Aktualitet

Apeli i tre fëmijëve: Shokët na përbuzin, mësuesja na rreh se jemi të varfër

Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, por jeta e ka mundur. Jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmura dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç. E vetmja e ardhur e tyre janë kanaçet. Ku shpesh herë Policia Bashkiake ia merr karrocën për t’i çuar në landfillin e Sharrës. Por, kjo do të thotë një ditë më shumë pa ngrënë bukë.

“Unë jetoj në mizëri. Marr një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekë të vjetra. Por, edhe ajo më shkon për drita e ujë. Unë me të vërtetë që nuk kam shkollë e nuk di të shkruaj, por një punë për mua nuk e paska ky shtet?!

Unë jetoj me kanaçe dhe atë karrocë e kam punë. Të cilën policët Bashkiakë shpesh herë marrin. Madje fusin edhe ndonjë shqelm, ose ka pasur raste që më kanë tërhequr zvarrë. Vetëm sepse nuk doja t’ia jepja karrocën.

E si t’ia jap unë atë karrocë, po fëmijët e mi çfarë do hanë?! Të cilët kanë ndenjur me net të tëra pa ngrënë.”

Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën e vetë dhe ta fusë me kokë nëpër kazanë të plehrave. Nuk kam ndonjë mbështetje tjetër unë, se nëse do të kisha edhe unë do ta lija fëmijën në shtëpi. Ai nuk ka kohë të mësojë, sepse sapo mbaron shkollën, vjen me mua e kthehemi në darkë vonë.”

Edhe pse shtëpia është në pronësi të Ismailit, të cilën ia ka lënë babi, ajo është në gjendje të shkatërruar. Pasi çfarë bie jashtë, hyn brenda. Dhe 39-vjeçari nuk ka mundësi për ta rregulluar.

“Dhoma mbushet plot me ujë dhe në dimër bën shumë ftohtë. Sidomos në darkë, pasi ne të tre mbulohemi me një batanije. Unë dua të na rregullohet shtëpia dhe të kemi krevate të reja, sepse të ato që flemë na dhembin kockat”, rrëfen me lot në sy Ergysi.

Gëzimi, djali i madh i familjes, prej moshës 6 vjeçare dilte në kazanë, për të marrë atë çka të tjerët hidhnin. Sepse nëse për dikë është mbeturinë, për këta fëmijë është luks.

“Nuk kam çfarë të bëj, më duhet të dal me babin. Mbi tre herë më kanë rënë të fikët në shkollë, pa ngrënë e pa pirë, si edhe mësuesja më gjuante pasi nuk bëja detyrat. Jo se nuk dua, por nuk kam kohë. Po ashtu edhe shokët më shajnë e më thonë ‘zhulanjos’. Mua më vjen shumë keq, edhe për babin sepse ai lodhet e mundohet çdo ditë të na gjejnë neve diçka për të ngrënë.”

Fëmijëria e tyre nuk është aspak si e të tjerëve, ata nuk i shijuan pushimet si shumë fëmijë të tjerë. Ata as nuk e njohin detin.

“Nuk kemi shkuar asnjëherë në plazh, nuk e dimë si është deti. Do të donim shumë ta njihnim, por nuk kemi mundësi’, thonë me zërin e mekur.

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse të gjithë i përbuzin.

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj edhe unë nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp. Ne nuk kemi lekë as për të blerë librat apo mjetet që na duhen.”

Ata nuk kanë dëshira të mëdha, as ëndrra për të ardhmen, këta fëmijë kërkojnë veç të hanë dhe t’i duan. Kaq mjafton që edhe ata të jenë të lumtur.

“Veç të hamë bukë”, me këtë fjalë largohemi nga familja Shima. Duke lënë pas sytë e tre djemve të cilët po humbasin çdo shpresë se nesër do të kenë një jetë më të mirë. /Tirana Today

SHIKO VIDEON KETU

Apeli i tre fëmijëve: Shokët na përbuzin, mësuesja na rreh se jemi të varfër Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi
Kushtojani kohën dhe energjinë tuaj të tjerëve – por mos merrni pjesë në çështje që nuk ju shqetësojnë aspak. Bëni më shumë kujdes për problemet shëndetësore.

Demi
Mos u shqetësoni dhe mos e humbni besimin tuaj teksa takoni disa persona të profilit të lartë. Disa plane të rëndësishme do të nisin të vihen në zbatim duke ju sjellë përfitime të reja financiare.

Binjaket
Mos shpenzoni shumë për çështjet e argëtimit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendosjen e kontakteve profesionale në vende të tjera. Disa tensione mund të shfaqen në sfond në jetën bashkëshortore.

Gaforrja
Investimet janë të rekomanduara, por kërkoni këshilla të përshtatshme. Asgjë nuk është e pamundur për sa kohë që ekziston një vullnet për të kapërcyer çdo vështirësi.

Luani
Shmangni tejkalimin e shpenzimeve nëse shkoni për pazar. Jetë në çift do të nisë të përmirësohet, por duhet më shumë angazhim nga ana juaj. Parashikohet të merrni disa ditë pushimi dhe relaksi.

Virgjëresha
Mundohuni të relaksoheni duke kaluar më shumë momente në shtëpi si dhe duke shmangur netët e vonshme jashtë. Asnjë shpresë për romancë sot, por ju mund të merrni një lajm të mirë në punë.

Peshorja
Mundohuni të përdorni energjinë tuaj të lartë për të mirën personale. Ju do të keni një dëshirë për të fituar para të shpejta. Të afërmit dhe miqtë mund të vijnë për një mbrëmje të mrekullueshme.

Akrepi
Kultivoni një qëndrim bujar ndaj jetës. Nuk duhet të mendoni negativisht lidhur me kushtet e jetesës. Është mendimi i varfër që shkatërron aromën e jetës dhe vret shpresën për të jetuar një jetë të kënaqshme.

Shigjetari
Nuk jeni në gjendje të bëni ndonjë përparim për shkak të qëndrimit tuaj pesimist. Është koha për ju që të kuptoni se shqetësimi ka vonuar fuqinë tuaj të të menduarit. Mendoni pozitivisht dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Bricjapi
Përjetoni dashuri të devotshme dhe të pastër. Sot do të kaloni mbrëmjen më të mirë të jetës tuaj me bashkëshortin. Edhe situata ekonomike do të jetë e mirë ndaj mund të bëni blerjet që dëshironi.

Ujori
Ndryshimi i vendit të punës do t’ju japë kënaqësi mendore. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe t’jua bëjë ditën të paharrueshme. Që nga ajo kohë, presioni i punës e kishte penguar jetën tuaj në çift.

Peshqit
Sot mund të merrni disa lajme të mira. Nëse keni aplikuar për një vend të ri pune gjasat janë që të keni sukses. Në dashuri jo gjithçka është rozë. Mund të ketë luhatje në çift, por ato janë brenda normales.

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju Read More »

Gjermania s`ngopet me shqiptarë – Merkel me ligj të ri për emigracionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon medoemos të ndryshojë fluksin migrator në vend nëpërmjet një ligji të ri për migracionin, me qëllimin e vetëm për ta bërë më të lehtë për të huajt që të gjejnë një punë në Gjermani. Politika e dyerve të hapura duket se po hyn kështu në një fazë të dytë. Ligji i ri i emigracionit do të shoqërohet me një paketë 4 miliardë euro. Një ndër arsyet kryesore të kësaj politike duket se është nevoja e pashmangshme për të mbushur vendet vakante në sektorët kyç, si ai i kujdesit shëndetësor.Bëhet fjalë për më shumë se 1 milionë vende pune vakante, shprehen përfaqësuesit e biznesit në vend.

Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te profesionistët e huaj”-deklaroi Angela Merkel në Bundestagun gjerman, duke mbrojtur kështu politikat e saj pro emigracionit. Sipas saj, kompanitë nuk duhet të ikin nga Gjermania vetëm se s`po gjejnë dot staf. Shqiptarët ndërkohë duket se janë në fokus të ligjit të ri për shkak të potencialit që ofrojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor.Sipas ministrit të shëndetësisë, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi. Ai ndër të tjera, vetëm pak kohë më parë bënte apel për përshpejtimin e procedurave për dhënien e vizave për të huajt që duan të punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani. Në 15 vitet e ardhshme projektohet që sektori të ketë 250 mijë staf mungesë. Vetëm emigrantët mund ta mbulojnë këtë hendek.

Të dhënat e urdhrit të mjekut flasin mesatarisht për 150 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë për t`u larguar drejt Gjermanisë, ç`ka bën që në 4 vitet e fundit të jenë larguar mbi 500 mjekë. Për infermierët ndërkohë, numri është bindshëm më i lartë, pasi flitet për rreth 3000 të tillë të larguar. Kjo tendencë mund të rritet edhe më shumë me ligjin e ri gjerman dhe nevojën në rritje për profesionistë, as politikat e reja të qeverisë për të stimuluar ekonomikisht mjekët që punojnë në rrethe, nuk kanë pasur efekt në zhbërjen e dëshirës për t`u larguar nga vendi.

https://youtu.be/jMlMmrcljwY

Gjermania s`ngopet me shqiptarë – Merkel me ligj të ri për emigracionin Read More »

Superjahti i miliarderit rus ankorohet në portin e Sarandës (Video)

Superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko në këto të ngrohta shtatori, është ankoruar në Sarandë, por nuk dihet nëse brenda mjetit lundrues është biznesmeni rus.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve, të cilët po shijojnë këto ditë të ngrohta.

Kujtojmë se superjahti “Sailing Yacht A” u ankorua në brigjet shqiptare gjatë muajit korrik, dhe ngjarja bëri jo pak bujë në media. Me sa duket, miliarderi rus ka zgjedhur të rikthehet në brigjet shqiptare.

Superjahti i miliarderit rus ankorohet në portin e Sarandës (Video) Read More »

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare

Për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në vendin tonë.

Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator. Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka lluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Veprimet e para stërvitore nisën në bazën detare të Kepit të Palit ku Komandot shqiptarë bashkë me trupat britanikë ushtruan zbarkimin në tokë me mjete amfibe si dhe ushtruan veprime të ndryshme mësymjeje.

Ditët në vijim fazat stërvitore do të vijojnë edhe në bazat e tjera ushtarake në vendosura në dispozicion të kësaj stërvitjeje, me përfshirjen e trupave nga Kosova dhe zhytësve kroatë. Sakaq, sipas traditës, do të zhvillohet edhe Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Lion 2018”.

Ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare Read More »

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte….

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar është ndjerë vazhdimisht e ngacmuar seksualisht nga shefat e saj.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format”, tregon Ada.

Në rrëfimin e saj, 23-vjeçarja tregon një nga rastet e ngacmimeve.

“Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”, thotë vajza.

Ada nuk është e vetmja. Në rrethin e saj shoqëror njeh shumë vajza që bien pre’ e këtyre ngacmimeve. Disa herë ka tentuar që t’i denoncojë këto raste, por është tërhequr për shkak të familjes: “Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”.

Në vendin tonë nuk ka një numër zyrtar të vajzave që ngacmohen seksualisht në punë. Megjithatë, sipas një studimi, raportohen të paktën 20 raste çdo vit./Tch.

E reja tregon ngacmimet seksuale të shefit në Tiranë: Në mëngjes më kërkonte…. Read More »

Mbi 1200 ushtarakë zbarkojnë në Tiranë, ja arsyeja

Ministria e Mbrojtjes bën me dje se për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në vendin tonë. Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator.

Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Veprimet e para stërvitore nisën në bazën detare të Kepit të Palit ku Komandot shqiptarë bashkë me trupat britanikë ushtruan zbarkimin në tokë me mjete amfibe si dhe ushtruan veprime të ndryshme mësymjeje. Ditët në vijim fazat stërvitore do të vijojnë edhe në bazat e tjera ushtarake në vendosura në dispozicion të kësaj stërvitjeje, me përfshirjen e trupave nga Kosova dhe zhytësve kroatë.

Sakaq, sipas traditës, do të zhvillohet edhe Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Lion 2018”. Ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë.

Mbi 1200 ushtarakë zbarkojnë në Tiranë, ja arsyeja Read More »

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës!

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës!  Në vitet 2010 – 2013, mesatarja e vrasjeve për çdo vit ishte 11, pra 2 herë më tepër vrasje kur Basha ishte në qeverisje se në vitin 2018.  Makina të djegura apo hedhura në erë?! Pikërisht në Vlorë, në vitin 2011, u vra në qendër të qytetit gjyqtari Skerdilajd Konomi në mënyrën më makabre!
Fakte të tjera nga Vlora – sot dhe kur Basha ishte Ministër i Brendshëm:
Në 2010 – 13 vjedhje me armë
Në 2011 – 14 vjedhje me armë
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje me armë
Në 2010 – 5 vjedhje bankash
Në 2011 – 2 vjedhje bankash
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje banke
Numrat flasin vetë dhe nuk kanë ngjyrë politike.shifrat nga Besfort lamallari

Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës! Read More »