Aktualitet

Kuriri i Serbisë merret edhe me truprojën e Thaçit: “Buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”

Që nga dita e djeshme, mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht për vizitiën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ne liqenin e Ujmanit.
Kuriri i Serbisë ka shkruar sërish për vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit.
“Erdhi, u endë, u shtetit me barkë e edhe më shpejtë u kthye, me gaz të plotë dhe me përkrahje të plotë nga mbrojtja e afërt e armatosur mirë deri te “specialët e ROSU” me armë me tyta të gjata”, ka shkruar Kuriri, i cili është marrë edhe me truprojën e Thaçit.

“I përcjellë nga fytyra tashmë të njohura, por edhe prej atyre me buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”, shkruan Kuriri për një prej truprojeve të pandashme të Thaçit.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/290353128361059/?t=0

Kuriri i Serbisë merret edhe me truprojën e Thaçit: “Buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz” Read More »

Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve

Sipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 36.11 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve.Ora 19:00 ka shënuar dhe mbylljen e votimit për referendumin në Maqedoni. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit.Sipas të dhënave jo zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në referendumin e së dielës në Maqedoni votuan 36.11 për qind e qytetarëve, apo rreth 58 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “PRO” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”.Rezultatet e plota mbi daljen në votime dhe rezulatin do të kumtohen pas përpunimit të plotë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Të drejtën e votimit e kishin rreth 1.8 milion qytetarë, të cilët u ftuan t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka pranuar 10 denoncime për parregullsi në procesin e votimit. Sipas kreut të Komisionit, prokurorit, Xhelal Bajrami parregullsitë e paraqitura kanë të bëjnë me fotografimin e personave që kanë votuar, fotografimin e vendvotimeve dhe presione ndaj votuesve. Rasti më i rëndë është regjistruar në Shkup ku një person ka penguar 3 policë në kryerjen e detyrës.“Presim që policia të dorëzojë dokumentet në Prokurori dhe personi do të ndiqet për vepër penale”, tha prokurori Xhelal Bajrami.oranews

Dështon referendumi në Maqedoni, votuan 36.11 % e votuesve Read More »

Nëse e keni parë këtë grua, njoftoni menjëherë policinë

Një grua e thyer në moshë rezulton e humbur që prej ditës së sotme në Tiranë, ndërsa policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

Policia bën me dije se gruaja quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e “Medreses”.

Në momentin e largimit nga banesa ajo ka patur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë.

“Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202”- thotë policia.

Nëse e keni parë këtë grua, njoftoni menjëherë policinë Read More »

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar një mesazh për shqiptarët në Maqedoni përmes rrjetit social Twitter.Ai u ka bërë thirrje të votojnë referendumin pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake, shkruan Klan Kosova.

Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!’ – ka shkruar Rama në Twitter.

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë Read More »

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra jep leje qëndrimi për punëtorët jashtë BE-së

Autoritetet zvicerane i janë përgjigjur kërkesave të kompanive dhe kantoneve për punësimin e punëtorëve me kualifikime të larta. Ndaj u mor vendimi për dhënien e 1,000 leje shtesë për punëtorët që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian që nga viti i ardhshëm.

Duke nisur nga 2019, firmat do të jenë në gjendje të rekrutojnë 8,500 punëtorë të huaj nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Ndërkohë, lejet shtesë prej 1,000 do t’u japin firmave, në të njëjtin numër të punëtorëve që nuk janë në BE, si më 2014, shkruan “Swissinfo.ch”.

Ky ishte viti kur te votuesit zviceranë kaloi një iniciativë duke bërë thirrje qeverisë për të kufizuar migracionin. Si përgjigje, autoritetet ulën numrin e lejeve të punës së “vendit të tretë” në 6.500.

Firmat zvicerane tani janë gjithashtu të detyruara të provojnë se nuk ka punëtorë zviceranë në dispozicion për të mbushur pozicionet para se të punësojë një kandidat të huaj, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar, Zürich, Gjenevë dhe Basel, tre kantone që tradicionalisht kanë një fuqi punëtore të madhe të huaj, bashkuan forcat për të nxitur qeverinë që të rrisë nivelet e lejeve.

Udhëheqësit kantonalë argumentuan se mirëqenia ekonomike dhe reputacioni i Zvicrës si një qendër globale për biznes dhe hulumtim u dëmtua nga kufizimet. P

rotestat e tyre duket se janë dëgjuar. Vitin e ardhshëm do të lëshohen 4.500 leje qëndrimi, plus 4.000 leje B me një kohëzgjatje pesëvjeçare. Numri i lejeve të qëndrimit afatshkurtër L, me kohëzgjatje prej tre deri në 12 muaj, do të shkurtohet me 500.

Qeveria do të mbajë në shtesë rezerva prej 1,000 lejeve B dhe do t’i dorëzojë ato në kantone sipas kërkesës.

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra jep leje qëndrimi për punëtorët jashtë BE-së Read More »

Kur shoferi i Monikës kapej me 20 kile heroinë dhe Ilir Meta bashkohet me Berishën e shkarkojnë Kryeprokurorin

Narkotrafiku dhe narkomafia shqiptare tashmë është e qartë se ka pasur duart, këmbët por edhe mendjen e politikës shqiptare, krerëve të saj që në fillimin e këtij fenomeni e deri më sot.

Në thuajse të gjithë dossierin “Eskobarët shqiptarë”, “Pamfleti” ka publikuar fakte të plota mbi këtë fenomen.

Por njërin prej tyre, po e risjellim sot për të plotësuar sa më mirë kuadrin e narkomafies dhe për të treguar se sa brenda politikës ishte dhe është ajo.

E mbani mend Adi Shamkun? Sot atë e kujtojnë shumë pak vetë.

Ai ishte një “çerr” i Ilir Metës në FRESH, të cilin e emëroi në poste shumë të larta shtetërore: Drejtor të Shërbimeve Qeveritare dhe Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, përkatësisht posti më me shumë lekë në Shqipëri.

Adi Shamku u largua me turp nga administrata në vitin 2002, pas një skandali të madh, madje me vendim gjykate u dënua me punë publike për të pastruar Lanën.

Por që prej asaj dite nuk ka prekur punë me dorë. E megjithatë jeton si lord.

Nejse kjo është tjetër histori, Shamku thjesht përfitoi nga “Omerta”-ja për shefat e tij: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, që gjasme u prish dhe nuk flet me ta.

Po cili ishte ky skandal?

Shkëlqim Konçi, që në bordero ishte shofer i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por që realisht ishte njeri i afërt, shofer dhe sekser i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, kapet me 20 kilogram heroinë nga policia e Shtetit në Kukës, duke tentuar ta kalojë në Kosovë.

Ngjarja ndodhi më 7 shkurt të vitit 2002, Ilir Meta sapo ishte dhënë dorëheqjen si Kryeministër dhe në postin e kreut të qeverisë përkohësisht u vu Pandeli Majko.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ishte Arben Rakipi, i cili vetëm pak muaj më parë zbuloi një skandal droge afër zyrave të tij që e publikuam në numrat e kaluar të “Pamfleti”t.

Por ç’ndodhi? Ilir Meta, lëvizi menjëherë nga frika se Rakipi do të hetonte skandalin e shoferit të Monikës, dhe vetëm një muaj më pas, me anë të një aleance fluide me Sali Berishën dhe Rexhep Meidanin, shkarkuan nga detyra Kryeprokurorin Arben Rakipi dhe e zëvendësuan me Theodhori Sollakun, ish-këshilltarin juridik të Sali Berishës si President dhe më pas edhe konsulent i Rexhep Meidanit.

Ja kronika e plotë e kësaj ngjarje që është vetëm një ilustrim i lidhjes organike të politikës me narkotrafikun.

Policia shqiptare ka zbuluar mbrëmjen e 7 shkurtit 2002 një lidhje të re mes trafikut të drogës e njerëzve me pushtet.

Dy personat e arrestuar nga forcat e Kukësit nuk janë gjë tjetër veçse korrierët që transportonin mallin nga Shqipëria në Kosovë.

Sipër tyre sigurisht që qëndrojnë njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët deri tani u kanë siguruar edhe mbrojtjen nga Drejtësia.

Rezultatet e para të marra nga hetuesit duket se janë shumë premtuese. Njëri prej të ndaluarve Shkëlqim Konçi, 26 vjeç shoferi, personal i Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Adi Shamku, fakt i përgënjeshtruar më pas nga ky i fundit.

Por në memorjen e celularit të “Çimit” – kështu e njihnin të gjithë – ekspertët kanë zbuluar mes të tjerëve dy numra që i përkasin Kryeministrisë dhe një funksionari të Policisë së Tiranës.

Hetuesit e dinë emrin e këtij të fundit, ndërsa për numrin e celularit të emërtuar Kryeministria, ende vazhdojnë hetimet për të gjetur se kujt i përket.

“Numrat që kemi në duar janë të shumtë dhe ne po kërkojmë se kujt i korrespondojnë. Emërtimi i tyre të bën të besosh se lidhjet me persona të pushtetshëm janë evidente” – tha njëri nga zyrtarët e policisë që merrej direkt me këtë operacion.

Ngjarja

Fuoristrada Nissan me fenelinë dhe targa policie 0667 nuk kishte ndonjë arsye pse të ndalohej. Sigurisht që duhet të ketë qenë ndonjë sinjalizim i cili ka udhëzuar forcat e komisariatit të Kukësit për ta ndaluar e më pas kontrolluar automjetin e “kolegëve”.

Sipas burimeve të policisë lokale të konfirmuara më pas edhe nga autoritetet e Tiranës, sapo kanë dëgjuar sirenat nga pas, dy personat e ndodhur në automjet kanë hedhur diçka nga dritarja.

“Malli” nuk ka qenë gjë tjetër veçse 20 kilogram heroinë e presuar në ndarje njëkilogramëshe dhe dy pistolera tip Zastave e Bereta.

Dy personat e ndaluar quhen Ylli Ibrahimi, 25vjeç nga Miloti dhe Shkëlqim Konçi, 26 vjeç nga Tirana, i cili sipas komunikatës së policisë kishte punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Deri vonë asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ketë lidhje me mallin, megjithëse sipas të dërguarit të Prokurorisë së Përgjithshme, ekzistojnë të gjitha provat për arrestimin e tyre.

Lajmi i arrestimit të “Çimit” ka mbërritur menjëherë në Tiranë e të njohurit e tij janë vënë në lëvizje. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ministria e Rendit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Shefi i antidrogës dhe shefi i sektorit kundër krimit të organizuar bashkë me specialistë të tjerë kanë udhëtuar me helikopter drejt veriut. Jo vetëm për sasinë e mallit të kapur, por sigurisht edhe për emrin e personit të arrestuar.

Në celularin personal të tij ekspertët kanë gjetur numra “të çuditshëm”. Pa llogaritur njerëz të administratës e persona të tjerë të njohur, dy numra kanë bërë më tepër përshtypje. Njëri i emëruar Kryeministria dhe tjetrin nën emrin e një funksionari të Policisë së kryeqytetit.

Menjëherë kanë nisur hetimet për lidhjet e mundshme, por informacioni i marrë nga njerëzit që merren me këto veprime ka qenë tepër i rezervuar.

Implikimi i personave të njohur duket se u ka hapur tepër punë hetuesve, të cilët kanë nguruar të japin të dhëna të tjera.

Dyshohet se sasia e heroinës së zbuluar, e një cilësie tepër të lartë nuk kalonte për herë të parë në rrugën Kukës-Morinë. Hetime të bëra më parë duket se kishin arritur të siguronin një vizion të qartë për kanalin e hapur nga Shqipëria drejt Kosovës.

Pjesë e kësaj ndjekjeje ka qenë edhe fuoristrada që mbante targën e policisë e që brenda kishte edhe një të dytë TR 1385H.

Nuk dihet ende sesi targa e policisë ka përfunduar në duart e dy trafikantëve. Dje janë dhënë disa variante pronësie të saj, nga kamionë të Ministrisë e deri në komisariatin e Pogradecit, pa nguruar të shtohet se është një targë e vjedhur, por ende nuk është dhënë autorësia e vërtetë./Pamfleti

Kur shoferi i Monikës kapej me 20 kile heroinë dhe Ilir Meta bashkohet me Berishën e shkarkojnë Kryeprokurorin Read More »

Nuk po dimë çfarë të veshim: Ja si do të jetë koha javën e parë të Tetorit

Muaji që po lëmë pas, ka qenë një ndërthurje e temperaturave të larta me ato mesatare. Në javët e para të shtatorit u hasëm me temperatura jo normale për stinën e vjeshtës, pasi temperaturat shkuan deri në 36 Gradë Celsius. Megjithatë këtë javë ato zbritën duke bërë një ndryshim drastik temperaturash. Menjëherë njerëzit nxorën rrobat e vjeshtës dhe çadrën e bënë aksesor të përditshëm.

Për javën e parë të tetorit nuk do të ketë ndryshim të theksuar temperaturash dhe moti do të jetë thuajse i njëjtë. Sipas “Meteoalb” në ditët në vazhdim temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 Gradë ndërsa ato minimale në 15 Gradë.

Dielli do të jetë i pranishëm në disa pjesë të ditës dhe lajmi i mirë është se nuk do të ketë reshje shiu.

Nuk po dimë çfarë të veshim: Ja si do të jetë koha javën e parë të Tetorit Read More »

Artan Hoxha rrëfen takimin me 25-vjeçaren dhe shpërthen në kritika: Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën!

Artan Hoxha ka publikuar një shkrim ku bënte me dije bisedën e tij të fundit me Xhisielë, duke argumentuar së në këtë histori më shumë po dëmtohet ajo, pasi po përdoret.

“Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën.  Dhimbja e Xhisielës sa vjen e shtohet. Ndërsa turma amorfe militantësh politik i qajnë hallin policit që sapo rroku në duar si një trofe të çmuar tragjedinë e vajzes, nxitoi ta shiste të hienat politike për të përfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, që bëjnë sikur u pikon zemra për Xhisielkn, që çirren dhe bërtasin kundër njeri-tjetrit, janë duke e perdhunuar prej 30 vitesh këtë popull, nga mëngjesi ne mbremje, herë me radëe, e herë të gjithe bashkë”, shkruan Hoxha.

Reagimi i plotë i tij:

Po Xhisiela?!!!

Dje, pasdite kam folur përseri me Xhisielën, vajzën 25- vjeçare e cila vazhdon të masakrohet barbarisht çdo ditë, çdo ore, cdo minutë.

Dje, ishte më shqetësuar se asnjëherë tjetër gjatë këtyre 10 javëve. Si t’ia bëj? – tha .Çfare duhet te bëj për të shpetuar nga ky tmerr që nuk ka fund?! Si mund t’u them njerëzve te ketij vendi se çfare po vuaj, çfare po përjetoj? Une thjeshte kërkoj drejtesi për ate që ka ndodhur dhe qetësi per familjen time. Si mund t’u them, boll luajtet duke përdorur emrin dhe fatkeqesine time si flamur beteje herë ngjyre blu dhe here te kuq. Si t’u them, boll me këtë histeri hipokrizie”….

Kam folur me të çdo dite që nga momenti kur historia e saj u kthye në një sport kombetar per te përfituar kush te mundet. Jane sulur si një lukuni cakenjsh dhe hienash, që ushqehen me kerma, me vetem nje qellim të mos dalin pa perfituar diçka nga kjo tragjedi. Duan patjetër ta lidhin historine e saj me politikën.

Kam parë kryeministra dhe ish-kryeministra, presidente, ish-presidente dhe gra presidentesh, kryetare partish ne pushtet dhe kryetar partish ne opozite, shoqeri militantesh, shoqeri civile, shoqeri facebook-u e shoqeri ish-policesh azilante, gra te angazhuara djathtas dhe të angazhuara majtas, te gjithe pa perjashtim, po aludojne e qajnë me lot krokodili.. kur vajza eshte aty, deshmi e gjalle! Nuk ja ka mbathur! Nuk shkon askush ta pyes si ndihet! Si e perjeton tere kete zhurme, gjithe keto akuza e kunder- akuza! Do te flase por nuk e degjon kush. Sepse askush nuk do me ta degjoje, secili ka tashme ate qe i duhet per te folur si ti doje qejfi.

Ia ka mbathur nga syte këmbet oficeri i policise gjyqesore që duhej ta mbronte, qe duhej t’i ofronte siguri per jeten dhe familjen.  Oficeri qe në vend te hetonte ngjarjen dhe dononcimin e vajzes, beri te kunderten.  Ai njoftoi fillimisht te afërmit e autorit dhe i ftoi ata per nje kafe “pune” ne një lokal ne kryeqytet, dhe pasi nuk e kapi “pazarin” me ta, i nisi një nga ato anonimet qytetarit digital.

Qe aty historia mori tjetër rrjedhe.  Supermakina e trillimeve per shantazh politik e kishte gati skemen.

Publikon historine ne facebook-un e “gjyshit digital” i cili e di vetë si e rregullon historine shton fakte për perfitime politike. Oficeri qe duhej te mbronte viktimen nga horrlleku dhe maskaralleku i djalit te deputetit, dekonspiron hetimin dhe nis te trilloje nje histori ku nga mbrojtesi i viktimes kalon vet ne rolin e viktimes. Ja ku qepet me se miri nje histori fantastike per te perfituar azil por dhe kredo politike. U planifikua arratisja spektakolare duke care kufirin me Kosoves kacakshe neper pyll. Njeriu i ligjit qe kishte punuar 6 vite ne mbulim dhe studionte ne Akademine e Sigurise me financimin e taksapaguesve shqiptare, vendosi te zgjidh hallin e tij.

la vajzen te vetme pa mbrojtje atje ne fshatin e saj ne Zeze, u dergoi nje letër bakalli autoriteteve dhe pa u thare mire boja, ne të njejten dite(14/09/2018) largohet per kesmet.

Gazetaret qe duhet te shkojne te qëmtojne faktet, te verifikojne çfare ka ndodhur, te degjojne dhe intervistojne, OPGJ-te e arratisur dhe oficeret qe jane ende ne vend,te pyesin deshmitaret dhe te shkelin ne terren, ne Fushe Kruje, Kruje, Durrës, Nikel e Zeze, mjaftohen me rrefimet e “betejave te lavdishme” qe u tregojne vellezerit polic per agjentet e “paepur” ne mbulim, me krimin e organizuar(se ku kane ndodhur keto beteja dhe se ke organizate te madhe kaëe goditur keta fare heronjsh, një zot e di. Ndërkohe, ata boset e vertete te krimit te organizuar, jane duke bredhur te lirë larte e poshte, jane duke vrare ne Shkoder, Elbasan, Lushnje e duke zhdukur pa lene gjurme me shume se nje dyzine me njerez ne Vlore).

Ndersa Shqiperia zjen prej kater ditesh se “qeveria mbron djalin dhunues te deputetit socialist” dhe nje taborr me deputet te saj, opozita ulerin per revolucion dhe permbysje me dhune.  Një komedi e turpshme politike ndertuar mbi nje tragjedi personale.

Të gjithe, bertasin, shajne, ulerijne, por askujt si behet me vone si ndihet Xhisiela, nga perdorimi qe i beri politika historise se saj. Pse e lane vetem qe ne fillim?

Që diten e pare kur e kam mesuar kete histori ne fund korrikun e ketij viti jam perpjekur ti vi nje ndihme nje vajze te traumatizuar, me te cilen po abuzonin te gjithe, qe nga policet qe duhej ta mbronin e deri atje larte ne maje te Olimpit ku rrine perendite politike te ketij vendi.

Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën.  Dhimbja e Xhisieles sa vjen e shtohet.

Ndërsa turma amorfe militantesh politik i qajne hallin policit qe sapo rroku ne duar si nje trofe te cmuar tragjedine e vajzes, nxitoi ta shiste te hienat politike per te perfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, qe bejne sikur u pikon zemra per Xhisielen, qe cirren dhe bertasin kunder njeri-tjetrit, jane duke e perdhunuar prej 30 vitesh kete popull, nga mengjesi ne mbremje, here me radhe, e herë te gjithe bashke.

Artan Hoxha rrëfen takimin me 25-vjeçaren dhe shpërthen në kritika: Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielën! Read More »