Aktualitet

Burri denoncon: Gruaja iku me të dashurin. Bashkëshortja: Ke 18 vjet që pi hashash

Flamur Mema është 43 vjeç nga Maminasi. Ai i është drejtuar emisionit “Me zemër të Hapur” pasi ka konflikte me bashkëshorten e tij e cila është larguar nga shtëpia dhe sipas tij jeton me të dashurin.

Çifti ka 18 vjet martesë por konfliktet kanë nisur katër vjet më parë, kur Flamuri kuptoi që ajo fliste në rrjetet sociale me dikë tjetër. Flamuri dhe bashkëshortja e tij Marjeta kanë dy fëmijë. Flamuri ka dashur ta falë atë disa herë edhe pse e akuzon për tradhti bashkëshortore, por ajo nuk ka pranuar të rikthehet me të.

Flamuri së bashku me bashkëshorten kanë një biznes të përbashkët por siç shpjegon ai tashmë ajo e ka dëbuar Flamurin nga puna dhe veç kësaj situate ajo ka marrë me vete edhe letrat e shtëpisë të cilën Flamuri e ka trashëguar nga i ati. Por Flamuri veç rrëfimit të ngjarje ka kërkuar edhe rikthimin e gruas në shtëpi pasi për hir të fëmijëve ai do ta falë.

Ai tregon edhe gjendjen e vështirë ekonomike pasi është i papunë dhe bashkëshortja i ka lënë fëmijët me të. Mema thotë se e ka atë pamundur te përballojë jetesën pasi nuk ka asnjë të ardhur ekonomike.

“Ne jemi njohur në 2000 me Marjetën. Jam njohur nga një shok. U lidha me Marjetën. Kërkova dorën e saj vetë. Ajo më tha që dhe unë kam kaluar vështirësi se babai do të më fejojë me një tjetër. I thashë po qe puna për frikë jam kuksian unë mos ki merak. Ramë dakord. Unë shisja rroba tek shkolla e Baletit dhe ajo punonte. Bëmë shtëpinë në Maminas për hir të vajzës se na tha doktori do ajër të pastër. Shkonim shumë mirë, gruaja më thoshte do jetojmë bashkë deri në fund, do vdesim bashkë. Pastaj i pashë bisedat në rrjetet sociale. Dhe vajza e di mirë, e ka parë me të dashurin”, tregoi Flamuri.

Por në emision ka ardhur edhe zëri i gruas së tij Marjetës. Duke qarë në telefon, Marjeta tha se ka jetuar me Flamurin për shkak të mentalitetit por se nuk mundet më, duke e akuzuar burrin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tha se Flamuri pi hashash dhe i ka shitur të gjitha gjërat në shtëpi.

“Marjeta ka duruar një njeri të tillë për 18 vjet. Të durosh një burrë që është përdorues narkotikësh dhe që e mban familjen duke vjedhur dhe duke dhunuar.
Ai e detyron vajzën të dalë rrugëve. Unë nuk besoj që është normale. Për një vit kam marrë 3 urdhra mbrojtje. Unë kam punuar, çoja gjëra në shtëpi ai i merrte i shiste. Ka kërcënuar klientët, miqtë e mi. ‘Po s’ma hapi telefonin ajo k**, do ia tregoj unë’.
Unë nuk hap as punën dot se ai vjen. Më ka thyer telefonat, më ka goditur në rrugë. Më ka thyer makinën para 10 ditëve”, tregoi duke qarë Marjeta, raporton “BalkanWeb”.

E pyetur se përse i ka lënë fëmijët në duart e një dhunuesi, gruaja tregoi se i ka marrë por se vajza nuk do të rrijë me të për shkak se ajo nuk e lë të dalë, ndërsa djali po.

“I kam marrë fëmijët në shtëpi me qira në Tiranë. Nuk kam lënë gjë pa provuar. Kam bërë 2 herë letrat për të marrë fëmijët. Vajza nuk do të rrijë më mua se do të dalë. Djali do. E kam nisur divorcin. Unë nuk punoj dot se vjen zotëria e më bën skandal. Atë mentalitet që ka ta përdorë në familjen e vet dhe jo në kurrizin tim. Unë fle te shoqet, tek daja im se nëse ai merr vesh që kam shtëpi vjen e thyen.
Nuk kam krijuar lidhje fare. Kam shoqëri shumë të mirë. Flamuri e quan marrëdhënie bashkëjetese që gruaja të punojë gjithë ditën, ai të dalë nëpër lokale. Flamuri po nuk piu një cigare hashash në ditë nuk është i lumtur. Flamuri nuk di të rrijë me familjen, të dalë me familjen.
Si mund të bashkohem me të, kur unë blija gjëra dhe kur çohesha në mëngjes nuk i gjeja. Deri tek tavolina e mesit”, tha gruaja.

Flamuri pranoi që ka 20 vjet që pi hashash por se kjo e ndalon të kryejë krime dhe e bën të jetë më i dashur me familjen.

Burri denoncon: Gruaja iku me të dashurin. Bashkëshortja: Ke 18 vjet që pi hashash Read More »

Ndërkombëtarët njëzëri: Duan SPAK dhe BKH për çrrënjosjen e pushtetarëve të inkriminuar shqiptarë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë asnjë prej vendeve partnere që të mbështesin kauzën e vetingut në politikë. Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar që të skanohen gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, por duket se të gjithë po dalin kundër idesë së artikuluar prej tij.

Fillimisht, ka qenë SHBA që pak ditë më parë përmes zv/ndihmës sekretares së Shtetit, Elisabeth Millard u shpreh se zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni.

Ndërkohë që dje krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rreshtuar edhe Gjermania dhe Britania.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz kërkoi që pastrimi i politikës të bëhet pas ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas saj, nisma e propozuar nga opozita për një veting të politikës nuk duhet të çojë në bllokimin e vetingut në drejtësi.

“Politikanët sikundër edhe çdo qytetar tjetër shqiptar të cilët mund të jenë autorë të veprave të ndryshme penale do të duheshin gjithsesi që të silleshin para drejtësisë dhe në një shtet ligjor për këtë ka procedura të mirëpërcaktuara juridike. Ndaj mendoj se ajo që duhet bërë si hap i parë është bërja funksionale e procesit të vetingut që do të sillte pastaj edhe një drejtësi funksionale. Do të duhej të ngrihej sikundër e kemi thënë SPAK dhe Byroja Kombëtare e hetimit, në mënyrë të tillë që të mund të garantohej në një hap të dytë edhe vetingu në politikë. Më lejoni të plotësojë gjithashtu se diskutimet për idenë e vetingut brenda politikes nuk do të duhet të çonin në ngadalësimin apo në bllokimin e vetingut në drejtësi”, deklaroi ajo.

Në të njëjtën linjë me ambasadoren gjermane, dje është rreshtuar edhe ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

“Miksimeve të vetingut që po ndodhin t’i shtosh edhe një veting të ri atë në politikë, këto momente ndoshta nuk është diçka që Shqipëria ka nevojë”, deklaroi ambasadori Norman.

Goditja e krimit ekonomik, pastrimit të parave, terrorizmit dhe kultivimit e trafikimit të kanabisit do të jenë objektiv i këtyre strukturave.  SPAK dhe BKH të identifikojnë rrjetet kriminale që fshihen pas këtyre veprave penale.

Ndërkombëtarët njëzëri: Duan SPAK dhe BKH për çrrënjosjen e pushtetarëve të inkriminuar shqiptarë Read More »

SHBA fundos deputetë, ministra e bosë krimi, bie në gjurmët e 77 mld USD para të pista

Gjatë një viti në Shqipëri qarkullojnë rreth 7 miliardë dollarë para të pista. Ndër vite është folur se në politikë, drejtësi dhe shumë institucione kushtetuese janë bërë pazare, por deri më sot është mister se si kanë arritur politikanët të fshehin pasurinë. ILDKP ka kallëzuar vetëm një numër të ulët pushtetarësh, ndërkohë që rezulton se në Parlament ka “sheikë” për nga pasuria. Por duket se një pjesë e madhe kanë gjetur strehim për të fshehur të ardhura në bankat, kompanitë offshore dhe kompani të ndryshe në vende jashtë Shqipërisë. Por ka dhe shumë të tjerë që marrin miliona lekë nga aktivitet kriminale jashtë vendit. Gazeta “Sot” ka siguruar një raport të Global Financial Integrity (GFI), një ndër kompanitë më prestigjioze në botë, që jep të dhëna mbi paratë e pista që dalin dhe hyjnë në të gjitha shtetet e botës.

Kompania me qendër në Uashington, një herë në dy ose tre vjet publikon të dhëna mbi financuar që dalin jashtë vendit, por këtë herë ka dhënë informacione dhe për ato që hyjnë. Në raportin më të fundit janë dhënë informacione për periudhën 2005-2014 dhe për vitin 2014. Aty bëhet e ditur se për vitin 2014, kanë qarkulluar plot 7.6 miliardë dollarë të pista. Pra kaq është shifra e parave të pista që kanë hyrë dhe kanë dalë jashtë vendit në një vit. Siç thekson raporti, janë para të vëna nga evazioni fiskal, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sipas raporti në harkun e 10 viteve, 2005-2014 kjo shifër shkon në 59 miliardë dollarë.

Ashtu si çdo vit, GFI flet për para të llogaritura mbi flukset tregtare, por shpjegon se përmes mashtrimeve që bëhen në dogana, kjo lejon që të korruptuarit të nxjerrin jashtë vendit të gjitha të ardhurat. Çdo vit kjo organizatë jepte informacione vetëm mbi paratë që kalonin në shtetet e huaja, por këtë herë tregohen dhe paratë që vijnë në vendin tonë nga kontigjentë kriminalë. Kjo tregonte se Shqipëria përveçse nxjerr para të pista jashtë, është kthyer dhe një vend ku depozitohen para krimi e korrupsioni.

“Flukset e paligjshme financiare në vendet në zhvillim lehtësohen nga mungesa e transparencës në nivel global për sistemet financiare që japin mundësi për shmangien e taksave, rritjen e korrupsionit apo krijimin e kompanive guaskë. Ka teknika të panumërta për të lëvizur në mënyrë të paligjshme paratë nga një vend në tjetrin ose për të pastruar paratë e pista. Këtu përfshihet keqpërdorimi i tregtisë, me qëllim që të zhvendosen të ardhurat e marra në mënyrë kriminale”,thekson raporti. Sipas tij, në Shqipëri është rritur me 6% futja e parave të pista në vitin 2014.

SHBA fundos deputetë, ministra e bosë krimi, bie në gjurmët e 77 mld USD para të pista Read More »

“Mendoni sikur të ishte halli juaj”, nëna e dëshpëruar letër Kuvendit të Shqipërisë

Letra e një nëne të dëshpëruar për djalin e saj të vetëm.

“U detyrova të shkruaj se jam në udhëkryq për shëndetin e djalit tim të vetëm që më ka mbetur!”. Kështu e nis letrën e saj dërguar ligjvënësve shqiptarë nëna e një djali të sëmurë me virusin H/B që e ka humbur një djalë për shkak të po këtij virusi dhe iu kërkon të vënë dorën në zemër sikur ky të ishte halli i tyre.

Gruaja nga Tirana Suzana Mehmeti, rrëfen në letrën e saj se djali mjekohet me kartelë spitalore prej rreth 5 vjetësh por se tani shëndeti i tij është duke u rrezikuar për shkak të ndryshimit të ligjit sepse ilaçi që duhet të merrte i biri nuk mund mund të merret më dhe në vend të tij është vendosur një ilaç turk.

E dëshpëruar nëna thotë se i kërkon komisionit të shëndetësisë si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçantë.

Letra është publikuar nga deputeti demokrat Bardh Spahia i cili thotë se “kjo është pasqyra më e qartë e pseudo shëndetësisë falas dhe politikave sociale të kësaj mazhorance”.

LETRA E PLOTË
Letër Parlamentit të Shqipërisë
Komisionit të Ligjeve për Shëndetësinë
Të nderuar deputetë të këtij komisioni:
U detyrova të shkruaj se jam në udhëkryq për shëndetin e djalit tim të vetëm që më ka mbetur!
Djali vuan nga H/B dhe sipas ligjit në fuqi mjekohet me kartelë spitalore prej rreth 5 vjetësh. Mjekimi ka ecur mirë deri në muajin maj 2018 pasi në këtë muaj hyri në fuqi lista e re e rimbursimit të barnave, në të cilën ilaçi (VIREAD) u rendit si alternativë e fundit me çmimin më të shtrenjtë prej 21.300 lekë të reja/muaj, e pa përballueshme për një kryefamiljar që paguhet 22.000 lekë të reja në muaj. E them këtë sepse alternativa e ilaçit turk nuk i bën efekt, e provuar 6 muaj në vitin 2015.

Mjekët dhe fondi i barnave me të cilët kam kontaktuar disa herë në të gjitha institucionet edhe me portalin e bashkëqeverisjes më janë përgjigjur që ky është ligji. Alternativa falas dhe me bashkë pagesë siç e theksova dhe më lart nuk bëjnë efekt, alternativë europiane nuk ka përveç viread-it që kushton shtrenjtë.

Për sqarim: Në vitin 2013-2014 ky ilaç është marrë falas (VIREAD-i). Në 2015 është marrë me 7.500 lekë të reja. 2016 me 10 000 lekë të reja deri në 2017 me 5.400 lekë të reja dhe në maj të 2018 me 21.300 lekë të reja. Përveç ilaçeve problem janë dhe analizat. Dy analiza 6-mujore dhe 1-vjetore kushtojnë 23.000 lekë të reja pasi nuk bëhen në spitale shtetërore dhe janë të detyrueshme për të marrë mjekimin. Ligji na thonë se është evropian. Mjekimi na imponohet aziatik.

I kërkoj këtij komisioni si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçantë, si në rastet e djalit tim që nuk i bën efekt ilaçi turk. Sigurisht kjo kërkon sugjerimin e mjekut në mënyrë që djali im mos të mbetet pa mjekimin e duhur se ky virus prodhon kancerin e mëlçisë.

Ishte bërë progres në 2017 që Viread-i u bë 5.400 lekë të reja në muaj, pse u kthye mbrapsht duke mos futur asnjë alternativë evropiane në mjekim?
Ju lutem lexojeni këtë letër dhe mendoni sikur ky hall të ishte i juaji. Për çdo paqartësi jam në dispozicion.
Mbetem me shpresë për të marrë një përgjigje nga ju.
Suzana Mehmeti

“Mendoni sikur të ishte halli juaj”, nëna e dëshpëruar letër Kuvendit të Shqipërisë Read More »

Ndalohet tregtimi i pijeve me gaz nën 18 vjeç! Ligji i ri: ja mijë lekë gjobë do hanë…

Një sërë ndryshimesh janë propozuar në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, të ndryshuar. Në pritje të nisjes së diskutimeve rreth neneve të reja që mendohen të shtohen në këtë ligj, është menduar vendosja e kufizimeve dhe masave për pijet e gazuara dhe sidomos ato energjike.Specifikisht, janë propozuar ndryshimet e mëposhtme:Në nenin 3, të projektligjit propozohet të shtohet kufizimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, me qëllim dhënien e një koncepti të saktë për këto lloj pijesh që do të shmang kështu çdo keqinterpretim të mundshëm të ligjit.
Në nenin 5, propozohet që të shtohet një paragraf i ri, i cili synon të ndalojë rastet abuzive të ofrimit si të pijeve alkoolike ashtu dhe të pijeve energjike të miturit, nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike. Ky kufizim do të shoqërohet edhe me ndryshime në nenin 11 të projektligjit, duke propozuar që rastet e moszbatimit të kësaj dispozite të përbëjnë kundërvajtje administrative dhe personi madhor që e shoqëron të miturin të dënohen me gjobë që varion nga 10 mijë në 30 mijë lek, në varësi të vendit ku ofrohet pija.Në nenin 7, propozohet që për subjektet që tregtojnë pije energjike të vendoset detyrimi për mbajtjen e tabelave treguese “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nën 18 vjeç”, në të njëjtën mënyrë si me pijet alkoolike. Moszbatimi i kësaj dispozite do të përbëjë kundërvajtje administrative dhe do të dënohet me gjobë në masën 10 mijë lek.
Në nenet 8, 9 dhe 10, propozohet vendosja e kufizimeve të njëjta te pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar si për alkoolin për sa i takon publicitetit në median vizive dhe reklamimi në institucionet arsimore te të mitur, në sallat e kinemave apo teatrove gjatë shfaqjeve për të mitur.
Ndërsa në nenin 11, pika 5 propozohet që reklamimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar të drejtuar të miturve në mjedise si rrugë, parqe, etj të përbëjë kundërvajtje administrative dhe të dënohet me gjobë që varion nga 100 mijë në 200 mijë lekë.

Sipas relacionit, ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar përdorimin e pijeve energjike dhe kufizuar marketingun si të pijeve energjike ashtu dhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, nga të miturit.Megjithëse mungojnë të dhënat e hollësishme për nivelet e konsumit nga lë miturit të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe pijeve energjike për vendin tonë, ekzistojnë raporte të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik që tregojnë të dhëna alarmante.Kështu në raportin e fundit të publikuar nga ky institut “Iniciativa e survejancës së obezitetit në moshën fëminore (COSI), rezultatet e vitit 2016”, ku u analizua tendenca e mbipeshës, obezitetit mes fëmijëve shqiptarë të moshës 8.0-8.9 vjeç u vërejtën karakteristikat mjedisore lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik të fëmijëve në mjediset shkollore dhe treguesit mbi konsumin e ushqimeve dhe pijeve tek fëmijët, si dhe shkallës së aktivitetit të tyre fizik. Për analizën e rezultateve të studimit të obezitetit të fëmijëve të moshës 8-8.9 vjeç u përzgjodhën 3624 fëmijë nga 125 shkolla të sistemit 9- vjeçar, të rretheve Dibër, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.Nga të dhënat e raportit rezultonte se: 40 % e fëmijëve konsumonin pije freskuese me sheqer më pak se një herë në javë, 26 % disa ditë (1-3 ditë), 7% (4-6 ditë në javë) dhe 6,4% çdo javë. Ajo çfarë është më shqetësuese në raport është edhe pse 86,4% e shkollave të survejuara raportonin se zhvillonin si pjesë të kurrikulës së tyre mësimore edukimin mbi ushqyerjen nga ana tjetër lejonin tregtimin brenda mjediseve të shkollës si lë pijeve energjike ashtu edhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.Kështu 22,4% të shkollave të studiuara krijonin mundësi që në ambientet e shkollës të shpërndaheshin me pagesë pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, ndërsa për pijet energjike ky nivel ishte në masën 24%. Këto pije ishin lehtësisht më të aksesueshme se uji (8,8%), lëngjet e frutave pa sheqer lë shtuar (2,4%) apo dhe frutat e freskëta (18,6%). Nga ana tjetër 17 shkolla raportonin praninë e reklamave apo marketingut të ushqimeve dhe pijeve që mund të dëmtojë promovimin e dietës së ekuilibruar dhe të shëndetshme në mjediset e shkollës së tyre./Monitor

Ndalohet tregtimi i pijeve me gaz nën 18 vjeç! Ligji i ri: ja mijë lekë gjobë do hanë… Read More »

Gazetari Çollaku: Komisari Emiljano Nuhu ka prova, është gati t’i sjelli

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se edhe pas transmetimit të intervistës se djeshme ka komunikuar me nënkomisarin Nuhu.

Çollaku u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se Emiljano Nuhu iu qëndron ende deklaratave të tij e madje, se është i gatshëm t’i vërtetojë edhe me dokumente, duke ardhur në Shqipëri.

Gazetari Çollaku: Komisari Emiljano Nuhu ka prova, është gati t’i sjelli Read More »

“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rrahja

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?
Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?
Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?
Më morën në telefon në ëhatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?
E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes.Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…
Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumkenta që e vërtetojnë këtë?
Kam dokumenta, po r ë një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rrahja Read More »

Ja cfarë do ta godasë nesër Ballkanin…

Meteorologët kanë paralajmëruar se një ciklon tropikal mund të ndodhë nesër në brigjet e Greqisë. Erërat e forta do të vazhdojnë të godasin vendin, aq sa mund të shkaktojë mbylljen e shkollave pasi do ketë mot të përkeqësuar.

Cikloni i Mesdheut mund të formohet nesër në detin Jon, në jugperëndim të Greqisë. Pushuesit janë përgatitur që do kenë shi dhe erëra, të cilat arrijnë në 160 kmh.Cikloni mund të prekë edhe Turqinë, ndërkohë që nuk janë bërë ende paralajmërime për Shqipërinë.

Websajti “Weather.com” ka njoftuar se disa pjesë të ishullit të Sicilisë dhe Greqisë mund të përfshihen nga shiu me dendësi 8cm.

Ja cfarë do ta godasë nesër Ballkanin… Read More »