Aktualitet

Ulet shkalla e kriminalitetit në Vlorë për 2018, rritet zbulueshmëria

Shkalla e kriminalitetit në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit ka pësuar ulje.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë një interviste theksoi se zbulueshmëria e rasteve kriminale ka qenë e lartë në këto vite të mandatit qeverisës.

“Zbulueshmëria është shumë e mirë në çdo rast, të paktën në këto 3-4 vite.

Të marrim Vlorën, që ishte sot lideri i opozitës. Nga vitet 2006-2009 në 4 vitet e mandatit të parë të PD, ishin mesatarisht në Vlorë 9 vrasje në vit, 36 vrasje (për 4 vite) 28 të zbuluara.

Në 4-vjeçarin e dytë 2010-2013 mesatarisht ishin 11 vrasje në vit, 42 vrasje (në 4 vite) – 32 të zbuluara.

Në 2014-2017 është 32 me 22, 8 vrasje në vit.

Në 2018 janë 6 vrasje, 5 të zbuluara sipas statistikave.

Është e vërtetë ajo çfarë ndodhi në Resulaj, por besoj se ajo ngjarje është çmenduri, që nuk ka polici në botë që të mendojë që do të ketë ngjarje të asaj natyre”, – theksoi Xhafaj.

Sipas Ministrisë së Brendshme shkalla e kriminalitetit është ulur edhe në Shkodër, krahasuar me disa vite më parë./atsh

Ulet shkalla e kriminalitetit në Vlorë për 2018, rritet zbulueshmëria Read More »

Festohet në Tiranë , 69-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu organizoi sot në mbrëmje një pritje në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në këtë aktivitet morën pjesë krerët më të lartë të vendit si Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e saj ambasadorja e Kinës, u shpreh se “jemi mbledhur për të festuar përvjetorin e 69 të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në emër të ambasadës kineze në Shqipëri, do të doja të japë një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë të pranishmit këtu dhe të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për miqtë nga të gjitha sferat e jetës”.

Me themelimin e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1946, Kina hyri në një epokë krejtësisht të re historike, tha ambasadorja Jiang.

“Gjatë 69-viteve të fundit nga themelimi i saj, sidomos gjatë tre dekadave të fundit që prej reformës dhe hapjes, Kina ka gjetur rrugën e zhvillimit. Ekonomia e saj ka marrë një hap historik të madh përpara. Kina është shëndëruar nga një vend dikur i varfër e i prapambetur, në një vend të ri me zhvillim të vrullshëm. Në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës , u vu theksi tek “dy objektivat” në epokën e re, nga 2020 deri në 2035 në mesin e këtij shekulli, të realizohet ndërtimi i një vendi modern socialist, i fuqishëm ,demokratik, i civilizuar, harmonik dhe i bukur”, – theksoi ambasadorja Jiang.

Ambasadorja tha se zhvillimi i Kinës nuk ndahet nga bota dhe se zhvillimi i botës ka nevojë edhe për Kinën.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim politikën e jashtme të pavarur dhe paqësore  si dhe strategjinë e hapjes me dobi të ndërsjelltë dhe me përfitime të përbashkëta, do të ecim në rrugën e zhvillimit paqesore”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja Yu, tha gjithashtu se “vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë – Shqipëri. Me këtë rast, së bashku me qarqet e ndryshme shqiptare, pala kineze është e gatshme në nxitjen e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit dypalësh, në një nivel të ri dhe më të lartë”, – përfundoi ambasadorja Jiang Yu./atsh

Festohet në Tiranë , 69-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës Read More »

Çfarë po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish.  Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa janë kontrolluar disa banesa dhe objekte.

Grupi i goditur dyshohet se u vinte gjoba bizneseve, ndërsa pjesëtarët janë nga zona e veriut të Shqipërisë.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa deri tani janë disa të arrestuar.

Çfarë po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe Read More »

“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë?

Presidenti, kryetari kuvendit, kryeministri, ministrat dhe deputetët, të mos bëjnë ligj special “Fusha-Teatri”, për të ndërtuar kulla biznesi, që i ndajnë në “thela” me njëri-tjetrin, por të mblidhen urgjent dhe të hartojnë ligjin “Shullazi”, për t’i dhënë fund këtij turpi, që ka pllakosur shtetin e vendin.

Mund të duket çudi, por për çdo rast të rëndë krize e emergjencash, shtetet hartojnë ligje me emra vullkanesh, epidemishë e tajfunësh, siç është “tajfuni dhe epidemia Shullazi” në Shqipëri, që ka molepsur, ka nxjerr jashtë loje e po vërdallisë drejtësinë, po përdor si “anti-plumb” qeverinë dhe po tall “hallatet” me shtetin.

Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime,  të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…

Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin.

Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit!

Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA!

Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikuar asnjë letër..

Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit.

Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!

Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”.

Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucioen të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…/Pamfleti

“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë? Read More »

Paguajnë taksa “qorrat”, marrin nga 3-4 paga horrat, si janë kthyer bordet e shtetit, në “bordello” hajdutësh

Doni të dini, nga sa paga shtetërore, marrin njerëzit bremda klikës së pushtetit të PS? Lexoni se cilët janë, në cilat poste të larta shtetërore punojnë dhe, në cilat “tepsi” marrin nga 2-3 paga të tjera mujore, si anëtarë bordesh, nëpër ndërrjet shtetërore, madje edhe familjarë të tyre pensionistë.

Është një batërdi e vërtetë, që tregon qartazi, se “qorrat” (populli) marrin paag e pensione lëmoshë, por paguajnë taksa të shumta e e çmime të larta ilaçesh, uji, energjie elektrike, librash shkollorë, bileta transporti urban e ajror, çmime ushqimesh, telefoni, sigurim makinash e banesash, ndërsa horrat e pushtetit, brenda një orari pune, përveç pagave mujore milionëshe, marrin edhe nga 2-3 paga të tjera shteti në muaj, pa llogaritur punët private, ku paguhen si sekser, në bizneset private.

ALKET HYSENI, (aktualisht Deputet i PS), drejtor pronash në kryeministri, me profesion jurist, me Urdhër Nr. 2 prot., datë 20.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar në bordin e “Rezidenca Universitare Nr. 1”-Tiranë.

GENTI GAZHELI (aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Turqi), me profesion ekonomist, me Urdhër Nr. 19 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr.3”-Tiranë, ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

GENCI GJONÇAJ, (Sekretar i Përgjithshëm i Gramoz Ruçit), me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Albcontroll”

ASTRIT LLANAJ, 68 vjeç, mësues pensionist, ende me detyrë Drejtor Arsimi Rrethi-Sarandë, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 10.01.2014 të ministrit Ahmetaj ëshë emëruar anëtar bordi në Sh.a “Porti Detar”, Sarandë

THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër Nr. 102 prot., datë 07.02.2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar boprdi në “Prodhim, Veshje Ushtarake”-Tiranë.

THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër të Ministrit Nr. 103 prot., datë 07.02.2014 është emëruar si anëtar bordi në  “Porti Detar (Regjistri)”-Durrës.

MIRLINDA KARÇANAJ, Drejtore e AKSHI në Kryeministri, me Urdhër Nr. 3 prot., datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, si anëtare bordi në “Albcontroll”.

SIMO PETROMILO, pensionist, me profesionin veteriner, emëruar nga ministri Ahmetaj në datën 07.07.2015, anëtar bordi në “Trajtimi i studentëve-Vlorë, ku është zgjedhur kryetar bordi.

ERALDA HOXHA, psikologe, aktiviste për barazinë gjinore në OJF “Gratë në evolucion”, emëruar me Urdhër Nr. 36 prot., datë 16.01.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtare bordi në ”NPV Ushtarake”-Tiranë.

PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar Shkresën e datës 30.03.2015 të ministrit Ahmetaj, anëtarë bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë, si përfaqësues i Ministrisë Ekonomi-Financa

PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar me Urdhrin Nr. 101 datë 21.11.2013 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Porti Detar”-Sarandë, si përfaqësues i Ministrisë Energjisë, Transportit-Infrastrukturës.

ALBANA KOÇIU, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, me Urdhër Nr. 198 prot., datë 21. 03. 2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”.

THOMA THANASI,  mësues Gjuhë-Letërsi, është emëruar me Urdhër Nr. 176 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë.

XHIKO SHEHU, (e ëma ish-Drejtores së Tatimeve), aktualisht Shefe e Burimeve Njerëzore në ministrinë “Gjiknuri”, me Urdhër Nr. 178 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”-Tiranë.

BASHKIM GOGO, pensionist, ushtarak në lirim, me Urdhër Nr. 195 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi “Tipografia Ushtarake”-Tiranë.

EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në”Porti Detar”-Shëngjin.

EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, propozuar me Shkrese 5628/4, datë 17. 04. 2014 të ish-ministrit Shkëlqim Cani dhe nga ministri Ahmetaj (nuk ka asnjë urdhër në dosje) është emëruar anëtare bordi  në“Alba-Film-Studio”-Tiranë.

DHURATA SHAMIA, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, ish-Drejtore Protokolli në Kryeminsitri, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj,  emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 2”-Tiranë.

MAJLINDA DHUKA,  Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 48 prot., datë 30.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Porti Detar”-Shëngjin.

MAJLINDA DHUKA, Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 347, datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “ASD”-Tiranë,

BLEDI RRAPUSHI, Sekretar i ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Qendra e Regjistrimit te Aksioneve-Tiranë”, ku është zgjedhur kryetar bordi.

HALIL KALOSHI, avokat privat, me Urdhër Nr. 19, datë 04.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtarë bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 3”-Tiranë.

ROBERT PETRI, pensionist, me Shkresën Nr. 14627 prot., me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Agjencia Ndërkombëtare e Transportit Ajror” -Tiranë.

LAURA SARO,  Këshilltare e kryeministrit, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Tregtimi i Librit Artistik-Shkencor”-Tiranë.

SAIMIR SULI, zyrtar në KESH, me Shkresë Nr 4402, datë 20.03.2015 është propozuar me shkresë të Ministrit te Financave z. Shkëlqim Cani është emëruar “Anëtar Këshillit Mbikëqyrës” në shoqërinë “Prodhim Mobilie”-Tiranë.

ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Hekurudha Shqiptare”-Durrës.

ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me miratim të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”-Tiranë (nuk ka vendim në dosje).

MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 86, datë 03.02.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve”-Shkodër.

MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 25, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi  në “Alb-Krom”-Tiranë.

IRENA GJIKA, Drejtore e Drejtorisë së Borxhit të Jashtëm, me Urdhër Nr. 107, datë 10.02.2014 të ministrit Ahmetaj është ri-emëruar anëtare bordi në“Agjencia Detare Taulantia”-Durrës/korrieri

Paguajnë taksa “qorrat”, marrin nga 3-4 paga horrat, si janë kthyer bordet e shtetit, në “bordello” hajdutësh Read More »

Institucione që po shkatërrohen nga dosja “Shullazi”, kush e ka radhën pas Krimeve të Rënda

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk është institucioni i vetëm i cili është në kaos funksional për shkak të dosjes “Shullazi”. Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime, të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…

Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin. Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit!

Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA! Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikaur asnjë letër, duke arritur deri në atë trup, sa deputeti i PS, ish-drejtor hipoteke, shkonte me vrap e me përulje, atje ku freskonte “bolet” Shullazi.

Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit. Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!

Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”. Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucione të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…

Institucione që po shkatërrohen nga dosja “Shullazi”, kush e ka radhën pas Krimeve të Rënda Read More »

Eskobarët shqiptarë me pasaporta diplomatike, si u shpërndanë në Europë trafikantët që kontrollojnë sot mafian

Një kontigjent i madh njerëzish të cilësuar si eskobaët shqiptarë të kthyer në bërthamën më të rëndësishme të narkotrafikut në Europë janë pajisur me pasaporta diplomatike. Pjesa me e madhe i kanë mërrë në 1997 ndërsa Shqipëria vuante kaosin e atij viti të mbrapshtë, një segment i fortë pushteti, nisi të bëjë viktimën e gjoja “rebelimit komunist” dhe përgatiti dërgimin në Perëndim të detashmentit numëroz që do të ktheheshin në bërthamën më të rëndësishme të narkotrafikut në Europë.

Në mënyrë “të çuditshme” u pajisën me pasaporta diplomatike një kontigjent njerëzish që ishin jo vetëm të hurit dhe të litarit, por e kishin të mbushur kartelën e tyre penale plot në thuajse çdo komisariat të vendit. Urdhëri erdhi direkt nga Presidenca dhe firmën e vendosi Ministri i Jashtëm Tritan Shehu, i cili ishte formalisht edhe kryetar i PD-së.
Por edhe shefi i diplomacisë i qeverisë së koalicionit që drejtonte Bashkim Fino, Arjan Starova vuri firmën në një numër pasaportash të “bardha” që mbusheshin në Presidencë. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Nisur nga shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, merret vesh lehtësisht se kemi të bëjmë me një përmbushje premtimi.

Ata kishin luftuar besnikërisht deri në ditën e fundit për ish-shefin e tyre dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit, janë pajisur me urdhër të shefit të madh, pra direkt të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Madje Kolec Topalli dhe Maxhun Peka, nuk harrojnë që në secilën shkresë të theksojnë; “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…” Sa për ilustrim po japim vetëm disa emra që morën pasaporta diplomatike: Sali Lusha, ish truproja i Berishës, Rasim Lumeshi, i vrarë 10 vjet më parë, Isamedin dhe Ismet Haxhia, Sadik Çelaj, i akuzuar dhe për vrasjet në protestën e 21 Janarit si gardist etj. Por radha ishte shumë e madhe dhe thuajse të gjithë përfituan strehim politik si viktima të “rebelimit komunist në Shqipëri”.

Kontigjenti u nda në tre vende të mëdha: Zyrih të Zvicrës, Frankfurt të Gjermanisë dhe në Bruksel. Këta qytete Europiane u kthyen në qendra nevralgjike të narkotrafikut shqiptar. Shqiptarët jo vetëm po e trafikonin heroinën nga Afganistani e Turqia drejt Perëndimit, duke u lidhur me Sacra Corona Unita-n apo Ndragheta’n kalabreze. Por po fuqizoheshin duke mbyllur rrethin luksos së krijimit të një mafie edhe më të madhe se e para. Deri në vitin 1997, narkotrafiku shqiptar ishte thjesht transportues dhe ndërmjetësues. Por më pas, mafia shqiptare mori në dorë nga trafikimi, shpërndarja dhe shitja me pakicë, duke siguruar kështu një kapital shumë po shumë të madh parash, të cilat ose vinin në Shqipëri cash, ose përfundonin në kompani ofshorë. Kjo u bë nën syrin e qeverisë së re socialiste, e cila fitoi pushtetin në qershorin e vitit 1997. Por Kryeprokurori i ri Arben Rakipi, jo vetëm që nuk e hetoi këtë problem por nuk dërgoi asnjë letërporosi apo kërkesë ekstradimi për njerëzit e pajisur me pasaporta diplomatike.

Ndërkohë nën pushtetin socialist u krijuan grupet e rinj të narkomafias si Bandat e tmerrshme të Durrësit që do të futeshin deri në qeverinë e Fatos Nanos, të cilën Sali Berisha do ta quante “Klani i Zemunit”, por edhe në qeverinë e Ilir Metës e me radhë. Heroina nisi një rrugëtim tjetër, atë nga Greqia, ku doganat e Qafë Botës në Sarandë dhe Tre Urat në Përmet u kthyen si zonat më të fuqishme të trafikut të drogës. Narkodiplomacia solli edhe një incident me një shtet të Bashkimit Europian si Austria. Thuajse të gjithë narkodiplomatët kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Në korrik të vitit 1997, në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi incidenti. Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere e tuta. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës.

Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007. Në listë kishte edhe persona të mitur që më vonë u bënë emra të rëndësishëm në PD si Keltis Kruja që është pinjoll i një familje të mirë. Por megjithatë shumica ishin njerëzit që instaluan narkotrafikun e shitjes me pakicë. Pjësa më e madhe e tyre i përkisnin krahinave nga ku ishin edhe personat që kontrollonin trafikun si përshëmbull nga Tropoja, Berati, Shijaku, Dibra etij, sipas shefave që ndodheshin në Tiranë.
Ndërkaq, në Shqipëri, futja e linjës nga Greqia përshkallëzon luftën mes narkomafias. Plas një betejë aq e përgjakshme sa vriteshin njerëzit nga 3 e 4 çdo ditë. Madje përveç njerëzve të përfshirë në narkotrafik u vranë edhe kalimtarë të pafajshëm…/korrieri

Eskobarët shqiptarë me pasaporta diplomatike, si u shpërndanë në Europë trafikantët që kontrollojnë sot mafian Read More »

Ndotja e ajrit në Shqipëri ndër më të lartat në Europë, njësoj si të pish 7 cigare në ditë

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.  Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).

Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).

I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.

Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme: “Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në “Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë. ”

Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit.

“Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,” shtoi ai. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.”/Monitor.

Ndotja e ajrit në Shqipëri ndër më të lartat në Europë, njësoj si të pish 7 cigare në ditë Read More »