Aktualitet

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto)

Një mesoburrë rreth të dyzetave ka alarmuar sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe policinë e Shtetit pasi në mënyrë të papritur ka nisur të fyejë ish-ministrin dhe të qëllojë automjetin e tij. Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites.

Ilir Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një Volkswagen Touareg dhe një Mercedes me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi.

10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Touaregu me ngjyrë gri është i njëjti që është qëlluar me vezë nga aktivistët e “Aleancës Kuqezi” në vitin 2016./gazetashqiptare/

    

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto) Read More »

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në …

Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇBA, ka hedhur poshtë deklarimet e deri më tanishme se Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ka pretenduar ish-oficeri i Policisë. Ajo shprehet mbi bazën e dokumenteve, intervistat me drejtuesit e stacionit të policisë dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21 Korrik 2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21 Korrik 2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.

Ndërkaq, Emiljano Nuhu ka deklaruar se i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja në zyrën e tij pasi kishte shoqëruar djalin e deputetit. Nuhu ka pretenduar se prezent në zyrë kanë qenë zyrë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, deputeti tjetër Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Trimi, gjatë deklaratës, tha se: “Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast”.

Nuhu ka kryer disa shkelje në detyrë me veprimet e tij, shtoi drejtuesja e SHÇBA. “Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si: Shpërdorim detyre, Kalim i paligjshëm i kufirit, Nxjerrje e sekretit hetimore, Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve, Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në … Read More »

Si e tërhoqi denoncimin Xhesiela Maloku, psikologja e vajzës: Polici më thirri në mbrëmje…aty gjeta…

Për ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujës deri tani ende nuk ka dalë e vërteta, pasi ka dy palë që kanë pretendime të kundërta. Por Anjeza Kallaku është psikologia që u telefonua në orën 10 të natës nga një oficer policie i Fushë-Krujës, që ajo të asistonte në tërheqjen e një padie dhune nga 25-vjeçarja me inicialet Xh.M.

“Gentian Çitozi më ka marrë në orën dhjetë e çerek të natës. Më tha që kishte një rast dhune dhe më pyeti a mund të vija për një shtetase. I thashë që isha me pushime verore, por m’u lut që të vija sepse nuk kishin mundësi që të gjenin një psikologe tjetër. Jam shoqëruar në rajon me babain tim. Në komisariat ishte Gentian Çitozi dhe një zotëri që po përfundonte dëshminë e tij. Nuk e njihja se kush ishte, më pas mora vesh që ishte ish i dashuri i vajzës. Vajza erdhi më pas”, tregon psikologia.

Psikologia thotë se nuk ka informacion se përse vajza u tërhoq nga denoncimi, të cilin e kishte dorëzuar në të njëjtën ditë, por paradite. Vajza kishte deklaruar se ishte pajtuar. “Mua m’u bë prezent si çështje kalimtare. Thjesht që vajza ka kallzuar dhe tani po e tërheq padinë. Vajza më tha që ishte penduar. Nuk konstatova shenja frike, madje më dukej në kushte normale. E këshillova që të kishte kujdes. Nuk kishte shenja dhune, por nuk mund të them më shumë”, thekson psikologia./korrieri

Si e tërhoqi denoncimin Xhesiela Maloku, psikologja e vajzës: Polici më thirri në mbrëmje…aty gjeta… Read More »

Trondit Flamur Vezaj: “Milioneria Erinda Ballanca ndihmoi djalin e deputetit të dhunojë Xhisielën”

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një deklaratë të fortë kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, teksa shprehet se ka ndihmuar djalin e deputetit socialist, Rrahman Rrahja, për të dhunuar vajzën Xhisiela Maloku.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari shkruan se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim avokaten Ballanca, teksa shton se policia ka zbardhur mesazhet që avokatja mëson djalin e deputetit se si të ushtrojë dhunë, që mos të lërë prova dhe si të kërcënojë vajzën e dëmtuar.

Përmes sarkazmës, gazetari thekson se policia sqaron se po punohet ngushtësisht me grupin e ekspertëve të “Niklës” dhe ‘Bandës së Durrësit” për të mësuar vendndodhjen e Avokates së Popullit dhe arrestimin e saj.

“Policia shpall ne kerkim Avokaten e Popullit! Policia e shtetit, pas nje hetimi me metoda speciale dhe fal bashkepunimit me grupin e eksperteve te “Nikles” zbardh ngjarjen e dhunes se ushtruar ndaj shtetases Xh.M. Sipas Policise, pas mbledhjes se provave, deshmive, fakteve dhe kunder fakteve, ka arritur ne konkluzion se djali i deputetit te Rilindjes R.Rraja eshte ndihmuar nga Avokatja e Popullit milioneria Erinda Balanca ne kryerjen e krimit monstruoze! Mesohet se Policia ka zbardhur mesazhet, qe Avokatja Ballanca, meson pinjollin Rraja se si te ushtroj dhune qe mos te le prova dhe si te kercenoi vajzen e demtuar dhe oficeret qe po merreshin me ceshtjen!

Ne keto kushte, policia sqaron se po punohet ngushtesisht me homologet e “bandes se Durresit” per te identifikuar vendndodhjen e Avokates se Popullit dhe arrestimin e saj! Nderkohe nje informator i policise, pa pagese, prane institucionit te Avokatit te Popullit i ka thene uniformave blu se shefja Ballanca eshte e zene duke numeruar eurot e marr ne formen e demshperblimit per prishjen e pallatit ne Vlore dhe shumen tjeter te parave te perfituar nga konsultimi ligjor i pinjollit te familjes Rraja!

Te ndodhur ne keto kushte, policia thote se pas publikimit te ekspertizes mjeko-ligjore te vajzes se demtuar Xh.M. nga djali i deputetit Rilindas R.Rraja eshte arritur ne konkluzion se demtimet jane te njejta me ato se cfare udhezimesh ka dhene me telefon Avokatja Ballanca….etjjjjjj. #Ne_pritje_te_reagimit_te_Avokates_se_Popullit#”, shkruan Vezaj./korrieri

Trondit Flamur Vezaj: “Milioneria Erinda Ballanca ndihmoi djalin e deputetit të dhunojë Xhisielën” Read More »

Sa rrezikohet Shqipëria nga stuhia “Medicane”!

Po afrohet “Medicane” një nga stuhitë më të mëdha që ka goditur ndonjëherë brigjet e Mesdheut.
Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h. Uragani pritet të arrijë formën e tij të plotë, ditën e sotme, 28 shtator, ku pitet të godasë brigjet Siciliane, zonat më të rrezikuara janë e Siracusa dhe Catania.

Shkak i krijimit të kësaj stuhie është veçanërisht ngrohja më shumë se duhet me vlerën 8 ° C mbi mesataren normale e ujit të deteve Jon, Egje dhe deri në detin e Libisë.

Rrymat e ajrit që vijnë nga verilindja do të përplasen me avujt e ngrohtë të ujit dhe kjo do të bëjë që të formohet një ciklon i cili pritet të fuqizohet duke vënë në rrezik brigjet italiane.

Mediat italiane përshkruajnë trajektoren në të cilën ndodhet “Medicane”, aktualisht është i dukshëm nga imazhet satelitore dhe është duke marrë energji në Detin e Libisë dhe pritet që të nisë rrugën drejt Italisë së Jugut dhe Greqisë në orët e ardhshme.

Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, stuhitë e forta dhe rreziku i përmbytjeve. Në bregdet erërat do të arrijnë shpejtësinë deri në 90 km/h me vale që do të arrijnë 5 metra lartësi.

Të shtunën dhe të dielën cikloni pritet të largohet nga brigjet italiane dhe në datën 30 shtator do të zhvendoset drejt brigjeve greke dhe ishullit të Kretës, ku duke vazhduar në det të ngrohte pritet të fuqizohet edhe më tepër duke arritur valë me lartësi deri në 12 metra.

Sipas The Washington Post kjo pritet të ndikojë edhe në Shqipëri pasi gjatë fundjavës vendi ynë do të shoqërohet nga reshje të shumta duke rrezikuar edhe përmbytje kryesisht në jug të vendit ku edhe stuhia do të jetë më e dukshme./report

Sa rrezikohet Shqipëria nga stuhia “Medicane”! Read More »

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato”

Shoqëria jonë ka arritur në një pikë që vetëm mjerimi i fëmijëve e prek dhe e mallëngjen, jo më i të rriturve, por vetëm kaq, na vjen keq nëpër rrjetet sociale, sepse për t’u ngritur që të ndryshojmë diçka as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit ishte ai i familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur mblidhnin kanaçe, pasi në shkollë nuk shkonin dot nga përbuzja, dhunimi dhe paragjykimi i moshatarëve të tyre.

Ata folën para kamerave dhe thanë me buzët që mezi i mblidhnin se në shkollë askush nuk donte të rrinte me ta.

Mes lotësh njëri prej fëmijëve shprehej:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”
Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi kanë ëndrra që për ta është më e madhja: të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të ndjekin shkollën.

Është gazetari Edi Oga që e ka rikthyer sërish vëmendjen tek ky rast, ku para disa orësh ka shpërndarë një status prekës në Facebook.

Oga shkruan:

Ka tre ditë që ka ndodhur, por mua nuk më hiqet nga mendja “zhulsi”! Më duket si reflektim në pasqyrë i dështimit tonë, i hipokrizisë dhe i ligësisë sonë të pariparueshme!
Ai nuk lyp, nuk vjedh. Ai mbledh kanaçe për të ngrënë bukë ndërsa i ati kërkon punë, çfarëdo lloj pune!
Ky djalosh nuk është zhuls, zhulsat që njoh unë vishen me rroba firmato dhe ngasin makina të shtrenjta!”

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato” Read More »

Historitë tronditëse, kush janë gjyshet që iu mor jeta nga nipat

Kemi dëgjuar shumë të thonë se gjyshërit janë dashuri më vete, herë-herë më shumë se prindërit u ndodhen pranë nipave e mbesave. Lidhja e tyre me është e veçantë apo siç i thonë ‘mjalti i mjaltit’. Por për Floresha Shkurtin, Kumbulla Papajanin, e Hurme Currin gjithçka ka qenë ndryshe. Lidhja e ‘dashurisë’ e këtyre gjysheve me nipërit, nuk ka funksionuar, ndërsa konfliktet kanë qenë fatale duke iu sjellë vdekjen nga duart e atyre që i rritën plot përkushtim e deri në vetëmohim.

Në prill të 2017 në lagjen Nr.10, Durrës policia njoftoi se u gjetën pa shenja jete Ersid Curri 25 vjec dhe gjyshja e tij 80 vjecare Hurme Curri. Nga hetimet rezultoi se 25 vjecari kishte vrarë me automatik, gjyshen e tij 80-vjecare, i tronditur më pas i dha fund jetës. Policia tha se i riu vuante nga depresioni dhe krimi u krye në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

Në maj të 2015, 82-vjecarja Angje Hila u mbyt me jastëk nga mbesa e saj Xhoana Hila në Shkodër. E reja, bashkëpunoi në krim me të dashurin e saj Erando Qatipi. 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia adresoi autorësinë të dashurit të saj. Gjatë dëshmisë së saj, ku shfaqi shenja pendese, vajza pohoi se ‘gjyshen e mbyti i dashuri me jastëk’, ndërsa po tentonin ti vidhnin asaj florinjtë.

Kumbulla Papajani është një tjetër gjyshe, viktimë e konfliktit me nipin e saj. 77 vjecarja u gjet e masakruar me thikë në korridorin e apartamentit ku banonte në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndërsa për disa ditë u bë temë e ditës në median e shkruar dhe atë televizive. Pas komunikimit të arrestit në kushtet e flagrancës, me akuzën e vrasjes së gjyshes për motive të dobëta, Klajdi Papajani pranoi krimin, dhe tha se kishte vrarë gjyshen e tij, në gjaknxehtësi e sipër. Para grupit hetimor asokohe 17 vjec, Papajani u shpreh se se vazhdimisht grindej me gjyshen ndërsa pohoi se “gjyshja na e ka nxirë jetën. Nëna dhe babai kanë vuajtur për shkak të saj”

Ngjarja më e fundit u shënua një ditë më parë, më 27 shtator 2018, kur 81-vjecarja Floresha Shkurti u gjet e vdekur në banesë. Edhe në këtë rast hetimet konfirmuan se e moshuara ishte viktimë e nipit të saj, 21 vjecarit Redmon Gruda i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu goditi me thikë në kokë gjyshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /BW/

Historitë tronditëse, kush janë gjyshet që iu mor jeta nga nipat Read More »

Dritan Zagani mesazh të fortë Hoxhës: Po e kam ndihmuar Emiljanon, me një pjatë supë për vajzën!

A e ka ndihmuar Dritan Zagani Emiljano Nuhun të fitojë azil në një nga vendet e BE-së? Kjo ka qenë teza e hedhur së fundi nga gazetari Artan Hoxha, teksa kishte publikuar dhe për herë të parë foton e oficerit Nuhu dhe vajzës së tij vetëm tre vjeçare.

Për shumë gazetarë që e njohin mirë si funksionon policia e shtetit, dhe roli që ka pasur në disa aksione të rëndësishme Nuhu, publikimi i kësaj fotoje përbën rrezik të madh për të, për shkak se ka arrestuar persona të lidhur ngushtë me krimin.

Ndërkohë në një përgjigje të gjatë për Hoxhën, ish-oficeri Dritan Zagani, shkruan se publikimi i asaj fotoje ka shërbyer për t’iu çuar lajm kriminelave që Nuhu i ka arrestuar në një operacion në Qafë Kashar rreth tre vite më parë.

Ai sqaron se nuk ka asnjë mundësi që të ndihmonte Nuhun për të fituar azil, pasi ai nuk ka asgjë në dorë, dhe largimi nga Shqipëria e zhveshi nga çdo mundësi dhe për të ushtruar profesionin e tij si agjent antidroge në radhët e policisë.

Zagani thotë se e ka ndihmuar Nuhun me të vetmin qëllim për të ndihmuar një polic të trembur deri në palcë dhe të braktisur nga shteti dhe nga institucionet, dhe ndihma nuk ka qenë asgjë më shumë se një ndihmë njerëzore.

‘’ U akuzova se e kam ndihmuar une tË fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfarë kam në dorë une…asgjë…asgjë se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore, pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…

E ndihmova me nje piate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…

Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!”, shkruan mes të tjera Zagani.

REAGIMI I PLOTË I ZAGANIT:

Sikur ta lexoni te gjithe kete…dhe sidomos ta lexosh ti Artan…mbase do i therrases koshiences e te kuptosh cfare ke bere me publikimin e asaj foto qe per ty ngjau si prove qe dhe une jam militant…me ate ti sbere asgje me shum se i cove lajm atyre “trimave” qe u arrestuan si te perfshire ne atentatin e qafe Kasharit para tre vjetesh se ku eshte ai,(besoj e dini per cfar behet fjale ,kush u qellua dhe kush u arrestua me ate te zhdukurin Stafuka para 3 vjetesh ne qaf Kashar)ishin keta kercenuesit me jete te Emilianit qe tani iken me vajzen e vogel perdore nga syte kembet per te mbijetuar dhe qe se gezon dot shtepine e marre me kredi…se gezon dot as po e mori azilin qe ti e deklarove te marre me dy foto qe nuk provojne asgje me shum se lajmsin e atyre qe e kerkojn.

Sikur ju qe shpifni e hidhni helmin tuaj ndaj nje polici te pa mbrojtur nga shteti i kapur, te benit vetem kaq perpara se te veproni…vetem kaq…te pyesni dhe merrni informacionin e duhur per personin para se ta denigroni e rrezikoni policin e shkrete, kaq sa dhe ka bere kjo zonja qe shkruan keto rrjeshta …!

U akuzova se e kam ndihmuar une te fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfar kam ne dore une…asgje…asgje se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore,pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…e ndihmova me nje piate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…

pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!

Lexoje i nderuar shkrimin e meposhtem dhe reflekto per te pastruar sado pak ndergjegjen tende nga ai gabim qe ke bere…se di me apo pa dashje…se di a tu pergjigja plotesisht pytjeve qe me bere mbreme por u mundova aq sa di nje polic…u mendova pak gjate se sdoja te bija ne ate nivel gabimi qe ti bere…por ja e bera …tu pergjigja dhe do te pergjigjem sa here te kesh nevoj dhe per gjithcka…une jam Dritan Burhan Zagani dhe kete edukat kam marre nga familja…te jem vetja dhe kurr mos ti shpifem kujt, por jam edukuar edhe mos te duroj kurr nje padrejtesi…kushdo qoft ai qe e ben ate…edhe i madhi fare te jete une i them jo dhe pike padrejtesise.

Kjo ishte dhe pergjigjia e kerkuar i nderuar Artan Hoxha.

Dritan Zagani mesazh të fortë Hoxhës: Po e kam ndihmuar Emiljanon, me një pjatë supë për vajzën! Read More »