Aktualitet

“Çmenden” çmimet e perimeve në Shqipëri

Me të njëjtën sasi parash, këtë vit del me më pak “trasta” në duar nga dyqanet e fruta-perimeve.

Çdokush mund ta ketë vënë re se shpenzimet për të konsumuar perimet e stinës janë rritur ngjeshëm gjatë këtij sezoni veror, e në fund të muajit, secili mund t’i drejtojë vetes në mënyrë të pavullnetshme pyetjen: “Po si ikin lekët, çfarë kemi blerë?  Edhe pse pritshmëritë ishin që në pikun e sezonit veror, ashtu sikurse ndodh çdo vit, çmimet e produkteve bujqësore të stinës të binin në minimum për shkak të rritjes së prodhimit në raport me kushtet klimaterike dhe si vend bujqësor që jemi, këtë vit duket se një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar në vlera të larta, ndoshta të përafërta me çmimet jashtë sezoni.   Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të institucioneve kompetente, por edhe një vëzhgim në dyqanet e lagjeve, atje ku blen edhe konsumatori fundor. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave lidhur me inflacionin, vihet re se çmimet e zarzavateve përfshirë patatet për muajin korrik 2018 krahasuar me muajin korrik 2017 janë rritur me 18.3%. Ajo që vihet re është se rritja e lartë vjetore çmimeve të këtij grupi produktesh ka filluar që në muajin prill, ndërsa muaji qershor ka shënuar vlerën më të madhe me 22.6% rritje. Ndërsa sa i përket grupit “fruta” rritja ka qenë minimaliste krahasuar me një vit më parë, me rreth 2.7% gjatë muajit korrik.

Çfarë blen konsumatori final?

Një qytetar që bën blerjet e përditshme në dyqanet e lagjeve apo tregjet me pakicë të fruta-perimeve, e vë re fare lehtë ndryshimin që kanë pësuar çmimet e këtyre produkteve gjatë muajve korrik dhe gusht. Dhe në këtë rast, krahasimi nuk bëhet me muajt e mëpërparshëm si maj apo qershor, pasi si gjithnjë në këto periudha çmimet janë të larta dhe bien gradualisht në kulmin e sezonit veror, kur edhe prodhimi i fermerëve është i mjaftueshëm, po ashtu edhe furnizimi në tregje. Megjithatë këtë vit, duket se rënia nga muaji në muaj nuk ka qenë normale dhe një sërë produktesh, kryesisht të grupit të perimeve dhe frutave janë tregtuar me çmime të “kripura”.

Nga një vëzhgim nëpër dyqanet e tregtimit të këtyre produkteve, vihet re se çmimet e domateve variojnë nga 160-180 lekë/kg; bamjet 80-100 lekë/kg; patatet 50-60 lekë kg; pjeprat 110- 120 lekë/kg, shalqinj 30-35 lekë/kg; patëllxhanë 70-80 lekë/kg; kungulleshka 60-70 lekë/kg; speca 70-80 lekë/kg. Sa i përket edhe frutave, duket se edhe pse janë sezonale, çmimet kanë qëndruar relativisht të larta. Të tilla si nektarina me 130-140 lekë/kg, rrushi 140-150 lekë/kg; dardha 150-160 0 lekë/kg, molla 120-130 lekë kg; kumbulla e zezë 70-80 lekë/kg. Shitësit e dyqaneve e argumentojnë nivelin e lartë të çmimeve, kryesisht të zarzavateve me mungesë të prodhimit cilësor. “Prodhimi që vjen nga Myzeqeja, i domates, meqë po këmbëngul më së shumti tek ky produkt, është jocilësor.  Klientët tanë nuk e preferojnë. Kjo është dora e dytë. Dhe ne detyrohemi t’i blejmë disa produkte nga fshatarët në periferi të Tiranës, me cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë. Fitimi ynë është shumë i ulët”, shprehet shitësi i një dyqani fruta-perimesh. Zgjedhjet alternative Çmimet e larta të perimeve dhe frutave në dyqanet e licencuara apo në tregje, i kanë detyruar qytetarët të bëjnë një zgjedhje alternative, në mënyrë që të kursejnë sadopak. Shitësit ambulantë janë zgjidhja “ideale” në këtë rast. Duke qenë se qëllimi tyre nuk është i mirëfilltë tregtie, por shesin ato prodhime që kanë, për të siguruar të ardhura ditore, çmimet që ofrojnë ambulantët janë shumë më të leverdishme se ato që gjenden në treg, për shkak se nuk kanë edhe kosto qiraje. Nga një vëzhgim i bërë në disa zona, duket se ambulantët, të ardhur kryesisht nga periferia e kryeqytetit, ofrojnë fruta dhe perime të sezonit, të paktën me 20-30 lekë më pak. Edhe nga pikëpamja e cilësisë, shumë nga qytetarët preferojnë produktet e fshatit dhe klientela e tyre ka ardhur në rritje. Tkurret eksporti i fruta-perimeve

Në gjysmën e parë të vitit, nga e gjithë harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, zëri i bujqësisë ka shënuar rënie, ndërsa blegtoria, agroindustria dhe peshkimi kanë pasur ecuri pozitive.  Megjithëse rënia duket se është e lehtë me vetëm 1.9 për qind, konkretisht në vlerë monetare nga 6,5 miliardë lekë eksporte në 6.4 miliardë, janë disa produkte që kanë pësuar tkurrje në eksport, si pasojë ndoshta e kërkesës në rënie apo prodhimit më të ulët. Duket se një sërë produktesh për të cilat vitet e fundit kërkesa ka qenë në rritje, këtë vit ka pasur reduktim të eksporteve. Në sasi, për periudhën janar-qershor 2018 janë eksportuar 93.3 mijë tonë produkte bujqësore nga 105 mijë tonë të eksportuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht rënie kanë pasur produkte të ndryshme si domate, qepë, hudhra, lakër, lulelakër, karrota, rrepa, panxhar, perime leguminoze, zarzavate të tjera, agrumet, pjepra, shalqinj, papaja, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave, si kajsitë, qershitë, pjeshkët. Por duket se tkurrja më e madhe e eksporteve është vënë re tek perimet e ngrira me -86.4%, agrumet -66.7%, njëkohësisht rënie të lartë kanë edhe frutat e thata si dhe bimët si xhenxhefil, trumzë apo shafran.

Rrapaj: Faktorët që kanë ndikuar në çmimet e larta

Çfarë ka ndodhur me çmimet e fruta-perimeve gjatë këtij sezoni veror dhe pse kanë qëndruar në nivele të larta? Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, rendit për revistën “SCAN”, disa nga faktorët që kanë ndikuar negativisht në treg dhe në ekonomitë familjare, duke përjashtuar këtu mungesën e prodhimit.

Z.Rrapaj çfarë ka ndodhur me çmimet e produkteve bujqësore gjatë këtij sezoni veror, ku shifrat institucionale dhe vetë çmimet në treg, tregojnë nivel më të lartë se një vit më parë? A kemi rënie të prodhimit të fermerëve?

Prodhimi nuk ka rënë, por një pjesë e kompanive që kanë qenë të profilizuara për të furnizuar Tiranën, u janë drejtuar më shumë eksportit, duke lënë një boshllëk në Tiranë. Fenomeni i rritjes së çmimeve nuk është në mbarë vendin, mund të veçoj Tiranën dhe zonat turistike, kryesisht ato bregdetare.

Cilat janë disa nga arsyet?

Arsyeja për Tiranën ka të bëjë me kostot e prodhimit, që janë të larta këtë vit. Arsyja e parë është çmimi i inputeve që është shumë i lartë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me farat e përdorura, me rendimentin e ulët të disa varieteteve dhe arsyeja e tretë ka të bëjë me eksportin. Vitin e kaluar janë marrë shumë kompani me eksport, ndërsa këtë vit një pjesë e kompanive kanë hequr dorë nga eksporti si rezultat i kostove të larta të perimeve.

A ka ndonjë problem lidhur me furnizimin e tregut?

Një faktor tjetër ka të bëjë me formën e organizimit të furnizimit të tregut. Shpesh tregu furnizohet me kompani informale, të cilat shfrytëzojnë momentet e mungesës së produktit dhe rrisin çmimet dy apo tre herë, sepse nuk kanë kontroll. Kjo vërehet edhe në Tiranë edhe në zonat turistike. Fakti që këto kompani u janë drejtuar destinacionit të zonave turistike, që çmimet kanë qenë të larta këtë vit, ka bërë që Tirana të mbetet më pak e furnizuar me perime. Disa kompani që importonin kanë hequr dorë. Këtë vit edhe importi ka rënë, në mënyrë që të balancohej çmimi, kërkesa me ofertën. Megjithatë kjo është një periudhë kalimtare dhe nuk është një periudhë stabël, që do të vazhdojë gjatë. Me mbylljen e sezonit turistik ikën një nga faktorët dhe tregu do shkojë në nivelet e veta normale. Pra është mungesë e rrjeteve të furnizimit të tregut, sidomos Tiranës që është treg i madh. Megjithatë po luhet me çështjen e luhatjeve të çmimeve.  Kostot po vijnë duke u rritur.

Mbështetja e bujqësisë me subvencione a ka ndonjë ndikim në këtë çështje?

Vitin e kaluar nga 15 milionë euro subvencion për këto fusha, u dhanë vetëm 1.2 milionë euro, për arsye politike, zgjedhjet, etj. U dha vetëm 10 për qind e subvencionit. Kjo e jep efektin tani. Nga ana tjetër, Fondet e projektit IPARD nuk u hapën. Kështu që nga kjo pikëpamje, kjo ka prodhuar situatën e tanishme. Çështja qëndron në faktin që këto fenomene do të ndodhin sa herë që ndodhin defektet që përmendëm më lartë.

“Çmenden” çmimet e perimeve në Shqipëri Read More »

SHBA ndryshon rregullat për Green Card, ja cilët emigrantë rrezikojnë…

SHBA me propozim të Presidentit Donald Trump pritet të ndryshojë rregullat për emigrantët sa i takon marrjes së Green Card. Rregulli i ri parashikon penalizimin e atyre që kanë përfituar nga fondet publike.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare. Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program. Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.

Sipas NBC Neës, variantet e mëhershme të propozimit përfshinin masa shumë më të rrepta që parashikonin kufizimin e dhënies së kartës jeshile dhe nënshtetësisë për emigrantët të cilët kishin përdorur Obamacare ose lehtësira të caktuara tatimore. Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje kjo të cilën e theksoi fort gjatë fushatës presidenciale e po kërkon ta kthejë në temë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në kongres./ TCH

SHBA ndryshon rregullat për Green Card, ja cilët emigrantë rrezikojnë… Read More »

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin

Një skandal I rëndë ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë ku një pacient është operuar tjetër për tjetër. Sipas një qytetari, dëshmia e të cilit është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, një 20 vjecar shkon te mjeku për një puçërr në shpinë dhe ata I thonë të hyjë në operacion, por në vend që ti heqin puçrrën I heqin … apandesitin. Sipas qytetarit, mjek në këtë rast ishte burri I një deputetje të PS të Qarkut Dibër.

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit Berisha

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut! I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.! Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin Read More »

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra

Shqipëria vijon të jetë një zonë  sizmike aktive, ndërsa një tjetër tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas IGJEUM, mësohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë në fshatrat e Vlorës më epiqendër Vermikun.

IGJEUM në faqen zyrtare shkruan se  tërmeti ka pasur magnitutë 2.6 ballë në një thellësi 11 kolometër.

termet

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra Read More »

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat

Një skandal i madh ka përfshirë ditët e fundit sistemin e drejtësisë shqiptare. Teksa SHBA e BE i kanë shpallur luftë krimit e korrupsionit, një ‘urdhër’ i çuditshëm, skandaloz dhe i pakuptueshëm ka hapur dyert e burgjeve për ‘peshqit e mëdhenj’ të kapur më parë.

Disa prej ‘kokave’ të mëdha të krimit e korrupsionit janë liruar ditët e fundit nga qelitë, duke u lënë të lirë të vijojnë ‘profesionin’ e tyre. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm lirimi i tyre, duket se ata do të vijojnë zhvatjen e shtetit, teksa kanë kërkuar dhe dëmshpërblime.

Rasti i parë është ai i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pasi ju gjet një banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Tashmë, kur gjyqtari po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte dhe lirimi nga burgu i ‘peshkut të madh’ të burgjeve, që mbushi xhepat nga abuzimi me tenderat e ushqimeve të të dënuarve. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili la qelinë pak ditë më parë. I pakënaqur me lirimin, Zoto pritet të kërkojë edhe dëmshpërblim për qëndrimin 1 vit e 9 muaj prapa hekurave.

I liruar nga burgu ditët e fundit është edhe ‘bosi’ i kokainës së Xibrakës, Ermal Hoxha. Nipi i Enver Hoxhës deri më tani po shijon lirinë, por me siguri do të kërkojë ndonjë dëmshpërblim nga shteti për mbajtjen në brug, ndonëse u kap me rreth 100 kg kokainë që kapte vlerën e mbi 10 milionë eurove, në laboratorin modern të ndërtuar prej tij. Në vendet e tjera të botës një trafikant i tillë do të kalbej në burg, por te ne nuk është çudi që Ermali të kërkojë edhe dëmshpërblim për burgosjen.

Këto janë disa nga ‘peshqit e mëdhenj’, që janë liruar nga burgu, dhe që kërkojnë t’iu kthehen edhe milionat e tyre të paligjshme, ndërsa pritet që në vijim të kemi lirimin e të tjerë ‘peshqve të mëdhenj’, që siç duket kanë liruar frerët pas largimit të ambasadorit të tmerrshëm të kriminelëve shqiptar, Donald Lu./Pamfleti

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat Read More »

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten

Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkohej 2 mijë euro është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica, bën me dije Report Tv.

Po ashtu është dhënë masa “arrest me burg” për shtetasin Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten Read More »

Impianti i mbetjeve në Vlorë, projekti që shqetëson arkeologët dhe historianët

Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.Por projekti në fshatin Sherisht ka shqetësuar arkeologë e historianë.

Novruz Bajrami thotë: “Kjo fushë e bukur ka mbetje arkeologjike. Gurin, veglën e parë të prodhuar nga njeriu”.Bajrami shton se ky është vendi i gabuar për të gërmuar për plehrat, pasi fusha ende fsheh mbetje të tjera, por arkeologjike.Vizitorët të cilët do të shkojnë në Kalanë e Kaninës do të ndeshin këtë impiant nga pjesa lindore.

Bajrami sugjeron që të paktën grupet e punës për impiantin duhet të kenë edhe arkeologë: “Punimet kanë filluar, por unë jam i shqetësuar pasi nuk shoh arkeologë”.Banka Gjermane është investitori i projektit prej 12 milionë eurosh. Ndërkohë që pritet të përzgjidhet me prokurim firma që do të kryejë punimet.TCH

Impianti i mbetjeve në Vlorë, projekti që shqetëson arkeologët dhe historianët Read More »

Piloti i avionit në Rinas i dehur, si u shmang tragjedia dhe kush denoncoi

Policia Kufitare e Rinasit ka dhënë detaje për bllokimin e një avioni në Rinas dhe shtyrjen e udhëtimit me 5 orë, pasi piloti ishte i dehur duke shmangur edhe një tragjedi të mundshme.

Policia bën me dije se në kohën kur pasagjerët kanë hipur në avion, një koleg i pilotit të alkoolizuar ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit se kolegu i tij me shtetësi spanjolle kishte konsumuar alkool. Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Njoftimi nga policia:

Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L.,  47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumaur akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.

Piloti i avionit në Rinas i dehur, si u shmang tragjedia dhe kush denoncoi Read More »