Aktualitet

Vetting në politikë?! Xhafaj: Idetë qesharake të Partisë Demokratike

E ka quajtur një ide qesharake Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, propozimin e opozitës për vetting në politikë. Xhafaj ka komentuar edhe propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në politikë. Xhafaj tha se ky propozim është një ide qesharake e PD dhe se nuk ka asnjë vend në botë që politika të bëjë Vetting për vetë politikanët.

Janë forcuar përpjekjet për ndalimin e shumë personave me rrezikshmëri. Shqipëria vijon të shkëmbejnë të dhëna me partnerët ndërkombëtar. Besimi i tyre tek Policia e Shtetit konsiderohet si institucioni më i suksesshëm në rajon. E pohoj me shumë krenari këtë sukses. Ka më pak vepra penale të regjistruara se një vit më parë. Retorika e sulmit ndaj policisë ka qëllim dashakeqëse. Në bazë të sondazheve të fundit, 78 për qind e qytetarëve besojnë se policia e shtetit është e besueshme. Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime.

Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin e vendit. Kjo duhet të marrë fund. Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike. Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore. Nuk ka vend në botë që politika të pastrojë politikën dhe të bëjë Vetting. Për përfshirjen e familjarëve të mi në biznesin e lojërave të fatit, ky është një mashtrim. Prokuroria të angazhohet për hetimin e deklarimeve të PD.

Vetting në politikë?! Xhafaj: Idetë qesharake të Partisë Demokratike Read More »

Merr fund për herë të dytë, mazhoranca miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar

Me 75 vota pro, mazhoranca ka miratuar dekretin e Presidentit duke i hapur rrugën kështu shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol. Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha në “Tëitter”.

Merr fund për herë të dytë, mazhoranca miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar Read More »

Ultimatumi i Ramës për Fugën dhe një recital i neveritshëm i Alketa Vejsiut

“Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nëse do të vijoni rrugën, përmbushni kushtet!”.  Kjo fjali-mesazh që ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ja tha troç dhe në sy kryeministrit Edi Rama janë thelbi i strategjisë që po përdor prej 5 vitesh Rilindja në pushtet. Grabit në bashkëpunim me krimin ekonomik dhe atë të organizuar pasuritë dhe financat e vendit, shndërroje Shqipërinë në një kantier për pastrimin e parave të mafies vendase dhe asaj ndërkombëtare dhe paralelisht bombardo me propagandë “suksesesh”, për të krijuar aureolën e rreme për atë që po ndodh në realitet.

Nëse te ndërkombëtarët “punët e mëdha” vetëm me fjalë të Edi Ramës, nuk pinë më ujë këtu brenda ai e ka kuptuar se shqiptarët po zgjohen çdo ditë, ndaj ka kaluar në një fazë të re për të mbuluar instalimin e krimit të organizuar në pushtet, me shkëlqim të rremë vezullues.

Burime të sigurta pranë kryeministrit kanë thënë se së fundmi Edi Rama ka thirrur  Endri Fugën dhe i ka dhënë një ultimatum të egër. Mësohet se e ka urdhëruar “Gëbelsin” e tij, që të dalë nga qoshja e errët ku bën si interesant dhe “misterioz” dhe duke nisur nga ai vetë të përpilojë strategjinë e një fushate intensive propagandistike, për “arritjet” e Rilindjes.

Kjo është arsyeja që Fuga kohët e fundit ka dalë nga strofulla dhe përveçse po shkruan edhe vetë, ka nisur takimet me këdo që ka impakt në opinionin publik. Është përpiluar një listë me të gjithë ata që direkt apo nëpërmjet familjarëve të tyre, kanë përfituar dhe vazhdojnë të vjelin të mirat e pushtetit të Edi Ramës.

Ka ardhur koha që kushdo që ka edhe sadopak ndikim në opinionin publik të shfaqet dhe të “luftojë”, sepse kanë ardhur ditë të vështira për ne- mësohet se ka qenë thelbi i ultimatumit të Ramës për Fugën.

Njerëz publik, artisë, gazetarë, pedagogë, pronarë mediesh e universitetesh, biznesmenë, madje edhe kushdo që ka një familjar në punë shteti, duhet të kthejë mbrapsht “përfitimet” që ka nga Rilinda.

Askush nuk duhet të përjashtohet si ushtar në këtë sulm frontal; as shokët dhe gratë shokëve e ortakëve të vetë Olsi Ramës, sepse të tjerët e dinë vetë. Fuga thjesht ka përcjellë ultimatumin që ju dha.

Prandaj njerëzit shohin të habitur, se si shfaqen si “kone” të bindura edhe figura si Robert Ndrenika e Ardit Gjebrea etj, duke recituar “arritjet” e pushtetit.

Prandaj kohët e fundit janë me dhjetëra-qindra e të përditshme rastet, kur “figura publike” në TV, portale, gazeta  e sidomos në rrjetet sociale shfaqen të sforcuar sikur e kanë “pistoletën prapa koke” dhe bombardojnë opinionin, me “sukseset” e qeverisë Rama.

Prandaj ditën e hënë, edhe një spektakël televiziv si “Dance With Me” në TV Klan, që në premierë të këtij sezoni u kthye nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në një shfaqje të turpshme dhe të neveritshme, ku propaganda mashtruese në shërbim të Rilindjes (bizneseve të tyre familjare në fakt) bombardoi mijëra shqiptarë, që prisnin të shijonin vallëzimet e njerëzve publik.

Sa herë që Alketa Vejsiu kapte mikrofonin, aq herë shqiptarët që e ndiqnin dëgjonin të habitur sesi shmangej qëllimi argëtues  që duhet të ketë spektakli, në një skenë promovuese për sukseset imagjinare të Rilindjes së Ramës.

Edhe kur në skenë dolën dy artistë të ftuar nga Italia, Vejsiut si duket ju kujtuan bizneset familjare, ultimatumi që kishte marrë në darkë në shtëpi,  Olsi i Ramës, vilat, rrjetet e pikave të basteve që po lulëzojnë dhe nisi të recitojë; Vijnë italianë në Shqipëri për të kërcyer, por Rilindja ka krijuar kushtet edhe për 20 mijë investitorë, që sjellin paratë e tyre nga përtej detit dhe hapin vende pune!

Se ku i gjeti Alketa Vejsiu këta 20 mijë investitorë në Shqipëri, një zot e di; vetëm nëse ata që i kanë përgatitur tekstin që recitoi e kanë fjalën për mafiozët italianët që investojnë fortë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në vendin tonë; ata që janë aksionierë në trustin ndërkombëtar të kokainës, ata që po investojnë në lavatriçen gjigante që ka ngritur Rama me ndërtimin, kumarin etj.

Gjithsesi ashtu si klithma e bishës që ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë, ultimatumi i Ramës për Fugën është aq i egër, sa që po i nxjerr të gjithë sheshit. Vëzhgoni me kujdes TV-të, mediat, rrjetet sociale që të kuptoni, se deri ku kanë mbërritur metastazat e mafies me emrin Rilindje!

Ultimatumi i Ramës për Fugën dhe një recital i neveritshëm i Alketa Vejsiut Read More »

Ulet numri i vrasjeve, Xhafaj: Shifra të pakrahasueshme me vitet e mëparshme

Numri i vrasjeve dhe plagosjeve në Shqipëri ka një ulje të ndjeshme, duke bërë që vendit të ketë shifra të krahasueshme me vendet e BE-së.

Në takimin e mbajtur sot në Tiranë në kuadër të iniciativës kundër trafikimit të armëve, e lançuar nga Gjermania dhe Franca, e cila funksionon nën kornizën e BE-së, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj tha se “në vitet 2010 – 2013, gjatë atij 4-vjeçari, në veprat penale të regjistruara kishim mesatarisht 119 vrasje me armë zjarri dhe 167 plagosje të rënda me armë në një vit”.

” Në vitet 2014 – 2017 këto tregues zbritën në 69 vrasje dhe 136 plagosje të rënda mesatarisht në një vit. Pra nga 119 në 69 vrasje mesatarisht në një vit. Këto shifra janë shumë më të ulëta edhe gjatë këtij viti, të pakrahasueshme me vitet e mëparshme, por tashmë edhe në një nivel të mirë krahasimi me mesataren e vendeve e BE-së”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm lajmëroi dhe ngritjen e një strukturë të posaçme kundër armëve të zjarrit.

“Ministria e Brendshme mbetet tërësisht e angazhuar për ngritjen e Njësisë Qendrore te Armëve të Zjarrit, si strukturë organike, brenda tremujorit të parë të vitit 2019. Bashkëpunimi shumë i mirë me Ministrinë e Mbrojtjes do të vazhdojë dhe do të forcohet, sidomos në aspektin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve të tepërta. Ne synojmë gjithashtu që të rritet më tej përdorimi i analizës së riskut nga ana e institucioneve tona ligj-zbatuese. Investimet që jemi duke bërë për pajisjet e teknologjisë së lartë si për regjistrimin dhe shënjimin e armëve të zjarrit, por dhe për Institutin e Policisë Shkencore, megjithëse janë ende modeste, në raport me nevojat që kemi, do të rrisin shumë shanset për identifikimin e keqbërësve dhe kontrollin sistematik të armëve të zjarrit”, tha Xhafaj./atsh

Ulet numri i vrasjeve, Xhafaj: Shifra të pakrahasueshme me vitet e mëparshme Read More »

Turistët gjermanë “zbulojnë” kepin e Rodonit

Turistët gjermanë kanë zbuluar një mrekulli të vogël, shumë pranë kryeqytetit shqiptar, ndërsa moti i mirë i këtij shtatori ka bërë që të zgjatet sezoni turistik. Kështu, grupe turistësh gjermanë kanë frekuentuar këto ditë kepin e Rodonit, duke shijuar jo vetëm natyrën e bukur dhe detin, por edhe pasuritë kulturore dhe historike të zonës.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura të Durrësit, që kujdeset për zonën, vë në dukje frekuentimin gjithnjë e më të shpeshtë të zonës nga turistët e huaj.

Kepi i Rodonit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, në formën e një trekëndëshi midis gjirit të Rodonit e atij të Lalzit formon një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik.

Një perlë e natyrës, ku bluja dhe jeshilja shkrihen në një në thellësinë e Adriatikut, një bukuri ende e virgjër, që së fundmi po eksplorohet si destinacion njëditor për turistët. Vizitorët këtu mund të shijojnë ujin e kristaltë në qetësinë që panorama ofron, larg zhurmave të plazheve masive.

Në pjesën verilindore të Kepit shtrihet Kalaja e Rodonit, që daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, e që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër. /atsh

Turistët gjermanë “zbulojnë” kepin e Rodonit Read More »

Tirana destinacioni i turistëve të huaj edhe në shtator

Për turistët muaji shtator në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Nuk i mungon itinerarit të tyre, edhe shëtitjet në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.

Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohorë, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, shprehet se “asnjë grup turistësh nuk ikën nga Tirana, pa ndaluar qoftë edhe një herë në sheshin më të bukur të qytetit”.

“Tirana është në listën e 10 destinacioneve të sugjeruara nga Lonely Planet për vitin 2018”, thekson Veliaj.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transforimimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, Qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj./atsh

Tirana destinacioni i turistëve të huaj edhe në shtator Read More »

Gramshi me mbi 14 mijë turistë, “thesaret” që fsheh

Në 6 muaj, Gramshi ishte destinacioni i preferuar i 14 e 500 turistëve vendas e të huaj.

Ky informacion jepet për ATSH nga strukturat e Bashkisë Gramsh që mbulojnë lëvizjet turistike në këtë Bashki.

Ergita Kaso, punonjëse në këtë bashki tha për ATSH se “këtë vit, Gramshi ka pasur numrin më të lartë të turistëve ndër vite. Pasi rakorduam të dhënat në të gjitha atraksionet turistike të Gramshit, konstatuam se gjatë 6 mujorit të parë të 2018 ka pasur rreth 14500 turistë deri tani, të cilët kanë vizituar pikat më atraktive turistike të zonës si Kanioni i Holtës me 3000 turistë. Kjo natyrë e veçantë e zonës, vazhdon të vizitohet gati çdo ditë nga turistë shqiptarë dhe të huaj”.

Liqeni i Zi, theksoi ajo, është një tjetër pikë e vizitueshme edhe për efektet e ujit kurativ që ka. “Deri tani janë numëruar nga strukturat tona deri 5000 vizitorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë gjatë muajit gusht, pasi vijnë për kurimin e sëmundjeve reumatizmale”, thotë për ATSH, përfqësuesja e kësaj Bashkie, Ergita Kaso.

Gramshi i ka të gjitha mundësitë dhe resurset turistike që  mund të shfrytëzohet për turizëm ditor nga banoret e disa qyteteve si, Elbasani, Lushnja, Berati etj.

Me një rrugë automobilistike që ke dëshirë të udhëtosh, me një peizazh natyror që të befason me gjelbërimin dhe bukuritë natyrore që kur kalon Cërrikun, fillon vërtet ajo që ju kërkoni.

Përballe të shfaqet diga e madhe e hidrocentralit të Banjës me liqenin madhështor me ujërat e pastër mes dy faqeve malore.

Nga diga deri në qytetin e Gramshit, ka mjaft pika çlodhjeje mes një natyre të veçantë.

Ka lokale, kampingje të ngritur nga turistë endacake që preferojnë ta kalojnë natën në natyrë, por mbi të gjitha, ndesh dhe me derdhje lumenjsh që zbresin nga mallet lindore të liqenit dhe derdhen në të.

“Ujëvarën  e Sotirës këtë verë e vizituan 2000 turistë vendas e të huaj, kryesisht gjatë muajit Maj-Qershor, por vazhdon të vizitohet edhe në këtë periudhë”, shton më tej Kaso.

Ajo radhit edhe disa pika të tjera turistike të Gramshit që janë vizituar deri tani si Liqeni i Banjës me 3000 turistë, ku  disa operatorë turistik sjellin dhe kajak apo mjete te tjera lundruese, të cilat e bëjnë më tërheqës këtë liqen  për t’u vizituar. Një tjetër destinacion, ka qenë dhe fshati Grabovë, një zonë e thellë e Gramshit, por me një histori të pasur, e vizituar nga 700 turistë të historisë dhe të kulturës.

Dy kishat ortodokse, tri urat me harqe, pyjet dhe lëndinat e pafundme i japin fshatit një pamje përrallore. Pika të tjera të vizitueshme në rrethin e Gramshit kanë qenë dhe Liqeni i Dushkut, Shpella e Kabashit  e disa pika të tjera me peizazhe natyrore të veçanta që gjenden në këtë zonë. /atsh

          

Gramshi me mbi 14 mijë turistë, “thesaret” që fsheh Read More »

AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online (Lista)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).

Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.

Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.

Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.

Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.

Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:

www.superbast.com, www.pinnacle.com, www.williamhill.com, www.sbobet.com, www.maxbet.com
www.bet365.com, www.bwin.com, www.mollybet.com, www.asianodds.com, .www.betcity.com
www.maxlloto.com, www.betfair.com, .www.eurolive.com, www.betplus355.com, www.igcbet.com

www.m8.com, www.1xbet.com, www.matchbook.com, www.dafabet.com, www.paddypower.com
www.bet300.com, www.planetwin365.com, www.lumibet.com, www.888sport.com, www.betstars.com
www.bet111.al, www.marathonbet.com, www.10bet.com, www.unibet.com, www.5dimes.eu

www.32red.com, www.betsafe.com, www.betsson.com, www.betadria.com, www.sportbet.com
www.planetofbets.com, www.18bet.com, www.sportsbetting.ag, www.lsbet.com, www.planetofbets.ng
www.slbet.com, www.parimatch.com, www.buff88.com, www.betboro.com, www.europebet.com
www.novibet.com, www.nordicbet.com, www.guts.com, www.jetbull.com, www.netbet.com

www.mybet.com, www.optibet.com, www.tipbet.com, www.betcris.com, www.winmasters.com, www.betrally.com

AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online (Lista) Read More »