dekretin e Presidentit, por ky zotëria po fut ca amendamente të ligjit, që ka rënë tashmë. Amendamente të ligjit që ka rënë?! Ju duhet të filloni në procedurë të re ligjore, por këtu ka ndryshim të madh. Po të nisni një ligj të ri, ju nuk ia hiqni dot të drejtën Presidentit që të rrëzojë përsëri atë ligj. Ky është mashtrimi që doni të bëni. Eduard Shalsi: Kush është dakord me ndryshimet… Miratohet. Endrit Brahimllari: Turp t’ju vijë. O hajdutë!

Dialog normal në Kuvend mes deputetëve, “Qen”, legen, hajdut, kokëbosh, kujt i flet ashtu ti” Read More »

Helmohen banorët e Zharrzës, përfundojnë në spital, Albpetrol: U helmuan në lokal

Albpetrol ka mohuar të jetë shkaktari i helmimit të banorëve të Zharrzës, të cilët përfunduan në spital. Shoqëria Albpetrol sqaron se ka kryer matjet në vendin ku banorët kanë thënë se dilte uji i helmuar dhe ajri ka rezultuar i pastër, nën nivelin minimal të ndotjes. “Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi.

Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë kryer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër”, deklaron Albpetrol.

Më tej shoqëria thotë se personat e helmuar kishin qenë në një lokal në zonë ku kishin konsumuar ushqime dhe pije, duke larguar kështu përgjegjësinë. “Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme”, thotë Albpetror. Më tej shoqëria deklaron se në të gjithë zonën e Zharrzës, zonë mjaft e populluar, këta janë personat e vetëm që pretendojnë që kanë probleme shëndetësore si pasojë e gazit apo produkteve të tjera hidrokarbure.

Kjo sipas Albpetrol ngre pikëpyetje dyshimi në lidhje me arsyen e vërtetë të pretendimeve. “Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën. Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe kanë lënë ambientet pas disa orësh. Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, ‘Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha ekzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi.

Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.73 mg/l’. Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime”, thotë me tej shoqëria. Sipas saj, ndotjet në zonën e Zharrzës janë krijuar paralelisht me industrinë e naftës në këtë zonë dhe konsiderohen si ndotje të vjetra historike dhjetëra vjeçare. Albpetrol sh.a ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit në këtë zonë.

Helmohen banorët e Zharrzës, përfundojnë në spital, Albpetrol: U helmuan në lokal Read More »

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta janë ndjerë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve, dridhjet janë ndjerë në orën 17:10, ndërsa banorët thanë se ishin të forta.

Ata që e kanë ndjerë më shumë janë banorët e pallateve të larta, të cilët të kapur nga paniku kanë dalë në rrugë.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.6 dhe me thellësi 5 kilometër. Lëkundjet janë ndjerë deri në Maqedoni. Edhe natën e kaluar një tërmet me epiqendër në Adriatik pranë Gjirit të Lalëzit lëkundi Durrësin dhe rrethinat.

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra Read More »

Udhëtimi i dytë i “Lasgushit”, 100 pasagjerët e përzgjedhur nga Rama

Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i “Air Albania”, ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgjedhurit këtë herë janë 100 pensionistë.Në një video të shkurtër të publikuar në Instagramin e kryeministrit Edi Rama, dëgjohet teksa një stjuard iu uron udhëtim të mbarë, ndërsa mes tyre shihet edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Udhëtimi i dytë i “Lasgushit”, 100 pasagjerët e përzgjedhur nga Rama Read More »

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë të të njëjtit proces. Pas komandimit të Elisabeta Ymerajt si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dhe pas “sëmundjes” që i ka rënë prokurorit Ened Nakuçi, prokuroria ka dështuar të zgjedhë një prokuror tjetër.

Shorti për caktimin e një prokurori i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar. 19 prokurorët e thirrur nga Donika Prela sot paradite nuk kanë pranuar të zgjidhen me short dhe kanë braktisur mbledhjen.

Në seancën e kaluar përballë të akuzuarve doli prokurori Besim Hajdarmataj, ndërsa prokurori Ened Nakuçi nuk u paraqit pasi dërgoi një raport që tregonte se ishte i sëmurë.

Por në intervistën e fundit që dha në media, ambasadori amerikan Donald Lu tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

“Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? ” u shpreh Donald Lu.

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin Read More »