Aktualitet

SHBA-BE hapin dosjen e ‘bajlozit’ të madh të drejtësisë, emri dhe pasuria milionëshe, ‘fundosja’ e tij do trondisë themelet e sistemit të kalbur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të vendosur për të goditur me themel krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Ata kanë futur në shinat e zbatimit Reformën në Drejtësi dhe muajt në vijim pritet të marrë goditjen finale sistemi i kalbur i drejtësisë shqiptare dhe banda e korruptuar politike.

Pamfleti.net ka mësuar se SHBA dhe BE kanë futur në ‘kthetra’ dosjen e një prej ‘bajlozëve’ më të mëdhenj të sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për gjyqtarin Alaudin Malaj, i cili është një prej gjyqtarëve më të pasur në vend, pasi zotëron një pasuri mbi 1.7 milionë euro. Dosja e tij milionëshe tashmë është në duart e ndërkombëtarëve dhe shumë shpejt pritet t’i jepet goditja e madhe ‘bajlozit’ milioner, duke dridhur kështu themelet e drejtësisë së kalbur nga korrupsioni e krimi.

Sot gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj është një ndër emrat më të pushtetshëm të drejtësisë. Në vitin 2014, ai është paditur nga ILDKPKI se ka krijuar një skemë kompanish në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë. Përveç pasurisë së tij të dyshimtë, Malaj do t’i vinte një tjetër njollë të zezë emrit të tij, me vendimin e firmosur në shkurt të vitit 2017, ku i hapi dyert e qelisë një nga bandat më famëkeqe në historinë e krimit të organizuar në Shqipëri, bandës ‘Hakmarrja për Drejtësi’.

Për këto dhe shumë zullume të tjera, gjyqtari ‘perandor’ do të përballet shumë shpejt me SHBA dhe BE, të cilët Pamfleti mëson se kanë në dorë dosjen e tij dhe po e shqyrtojnë me themel, për të ‘fundosur’ një ndër ‘kokat’ më të mëdha të sistemit të drejtësisë.

Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit milioner Alaudin Malaj deri në vitin 2014
Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 15 vjet më vonë, familja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë mbi 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi. Nga një analizë e pasurisë së tij e bërë pak vite më parë (2014), duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.

Hetimi administrativ ka zbuluar se Alaudin Malaj dhe bashkëshortja e tij, Edlira, kanë përfituar 46 milionë lekë (368 mijë USD) dhe dy apartamente nga prindërit e gjyqtarit. Ndërkohë, bashkëshortja e gjyqtarit rezulton të ketë qenë aksionere ose administratore në dy kompani ndërtimi të themeluara nga prindërit e tij dhe sot zotëron një kompani farmaceutike në Kosovë. ILDKP pretendon se përgjatë 11 viteve, Malaj ka bërë 24 deklarime të rreme për të mbuluar burimin e paqartë të pasurisë së tij.

Sipas deklaratës së pasurisë, Malaj zotëronte një apartament 106 m2 në Tiranë para vitit 2003, të blerë për 7.8 milionë lekë me paratë e një shtëpie të shitur në Vlorë, me kursimet e tij dhe të bashkëshortes, si dhe një hua prej 2 850 000 lekësh nga prindërit. Në deklaratën e vitit 2010, Malaj ka deklaruar se kishte blerë një shtëpi 1-katëshe në një kompleks turistik në Golem për 35 mijë USD, banesë në proces legalizimi.

Katër vite më vonë, gjyqtari ka deklaruar se e ka shitur këtë shtëpi për 150 mijë euro. ILDKP pretendonte se ka zbuluar një skemë të dyshimtë transfertash edhe me apartamentet që babai i gjyqtarit i ka dhuruar bashkëshortes së tij. Njëri prej tyre është blerë nga Hasan Malaj për 61 mijë euro në vitin 2006 dhe i është dhuruar Edlira Malajt në vitin 2012. Në vitin 2014, ajo ia shet vëllait për 120 mijë euro apartamentin që i kishte falur vjehrri.

Sipas ILDKP, as babai i gjyqtarit dhe as vëllai i bashkëshortes nuk kishin të ardhura që të justifikonin blerjet. Këto transaksione, fillimisht blerje dhe më pas dhurim dhe shitje brenda familjes janë veprime tipike të pastrimit të produkteve penale’, thuhet në kallëzimin e ILDKP.

Gjyqtari Alaudin Malaj dhe bashkëshortja e tij duket se i kanë dhënë fund investimit në pasuri të paluajtshme në vitin 2010, kur deklarojnë se blenë shtëpinë, ku banojnë edhe sot në rrugën “Sami Frashëri” pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Shtëpia- një dubleks i shtrirë në më shumë se 300 metra katrorë, sipas deklaratës së pasurisë së Malajt dhe bashkëshortes së tij është blerë për 21 milionë e 500 mijë lekë, me një çmim prej 442 eurosh për metër katrorë. ILDKP pretendon në kallëzimin e saj se, ky është një tjetër deklarim i rremë dhe për të vërtetuar këtë akuzë ka kryer verifikime pranë kompanisë së ndërtimit ‘TID’ shpk.

Në kallëzim thuhet se çmimi i blerjes në këtë pallat varion nga 800 euro deri në 2000 euro. “Llogaritë e gjyqtarit nuk përkojnë me ato të ekspertëve të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, të cilët duke marrë për bazë çmimin minimal të vitit 2010 nxjerrin një vlerë prej 54 milionë lekësh të reja (386 160 euro) për apartamentin e Malajt. Apartamenti i Malajt duhet të ketë kushtuar minimalisht mbi 34 milionë lekë dhe maksimalisht mbi 70 milionë lekë nga vlera e deklaruar”,thuhet në kallëzim.

Rrethi i ngushtë familjar i gjyqtarit Alaudin Malaj zotëron katër kompani biznesi: “Algan’ shpk-kompani ndërtimi e themeluar në vitin 1998, “Lili’ shpk për tregtinë e ujit e vitit 2002, Rigels* shpk-kompani ndërtimi e themeluar në të njëjtin vit dhe Medbrand KS’-kompania më e re e themeluar në tetor të vitit 2014 në Prishtinë./Pamfleti

SHBA-BE hapin dosjen e ‘bajlozit’ të madh të drejtësisë, emri dhe pasuria milionëshe, ‘fundosja’ e tij do trondisë themelet e sistemit të kalbur Read More »

Vera përfundon këtë fundjavë, moti javën tjetër merr kthesën e papritur

Këtë fundjavë duket se do të kemi ditët e fundit me diell që ngroh dhe vera do të mbarojë.

Të paktën kështu bën me dije Meteoalb, ku njofton se javën tjetër moti do të ndryshojë.

Nesër dhe gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore.

Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

Temperaturat do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator.

Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java që vjen sjell rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.

Vera përfundon këtë fundjavë, moti javën tjetër merr kthesën e papritur Read More »

Revoltë tek Krimet e Rënda, prokurorët i hyjnë Prelës me forcë në zyrë

Revoltë tek Krimet e Rënda. Një sherr i madh ka ndodhur dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku madje është thirrur për ndihmë policia.

Çështja “Shullazi” ka ndezur gjakrat mes prokurorëve që refuzuan të uleshin në bankën e akuzës duke i kërkuar llogari drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela për masat disiplinore.

Prokurorët që refuzuan të merrnin në dorë dosjen Shullazi kanë kërkuar të takojnë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, por ajo ka refuzuar t’i takojë dhe në këto momente ka pasur tension e përplasje.

Ata kanë kërkuar të hyjnë me forcë në zyrën e saj, ndërsa Prela ka kërkuar ndihmën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku kanë qëndruar dy grupe të gatshme jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda.

Revoltë tek Krimet e Rënda, prokurorët i hyjnë Prelës me forcë në zyrë Read More »

Bie shteti, prokurorët përleshen fizikisht për t’i ikur dosjes ‘Shullazi’

Degradojnë institucionet e shtetit shqiptar. Një ngjarje e paprecedentë në Evropë, e turpshme dhe shokuese ka ndodhur në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të bërë detyrën, janë konfrontuar fizikisht në zyrat e Prokurorisë, në përpjekje për t’i ikur dosjes ‘Shullazi’.

Ata kanë debatuar ashpër me drejtuesen e Prokurorisë, Donika Prela, ndërsa pas mosmarrëveshjeve për çështjen e shortit, janë përleshur.

Fillimisht u largua nga trupa e prokurorëve dhe ia mbathi Elisabeta Imeraj, e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës. Dosja i kaloi prokurorit Ened Nakuçi, por edhe ky ia mbathi jashtë vendit, gjoja për arsye shëndetësore. Sapo i dhanë në dorë dosjen, u sëmur.

Ditën e mërkurë u zhvillua një mbledhje për të krijuar një trupë të re prokurorësh. Nga frika e madhe, u vendos që trupa e prokurorëve të jetë më e madhe se trupa e të pandehurve. Por edhe kjo mbledhje dështoi dhe degradoi.

Një ditë më pas, Arta Marku vendosi të ndëshkojë tre nga prokurorët që nuk pranuan. Megjithatë, kjo lëvizje nuk e zbeh dot skandalin dhe shenjat e qarta të rënies së shtetit.

Kur një grup prokurorësh kanë frikë të bëjnë detyrën, imagjinojeni vetë se çfarë mesazhi u çojnë qytetarëve të zakonshëm shqiptarë./Pamfleti

Bie shteti, prokurorët përleshen fizikisht për t’i ikur dosjes ‘Shullazi’ Read More »

7 mënyrat më të shpejta dhe më të lira për të emigruar në Kanada (VIDEO)

Mënyrat më të thjeshta për të imigruar në Kanada janë të pranueshme për të gjithë njerëzit.

Të jeni të pasur, të aftë ose artistë, këto janë mënyrat më të thjeshta.

Të bëni investim në biznes dhe të krijoni hapësirë për punë, është ky programi i cili aplikohet në këtë shtet.

3000 mijë punëtorë në vit pranohen në Kanada, mirëpo janë profesione të caktuara, të cilat gjithashtu kërkojnë eksperiencë dhe paraprakisht duhet të kenë ofertë pune.

Të tjerët, njerëzit e pasur dhe artistët lejohen akoma edhe më lehtë të hynë në Kanada, mirëpo këta duhet kanë një leje qëndrimi të përkohshme.

Më sipër do të kuptoni cilat janë kushtet që ju lejohet imigrimi në këtë shtet.

7 mënyrat më të shpejta dhe më të lira për të emigruar në Kanada (VIDEO) Read More »

Rama flet me bindje: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri

Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt.

“Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, tha me bindje Kryeministri.

Ai argumentoi se ajo e që e bën të posaçëm ligjin për teatrin është fakti që kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona.

Rama shtoi se godinës aktuale të teatrit i ka ardhur fundi.

“Skena e teatrit është 11 metër e gjerë. 24 metër e gjerë është skena e Turbinës”, tha Kryeministri.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin, se dikur Ministër Kulture,  Rama këtë godinë e kishte futur në ansamblin muzeal, Kryeministri tha:

“E kam firmosur por kanë kaluar 20 vjet nga ajo periudhë”.

Rama flet me bindje: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri Read More »

“Me yll të kuq dhe atlete”, do habiteni me veshjen e Ramës tek Fevziu (Foto)

I komentuar shpesh për veshjen nga mediat vendase e deri në ato ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama dallon gjithmonë për shijen e tij te cuditshme.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Televizionin Klan, kreu i qeverisë shqiptare nuk mund të mos zgjidhte një veshje dhe një kombinim me detaje që nuk kishin si të mos binin në sy.

Kostumin Kryeministri e kishte plotësuar me një kollare me motive lulesh, ku binte në sy ngjyra e verdhë, ashtu sikurse edhe një spilë në formë ylli me gjashtë cepa, në qendër të së cilës ishte shqiponja.

Padyshim që nuk mund të mungonin atletet e bardha, për të cilat shpesh është kritikuar.

“Me yll të kuq dhe atlete”, do habiteni me veshjen e Ramës tek Fevziu (Foto) Read More »

Rënia pikiatë e 1 të Krimeve të Rënda, e vërteta që fsheh Prokurori emri i të cilit del tek afera e kokainës

“Rënia” e prokurorit Besim Hajdarmataj po përflitet si e lidhur politikisht me çështjen “Tahiri” apo me çështje të tjera jashtë kontekstit të vërtetë të arsyes së largimit të tij. Pas shkarkimit si drejtues i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është zhvendosur sot në Prokurorinë e Pogradecit.

E vërteta e kulluar është se Besim Hajdarmataj është shkarkuar nga posti i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të aferës së kokainës së Arbër Kuliçit-Çekajt. I njohur ndryshe si personi më i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ai largohet nga Krimet e Rënda fill pas zbardhjes së skandalit ku u akuzua drejtpërdrejt për mbyllje në mënyrë misterioze të dosjes së bosit të drogës Arbër Kuliçi-Çekaj.

Pas zbulimit të 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia, doli se pritësi i drogës kishte edhe një dosje tjetër e mbyllur më herët nga kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda. Pasi më 22 dhjetor 2015 pranë kryesekretarisë së prokurorisë për Krime të Rënda  vjen një material referues për shtetasin Arbër Kuliçin-Çekajn, pronar i kompanisë që importonte nga vendet e Amerikes Latine banane!

Në material ndër të tjera thuhej “se në port është kapur një kontenier me banane brenda të cilit po me dysheme të modifikuar u gjetën 90 kg kokainë dhe se kontenieri po vinte në Shqipëri për llogari të kompanise se Arbër Çekajt! Ky material u regjistrua në prokurori me nr.protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin në fjalë!

Në atë kohe prokuroria per Krime te Renda kishte zv/drejtues të emëruar nga Adriatik Llalla prokurorin Besim Hajdarmataj. Për llogari të kësaj çështjeje Çekaj u thirr në prokurori ku pretendoi në atë kohë që kishte porositur banane dhe jo kokainë! Pak kohë pas “këtij rrëfimi” në krye te Krimeve të Renda u emërua si drejtues Besim Hajdarmataj dhe po me firmën e tij dosja e A.Çekajt u pezullua dhe kaloi ne arkive me arsyetimin se kolumbianet nuk kishin sjell materialet, dhe se Kuliçi i vogël kishte porositur banane!

Besim Hajdarmataj duke qenë se na doli që kishte njohje me Çekajn, me të cilin thonë se janë takuar edhe në prokurori, për shkak të zonës nga vinte Tropojë dhe njohjeve të tjera me familjaret e tij kjo dosje u pezullua në vitin 2016 dhe biznesmeni Arbër Kuliçi-Çekaj vazhdoi aktivitetin e “bananeve”!

Aktivitet që nxori kokën përseri në 2018 me 613 kg kokaine!

Pikërisht njeriu që Hajdarmataj kishte liruar dhe mbyllur dosjen dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë për trafik kokaine, Arbër Kuliçi-Çekaj sërish përmes bananeve solli drogë. Këtë radhë shtatëfish më shumë se sa në vitin 2015, dhe ku Hajdarmataj me gjithë përpjekjet nuk kishte çfarë i bënte më. Madje tashmë pritet që të shkojë në burg për këto 90 kile drogë që mbylli tre vite më parë, por që hapi rrugën për ardhjen e 613 kilogramëve të tjera bashkë me “bananet”, të cilat u kapën në Durrës.

Pikërisht kjo drogë e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e degdisi në Pogradec. Dhe shumë shpejt do të jetë në burg për të dhënë llogari për ciklin e mbyllur të kësaj droge.

Ndërkohë që një arsye tjetër e lëvizjeve në prokurori është dhe dosja e Adriatik Llallës./pamfleti

Rënia pikiatë e 1 të Krimeve të Rënda, e vërteta që fsheh Prokurori emri i të cilit del tek afera e kokainës Read More »