Aktualitet

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur

Nga Edlira Gjoni/

E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur po. Por tani duket drama e madhe e përjashtimit të një vajze nga historia që e ka vuajtur vetëm ajo.

Ka diskriminim masiv nga të gjithë kahët: ca e mohojnë, ca abuzojnë me dramën e saj, ca fshehin kokën në rërë teksa presin të kalojë edhe kjo ngjarje, se iu prishet pozita e qetësia e tyre.

Gratë në këtë histori janë katandisur në një emër të vetëm që edhe kur del në pah, ia zvogëlojnë aq shumë dinjitetin, (secila palë), saqë i vjen turp të mjerës që është vajzë.

Ngjarja me qendër dhunën ndaj një gruaje u kanalizua shpejt në një duel dështakësh politikë, që rastësisht, janë të gjithë meshkuj.

Njëri-tjetrin e trajtojnë politikisht, kurse strumbullarin e gjithë kësaj çështje, të vetmen femër, e trajtojnë në të vetmen mënyrë që dinë: si objekt seksual!

“Në është keqtrajtuar, s’ka gjë, do e gjejë drejtësia” – tbotë gjithë namuze kryemashkulli. “Vetëm burrave të mi mos guxoni të m’u hungërini në surrat. Mos ma ngacmoni Taulantin, se iu piu e zeza”.

Ja kështu tha edhe për Tahirin.

Po kjo është tjetër lloj tragjedie. Përçudnimi i një femre është kthyer në luftë të shëmtuar meshkujsh. Balla, Rraja, Rexhepi, Nuhi, Bushi, Basha, janë hedhur të gjithë gjoja kundër njëri-tjetrit, e qyqja grua kush e si e përjeton dramën e saj të mjerë; dikur si viktimë e një mashkulli, sot viktimë e gjithë meshkujve me pakëz pushtet anadollak.

Viktimë edhe e disa grave të tjera që si shokët e tyre burra, pasi marrin megafonin në emër të asaj që as nuk e dinë ku ndodhet tani, menjëherë pas “protestave” e emisioneve ku do na japin mend për dhunën e mjerimin, do shkojnë në shtëpitë e tyre luksoze, do hanë haviar e salmon nordik, do veshin fustanet 3 minë eurosh e çantat 11 mijë, do marrin të nesërmen me vete makinat që s’kanë dallim nga ato tê Rexhep Rrajes, do lyejnë fort edhe silikonin në buzë e në sy, e do dalin të kërkojnë mbrojtje e protesta për viktimën.

Viktima e të gjithëve! Një vajzë në gojën e ujqve dhe të 4-5 hijenave!

Shqipëria jonë e barazisë gjinore!

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur Read More »

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Lumbardhit, në Fushë Arrëz ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon edhe banesat.  Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha nënkryetari i bashkisë.

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave Read More »

Vlorë/ Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve (Detaje)

Policia e Vlorës, Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve në pyje kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien e tyrë para përgjegjësisë penale. Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Vlorës prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje e Kullota, evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve, ka hartuar një tjetër Plan masash shtesë, në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar. Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar pasoja në pronën private dhe shtëtërore. Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia. Zëvendës/Drejtori i Policisë Vlorë po zhvillon takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme nëpër kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia. Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale. Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proçeduar penalisht 4 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Vlorë dhe Sarandë. Janë arrestuar në flagrancë 2 autorë, janë ndaluar 2 si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Theksojmë faktin se nga Strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë, për periudhën Janar – 30 Shtator, janë evidentuar 14 raste të zjarrvënies dhe janë zbuluar 10, janë evidentuar 10 autorë, kapur në flagrancë 4 autorë, proceduar në gjendje të lirë 5 autorë dhe 1 autor është shpallur në kërkim. Policia e Vlorës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje. Aktualisht që raportojmë, situata në qarkun e Vlorës është e qetë dhe vazhdon monitorimi i territorit nga shërbimet tona policore. Duke ju falenderuar për vëmëndjen

Vlorë/ Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve (Detaje) Read More »

Rasti i Xhisela Malokut, Reagon kryeministri Rama

Pas “bumit” që u bë në media për rastin e vajzës së dhunuar nga djali i deputetit socialist ka ardhur dhe reagimi i kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit ka folur për herë të parë për dhunimin e Xhisela Malokut.Në një shënim në rrjetin e tij social “Twitter”, Rama deklaron se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme.

Sigurisht që një tjetër shqetësim i kryeministrit është fakti se kjo çështje po përdoret nga kundërshtarët politikë dhe e quan këtë po aq të pafalshme sepse ky është një ridhunim i vajzës.

Reagimi i Ramës në “Twitter”Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.

Rasti i Xhisela Malokut, Reagon kryeministri Rama Read More »

SHBA thirrje të fortë: Prokurorë të ndershëm, patriotë, bëni përpara dhe shërbejini …

Një thirrje e fortë ka ardhur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila është angazhuar drejtpërdrejtë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, po vëzhgon çdo detaj me kujdes.

Mbrëmjen e sotme, thirrja e ambasadës amerikane shkon për të gjithë prokurorët e ndershëm, patriotë dhe me integritet. SHBA kërkon nga këta prokurorë që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që është një ndër institucionet bazë të drejtësisë së re.
“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu https://goo.gl/Zn6iSA”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook.

SHBA thirrje të fortë: Prokurorë të ndershëm, patriotë, bëni përpara dhe shërbejini … Read More »

Zjarret në Shqipëri, 24 persona po procedohen penalisht

Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri janë kthyer në një shqetësim për qytetarët, ku disa prej tyre dhe pse janë neutralizuar në kohë, kanë rrezikuar dhe jetën e banorëve.Lidhur me këtë situatë, policia njofton se do të marrë masa ndëshkuese për ata që qëllimisht iniciojnë situata të tilla që vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e njerëzve.Nga ana tjetër, deri më tani, si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë.
Njoftimi i policis

Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje Kullota, evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve, ka hartuar një tjetër Plan masash shtesë , në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar.Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatuar pasoja në pronën private.Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore po zhvillojnë takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale , me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia.Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale.Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë.Janë arrestuar në flagrancë 3 autorë, janë ndalur dy si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Theksojmë faktin se nga Strukturat e Policisë së Shtetit, për periudhën Janar -20 Shtator janë proceduar në shkallë vendi 82 autorë, prej të cilëve 11 autorë janë arrestur, 7 autorë janë ndaluar, 25 autorë në gjendje të lirë dhe 39 autorë shpallur në kërkim.Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarret në Shqipëri, 24 persona po procedohen penalisht Read More »

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen

Ndërsa ngjarja e bërë publike ka ngërthyer politikën në debate të forta, por edhe opinionin publik lidhur me trajtimin që i është bërë një vajze, ata që janë rritur me dy të rinjtë, banorët e fshatrave Zezë dhe Nikël, kanë zgjedhur të heshtin. Të gjithë e dinë historinë tyre. Gjyshi i Xhisielës thotë se s’ka dëgjuar asnjëherë që e mbesa të kishte probleme. Ndërkohë sot vajza dhe nëna e saj janë thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e Krujës.

Lumi Zezë ndan fshatin Zezë nga fshati Nikel prej nga vijnë dy të rinjtë Xhisiela dhe Rexhepi. Historia e lidhjes mes studentes dhe djalit të deputetit socialist ka mbërthyer debatin politik. Në shtëpinë ku ka banuar Xhisiela në fshatin Zezë tani jetojnë gjyshërit nga ana e babait që ia vranë në 1997-ën. Në Nikël është shtëpia e deputetit të Krujës, Rahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për përdhunim dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-të dashurës. Të gjithë e kanë dëgjuar historinë dhe akuzat për dhunë, por banorët e zonës nuk duan të përzihen.

Të tjerë lavdërojnë deputetin dhe djalin e tij. “E kemi pasur kryetar komune për tre mandate. shumë i mirë Sa ka punuar ai, s’ka punuar kush këtu”, shpreh disa prej banorëve. Vajzën nuk e njohin, por e kanë një koment: “Pjesë faji mund të kenë të dy. Edhe ajo, s’mund të themi që s’është pa gjë. Ai çuni shumë i mirë me njerëzit. Edhe vajza… familje shumë e mirë. Gocat nuk na i ngacmuar kush”, shprehen ata. Në rrugën nacionale për Fushë-Krujë jeton nëna e Xhisielës bashkë me të bijat. Ajo punon prej 5 vjetësh në supermarketin e vëllezërve të saj. Takojmë një nga familjarët që na tregon rreth vajzës.

“Nuk dimë asgjë, çfarë kemi marrë vesh nga televizori. Ajo ka mbaruar për shkenca politike. Besoj se ajo edhe me të ëmën nuk është aq e hapur. Ka disa ditë që se kam parë fare vajzën”, shprehet Lutfije Muça, e afërme e Xhisielës. Gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e bujshme. “Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, thotë Ramazan Muça, gjyshi i Xhisielës.

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen Read More »

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia

Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar edhe Shqipëria. Sipas “News24”, meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë janë erërat e forta. Po ashtu, Porja tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore.

“Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin tonë jugor, Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave, ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në verilindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave.

Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qipros dhe do të futet në territorin turk, ku do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, mbetemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Mbetemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ndikimi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të një cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, – u shpreh Porja.

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia Read More »