Aktualitet

Godina e Teatrit Kombëtar, PS vendos me votë në Tiranë, PD shkon në Vlorë

Sot vendoset fati për godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që pritet që deputetët e mazhorancës të votojnë kundër dekretit të Presidentit për mos shembjen, deputetët e opozitës pritet të mblidhen në Vlorë.

Një ditë para seancës plenare, dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin, por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual. 24 orë para se dekreti të kalojë në seance plenare në zyrën e kryetarit te Kuvendit trokitën edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe realatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.

Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa më vonë u mësua se kryetari i Kuvendit kishte vendosur të thërrasë me 26 shtator mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës për vettingun në politikë. Lulzm Basha kishte deklaruar se afati i fundit ne dispozicionin të kryeparlamentarit për të thirrur këtë mbledhje është e premtja e 22 shtatorit, por kryeparlamentari duket se e ka vlerësuar ndryshe.

Godina e Teatrit Kombëtar, PS vendos me votë në Tiranë, PD shkon në Vlorë Read More »

Policia u shpall luftë personave që lëvizin me automjete të blinduara, nga sot…

Policia e Shetit do të ketë një organizim të ri për arrestimin e personave të rrezikshëm si dhe idetifikimin e  personave të lëvizin me mjete të blinduara. Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dërguar drejtorive në qarqe, por edhe komisariateve, i kërkon strukturave të krimeve të evidentojë situatën në territorin që mbulojnë, nisur edhe nga organizimi i ri me të ashtuquajturat “zonat policore”.

Sipas burimeve, në urdhrin e kryepolicit Ardi Veliu, ky i fundit shpreh pakënaqësinë me rezultatet e deritanishme dhe i kërkon strukturave të punojnë me prioritet për kapjen e personave në kërkim, atyre për të cilët ka informacione që mbajnë armë, rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal, por edhe identifikimin e personave që lëvizin me automjete të blinduara. Një operacion i ngjashëm për makinat e blinduara u zhvillua dhe ne vjeshte te 2017-es, por shumica dërrmuese e automjeteve që u bllokuan iu kthyen sërish pronarëve.

Kushtet që një individ të marrë autorizim nga policia për përdorimin e një mjeti të blinduar janë shumë strikte, ndaj sipas burimeve, ka dyshime se personat me probleme të përfshirë në aktivitete kriminale, përdorin edhe automjete të shoqërive private të sigurisë fizike për të lëvizur. Së fundmi 5 makina të blinduara u bllokuan në Shkodër pas ndërhyrjes në dy lagjet problematike të qytetit. Mjetet dyshohet se nuk kishin asnjë dokumentacion ndërkohë që po hetohen edhe procedurat e futjes së tyre në Shqipëri./ TCh

Policia u shpall luftë personave që lëvizin me automjete të blinduara, nga sot… Read More »

Befason kryeministri: O burrë ne i vjedhim shtetet tona

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë ka argumentuar kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë. Haradinaj ka befasuar duke thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shetet”.

Haradinaj duket se ka befasuar edhe vet moderatorin Blendi Fevziu kur ka pohuar se “ne i vjedhim shtetet tona derisa ka argumentuar fortë kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm me çizme.

“Edhe në Amerikë edhe në Evropë, edhe gjithkund kufijtë i vendosin çizmet, ushtarakët, ata që s’i ndërrojnë corapët me muaj të tanë, mos të flas për të brendshmen e tyne, nuk i ndërrojnë kufijtë do që qesin gell edhe do që shëtiten knej e dalin me majtë fjalime, nuk ndërrohen ashtu kufijtë, këto janë kufijë që i ka vendos raporti i forcave, nuk i hapë as Shqipërimi, as Ragmi Mustafa as Riza Halimi, nuk mund t’i ndërron dikush, njo i Kosovës, është raporti i forcave gjithë bota ka qenë në këmbë kur janë vendos këta kufij. I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot…”

Pyetja: Pse si jemi ne sot?
“Po ne vjedhim shtetet tona o burrë, ne s’kemi bo ushtri të forta që mbrojnë interesat… e dimë ne si jemi, e shohim si jemi, nuk bëhen këto punë kështu”

Ndiqeni videon më poshtë nga minuta 18:20

Befason kryeministri: O burrë ne i vjedhim shtetet tona Read More »

“Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria”, thirrjet para parlamentit

Ndërsa parlamenti do të kalojë sot amendimet e ligjit për Teatrin, para parlamentit ka nisur një protestë. Dhjetëra qytetarë, aktivistë e artistë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Edmond Budina iu ka bërë thirrje qytetarëve të çohen sepse Shqipëria ka marrë fund. “Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria. Me këta politikanë duhet ta kesh mendjen çdo ditë sepse ta fusin. Ndaj çohuni dhe mos flini”, tha Budina.

Ambientalisti, Sazan Guri, ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen për t’i thënë “jo” rivotimit të Ligjit të Teatrit.

Sipas Gurit, kjo rezistencë për mbrojtjen e Teatrit nga shembja është kauza më e luftuar që nga fillimi i demokracisë në vend. Teksa komentoi taksën për “Rrugën e Kombit”, Guri tha se nuk do të lejohet e njëjta gjë edhe me Teatrin, pasi sipas tij, Rama i vendosi në gjumë kuksianët.

“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë e rezistencë. Ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do t’i lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë angazhimet tona. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.

“Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria”, thirrjet para parlamentit Read More »

Opozita sot në Vlorë, zbulohen dy deputetët e LSI që do të jenë në Kuvend

Ndërkohë që opozita do të mblidhet sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në sallë do të jenë sot dy deputetë të LSI-së.

Vete LSI ka bere me dije lajmin, duke dhene edhe sqarimin per kete prani te deputeteve te saj.

“Sot ne Kuvend do marrin pjese dy deputetet e LSI-se Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do te jene vetem per procedure, pasi jane ne limitet e afatit 6 mujor te mosprezences ne salle. Pra do jene sot ne Parlament per te shmangur djegien e mandateve dhe pas kesaj do te rilene sallen menjehere. Tavo dhe Koka kane munguar per arsye familjare”- njofton LSI.

Opozita sot në Vlorë, zbulohen dy deputetët e LSI që do të jenë në Kuvend Read More »

Hajduti ia hedh lehtë:Pagova 100 mijë lekë policin për të mbyllur çështjen.

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e postës policore në Manzë të Durrësit, të cilët tentuan që të manipulojnë një çështje, ku viktimën e bënë autor.

Në redaksinë e Fiksit u ankua Myrvet Lleshi, nga Sukthi, i cili tha se “kapi” hajdutin e policisë dhe, pasi njoftoi policinë, rezultoi se autori ishte nipi i një efektivi të policie. Dhe këtu fillojnë problemet për të, pasi Myrvetin e trajtojnë si autor, i bëjnë presion të mbyllë çështjen, madje i marrin telefonin dhe i fshijnë gjithçka kishte.

Gjithsesi, qytetari arriti të filmojë autorin, i cili pranoi se pagoi 100 mijë lekë të vjetra shefit të policisë që çështja të mbyllej dhe të mos shkonte në Gjykatë.

Qytetari “bëhet” polic

Në muajin gusht 2018, në zonën e Gjirit të Lalzit, Myrveti punonte si shitës ambulant. Në një moment, ai shikon se nuk e kishte celularin dhe dyshon te një tjetër shitës ambulant. “Unë e njihja këtë person si figurë, jo me emër. E takova pas gjysmë orë. E kontrollova dhe gjeta telefonin tim. Ky person quhet Sabaf Lasku, nga Dibra.

Ky person iku dhe mora policinë në telefon. Policia nuk zbatoi ligjin dhe më mori mua si hajdut dhe jo si viktima që isha. Në momentin që erdhi policia më mori me forcë, më nxori nga mbrapa furgonit, ishin 4 efektivë policie. Njëri nga ata quhet Sadik Lasku. Ky punonjës policie, personin që më vodhi telefonin e kishte djalin e xhaxhait” thotë Myrveti.

Më pas shpjegon se në vendin ku shiste i erdhën 4 ose 5 vetë të inatosur, ku njëri ishte me rroba banjo. “Ai më goditi me grushte dhe shkelma në prani të punonjësve të policisë. Nuk e kuptoja cila ishte arsyeja. Këta donin të ndërtonin një akuzë që të më nxjerrin mua kriminelin. Pasi më goditën, më hipën në bagazhin e makinës, te këmbët e mia kisha një kallashnikov me dy karikatore fishekë. Unë jam familjar, si mendoj ato marrëzira. Më çuan në policinë në Manzë, atje dëgjoja policë me njëri tjetrin, që të më bënim kallëzim të rremë. Në komisariat nuk më detyrua, po duke dëgjuar se mos më bëjnë ndonjë gjë, po nga frika u detyrova të firmosja një deklaratë që denoncimin. Në celular kisha filmuar ku autori pranoi që unë jam kam marrë telefonin dhe më kërkonte falje” thotë qytetari.

Më pas shpjegon se disa punonjës policie janë tallur me videot e tij personale dhe në fund i kanë fshirë. “Autorin e kam takuar dhe i kam bërë një videoregjistrim të dytë, e pranon që ma ka vjedhur celularin. E pranon që i ka dhënë edhe ca lekë shefit të komisariatit të policisë Manzë. E pranon se është kushëriri i punonjësit të policisë” thotë autori.

Qytetari “heton” vjedhjen

Pasi u konsiderua si autor, qytetari fillon të hetojë vjedhjen e celularit. Fillimisht ai takon personin që i vodhi celularin. Ai xhiroi të gjithë bisedën, ku autori e pranon se e ka vjedhur ai celularin, ndërsa i thotë se për të mbyllur të gjithë çështjen, që të mos shkonte në gjykatë, babai i tij i ka dhënë 100 mijë lekë të vjetra një punonjësi të policisë së Manzës. Sipas tij, celularin ia ka dhënë në rregull viktimës, por ka dëgjuar në komisariat se denoncuesi i ka regjistruar policët kur po e shoqëronin, prandaj dhe ia kanë fshirë.

Autori pranon se njërin nga policët që e shoqëroi denoncuesin në komisariat e ka kushëri. Ndërkohë, pas ngjarjes, qytetari shkon në SHKB për të denoncuar veprimet e punonjësve të policisë së Manzës. Inspektorët e SHKB-së i ngrenë zërin, madje dhe e ofendojnë, duke i thënë se çfarë ka në kokë, tru apo tallash.

Në fund, pas sorollatjes, qytetari shkon në rajonin e policisë në Manzë, ku një punonjës i thotë se ta zgjidhë më Sadikun, pasi është djalë i mirë. Më pas e takon punonjësin, Sadik Laskun, në rrugë, teksa i kërkon përse e shoqëruan dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Punonjësi i policisë i thotë se nuk e ka nga ai të gjithë shoqërimin dhe duhet ta gjejë te personat e tjerë. I kërkon që mos t’i vijë në këtë mënyrë duke e provokuar, pasi do të ketë probleme më pas.

BISEDË MES AUTORIT DHE VIKTIMËS

Viktima – Sa lekë i dha atij (policit)?

Autori – 100 mijë lekë.

Viktima – Po më rren mua, 100 mijë lekë ëëë?

Autori – Kështu më tha babi, unë s’di gjë, ato lekë që kam pasur me vete, kam pasur 50 mijë lekë, ja kam dhënë babit. Sa kishte pas babi me vete ja ka dhënë. Ia kemi dhënë krejt tyre. Unë qesh gjithë ditën u lodha, atyre ua dhashë.

Viktima – S’të thanë ata me mdhanë lekë mua, të më paguash dëmin?

Autori – Jo, s’më thanë.

Viktima – Po ça të thanë?

Autori – Ti je për bukë, i lumtë dora atij, bravo i qoftë që të fali. Faleminderit dhe prej teje i thashë që s’më çove në gjykatë. Faleminderit dhe prej atij i thashë, ke bërë shumë gabim, telefonin e more në dorë. Me atë telefon ke marrë policinë se ma kanë vjedh.

Viktima – E di ça dëmi më ke bërë.

Autori – Una ta dhashë në rregull telefonin. Ti more policinë. I ke bërë gropën vetes oo

Viktima – Unë i kam bërë gropës vetes?

Autori – Se të mora ty telefonin, që më vodhe telefonin ëëë?

Viktima – Po.

Autori – Unë ta dhashë në rregull telefonin, e di pse ta kanë fshirë, se ata kishin dyshime se u ke bërë video policëve, u ke bërë lloj-lloj gjërash. Bënim llafe policësh. Unë vetëm i dëgjohesha.

Viktima – Kush i fshiu videot e mia?

Autori – Ai i madhi, ai i gjati. Unë desha me pi ujë, dhe i dëgjova.

Viktima – Nga e dinte PIN-in?

Autori – Janë policë ata o shokë.

Viktima – Tani si do ja bëjmë me më dhënë lekët e dëmit?

Autori – Shkoi thuaj babit tim, s’di gjë unë.

Viktima – Kush ishin ata, ai plazhisti që më goditi?

Autori – Se di, unë njoh vetëm xhaxhanë tim, Sadikun. Dhe Hamzain. Hamzain babi im e ka shok.

Viktima – Pse i dha 100 mijë atij (policit)?

Autori – Po ashtu, 1 kafe, filloi ja përmendi 100 herë, jo për bukë, jo për këtë.

Viktima – E njihte babai jot shefin e madh?

Autori – Nuk e di, ja dhashë. Mbaruam punë.

Hajduti ia hedh lehtë:Pagova 100 mijë lekë policin për të mbyllur çështjen. Read More »

Historia e trishtë e 12-vjeçarit me hemofili që nuk luan dot me shokët

“Shpesh ka pasur mungesë dhe vazhdon të ketë. I kam blerë zëvendësues por që nuk kanë të njëjtin efekte. Ilaçi që do djali “Faktor 7” kushton shumë, ku t’i gjej unë aq para. As nuk e mendoj, jo më të kem mundësi ta blej”.

E ëma tregon se të gjithë kohën ia ka dedikuar dy fëmijëve, pasi edhe djali më i vogël vuan nga një sëmundje e rrallë që nuk e ka lënë të zhvillohet si bashkëmoshatarët. Ai është 12 vjeç, edhe pse ngjan sa një fëmijë në klasë të parë.

Flutura, e ëma, nuk ka mundur të punojë asnjëherë, për t’iu dedikuar plotësisht 2 fëmijëve. Po ashtu, edhe bashkëshorti është pa punë. Të vetmet të ardhura për famijen me 5 anëtarë janë 10 mijë Lekë të reja, të cilat shkojnë më tepër për ilaçe sesa ushqim. Ndërsa ilaçet kanë një kosto të papërballueshme.

“100 mijë Lekë për çfarë t’i përdor më përpara, shyqyr na ndihmojnë shoqatat apo komshinjtë. Edhe për ushqim mezi ia dalim”.

Edhe institucionet arsimore shpesh kanë hezituar të pranonin të regjistronin Ervinin dhe Besin.

“Askush nuk m’i ka pranuar sepse kanë frikë nga sëmundja që ka”.

Të dy vëllezërit ditën e kalojnë mbyllur të shtëpi. Teksa Ervini luan, vëllai tjetër nga frika se mos dëmtohet fizikisht dhe të ketë gjakderdhje vetëm mund ta shohë nga larg. Për të luajtur me shokët as nuk mund ta mendojë.

“Nuk luaj dot se më dhemb këmba”.

Hemofilia është çrregullim në gjakderdhje, e cila nuk lejon mbylljen e plagës për shkak të mungesës së faktorit 7. Sipas të dhënave mjekësore, më të predispozuarit për t’u prekur nga kjo sëmundje janë meshkujt. Opozita denoncoi pak ditë më parë mungesën e medikamentit ‘Faktor’ në depon e spitalit nga e cila furnizohen 300 pacientë. Por QSUT e mohoi dicka të tillë.

Historia e trishtë e 12-vjeçarit me hemofili që nuk luan dot me shokët Read More »

Xhenierët britanikë janë mahnitur nga bunkeri nënujor i Marinës shqiptare në Porto Palermo.

Gjatë këtyre ditëve, në një stërvitje të përbashkët me xhenierët shqiptarë në kuadër të stërvitjes EX ALBANIAN LION, në kuadër të stërvitjes dhe shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve, xhenierët britanikë kanë ndarë në rrjetet sociale dhe detaje të aktivitetit të tyre.

Së pari, shprehen se bunkeri nënujor në Porto Palermo, është diçka që u ngjan filmave të James Bond. Dhe meqënëse janë britanikë, shembullin e kanë marrë pikërisht nga një personazh filmi spiunazhi britanik.
Madje, së bashku me trupat shqiptare dhe kroate, ata kanë bërë zhytje nënujore në bunkerin e portoPalermos ku kanë ndarë edhe eksperiencat.
Por në rrugën e kthimit sic duket nga fotot e botuara në rrjetet sociale, kanë qëndruar në zonën e Radhimës. Ku, një shqiptar veshur me kostum tradicional, ndoshta nga ata që rrinë mes udhës për të ftuar qytetarët në restorant, I ka detyruar britanikët të bëjnë shqiponjën me duar.
Dhe xhenierët britanikë shprehen: “Ndoshta ky është njeriu më I lumtur në Shqipëri” duke postuar foton përkatëse.

Xhenierët britanikë janë mahnitur nga bunkeri nënujor i Marinës shqiptare në Porto Palermo. Read More »