Aktualitet

“Air Albani”, të udhëtosh shqip në qiejt e botës/Foto

“…Ju uroj mirëseardhjen në bordin e avionit të “Air Albania”, Airbus 319”. Këto janë fjalët e para që të presin sapo akomodohesh në bordin e avionit të parë shqiptarë. Një ndjesi dhe emocion i veçantë teksa mendon që për herë të parë po udhëton me një avion shqiptar, aty ku çdo gjë flitet dhe lexohet në gjuhën amë.

“Do të jetë kënaqësia e jonë që të ju asistojmë gjatë gjithë udhëtimit”, vijon më tej Elvis Maja, shef kabineti i “Air Albania”.

Pas fluturimit të parë me studentët ekselentë dhe të dytin, me një grup pensionistësh, udhëtimi i  tretë i kompanisë me ngjyrat kuq e zi, ishte me gazetarë të medias së shkruar dhe vizive, por edhe me artistë.

Djem dhe vajza të kuruar në çdo detaj, me veshjen me motive kuq e zi të urojnë mirëseardhjen sapo hyn në derën e avionit të quajtur “Lasgushi”, për nder të poetit të njohur lirik, Lasgush Poradeci.

Janë rreth 40 vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria, pjesë e ekuipazhit të “Air Albania”.

Me ngjyrat e flamurit shqiptarë dhe emblemën e stilizuar të shqiponjës dy krenare në trupin e “Airbus 319”, Air Albania me rreth 100 gazetarë nis fluturimin drejt Stambollit.

Sapo akomodohesh, të bien në sy udhëzimet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, teksa zëri i Elvisit të shoqëron në shqip duke dhënë këshillat e para për pasagjerët.

”Lidhni rripin e sigurimit kur të uleni. Jeleku i shpëtimit ndodhet poshtë karrikes tuaj”, është këshilla e parë me të cilën përballesh sapo akomodohesh, ndërsa të tjera udhëzime i gjen të shkruara po në shqip, krahas shpjegimeve përkatëse të stjuardeseve në rast emergjence, që paraprijnë fluturimin.

Ndërsa “Lasgushi” fluturon në qiellin e hapur, buzëqeshja, shpejtësia dhe gatishmëria e stafit të shoqëron gjatë gjithë udhëtimit duke mos e ndjerë aspak distancën Tiranë-Stamboll.

Pas udhëtimit tejet komod, gazetarët u pritën në Aeroportin e Stambollit nga përfaqësues të kompanisë “Turkish Airline”.

Stambolli i konsideruar si destinacioni i ëndrrave, ndodhet në breg të Europës ku lindja takohet me perëndimin. E këtë mësë miri e dëshmon ura e famshme që lidh dy kontinentet, atë të Europës me Azinë.

Një qytet që mbart histori dhe kulturë, të bën për vetë edhe sikur të vizitosh vetëm Pallatin e famshëm të Topkapisë, muzeun e Shën Sofisë, xhaminë e Sulltan Ahmetit apo muzeun e Mozaikut.

Dhe “Xhamia Blu”, muzeu “Aya Sofya” dhe sarajet e sulltanit (Topkapi Palace), ishin disa nga destinacionet që u vizituan nga gazetarët të shoqëruar nga guidat profesionale.

Për përfaqësuesit e mediave ishte rezervuar edhe një tjetër vizitë turistike, një udhëtim mahnitës prej disa orësh me anije në Bosfor, e cila përmbylli këtë vizitë një ditore.

Kthehemi sërish në bordin e “Air Albania”, një udhëtim drejt Tiranës që zgjati sa hap dhe mbyll sytë. Në largim, përshëndetemi po në shqip me ekuipazhin e mrekullueshëm të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

“Air Albania”, me modelet më të fundit të avionëve është e para kompani ajrore e flamurit tonë dhe e para kompani ajrore me kapital publik brenda saj, në bashkëpunim “Turkish Airlines”.

Në muajin tetor, “Air Albania” do të nisë destinacionet në qytetet kryesore europiane, si Roma, Bolonja, Londra apo Milano, avioni i cili do të marrë emrin “Migjeni”.

“Air Albania” do të ketë një linjë direkte edhe Tiranë-New York, avioni i cili do të quhet “Imzot Noli”, duke u kthyer në një shtëpi të përbashkët për gjithë shqiptarët në qiejt e botës./atsh

“Air Albani”, të udhëtosh shqip në qiejt e botës/Foto Read More »

Emigrantët, shqiptarët pa atdhe?!

Nga Astrit KOSTURI* Emigrantët shqiptarë janë pjesa më e diskriminuar e shoqërisë sonë, edhe pse më kontribuesja në krijimin e vlerave materiale shpirtërore të kësaj shoqërie, në zgrip të ekzistencës, në një kohë traumash dhe krizash kolektive, që po përjetojmë tash njëzet vjet tranzicioni pa limit.

Që kur thyen muret e ambasadave dhe deri më sot kur bota moderne theu shengenin e trishtë europian, këta emigrantë kanë dhënë gjithçka për vendin e tyre, djersën, mundin, gjakun, pasionin dhe ëndrrën që vendi i tyre të ishte një vend i denjë në familjen e madhe europiane.

Duhet thënë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre, ndërkohë që emigrantët e veçanërisht ata shqiptarë në këto vende ndihen dyfish të stresuar e në krizë të plotë.

Kjo, pasi ata përcjellin në vendet ku punojnë e jetojnë krizën e vendit nga vijnë, pra krizën e vendit të shqiponjave dhe mbartin me vete krizën e një paragjykimi gati sindromik e racor, që si merimangë mbështjellë jetën e tyre të vështirë në këto vite ku kanë ikur për një jetë më të mirë. Të vjen keq, tmerrësisht keq, kur shikon Shqipërinë e varfër, se si i ka “përzënë” bijtë e saj më të mirë në dhe të huaj, por edhe atje, vëllezërit tanë po vuajnë përsëri.

Damka e paragjykimit i ndjek kudo pas si një mallkim. Mallkim në vendin nga ikën për një jetë më të mirë, mallkim në vendet pritëse. Çfarë dreq fati për këtë vend, për këtë popull të kalvarizuar në një epokë deliri kolektiv, në një betejë fantazmagorike më hijet e së shkuarës, me alibitë e një tranzicioni të sëmurë.

U nda për së gjalli shqiptari me shqiptarin, por tashmë më keq se kurrë, pasi veç lirisë, që na u kthye në një gjerdan shtrëngues në fyt, u ndamë edhe nga mirëqenia e të ardhurat, dhe s’ka më keq se ndarja pasurore.

Politika infantile e Tiranës zyrtare na bëri si dy Koretë, si nata me ditën, njëra Kore – shqiptarët brenda kufijve shtetërorë të imponuar dhe Koreja tjetër -jashtë kufijve, në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Zvicër, SHBA, Australi e gjetkë, kudo ku punojnë e rropaten emigrantët tanë, emigrantët e tokës krenare të shqipeve.
Por duhet thënë se ka disa kohë që emigrantët nuk janë më shpresa e gjallërimeve sezonale të ekonomisë sonë dhe kjo nuk ka ndodhur as në pushimet verore, dhe as në festat e fundvitit, kur ata vërshojnë zakonisht për të takuar të afërmit e tyre dhe për t’u çmallur me vendlindjen. Tronditja botërore e ekonomisë, ka pështjelluar një krizë të re edhe në komunitetin e tyre.

Për pasojë, ndihma ekonomike për familjet në Shqipëri, është po kaq e pamundur, sa edhe i hidhur është ky realitet për ata. Për herë të parë në historinë e emigrimit shqiptar, bujaria e tyre sot është e brishtë, aq sa nuk mund të thuhet që dashuria e tyre për vendin e tyre vazhdon të jetë siç ka qenë gjithmonë, motivi i ngushëllimeve të ardhshme.

Deri dje, shumë njerëz mendonin se këta shpëtimtarë modestë të tregjeve të sfilitura shqiptare ishin si “diga e parë mbi të cilën përplasen dallgët e antishqiptarizmit tradicional”. Kurse sot, janë të paktë ata që mendojnë se heroizmi i tyre përballë shkulmeve raciste, është çështje e ditës.

Dhe kjo, edhe për shkak se morali i ditës shqiptare është marrë peng nga paqartësia e gjërave, nga deliri dhe makutëria e atyre që ngrenë dhe ulin podiumet politike të radhës me emrin e emigrantëve në gojë, por siç thotë populli “fjalë të bukura e gurë në trastë”.
Duhet thënë me plot gojën se shqiptarët, brenda vendit edhe jashtë, sot janë të kërcënuar nga zymtësia e së ardhmes. Ndërsa të parët kanë dëshpërim sigurimin e vështirë të bukës së gojës, të dytët kanë frikë të shpresojnë kthimin në vendin e tyre, ku mbretëron dëshpërimi i të parëve dhe ku pritja e tyre s’ka asgjë të përbashkët me mallin dhe dëshirën që ata të bëhen pjesë e qenësishme e një realiteti të mundshëm që duhet të ndryshojë me shpejtësinë e dritës.

Politika nuk ka se çfarë të thotë më, boll ka gënjyer dhe shqiptarët kanë bërë sikur kanë besuar: emigrantët tanë janë të keqpërdorurit e saj të mëdhenj, një keqpërdorim i vrazhdë, brutal, pa limit.

Ata janë trajtuar si njerëz pa atdhe, të huaj në vendet ku punojnë e jetojnë për një copë bukë, por akoma më të huaj në vendin e tyre, ku vijon të ngjitet në podiumet politike mashtrimi i radhës dhe projeksioni politik ndaj tyre është në kuotat më të larta të këtij supermashtrimi…
Por jo vetëm shqiptarët.

Edhe grekët, edhe italianët, edhe fqinjët e tjerë, duket se e quajnë luks të ushqejnë ende si dikur në shpirtrat e tyre fobinë për të huajt, për emigrantët, sepse hallet e botës sot janë më të mëdha se shkulmet e krenarisë…

Ndoshta edhe për shkak të krizës, është e dukshme një rënie e furisë nacionaliste sidomos në Ballkan, ku dhe kur, kriza e botës është afruar si tajfunet shkatërruese në verë, në brigjet e Floridës apo Meksikës.

Ndërsa stuhia ka prekur Greqinë, as ajo, as fqinjët e saj nuk kanë profetë në gjirin e tyre, të parashikojnë çfarë mund të ndodhë më pas në të ardhmen. Por nëse ata nuk kanë profetë, ne, në këtë vend të zymtë e të trishtë deri në dhimbje, nuk kemi as njerëz të denjë (të paktën ata që kemi në krye të politikës), për të na vënë një dorë te kryet kur na dhemb koka.

Në të vërtetë, racizmi ndaj emigrantëve është tulatur kohët e fundit, dhe kjo jo vetëm falë shpërqendrimit dhe frikës nga fatalitetit ekonomik, që sjell trokitja e pashmangshme e krizës, por edhe falë reflekseve të civilizimit të rrezatuara nga njerëzit tanë ne vendet ku jetojnë.

Të gjithë e dimë se kjo ka qenë një aventurë e vetmuar e shqiptarëve në mërgim për të vërtetuar me vlerat e tyre, vlerat kombëtare në sytë e botës. Por ndërsa janë lehtësuar njëfarësoj prej rëndesës së huaj, përkundrazi, shpërfillja e shtetit shqiptar sot është e dyfishtë.

Aq më pak politika e Tiranës ka interes për ta, sepse sot ata nuk mund të ndihmojnë vendin e tyre. (Madje, ata kishin qenë të harruar e të lënë mënjanë për vite me radhë, edhe atëhere kur dërgonin kursimet e djersës familjeve të tyre për vite me radhë). Sot që ata nuk mund të ndihmojnë, aq më pak qeveria shqetësohet për problemet e tyre, vetminë e tyre, papunësinë e tyre dhe vështirësitë e tyre, në kushtet e krizës.
Pasi e kanë administruar me babëzi dhe mediokritet këtë vend, për njëzet vjet me radhë, çfarë e ka e shtyrë edhe dinjitetin kombëtar drejt greminës, pushtetarët janë shqetësuar jo aq për problemet e shumëfishuara të emigrantëve, sa për kthimet e tyre masive. Sepse ata e dinë, ashtu siç e dinë të gjithë, se dërrasat janë zbërthyer dhe Shqipëria nuk mund të përballojë papunësi të re dhe të papunë të rinj, në mes të rrënimit.

Të gjendur mes dy të këqijave (sa ogurzezë të hezitosh të shpresosh tek baza jote), emigrantët tanë sot janë personazhe të një drame të re. Nëse vështrimet do të bien mbi ta, drama përsëri do të vazhdojë, sepse kjo do të ndodhë vetëm kalimthi dhe vetëm dinakërisht, dhe vetëm djallëzisht në fushata elektorale.

Në çdo rast, në çdo kohë, në çdo analizë, zhgënjimi është i pamatshëm dhe këndvështrimi ndaj emigrantëve një këndvështrim gati i sëmurë, duke i përfytyruar vetëm si njerëz në dispozicion të nevojave tona vetjake e kolektive, por jo si njerëz që dhe ata kanë nevoja dhe duan një dorë të ngrohtë mbështetje për t’u integruar në tokën e tyre, në vendin e tyre.
Vëmendja për dilemat e emigrantëve ka pak gjasa të ndodhë: të kthehen në vendin e tyre, të vuajnë me njerëzit e tyre, apo të durojnë deri në fund në emigrim. Më shumë se përbuzjet dhe antishqiptaritë e të huajve, shpërfillja e Tiranës, që është aq më e qartë sa më të mëdha janë problemet për ta, është ajo që ka diskriminuar shtetasit e vet në perëndim me këtë braktisje të përjetshme që nuk mund të shpjegohet.

Emigrantët ishin lënë dhe vazhdojnë të janë vetëm në hallet e tyre, sot më shumë se kurrë, si një komunitet rrugëhumbur. Lënia në mugëtirën e tyre dhe poshtërimi social që ju bëhet, ndërkohë që ata janë absolutisht pjesa më e pastër, me e painfektuar dhe më e qytetëruar e shqiptarëve, është dëshmi e sigurtë e krizës së vetëdijes kombëtare, që qëndron mbi të tjerat.

Prandaj, shpërfillja shtetërore ndaj problemeve të tyre dhe ndaj civilizimit të sigurtë që ata kanë fituar gjithë këta vjet në perëndim, nëse deri sot ka sjellë zhgënjim komunitar, sot po provokon një agresivitet të ndërsjellë dhe të shkujdesur ndaj politikës në vendin e tyre…
Por, veç këtij zhgënjimi, shqiptarët perëndimorë, të lodhur e të vetmuar në durimin e përbindshmën për të pastruar fytyrat e tyre, sot janë po aq indiferentë ndaj politikës në Shqipëri, sa mospërfillëse ka qenë edhe politika e shtetit ndaj tyre gjithë këta vjet.

Fatkeqësia është se askush në Tiranë nuk gjykon që zhgënjimi i këtij komuniteti është fillimi i një drame të re kombëtare. Ata dalëngadalë po ndalojnë së fabrikuari dashuri për vendin e tyre, jo vetëm sepse kjo dashuri nuk ju është kthyer kurrë, por edhe sepse asgjë nuk duket se do mund të sjellë shpresën e ndryshimit në të. Me fjalë të tjera, zhgënjimi vazhdon, bile tashmë me një ritëm të çmendur, gati të sëmurë, ankthioz e sindromik!
Pak gjëra thuhen e shkruhen për emigrantët, kurse shteti, ashtu si edhe për shqiptarët brenda vendit, edhe në ditë të mira, edhe në krizë, realisht nuk ka ekzistuar dhe vazhdon të mos ekzistojë për ata. Nuk është bërë asgjë asnjëherë për të përmirësuar imazhin e njeriut shqiptar nëpër botë, nuk po bëhet dhe mbase nuk do të bëhet kurrë (të paktën jo nga kjo klasë politike).

Ky është një gabim historik, dhe është gjithashtu i pafalshëm, po të llogaritet që për disa bindje të të huajve ne vazhdojmë të jemi një realitet i rëndomtë, i ulët, një vend pa histori, pa vlera, pa kujtesë, ndonëse ato ekzistojnë.

Emigrantët tanë nuk kanë të drejtë vote në vendin e tyre (por as në vendet ku punojnë e jetojnë), nuk kanë asnjë përfaqësues në Kuvend. Për më tepër kur vijnë në Shqipëri, e cila i ka mbijetuar në një farë mënyre krizës klithëse e paditëse vetëm falë kontributit të tyre, i gjejnë pronat të grabitura, llogaritë bankare të boshatisura, por mbi të gjitha gjejnë mosmirënjohje, e cila i mbështjell me një cipë të ftohtë e të akullt, të pamëshirshme.

Ata nuk janë pak, por rreth një milion shqiptarë, shtresa më fisnike e kësaj shoqërie të vrarë nga ky tranzicion primitiv, që presin të gjejnë vetveten në një vend, që ka humbur të paktën përkohësisht shtegun për tek e ardhmja dhe kjo është vërtet e trishtë dhe e dhimbshme. *Kryetar i Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Emigrantët, shqiptarët pa atdhe?! Read More »

Lajm i hidhur për emigrantët shqiptarë që janë “barrë publike” në SHBA

Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publike.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare.

Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program.

Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”./albeu.com/

Lajm i hidhur për emigrantët shqiptarë që janë “barrë publike” në SHBA Read More »

Konfliktet prej pronave, 51 vjeçarja u rrah për tokën, thirrje Arta Markut: Mos na çoni drejt masakrave

Gjithçka buron prej mungesës së drejtësisë dhe për të vënë dorë mbi të thirrjet shkojnë drejt kryeprokurores Arta Marku. Qefsere Koleci, 51-vjeçarja nga Manza e Durrësit, e cila u dhunua nga kunati dhe dy djemtë e tij për çështje pronësie i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Markut që të zbardhë çështjen, pasi në të kundër rrezikohet një masakër si ajo e Vlorës. Në një prononcim, 51-vjeçarja thotë se me kunatin ka konflik për një rrugë, që ai ja ka bllokuar. Ajo drejton gishtin nga drejtësia, pasi nuk ja ka zgjidhur problemin edhe pse të gjitha institucionet i kanë dhënë të drejtë.

Qefsere Koleci: Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor, komisioni i ndarjes së tokës me ligjin 7501 ma ka lënë aty rrugën.

Pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar. Kam kërkuar në të gjitha institucionet dhe më kanë dhënë ke të drejtë, por drejtësia nuk doli. Në datë 22 shtator me urdhrin e drejtorit të INUK, Ardian Halimi, me ndihmën e policisë kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën por zotëria përsëri e ka mbyllur. E ka marrë policia dje, e çoi në prokurorinë e Durrësit, e mbajti dje ditën dhe natë e liroi prokurori i Durrësit. Kjo është dhunë në familje, janë masakruar fëmijët disa herë. I kam çuar letrat në policinë e Durrësit, policia i ka cuar tek prokuroria, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut të zbardhet çështja një orë e më parë, mos të në çojë masakra si në Vlorë.

Konfliktet prej pronave, 51 vjeçarja u rrah për tokën, thirrje Arta Markut: Mos na çoni drejt masakrave Read More »

Bëhuni gati për furtunën, nesër mbërrin dimri, temperaturat deri në 0 gradë

Moti pritet të shënojë një ndryshim drastik, duke filluar nga dita e nesërme. Meteorologët njoftojnë se do të ketë një ulje të theksuar të temperaturave mbrëmjen e të hënës, të cilat do të vijojnë dhe ditët në vijim, ku termometri do të zbresë edhe në ) gradë celsius.

Ndërkohë, do të ketë një përmirësim të motit vetëm ditën e premte, ku pritet të shënohet rritje e vlerave termike.

“TEMPERATURAT do te ulen ne menyre te theksuar gjate mbremjes se te henes dhe vijojne te marte, te merkure dhe te enjte ku ne zona te thella malore termometri do te zbrese edhe ne 0 grade C. E premtja dhe ne vijim sjellin serisht rritje te vlerave termike.

PROBLEMATIKE paraqitet shpejtesia e eres vone pasditen e se henes dhe ne vijim gjate nates dhe dites se marte dhe pjeserisht te merkuren. Shpejtesite maksimale te eres, ne zona te vecanta do arrijne mbi 80 km/h; kryesisht ne Veriperendim dhe luginen e lumit Drin”, thuhet në njoftimin ‘meteoalb’.

Bëhuni gati për furtunën, nesër mbërrin dimri, temperaturat deri në 0 gradë Read More »

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët

Nuk janë fjalë “kazani”, zoti kryeministër, por të dhëna nga raporti i KLSH, një kopje të të cilit e keni edhe ju në tavolinë, ku flitet për kusaritë gjigande të shfrenuara, që po u bëjnë drejtuesit shtetëror, fondeve dhe pasurive publike, toka, troje, pyje, basene ujore, objekte e gjithçka.

Po ju kujtojmë, vetëm 2% të fakteve për periudhën janar-qerhsor 2018, sipas të cilave rezulton, se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018, drejtorët dhe zyrtarët e shtetit në ERE, Rezervat e Shtetit, nëpër bashki, Hipotekë, ALUIZNI, Agjenci Mjedisore, në Aeroportin Rinas, në Hekurdhë e shumë institucione të tjera, kanë përlarë 30 milionë euro fonde publike dhe 42 milionë euro toka, troje, objekte, pyje e male, plazhe, me dosje të falsifikuara.

Për këto krime financiare e pasurore, KLSH ka çuar dosjet në prokurori, por prokuroria bënë sikur nuk ka asnjë denoncim zyrtar, mbasi siç thuhet nën zë, drejtuesit dhe zyrtarët hajdutë e falsifikatorë, kanë lidhje me politikanë e shtetarë të lartë, majtas dhe djathas.

I heshtur po qëndroni edhe ju zoti kryeministër, duke i lënë akoma në detyra e funksione drejtuese, ndërkohë që ata vazhdojnë e vjedhjen, ndërsa ju, vazhdoni punoni si “fatorino avioni”./Pamfleti

Ja disa dosje të çuara në prokurori, por ajo ka frikë nga drejtuesit hajdutë, mbasi kanë lidhje me “bejlerët” e pushtetit dhe politikës

Kryetari Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndekje penale, me Shkresë Nr. 423/1, datë 20.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 9 milionë euro. Drejtuesit e Hekurudha Shqiptare, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1313/12, datë 20.06.2018, për shpërdorim i detyre, m vlerë 12. 3 miliardë lekë.

Drejtori Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1263/9, datë 02.05.2018 për shpërdorim detyre, me vlerë 1 miliardë lekë. Shtatë zyrtarë të ALUIZNI Kamëz-Vorë (fshat), ndekje penale, me Shkresë Nr. 1040/12, datë 06.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 175 milionë e 886 mijë lekë.

Tre drejtues e zyrtarë Hipoteka Malësi e Madhe, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1077/11, datë 27.03.2018, për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Hipoteka Elbasan, 13 drejtues e zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1314/12, datë 11.05.2018 , për për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Drejtuesi Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1312/26, datë 15.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 65 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/12, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 218 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë mbikëqyrës kontratash, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/13, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 627 milionë lekë.

Bashkia Rrogozhinë Nr.Prot 1297/18 Në datë 22.05.2018 Indicie Penale Në hetim
Spitalit Universitar të Traumës, ndekje penale, me Shkresë Nr.68/11, datë 29/06/2018, për transaksione e truall në favor të Spitalit Amerikan, vklera 345 milionë lekë.

Drejtori dhe 8 zyrtarë, Spitali Rajonal Shkodër. ndekje penale, me Shkresë Nr. 40/13, datë 27.06.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 116 milionë lekë.

Katër zyrtarë Bashkia Lezhë, ndekje penale, me Shkresë Nr. Prot 250/11, datë 22.06.2018, për shkelje barazi në tendera, me vlerë 130 milionë lekë.

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët Read More »

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha…

Një mjek kirurg i Spitalit Rajonal të Peshkopisë është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha se ka kryer një ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale. Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, ku një i ri ishte paraqitur për të kryer heqjen e një puçrre. Por, në vend të heqjes së saj, 22-vjeçari është zgjuar pa apendicit.

Mjeku kirurg i akuzuar, Gazmend Xhembulla, është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla. Vetë doktor Xhembulla, në një reagim përmes rrjeteve sociale, nuk e përgënjeshtron ndërhyrjen për heqjen e apendicitit, por thekson se u është përmbajtur rregullave dhe procedurave.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shprehet Xhembulla.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar një prej familjarëve të 22-vjeçarit. “Në Spitalin e Peshkopisë, me dt. 20.9.2018, është paraqitur në një djalë rreth 20 vjeç, të cilit i kishte dalë një puçërr pas shpine. Pasi e kontrollon kirurgu Gazmir Xhembulla, i cili është dhe burri i deputetes së PS, Almira Zebi, Xhembulla i thotë që do të operohesh. Pasi e fut në sallën e operimit, në vend që t’i heqë puçrrën, i ka hequr apendicitin. Kur djalit i ka dalë narkoza, ka parë plagën në bark dhe ka kërkuar shpjegime se çfarë ka ndodhur me të. Mjeku i ka thënë të hoqëm apendicitin se ti me the për atë. Ka plasur sherri me familjarët e djalit dhe familja ka vajtur në komisariat për kallëzim, po e kanë mbajtur të fshehur këtë rast të mjekëve tanë. Drejtoria e Spitalit është në dijeni dhe gjithë Peshkopia e di këtë budallallëk. Ju lutem, publikojeni se po mbahet e fshehtë kjo maskaradë, pasi kirurgu është burri i deputetes së PS-së dhe rri tapë me alkool”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë, zyrtarisht nga Policia, thuhet se deri tani nuk ka asnjë kallëzim për pakujdesi ndaj mjekut të Spitalit të Peshkopisë, Gazmend Xhembulla.

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha… Read More »

Për biznesin e Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, Shqipëria humbi mudësinë e artë të ….

Një biznes me mision të fshehtë është cilësuar ai Anastas Angjelit, atë të depozitave të naftës greke në Portin e Durrësit. Portali Pamfleti.net shkruan se Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi.

Për të ndihmuar ekonominë dhe mafien greke, të trafikut të karburanteve në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Ballkan, agjenti filo-grek, anti-shqiptari Anastas Mihal Angjeli, me emër pasaporte greke “Anastasios Mihalis Angelis” (Tetor 1998-Janar 2002, Ministër i Financave dhe Dhjetor 2003-Shtator 2005, Ministër i Ekonomisë), pasi së bashku me mafien dhe qarqet shoviniste greke, përpunoi me “çek”, ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe Ylli Bufin (korrik 1997-tetor 1999, Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit), arriti të miratonte, vendimin e qeverisë shqiptare VKM Nr. 129, datë 18.3.1999, për të vendosur depozitat e naftës greke në Portin e Durrësit, me afat 20 vjeçar, ose deri më 2019.

Nga ky biznes mafioz, i misionarit grek Anastasios Mihalis Angelis, firmosur nga Pandeli Majko, Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi, përvç faktit, që i kushtoi miliona USD gjyqe shtetit shqiptar, pas prishjes së kontratës me firmën greke “Angjeli”.

Ja kronika e zezë e këtij krimi, me pasoja të rënda financiare e anti-kombëtare. 1. Në datën 2 qershor 1999, u nënshkrua Kontrata Nr. 2721, mes Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit si qiradhënës dhe Shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira të sipërfaqes “shesh i lire” 13 mijë e 992 metra katrorë, në Portin e Durrësit, me afat 20 vjet, deri më 2 qershor 2019, për ngritje e depozutave për magazinim karburantesh.
2. Në datën 23 gusht 1999, u nënshkruan Kontrata nr. 4032 lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira “Rezervuar karburanti nr. 1” dhe godinën e ekonomatit”, me sipërfaqe 8 mijë e 650 metra katrorë (2602 ndërtesë) në degën e Rezervave të Shtetit-Durrës (agjencia e karburanteve), me afat 20 vjet deri më 23 gusht 2019, për ngritje qndre magazinimi karburantesh.
3. Në datën 24 gusht 1999, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Portit Detar Durrës, u zhvillua një debat i ashpër midis Ministres së Transporteve, Ingrid Shuli, që kundërshtonte ngritjen e depozitave dhe deputetit Spartak Braho, që mbronte Skenarin Majko-Angjeli-Meta, për ndërtimin e depozitave.

4. Në nëntor 1999, SHBA i kërkoi Ilir Metës, anulimin e kontratës për ndërtimin e depozitave, por ai nuk pranoi.
5. Në muajt mars, korrik e tetor 2000, Banka Botërore dhe SHBA, i kërkuan përsëri Ilir Metës, të anulonte kontratat dhe ndërpriste ndërtimin e depozitave, por nuk pranoi dhe e përforcoi vazhdimësinë e depozitave, me nr 704, datë 21.12.2000, duke vijuar akivitetin, më të lirshëm e më jashtë kontrollit shtetëror, dukë paguar taksa tatimore-doganore, si biznes i vogël, me humbje për shtetin shqiptar 205 milionë USD, në periudhën Dhjetor 2003-Shtator 2005, ku Cac Angjeli ishte Ministër Ekonomie.

6. Me VKM nr. 546, datë 28.5.2009, u vendos largimi nga Porti Durrës, i depozitave të nafëts së mafies greke “Angjeli”, vendim të cilin firma greke “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, duhej ta zbatonte brenda datës 30 korrik 2011. 7. Më 12 shtator 2011, firma greke e Anastas Angjelit, me emër biznesi “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, dorëzoi padinë në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes Konflikteve për Investimet (ICSID). 8. Më 6 prill 2012, zhvillohet seanca e parë “Çështja nr. ARB/11/24”, në gjykatën ICSID-Paris. 9. Më 16 maj 2012, qeveria paguan 100 000 USD, për avokatët e huaj. 10. Më 27 maj 2012, qeveria paguan 70 000 USD, për avokatët e huaj. 11. Më 2 dhjetor 2012, qeveria paguan 70 000 euro, për avokatët e huaj. 12. Më 15 dhjetor 2012, qeveria paguan 37 000 euro, për shpenzime gjyqi. 13. Më 20 mars 2013, qeveria 35 000 euro, tarifë shërbimesh gjykimi. 14. Më 15 korrik 2013, qeveria paguan 50 000 euro, për shpenzime gjyqi. 15. Më 9 korrik 2014, akordohen 122 mijë e 500 euro, për pagesat e tarifave avokatore, të përfaqësimit (kësti i 7 dhe i fundit). 16. Më 24 tetor 2014, qeveria paguan 100 000 USD, detyrime përfundimtare, ndaj gjykatës ICSID-Paris./Pamflet

Për biznesin e Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, Shqipëria humbi mudësinë e artë të …. Read More »