Aktualitet

Plasi grushti në Prokurori, Arta Marku i çoi për hetim, 10 prokurorët thyejnë heshtjen

Një letër e hapur për ndërkombëtarët dhe institucionet e drejtësisë ka ardhur nga 10 prokurorët e krimeve të rënda pas hetimit disiplinorët të kreut të organit të akuzës, Arta Marku. Ata e kanë dërguar këtë letër të hapur Mediave, Zyrës së BE-së në Shqipëri dhe përfaqësuesve të SHBA-së në Shqipëri.

Letra e plotë/ Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë/ Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë/ Misioni PAMECA. Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri/ Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:

Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.

Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR. Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

Plasi grushti në Prokurori, Arta Marku i çoi për hetim, 10 prokurorët thyejnë heshtjen Read More »

Kush është dashnorja e kriminelit, drejtorja e lartë në Kryeministri që merr 3 paga në shtet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bërë mbrëmjen e kaluar një deklaratë të fortë, teksa tha se një institucion i rëndësishëm në vend drejtohet nga dashnorja e një krimineli të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Në krye të Prokurimeve Publike është dashnorja e një krimineli të lidhur me Ramën”, tha Kryemadhi në një ekran.

Por për kë bëhet fjalë?

Pamfleti.net gërmoi më tej dhe zbuloi se bëhet fjalë për kryetaren e komisionit të Prokurimeve Publike, Evis Shurdha. Kjo e fundit rezulton të ketë lidhje dashurie me një kriminel nga qyteti i Durrësit.

Nga një kërkim i thjeshtë na rezultoi se Evis Shurdha është një ndër njerëzit ‘e përkëdhelur’ të Kryeministrit Edi Rama. Juristja duket të jetë jo vetëm dashnore e një krimineli, por ka fituar dhe ‘zemrën’ e Ramës, teksa ky i fundit i jep disa paga në shtet. Para se të emërohej nga Rama si kryetare e Prokurimeve Publike, Evis Shurdha, me profesion juriste, ka qenë Drejtore e Shërbimeve Mbështetëse në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë, përveçse juriste dhe me post të lartë në Kryeministri, Shurdha rezulton se me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Arben Ahmetaj është emëruar anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Sh.a.”Porti Detar”-Shëngjin, si përfaqësuese e ministrisë. Pra, dashnorja e kriminelit durrsak ‘zhvat’ shtetin, duke i marrë disa paga çdo muaj./Pamfleti

Kush është dashnorja e kriminelit, drejtorja e lartë në Kryeministri që merr 3 paga në shtet Read More »

Zbulohet urdhri, shkarkohet prokurori që i doli kundër Arta Markut

Zbulohet urdhri i Arta Markut për Sokol Stojanin, drejtorin që i doli kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në lidhje me hetimet disiplinore ndaj prokurorëve dhe detyra të tjerë të përcaktuara nga ajo.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit i cili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme. Urdhri i kryeprokurores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.

Stojani kishte marrë detyrën më 24 janar të këtij viti, kur Prokurorja e Përgjithshme, rta Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Siç u raportua në atë kohë ndryshimet u kryen pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërisht në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ndryshimet u bënë mbështetur në rregullimin e veprimtarisë së prokurorisë nga kjo reformë, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

Dhe kaloi në rang drejtorie Ndihma për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjja e Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve, ku në krye u vendos prokurori Sokol Stojani.

Në këtë drejtori, sektori i hetimit disiplinor, krijohej si risi dhe në përputhje me kërkesën e posaçme të dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016, neni 160, pika 5.

Marku theksonte atëherë se kjo drejtori, do të ofronte kapacitetet më të mira në funksion të hulumtimit të problematikave gjatë zbatimit të ligjit në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

Kjo drejtori do të reflektonte gjithashtu udhëzimet me karakter të përgjithshëm të Kryeprokurorit, elaburimin e fushave ku mund të ndërtohen projekte të së ardhmes së prokurorisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve të prokurorisë.

Zbulohet urdhri, shkarkohet prokurori që i doli kundër Arta Markut Read More »

Publikohet Video-përgjimi/ Inspektorët e IKMT:Të jepje diçka, ta kishe mbyllur!

Pronat e familjes Bala në Jalë, shtëpi banimi dhe lokale u shembën nga fadromat e IKMT-së, 4 ditë më parë (18 Shtator). Aksioni u shoqërua me përplasjen e familjarëvë me policinë të cilët kundërshtonin shembjen e objekteve.

Familja Bala që përbëhet nga 7 kurorë, ndryshe 30 persona ka mbetur në qeill të hapur. Ata janë shprehur të revoltuar dhe akuzojnë drejpërdrejt qeverinë se u ka grabitur pronën e tyre.

Sot, ata kanë vënë në dispozion të Opinion.al një video-regjistrim ku shihen me zë e figurë inspektorët e IKMT-së Vlorë që “mësojnë” pronarin që të japë rryfshet për të shpëtuar pronën.

Videoja amatore është regjistruar me celular në lokalin (tashmë të shembur) të Balave më datë 2 shtator.

Siç shpjegon Esmeralda Bala, në tavolinë janë të ulur vjehrri i saj dhe 3 inspektorë të IKMT-së. Ata i thonë se “ne bëjmë detyrën si për ju ashtu edhe për biznset e tjera në Jalë”. Në bisedë dëgjohet inspektori që thotë se ne kemi vajtur edhe tek hoteli tjetër dhe i kemi çuar procesverbal, por seç bën ai lart është punë e tij. Pra lë të nënkuptuar korrupsionin që bëhet në zyrat e shtetit. Po kaq, inspektorët e IKMT-së i thonë pronarit të objekteve se duhet të kishe ecur edhe ti, duhet të jepje diçka.

Edhe pse kjo në dukje duket si këshillë miqësore në thelb tregon realitetin shqiptar se punët rregullohet me mik dhe me para! Dhe madje rregullohen me zyrtarë të lartë.

Biseda e zbardhur:
Inspektori: Kur të vijë puna lart thonë ma bëri kryeinspektori. Pronari: Nuk të prek njeri me dorë se vjen me pushtet ti këtu. Inspektori: Na nxorën traun atje, vajtëm me makinën e punës dhe na tha nuk lejohet brenda. Ca thua ti ore…

Pronari: Ne i kemi miq Inspektori: Po bënin dy pishina të mëdhaja ata, njëra ishte me leje, tjetra pa leje. Inspektori: Në të gjitha objektet ka bërë ai ne i kemi vajtur, kemi lënë procesverbal, se ca bën ai lart është puna e tij. Unë me timen e kam bërë, jam në rregull… Pronari: Janë me radhë këto punë, vajti në Llogara ai s’pranonte fare se ishte pronar. Inspektori: Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka Pronari: Ku do gjej unë jemi 20 vetë pa pune, me këtë jetojmë. Jam i shpronësuar nuk kam një meter katror në pronat e mia.

Ditën kur është regjistruar kjo video, inspektorët kanë lënë edhe procesverbalin për konstatimin e objekteve pa leje ndertimi. Aty shihen emrat e inspektorëve që kanë firmosur, ndërsa subjekti ka refuzuar te firmosë.

Momenti i shembjes

Videoja e dytë që shoqëron lajmin i përket datës 18 Shtator, momenti kur IKMT e mbështetur nga Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shembur objektet në Jalë. Siç shihet edhe në pamje, urdhëri i shembjes firmoset në orën 11:30 ndërsa aksioni kishte nisur që në orën 08:00 të mëngjesit.

Historia
Objektet që u shemben në Jalë janë pranë kavalishencës së ushtrisë. Siç pretendojnë familjarët ata kanë një shtëpi të vjeter me dokumente (hipotekë) dhe të tjerat i kanë patur në proces legalizimi. ALUIZNI në muajin Gusht i ka njoftuar se janë skualifikuar nga procesi. Kësisoj kanë bërë padi në gjykatë, por IKMT nuk ka pritur gjyqin duke shembur gjithçka që ata kishin ndërtuar në këto 30 vite. Familja Bala pretendon se tokën e ka me dokumente të rregullta dhe e ka përfituar sipas ligjit 7501. Ndërsa urdhëri i shembjes bazohet në një vendim të Ministrisë së Mbrotjes sipas të cilit, toka ku ishin ndërtuar objektet është pronë e ushtrisë.

Tashmë kjo familje pret drejtësi nga gjykata , ndërsa kanë apeluar gjithë institucionet në vend nga Persidenti, Avokati i Popullit e deri tek ambasadat për të ndërhyrë sepse kanë mbetur pa shtëpi dhe pa asnjë mundësi jetese, pasi të gjithë ishin të punësuar në biznesin familjar që u rrafshua nga IKMT./korrieri

Publikohet Video-përgjimi/ Inspektorët e IKMT:Të jepje diçka, ta kishe mbyllur! Read More »

‘Peshku i madh’ që po ‘shkërmoq’ Prokurorinë. Cili politikan fshihet pas Emiljano Shullazit?!

Emiljano Shullazi është padyshim ‘peshk i madh’ i krimit e korrupsionit në vendin tonë. Vetëm ditët e fundit, Shullazi ka futur në kaos të madh Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Emri i tij duket të jetë aq i fortë dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në sistemin e kalbur të drejtësisë, sa shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë frikë prej tij. Këtë gjë e dëshmoi dhe tmerri i bandës së korruptuar politike shqiptare, ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili tha se është i skandalizuar nga fakti se si Shullazi kërcënon njerëzit e drejtësisë.

“Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”,tha Lu në intervistën e tij të fundit si ambasador i SHBA në Tiranë.

Kjo deklaratë është tepër e vërtetë dhe po dëshmohet dita-ditës, teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda, institucioni më i lartë i drejtësisë, është përfshirë nga një situatë e pazakontë, me sherre e përplasje të forta, ku është kërkuar dhe ndihma e policisë. Sherri arriti kulmin pasditen e djeshme, ku disa prokurorë ‘rebelë’, që nuk pranuan të hetojnë dosjen e Shullazit, ju turrën zyrës së kryetares së Krimeve të Rënda, Donika Prela, duke detyruar këtë të fundit të japë alarmin në radhët e policisë.

Prokurorët dhe gjyqtarët kanë frikë të gjykojnë ‘të fortin’ e Shqipërisë, ‘peshkun e madh’ që po çon drejt shkërmoqjes organin e Akuzës. Dhe kjo ‘forca’ e tij rrjedhimisht ka prapaskena, ka një prapavijë politike. Shullazi duket të ketë lidhje të forta me grupe të fuqishme të politikës dhe biznesit në vend, që e bëjnë atë një ‘kokë’ të frikshme të krimit në vend, para të cilit tuten dhe njerëzit e drejtësisë.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka akuzuar thuajse çdo ditë lidhjet e Shullazit me deputetin e Partisë Socialiste, Ergys Çyrbja. Çyrbja ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit, gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën, një çështje kjo e fundit që ka çuar në gjyq shumë ‘koka’ të rëndësishme, mes të cilëve edhe Shullazin me biznesmenin Ylvi Beqja.

Por, lidhjet politike të ‘kokës’ së bandës kriminale të gjobëvënies duket të jenë edhe më të thella, për vetë faktin se ai ka arritur të depërtojë me kaq forcë në sistemin e drejtësisë, duke futur në ‘kthetra’ me kërcënime e shantazhe një pjesë të tyre. Përfshirja e kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje po nxjerr të palarat e sistemit të korruptuar të drejtësisë dhe kapjes së tij, ku një pjesë e prokurorëve kanë frikë të hetojnë Shullazin dhe një pjesë tjetër mund të kenë lidhje të forta me të.

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni, si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule./korrieri

‘Peshku i madh’ që po ‘shkërmoq’ Prokurorinë. Cili politikan fshihet pas Emiljano Shullazit?! Read More »

Fati i keq për shqiptarin emigrant, policia e ndalon në aeroport por kuptojnë gabimin

Ishte nisur për në aeroport, për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vitesh.

Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në aeroplan, të shtunën e 15 shtatorit. Mërgimtari nga Gjilani u arrestua nga policia derisa po kalonte kontrollin e pasaportës.

Derisa bileta iu dogj, Rexhepi thotë se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga policia.

Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u soll Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar Rexhep Rexhepi.

Fati i keq për shqiptarin emigrant, policia e ndalon në aeroport por kuptojnë gabimin Read More »

Gazetarët ‘ballë kazanit’, kush nuk i hipi avionit të Ramës (emrat)

Shumë gazetarë janë ngritur sot në fluturim pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për një xhiro me “Air Albania” drejt Turqisë.

“Air Kazani” u nis këtë mëngjes për të inaguruar kështu linjën e fluturimit që kryeministri po e promovon prej muajsh, si të qe një shpikje e re e njerëzimit.

Lista me emrat e gazetarëve që morën ftesën nga kryeministria ka qarkulluar tashmë por ne do ju sjellim një tjetër listë me emrat e atyre që i bënë “ballë kazanit”.

Nuk e dimë nëse këta emra thjesht nuk i ka ftuar kush apo kanë refuzuar ftesën por ajo që dimë me siguri është fakti që nuk ndodhen në atë avion.

Vlen të veçohet se dy nga emrat e mëposhtëm, Skënder Minxhozi dhe Lorenc Vangjeli ishin te lista e gazetarëve që do fluturonin këtë mëngjes por burimet bëjnë me dije se përfundimisht ata kanë vendosur mos bëhen pjesë e udhëtimit.

Me siguri nga lista do kemi lënë jashtë edhe te tjerë por ju jeni të lirë t’i plotësoni.

KUSH NUK ËSHTË NË AVION

Eni Vasili, Ilva Tare, Aleksandër Cipa, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Nikoll Lesi, Artur Zheji

Elvi Fundo, Roland Qafoku, Klodiana Lala, Marin Mema, Eduard Zaloshnja, Mustafa Nano, Alfred Lela

Beti Njuma, Drini Zeqo, Erl Murati, Robert Rakipllari, Ylli Rakipi, Artan Hoxha, Rezar Xhaxhiu

Anila Hoxha, Arsen Rusta, Artan Ceno, Enton Abilekaj, Mentor Nazarko, Bledian Koka, Dritan Laçi

Marsela Karapanço, Brahim Shima, Engjëll Musai, Suela Gera, Ardit Rada, Ambrozia Meta, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, Gent Shkullaku, Endri Xhafo, Afrim Krasniqi, Baton Haxhiu, Sonila Meço, Habjon Hasani, Andi Bejtja, Basir Çollaku, Çim Peka, Erion Kristo

Gazetarët ‘ballë kazanit’, kush nuk i hipi avionit të Ramës (emrat) Read More »

Kush është gruaja ‘e hekurt’ e drejtësisë që do të ‘fundosë’ Shullazin, prokurorja që nisi hetimet ndaj Adriatik Llallës

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, do të drejtojë grupin e prokurorëve që do të gjykojnë dosjen “e nxehtë’ të Emiljano Shullazit. Prela është angazhuar personalisht në zgjidhjen përfundimtare të kësaj dosjeje dhe dënimin e bandës së Shullazit, e cila po zvarritet prej më shumë se dy vitesh.

Ajo do të drejtojë procesin së bashku me tre prokurorë të tjerë, njëri prej të cilëve është Gentian Osmani, ndërsa dy emrat e tjerë pritet të publikohen ditët në vijim. Dosja ‘Shullazi’ pritet më në fund të marrë zgjidhje, pas angazhimit edhe të kryeprokurores Arta Marku.

Por kush është Donika Prela?

Donika Prela është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare. Prej disa muajsh, Prela është drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi zëvendësoi në këtë post Besim Hajdarmatajn. Një prokurore karriere, që drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e njohur edhe si SPAK-u, Donika Prela ka mbajtur një sërë postesh.

Prela njihet si mikeshë e kryeprokurores Arta Marku dhe erdhi te Krimet e Rënda pasi prej 5 muajsh drejtoi Prokurorinë e Durrësit. Para këtij posti, Prela ka qenë edhe numri dy i akuzës në Durrës, kohë në të cilën kjo prokurori drejtohej nga Agron Gjanaj dhe kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.

Ndër dosjet ku Prela ka qenë prokurore është dhe ajo e djalit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi, në vitin 2012. Çështja e këtij të fundit, një aksident me pasojë vdekjen e një vajze, ishte mbyllur nga Prela.

Gjatë kohës që Prela drejtoi prokuroinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen nga Donika Prela.

Kush është gruaja ‘e hekurt’ e drejtësisë që do të ‘fundosë’ Shullazin, prokurorja që nisi hetimet ndaj Adriatik Llallës Read More »