Aktualitet

Arta Marku e serviri si shkarkim, prokurori nxjerr bllof kryeprokuroren: U largova pasi…

Ndonëse në media u fol për shkarkimin e Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme, në fakt e vërteta duket se qëndron krejt kundër. Stojani  u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhëri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

Arta Marku e serviri si shkarkim, prokurori nxjerr bllof kryeprokuroren: U largova pasi… Read More »

Vlorë sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj

Sekuestrohen disa prona në emër të vëllezërve Habilaj në Vlorë në kuadër të hetimeve për grup të strukturuar kriminal. Në fakt, pronat e bllokuara si; pika karburanti, lokale dhe banesa u sekuestruan vitin e kaluar në muajin nëntor me vendim të prokurorisë së Vlorës, por ditën e sotme masa është vendosur nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në bazë të ligjit antimafia, pasi vëllezërit Habilaj janë nën hetim për trafik droge.

DISA nga pronat e sekuestruara/ -Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj. -Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të Florian Habilaj. -Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj. Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H. -Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të F.M. -Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te Artan Habilaj.

Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt.

Vlorë sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj Read More »

Xhafaj tregon ambiciet: Policia kriminale do ndryshojë, 10 milionë euro për…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tregon planet e tij për të ardhmen lidhur me Policinë e Shtetit.

Xhafaj, i ftuar në emisionin “Provokacija” në ABCnews” u shpreh se një prej qëllimeve kryesore të këtij mandati është forcimi i Policisë Kriminale. Ministri u shpreh se qeveria vetëm këtë vit ka dhënë 10 milion euro për Policinë Kriminale.

Pjesë nga deklarata:

Unë nëse bëj një punë dua të lë gjurmë, dua të bëj diçka. Në këtë këndvështrim nëse do të thoshe çfarë do të dëshiroje, kam tre ambicie të afërta, por edhe një që dua më shumë dhe është rasti i policisë kriminale por që do shumë punë. Mungesa e akademisë së sigurisë ndër vite e ka dëmtuar këtë gjë. Por edhe teknologjia. Ishte një suskes i kësaj qeverie Akademia. Mbi 10 milion dollarë i ka shkuar policisë kriminale.

Policia shqiptare konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Policët shqiptarë do të hetojnë së bashku me policët gjermanë në territorin shqiptar dhe gjerman.

Do të doja të ndryshoja tre gjëra, policinë kriminale, ajo është zemra e policisë. Hetimi, pa hetim çfarë kuptimi ka. E dyta për të patur një menaxhim europian të sigurisë rrugore, jo thjesht i trafikut, të jetë i standartit europian. Dhe një menaxhim të të gjitha pikave kufitare me standartin europian. Dhe së katërti, ajo që do të dëshiroja, një implementim të asaj që quhet policimi në komunitet.

Xhafaj tregon ambiciet: Policia kriminale do ndryshojë, 10 milionë euro për… Read More »

Ndjesa publike dhe mesazhi i Erjonës për Izet Haxhinë: Mos të të dridhet qerpiku…

E dashura e Izet Haxhisë vijon të shfaqet me dedikimet e saj për personin e zemrës në rrjetet sociale. Erjona ka publikuar një poezi në rrjetet sociale, ku kërkon falje për replikat publike bërë së fundmi dhe i dërgon një mesazh ish truprojës së Sali Berishës që të qëndrojë i fortë.

“Kurajo, dashuri! Ti do t’ja dalesh edhe i vetem, edhe mes shpifjeve, edhe mes kercenimeve! Une, kerkoj falje publike, qe u mora me pergjigje te niveleve te turpshme, pavaresisht se ti nuk je dakord te mos vazhdoj e qe nuk i fal …. Por ,nuk mund te matem me injorancen, sepse fiton ndaj meje, per shkak te eksperiences..! Dua te perqendrohesh vetem tek gjyqi dhe tek e verteta jote, ashtu sic di ti te perqendrohesh, pa t u dridhur qerpiku e duke pare kedo, drejt e ne sy!! Me duhesh ti dhe liria jote!  Per ne te dy dhe per vendin tim! Te dua!!”, shkruhet mes të tjerash në një status në profilin në Facebook të Izet Haxhisë, të cilën Erjona ka deklaruar më herët se e menaxhon ajo.

1

Statusi i Plotë

“Atdheu im është nata,

kudoqoftë ajo,
natë me hënat e gjinjëve të tu,

me gjethnajën e leshrave të tua,

natë pylli me ujqër dhe borë që ulërin,
natë qytetesh që ndrin mes qerpikëve të prostitutave.
Nata është atdheu im,

i mbetur e i varur në hapësirë,
se toka më rrëshqet nën këmbë.

Nata jote zgjat duart drejt meje e dashuruar,
por vjen dita .. dhe unë mbetem vetëm,
i paatdhe…

Lotët nuk më duken prej rrëkeve të shiut,
që më rrëshqasin në fytyrë.
Nëpër trupin e shqyer ,

kam plagë të pashëruara yjesh,
si ata që s’i pranojnë spitaleve,
se s’kanë më atdhe.

E rëndësishme është që më ka ATDHEU,
ti më ke mua,
fantazmë dite.”

~ QILLIAM JYTES

Kurajo, dashuri!

Ti do t ja dalesh edhe i vetem, edhe mes shpifjeve, edhe mes kercenimeve! Une, kerkoj falje publike, qe u mora me pergjigje te niveleve te turpshme, pavaresisht se ti nuk je dakord te mos vazhdoj e qe nuk i fal …. Por ,nuk mund te matem me injorancen, sepse fiton ndaj meje, per shkak te eksperiences..😊!

Dua te perqendrohesh vetem tek gjyqi dhe tek e verteta jote, ashtu sic di ti te perqendrohesh, pa t u dridhur qerpiku e duke pare kedo, drejt e ne sy!!

Me duhesh ti dhe liria jote!

Per ne te dy dhe per vendin tim!

Te dua!!

Ndjesa publike dhe mesazhi i Erjonës për Izet Haxhinë: Mos të të dridhet qerpiku… Read More »

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën

Gazetari investigatv, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim që sipas tij i fut dridhmat botës së krimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari Hoxha paralajmëron rikthimin e emisionit investigativ ‘Xhungël’, të drejtuar prej tij dhe që zhbiron kriminelët.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe Hoxha, i cili shkruan përbri viodes se së shpejti do të nisë aksioni, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korrutive me politikë, ku askush nuk ka depërtuar më parë.

“A e mbani mend kete logo?!!!! XHUNGEL, se shpejti ne aksion, ne skutat me te erreta te botes se krimit dhe lidhjeve korruptive me politiken, ku askush me pare nuk ka depertuar..”, shkruan Hoxha, ndërsa shpërndan logon e emisionit.

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën Read More »

Furtunë në IKMT e Vlorës, shkarkohen 4 inspektorë pas aksionit në Jalë

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për inspektorët e degës IKMT Vlorë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.

Furtunë në IKMT e Vlorës, shkarkohen 4 inspektorë pas aksionit në Jalë Read More »

Vlorë, pastrohet plazhi pranë Akademisë së Marinës

Në qytetin e Vlorës po punohet sot për pastrimin e plazhit pranë Akademisë së Marinës.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin bregdetar po mbështesin Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike për pastrimin e këtij plazhi.

Gjatë aksionit punonjësit po heqin papastëritë që sjell deti, po pastrojnë kanalet, si dhe rërën.

Fundjavën që kaloi plazhet e qytetit të Vlorës ishin në qendër të një aksioni për pastrimin e tyre, në kuadër të ditës ndërkombëtare të pastrimit të plazheve. Gjatë këtij aksioni sensibilizues u pastrua një sipërfaqe e gjatë prej 2 km në plazhet e Vlorës dhe një pjesë e pyllit të Sodës./atsh

Vlorë, pastrohet plazhi pranë Akademisë së Marinës Read More »

Maas – Ramës: Reformat tuaja i njeh e gjithë Europa

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas inkurajoi Kryeministrin Edi Rama të vijojë mënyrën e tij kurajoze të të bërit politikë, me reformat e rëndësishme që ka nisur ku prioritare është reforma në sistemin e Drejtësisë. Kryediplomati gjerman i bëri këto komente në një dalje të përbashkët me Kryeministrin Rama, pas takimit mes tyre në Kryeministri.

Në përgjigje të komentit të Kryeministrit për zgjedhje të mençur në vendimin për ta kaluar drekën në Tiranë, Maas shprehu falënderimet e tij për mikpritjen që i është rezervuar. “Kemi udhëtuar përmes qytetit dhe kemi mundur të shohim gjurmët që keni lënë në Tiranë si kryetar bashkie”, – e nisi ai deklaratën për mediat, duke iu drejtuar Kryeministrit. “Është bërë shumë dhe shumë do të bëhet. Fakti që në Tiranë jetojnë në harmoni të plotë komunitetet e krishtera dhe myslimane i jep shpresë gjithë botës”, – tha ai.

Ai risolli në vëmendje faktin që në qershor të këtij viti, u vendos që në vitin 2019 të nisin bisedimet për pranimin e vendit në BE. “Për këtë reformat duhet të vijojnë, dhe ka pasur e do të ketë rezistencë në këto procese por që do të duhet të tejkalohen në mënyrë që të garantohet perspektiva europiane e vendit”, – theksoi Maas.

Pavarësisht të gjithave, shtoi kryediplomati gjerman, Shqipëria do të mund të mbështetet gjithmonë tek Gjermania. “Do të keni gjithmonë mbështetjen gjermane dhe perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë, nëse do të vazhdoni me rrugën tuaj sikundër viteve të fundit, do përmbushni kushtet, keni mbështetjen tonë të plotë”, – nënvizoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në krah të Kryeministrit Edi Rama në Tiranë. /atsh

Maas – Ramës: Reformat tuaja i njeh e gjithë Europa Read More »