Aktualitet

Ligji antimafia/ “Në filtër çdo zyrtar publik, nga nëpunësi deri tek kryeministri”

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën e saj kundër korrupsionit, siç deklaron ajo për “çlirimin e ekonomisë nga monopolet”.

Enkelejd Alibeaj ka folur për ligjin antimafia dhe çdo të sjellë ai në vend. Deputeti i PD theksoi se ky ligj nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive dhe se do të mbrojë pasurinë publike.

Po kështu ai paralajmëroi se në filtër do të kalojë çdo zyrtar publik që nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri.

“Cili është qëllimi i ligjit antimafia, mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë. Do verifikohet çdo kontratë abuzive e koncesionit, e prokurimit publik e Partneritetit Privat dhe çdo akt administrativ publik, abuziv, leje licenca autorizime. E reja që kemi sjellë në këtë platformë është që ky mekanizëm antimafia do veprojë për të gjitha kontratat, PPP-të. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen. Nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive me paranë dhe pasurinë publike. Do ketë një shtrirje prapavijë. Platformë që do veprojë për të tashmen, për të ardhmen dhe për të shkuarën. Si do të bëhet, kush do t’i nënshtrohet këtij mekanizmi? Kompanitë private përfituese dhe pronarët e tyre. Kjo është njëra anë. Do t’i nënshtrohen këtij flitri çdo zyrtar publik. Nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri. Do t’i nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt.
Ligji është i detajuar, ka përcaktuar të gjithë instrumentet, levat dhe drejtoritë përkatëse dhe verifikimi që do të bëhet nga antikorrupsion. Modeli britanik në bashkëpunime me avokaturën përcaktojnë demin financiar të shkaktuar apo dëmin publik që kanë shkaktuar. Verifikon mjetet financiare, veprimtaritë ekonomike, shkurtimisht: Kush ka bërë çfarë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Ligji antimafia/ “Në filtër çdo zyrtar publik, nga nëpunësi deri tek kryeministri” Read More »

Mbrojtësit e Shullazit letër Markut dhe Prelës: Ja ku është shkelur ligji (Dokumenti)

Avokatët e të pandehurve të “çështjes Shullazi” kërkojnë nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda “një analize te thelluar institucionale dhe ligjore” lidhur me dosjen në fjalë, pasi sipas tyre ka shkelje.

Në një letër adresuar drejtueses së Prokurorisë së Krimve të Rëdna Donika Prela dhe për dijeni të Kryeprokuroes Arta Marku, avokatët e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Endrit Qyqjes, argumentojnë shkeljet ligjore që sipas tyre janë bërë në procesin kudnër kientëve të tyre, që nga nisja e procedimit e deri në hapat e mëtejshme në gjykatë.

Sipas avokatëve, klientët e tyre janë paragjykuar, ndërsa procedimi penal ka nisur në mënyrë të kundraligjshme, pasi por nuk ka pyetur ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Procedimi penal ndaj Emiljano Shullazit, etj., ka filluar ne menyre te kundraligjshme. Ne daten 17.04.20116, ish-Drejtuesi i Prokurorise per Krimet e Renda, Besim Hadarmataj, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penal Nr.76 te vitit 2016, ne ngarkim te Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit. Baze per fillimin e ketij procedimi jane te dhenat e perfituara nga kqyrja e faqes se internetit “Balkanëeb”, dhe konkretisht deklarimet e shtetasit Sali Berisha per autoresine e kanosjes kunder Mynyr Konit dhe Dhori Kules, ndersa te dy keta persona nuk i kane identifikuar autoret e kanosjes !?

Prokuroria ne kete rast ka vleresuar si burim te proves nje ‘Procesverbal per kqyrjen e medias elektronike Balkanweb dt.16.04.2016, bashkengjitur nje CD-R maxell, me mbishkrimin S.Berisha per Koni, dt.16.04.2016’, por nuk ka pyetur shtetasin Sali Berisha”, thuhet nder të tjera në letër.

LETRA E PLOTË

LETRA

Nr.______Prot. Tiranë, më 13.06.2018

Lënda: Mbi ceshtjen penale ne ngarkim te Emiljano Shullazit, etj.

Drejtuar: Drejtuesit te Prokurorise per Krimet e Renda

Zonjes Donika Prela

Per Dijeni: Prokurorit te Pergjithshem

Zonjes Arta Marku

Tiranë

E Nderuar,

Ceshtja ne ngarkim te Emiljano Shullazit, etj., ka qene nje nder ceshtjet qe ne dy vitet e fundit ka terhequr vemendjen e opinionit publik. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, etj., jane akuzuar per vepra penale te renda dhe opinionit i jane servirur si perfaqsuesit me te spikatur te botes se krimit.

Jo gjithmone e verteta lidhur me kete ceshtje eshte bere e njohur dhe kjo ka krijuar ne opinion idene se po ndeshkohet nje grup i rrezikshem kriminal, ndersa prokuroret e ceshtjes kane marre pamjen e kaloresve ne kete beteje kunder krimit.

Kjo situate ka demtuar shqyrtimin e “ftohte” dhe “te paaneshem” te kesaj ceshtjeje, ka dhunuar parimin madhor te prezumimit te pafajsise dhe tashme qe ceshtja ka mbrritur ne finish, rrezikon qe paragjykimi dhe zhurma e krijuar rreth saj, te mos lejoje si perfaqsuesit e akuzes, ashtu dhe vete gjykaten qe te vendosin sipas “liberum arbitrium”, pra, sipas zgjedhjes se tyre te lire, sipas bindjes se bazuar mbi prova dhe vetem mbi to.

Kjo na detyron qe te terheqim vemendjen tuaj ne kete moment delikat, jo per te kerkuar qe te ndikoni ne vendimarrjen e prokuroreve te ceshtjes, pasi ata jane te pavarur sipas ligjit, por, per te garantuar se ne vendimarrje ata do te jene te pandikuar si nga opinioni i krijuar tashme rreth personave te pandehur, ashtu dhe nga ndikime te tjera te ish drejtuesve te prokurorise, te cilet sikunder ka rezultuar edhe ne gjykimin e ceshtjes, kane patur nje rol negativ e nxites te paligjshmerise.

Procedimi penal ndaj Emiljano Shullazit, etj., ka filluar ne menyre te kundraligjshme. Ne daten 17.04.20116, ish-Drejtuesi i Prokurorise per Krimet e Renda, Besim Hadarmataj, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penal Nr.76 te vitit 2016, ne ngarkim te Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit. Baze per fillimin e ketij procedimi jane te dhenat e perfituara nga kqyrja e faqes se internetit “Balkanweb”, dhe konkretisht deklarimet e shtetasit Sali Berisha per autoresine e kanosjes kunder Mynyr Konit dhe Dhori Kules, ndersa te dy keta persona nuk i kane identifikuar autoret e kanosjes !?

Prokuroria ne kete rast ka vleresuar si burim te proves nje “Procesverbal per kqyrjen e medias elektronike Balkanweb dt.16.04.2016, bashkengjitur nje CD-R maxell, me mbishkrimin S.Berisha per Koni, dt.16.04.2016”, por nuk ka pyetur shtetasin Sali Berisha.

Po keshtu, oficeri i policise gjyqesore, Petrit Gjecaj, ka perpiluar dy informacione per referimin e vepres penale, nje ne daten 09.02.2016 dhe tjetri ne daten 26.02.2016. Ne te dy informacionet nuk ka asnje njoftim real mbi veprime konkrete te Emiljano Shullazit, etj, por vetem njoftime te marra nga shtypi, te cilat nuk jane pasuar nga asnje verifikim.

Konkretisht, oficeri i policise Petrit Gjecaj, e fillon informacionin e tij me fjalet:

“Pas deklarates se bere nga gazetari Artan Hoxha ne emisionin televiziv te Tv Klan, duke u shqetesuar si oficer i policise gjyqesore, ne menyre operative kam bere disa verifikime dhe hetime ku e shoh te arsyeshme qe te informoj derejtuesin e Prokurorise per Krime te Renda per nisjen e hetimeve kryesisht per disa shtetas te dyshuar si gjobevenes ndaj disa biznesmeneve te fuqishem ne Shqiperi. Sipas deklarates se bere nga gazetari Artan Hoxha ne emisionin “Opinion Tv Klan” te gazetarit Blendi Fevziu, nje bisnesmen i fuqishem i tregut shqiptar ndjehet i rrezikuar per jeten e tij dhe te biznesit pas nje gjobe te bere nga nje grup kriminal.

Pasi degjova deklaraten, ditet ne vazhdim, ndoqa te gjitha prononcimet dhe deklaratat e bera nga gazetaret e ndryshem te mediave, institucione politike dhe institucione te ndryshme te vendit dhe me informacionet e gjetura ne rrjetet arrita te krijoj nje dyshim se duhet te gjenden prova per nisjen e e hetimeve per personat e dyshuar per kryerjen e kesaj vepre penale.

Dyshimet e para ishin per shtetasin Emiljano Shullazi, personi me i perfolur ne keto vite, i cili ka qene edhe i dyshuar per shume vepra penale, si kanosje dhe kercenime gjate ketyre viteve dhe per grupin e tij kriminal per te cilin te gjithe njerezit ne Tirane-Durres dhe ne media flasin cdo dite.”

Ne vijim, ne kete informacion permenden dhe emra personash te tjere, qe sipas Gjecajt, rezultojne “nga informacione te siguruara ne rruge operative nga burime dhe individe qe kane informacion per grupet e dyshuara si kriminale”.

Akti procedurial eshte titulluar: “Procesverbal kqyrje dhe marrje materialesh qe gjeneron sistemi Google i dt. 09.02.2016, ku gjenden te dhena te pasqyruara nga mediat e shkruara dhe vizive per aktivitetin kriminal te shtetasit Emiljano Shullazi dhe grupi i tij”.

Nje dite me pas, Drejtuesi i Prokurorise per Krimet e Renda Besim Hadarmataj, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penal Nr.26 te vitit 2016, duke iu referuar informacionit te Oficerit te Policise Gjyqesore Petrit Gjecaj.

Zonja Drejtuese e Prokurorise,

Misioni PAMECA ne “Raportin e ecurise per simestrin e gjashte” Mars-Gusht 2016, ka kryer nje vleresim te shkurter te hetimit te policise dhe te prokurorise lidhur me Emiljano Shullazin. Vleresimi tregon se hetimet nuk jane kryer ne menyre te thelluar, objektive dhe te gjithanshme per te arritur nje rezultat konkret ne menyren me te shpejte te mundeshme. Sipas PAMECA-s, faktet pershkruhen ne menyre te vaket e te pergjithshme, pa ndonje reference kohore dhe vendi te sjelljes se supozuar kriminale, per shembull, te modaliteteve te kercenimeve te bera, , dhe pa ndonje reference per burimin e provave te mbledhura ( pergjime, deklarimedeshmitaresh, etj.,) dhe per personelin e angazhuar ne hetim.

Ne kete raport preket edhe fakti qe ceshtja ka ndjeshmeri politike, por raporti thekson se karakteristikat e kesaj ndjeshmerie, nuk jane te qarta per momentin.

Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes, vertetoi jo vetem saktesine e ketij konstatimi, por shkoi edhe me tej, vertetoi “zellin” per t’u sherbyer interesave politike apo edhe klienteliste, ne kurriz te zbulimit te se vertetes dhe vertetimit te fajesise te personave te arrestuar.

Gjyqtari i Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, Idriz Mulkurti, i cili ishte gjyqtari qe vleresoi dhe caktoi masen e sigurimit per Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, pas raportit te PAMECA-s, duke ndjere pergjegjesine e tij ne ngutjen per vendimarrjen ne kete rast, me rastin e shqyrtimit te kerkesave per caktimin e mases se sigurimit per Endrit Qyqen dhe Endrit Zelen, i paraqiti Kryetarit te Gjykates doreheqjen. Edhe pse doreheqja nuk u pranua nga kryetari, veprimi i gjyqtarit Mulkurti eshte kuptimplote dhe domethenes!

E ndodhur ne veshtiresi, ne nje ceshtje te filluar pa prova por me buje te madhe, prokuroria gjeti si “gome shpetimi” shtetasin Ylvi Beqja, i cili sikunder rezultoi me pas nga shqyrtimi i ceshtjes gjyqesore rezultoi teresisht i perdorur dhe i manipuluar nga organi i akuzes, me qellim qe te mbeshteste akuzen e “shtrengimit per dhenie pasurie”, sipas nenit 109/b te Kodit Penal, per ish-Hotel “Vollgen”, ne Durres.

Shtetasi Ylvi Beqja, deri ne korrik 2016, kishte mbajtur qendrimin edhe publikisht se marrdheniet e tij me Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, kishin qene marrdhenie miqesore dhe se nuk kishte patur nga dy keta te fundit asnje veprim kanosje, dhune psikike apo fizike kunder tij (regjistrimi audio i intervistes dhene nga Ylvi Beqja gazetares se BIRN, e administruar si prove nga gjykata).

Shtetasi Ylvi Beqja edhe ne prokurori sipas dijenise tone deri para muajit korrik 2016 ka dhene shpjegime ne te njejten linje me ato qe kishte thene ne interviste publikisht, por ky procesverbal u fsheh dhe nuk iu dha as te pandehurve dhe as mbrojtesve te tyre.

Ne muajin korrik, shtetasi Ylvi Beqja ndryshoi qendrim dhe po t’i referohemi deshmise se dhene ne gjykate nga avokatet Nexhdet Kambo e Alban Qafa, ky ndryshim ishte pasoje e presionit te ardhur nga prokuroria. Por, deklarimet e tij binin ndesh me deklarime te deklaruesve te tjere dhe ne menyre te vecante me deklarimet e noteres Aida Spahiu.

Per te mbeshtetur pretendimet e tij, ky i fundit citoi ne deklarim shoferin dhe bodigardin e tij, Romeo Tarja, por kur ky u pyet nga prokuroret ai mohoi te kishte dijeni per dhunen fizike dhe psikike te ushtruar nga Shullazi ndaj Beqes, perkundrazi konfirmoi marrdheniet e tyre shume te mira dhe miqesore. Ne keto rrethana, Ylvi Beqja zevendesoi emrin e tij me emrin e vellait, te lidhjes se tij jashtemartesore, shtetasin Besnik Musaj dhe prokuroret zevendesuan procesverbalin e pare ku permendej shtetasi Romeo Tarja me nje te dyte qe mbante te njejten date dhe ore, ku ne vend te Romeo Tares ishte permendur Besnik Musaj.

Per kete moment, nga ana e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, u paraqit edhe nje kallzim penal, qe iu be me dije edhe gjykates. Ky kallzim mbeti pa veprime, deri ne momentin kur te siperpermendurit ju drejtuan Drejtueses se ONM, Zonjes Kalavera dhe Ambasadorit te SHBA ne Tirane. Pas kesaj, Prokuroria e Pergjithshme, e dergoi per veprim ne Prokurorine e Rrethit Tirane, e cila vendosi “mosfillimin e procedimit” !?

Shtetasi Besnik Musaj u muar ne mbrojtje, si familjar i Ylvi Beqes, per te mbeshtetur ne gjyq “kunatin” e tij. Perpjekjet dhe kerkesat per te sqaruar rrugen se si kishte perfunduar si “deshmitar i mbrojtur” Besnik Musaj, rane ne vesh te shurdher. Procesverbali i pyetjes se tij ne fazen e hetimeve paraprake nuk iu be asnjehere me dije as te pandehurve as mbrojtesve te tyre.

Per te “cimentuar” deklarimet e dhena nga Ylvi Beqja, dhe njekohesisht per ti ofruar opinionit publik, te kunderten e asaj qe deri atehere ishte pranuar edhe si pasoje e Raportit te PAMECA-s, prokuroria kerkoi qe te behej sigurimi i proves i thenjeve te Ylvi Beqes si bashkeipandehur ne nje procedim te lidhur, veprim ky i cili u be me shkelje proceduriale flagrante, nder te cilat me e rendesishmja ishte mungesa e te pandehurve gjate dhenies se deklarimeve te Ylvi Beqes para gjykates.

Ndryshimet e reja ne Kodin e Procedures Penale dhe konkretisht urdherimi i dispozites se nenit 304 pika 1, detyron prokurorine “te kryje hetime edhe per verifikimin e fakteve ose rrethanave ne favor te personit ndaj te cilit zhvillohen hetime”. Kjo gje nuk ka ndodhur ne rastin ne fjale duke caktuar rende dhe nje parim tjeter sic eshte ai i percaktuar ne nenin 4 te K.Pr.Penale sic eshte ai i “Prezumimit te pafajesise”.

Per gjithe sa parashtruam me siper, kerkojme mirkuptimin tuaj, ne perputhje me rendesine qe paraqet kjo ceshtje, t’ia nenshtroni ate nje analize te thelluar institucionale dhe ligjore.

Me konsiderate,

Av. Ravik Gurra Av.Vladimir Meci Av.Denion Bogdani

Mbrojtes te te pandehurve

Emiljano Shullazi Gilmando Dani Endrit Qyqja

Mbrojtësit e Shullazit letër Markut dhe Prelës: Ja ku është shkelur ligji (Dokumenti) Read More »

Deklarata e Milaim Zekës që po shpërndahet në rrjetet sociale: Ku ka shkelë këmba e turkut…

Milaim Zeka ka qenë i ftuar një herë në emisionin Zonë e Lirë.
Në kohën e skandalit të famshëm me grushte në emision me Frashër Krasniqin, Zeka ishte i ftuar te Arian Çani.

Në një moment, ai ka bërë një krahasim të shqiptarëve me kombet tjera, duke marrë shembull edhe pushtimin e turqve.

Ndiqeni për më shumë videon KETU

Deklarata e Milaim Zekës që po shpërndahet në rrjetet sociale: Ku ka shkelë këmba e turkut… Read More »

Detajet tronditëse, a do të vihen në pranga Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi për ekzekutimin e Ahmet Krasniqit?

Bexhet Krasniqi, vëllai i ish- Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, ka konfirmuar se Gjykata Speciale është duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së vëllai të tij, i ekzekutuar më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

“Gjykata Speciale ka fillu me u marre me keto sene, na ka njoftu qe e ka ne juridiksionin e vet. Familja eshte kontaktu, ka marre pergjigje qe ata e kane nen juridiksion kjo nuk do te jete e mbyllur. Ka me zberthy ndoshta ka me zgjat pak ama e verteta ka me dale sheshit. Nese eshte Hashim Thaci uroj qe ta marre denimin e merituar”, ka deklaruar vëllai i Ahmet Krasniqit,  Bexhet Krasniqi.

Pasi Gjykata Speciale u ka konfirmuar familjarëve se vrasja e kolonelit është nën juridiksionin e saj, tashmë në publik janë akuzuar dy persona për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Ishte ish- kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjatë javës së kaluar në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, akuzoi ish- shefin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosin, si organizatori kryesor i vrasjes së Ahmet Krasniqit.

“Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së. Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, deklaroi ish kryeminsitri Sali Berisha.

Ndërkohë, në ditën e rivarrimit të Ahmet Krasniqit në Kosovë, ish- deputeti i LDK-së, Gani Geci akuzoi direkt Hashim Thaçin se ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

“Hashim Thaçi ka qenë urdhër-dhënësi i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nuk është me rëndësi kush e ka bërë veprën, urdhrin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm, në krye me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tij. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Gani Gecin, dhe u vra Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Haki Imerin, dhe u vra Haki Imeri, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me e vra Smajl Hajdaraj dhe u vra Smajl Hajdaraj, e tash Hashim Thaçi na organizon ceremoni varrimi. Duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale, po mundohet që secilin nga viktimat ta bëjë hero, ne kemi qenë hero, nuk ka pas nevojë të na bëjë fare, sepse ne kemi luftuar për Kosovën”, tha Geci.

Sipas Gecit, për të gjitha këto ai do të ballafaqohet me Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale. “Kërkoj prej Hashim Thaçit që të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, të lë shkëmbimin e territoreve, këto përralla të vizatuara me Tadiçin, sepse çka është boll është boll, dhe një ditë kur të bëhet më shumë boll, nuk po kemi dëshirë me e kallë këtë vend…Do të jem dëshmitarë në Gjykatën Speciale, unë personalisht do të jem dëshmitar, prej të parëve ndoshta, unë dëshmoj për krimet politike që ika bërë Hashim Thaçi në Kosovën e pasluftës, Hashim Thaçi nuk ka luftuar me serbë, nuk ka parë askund serbë, serbët kur kanë gjuajtur granata, Hashimi ka ikë. Ia pati dhënë në 1992-ën, Sami Lushtaku një allti me gjuajt përpjetë, as përjetë nuk ka gjuajtur, ka luftuar vetëm me shqiptarë, i ka vrarë familjet më të mëdha shqiptare, si e Ahmet Krasniqit”, deklaroi ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Vrasja tronditëse e Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi ishte bërë më 21 shtator të vitit 1998. Për vrasjen e Krasniqit, ishin rrëfyer edhe dy njerëzit që kishin qenë në veturë me Ministrin në momentin e vrasjes, Naim Geci shofer, dhe ushtaraku Rifat Haxhiu.

“Me datën 21 shtator të vitit 1998, kolonel Ahmet Krasniqi, kishte organizuar një darkë për oficerët në teren që ishin në atë kohë. Pas darke, pjesa e oficerëve tjerë shkuan më makinat e tyre në drejtimin e tyre, ndërsa ne si staf i Ministrisë së Mbrojtjes, me dy makina udhëtuam në rrugën “Elbasani”, për të shkuar te Ministria e Mbrojtjes”, rrëfen Naim Geci momentin kur ishin nisur për të shkuar tek Ministria e Mbrojtjes.

“Kur na ndaloi policia tek fakultetet, në hyrje te Tiranës, ata interesoheshin më tepër për identitetin e Ahmet Krasniqit e jo për bashkudhëtarët e tjerë të cilët ndodheshin në veturë, vazhdon rrëfimin ushtaraku Rifat Haxhiu i cili së bashku me Naim Gecin kishin qenë në veturë me kolonelin Ahmet Krasniqi.

Sipas, Gecit, në momentin kur kanë arritur te Ministria, aty kishin ardhë dy lloj strukturash të policisë, të uniformuar dhe të maskuar.

“Në momentin e ndaljes, kanë qenë dy lloj strukturash policish, të uniformuar dhe të maskuar.  Pas mbërritëm te Ministria e Mbrojtjes, ndala makinën për me i hapë dyert e oborrit, zbrita nga makina me oficerin tjetër që ishte, Rifat Haxhiu. Në atë moment na erdh mbrapa shpine një person i maskuar me armë automatike, i cili na bllokoi ne të dyve. Dhe nga ana tjetër, doli prej makinës Ahmet Krasniqi”, rrëfen Geci.

Më tej, rrëfimin e vazhdon ushtaraku Rifat Haxhiu. Ai ka rrëfyer momentin tronditës në detaje kur Ministri Krasniqi ishte qëlluar për vdekje.

“Dhe pasiqë ata u binden që shoferi dhe unë nuk kemi armë, nuk jemi të rrezikshëm për ta, personi i cili na mbante neve nën kontroll u largua në drejtim të kolonelit Krasniqi, i cili mbahej nga një person tjetër për gjakete dhe koloneli Krasniqi e pyeste atë personin që e mbante kush jeni ju bre bacë, kush je ti bre bacë. Ai nuk përgjigjej fare”, kishte deklaruar Haxhiu në rrëfimin e tij.

Më tej, sipas Haxhisë, koloneli ishte qëlluar me një plumb në ballë fillimisht dhe dy të tjerë pasi kishte rënë në tokë, shkruan bota sot.

“Ky që na kontrolloi neve u largua nga ne dhe nxori një revole tjetër, i kishte dy armë dhe e pyeti atë personin, shokun e vet: A është ky? Ai u përgjigj, po ky është. Dy herë ka bërë pyetje a është ky, po ky është. Dhe e goditi me një plumb në ballë dhe kur u shtri përtokë koloneli Krasniqi, e qëlloi edhe dy herë. Kam dergju edhe dy krisma të tjera. Më pas dy atentatorët u larguan, do të thotë ishin të maskuar. U larguan dhe u tretën në ato rrugët e Tiranës”, përfundon rrëfimin e tij, ushtaraku Rifat Haxhiu, shkruan “Bota sot”

Detajet tronditëse, a do të vihen në pranga Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi për ekzekutimin e Ahmet Krasniqit? Read More »

Ndryshon moti, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite

Në fillim të javës, data 24 shtator, priten ndryshime ne kushte e motit, pra do të jetë fillimisht me kthjellime, në pjesën e dytë të ditë vranësirat do të dendësohen duke u pasuar nga reshje shiu në veri të vendit pjesërisht dhe në zonën qëndrore.

Era do të intesifikohet  me drejtim Jugperëndim  (SW) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4  lartësi  vale 1,0  deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore 12/29°C , Zonat e  ulëta 13/32°C, Zonat  bregdetare 18/31°C

Ndryshon moti, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite Read More »

4 anije të Forcës Detare Shqiptar angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”

Në rajonet stërvitore të Forcës Detare po zhvillohen elementë stërvitore të ndryshëm, në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion 2018” e cila po zhvillohet në vendin tonë që prej datës 09 shtator,  me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.

Në gjirin e Dukatit  Vlorë, po zhvillohen  stërvitje të trupave zhytëse të cilat vazhdojnë  aktivitetin që prej datës 12 me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë, ku elementët stërvitorë kryesorë të tyre janë kërkimi nënujor, gjetja e objekteve të ndryshme si dhe nxjerrja e tyre në sipërfaqe, kërkime rrethore etj.

Në të njëjtën kohë, prej disa ditësh,  në rajonin Kepi i Palit- Porto Palermo, Forca Detare shqiptare, me katër anije dhe një grup bordingu prej 80 efektivash, po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “Lyme” dhe helikopterin “Wild Cat”, duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si  mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Stërvitja Albanian Lion 2018 e cila do të zgjasë deri më 27shtator 2018, po zhvillohet njëkohësisht në disa  garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto-Palermo, Rinas, Zall-Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

4 anije të Forcës Detare Shqiptar angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018” Read More »

Transformohet spitali i Gjirokastrës, aparatura moderne diagnostikuese

Spitali Rajonal i Gjirokastrës është rikonstruktuar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë publikon detaje nga transformimi në të gjithë repartet e këtij spitali.

Në kuadër të investimeve të qeverisë shqiptare në spitale dhe qendrat shëndetësore në vend, edhe në këtë spital është bërë e mundur rehabilitimi i ambienteve pritëse për qytetarët ndërsa në shërbimin e urgjencës janë vendosur aparatura të reja.

Transformim kanë pësuar edhe shërbimet e Patologjisë, Pediatrisë dhe Maternitetit.

Në spitalin e Gjirokastrës është zgjeruar gama e analizave që mund të kryhen.

Falë këtij investimi, janë vendosur gjithashtu edhe aparatura moderne diagnostikuese dhe një standard i ri në sallat operatore. /atsh

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/277100316461299/?t=0

Transformohet spitali i Gjirokastrës, aparatura moderne diagnostikuese Read More »

Rezoluta e KiE për kompensimin e pronave, Gjonaj: Përgjigje për retorikën e opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas rezolutës së miratuar nga Këshilli i Europës për çështjen e pronave në Shqipëri.

“Vendim i rëndësishëm për pronarët. @coe  rikonfirmon efektivitetin e mekanizmit të kompeNsimit të pronës miratuar  @AlbGov. Vlerësim maksimal për punën e qeverise & agjencive të pronës që e trajtuan me seriozitet e i dhanë zgjidhje ligjore problemit të madh të kompensimit të pronave”, thekson ministrja.

Gjonaj shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje  politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikës politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, deklaron Gjonaj.

Këshilli i Europës konfirmon si funksional dhe efektiv mekanizmin e kompensimit të pronës të miratuar nga Qeveria Shqiptare. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi. /atsh

Rezoluta e KiE për kompensimin e pronave, Gjonaj: Përgjigje për retorikën e opozitës Read More »