Aktualitet

Nga Shkodra jepet alarmi: Janë 4 mijë persona që…

Të paktën 4 mijë persona janë vrarë në Shqipëri vetëm për shkak të pakënaqësive nga vendimet që kanë dhënë gjykatat shqiptare. Këto shifra alarmante i jep Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit pas një takimi në Shkodër.

Kreu i këtij komiteti Gjin Marku tha se aktualisht në këto 25 vitet e fundit janë të 600 mijë procese gjyqësore që nuk kanë gjetur një zgjidhje sa i përrket personave që kanë qenë në konflikt apo familjeve në konflikt.

Në këtë mënyrë thotë kreu Marku gjykatat janë bërë faktori kryesor sepse duke mohuar drejtësinë kanë përkeqësuar situatën në konflikt duke shkaktuar 4 mijë viktima, që të gjithë të vrarë nga dora e njeriut. Në gjithë keto vite sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar duke bërë që sipas Komitetit të Pajtimit në 600 mijë procese gjyqësore asnjë të mos përfundojë më shtërngim duarsh dhe paqe mes familjrve. Ndryshe nga gjykatat vijoi Marku Komiteti i Pajtimit ka negociuar në 900 mijë raste duke bërë që të gjitha të perfundojnë me paqe dhe vëllazëri mes atyre që kishin konflikte.

Duke parë këtë situatë tashmë Komiteti i Pajtimit i ka bërë të gjitha institucioneve dhe krerëve më të lartë të shtetit një shkresë zyrtare duke i propozuar që në procesin e reformës në drejtësi gjatë ngritjes së strukturave që do vënë në zbatim këtë reformë të përfshihen edhe misionarët e pajtimit duke parë suksesin e tyre në pajtimin dhe shuarjen e konflikteve në shumë familje shqitare./Shkodranews

Nga Shkodra jepet alarmi: Janë 4 mijë persona që… Read More »

Kush është bukuroshja nga Vlora, e gatshme për luftë

Ishin plot 1 mijë efektivëve, pjesëmarrës në stërvitjen Biza 18, nën monitorimin e NATO. Bëhet fjalë për një grup batalioni të Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare, që u çertifikua si i gatshëm për luftim.

Vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka publikoi fotot duke theksuar se “ata e bënë vendin krenarë duke na renditur si të barabartë mes të barabartëve”.

Por mes fotove spikati ajo e një ushtarakeje, që shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, Facebook dhe Insagram.
Bëhet fjalë për bukuroshen nga Vlora, Sidorela Imamaj.

42903835_1817352898300422_4988332483960373248_n42903835_1817352898300422_4988332483960373248_n

Kush është bukuroshja nga Vlora, e gatshme për luftë Read More »

Maqedonia sot voton për emrin e ri

Ditën e sotme qytetarët maqedonas do të votojnë në referendumin mbi emrin e Maqedonisë.Sipas mediave vendase, të drejtë vote ka çdo kush që është i regjistruar në certifikatën e Listës Zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.

Votimi në referendum ka filluar në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00.Qendrave të votimit pritet t’i afrohen mbi 1.8 milionë qytetarë, të cilët do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?Gjatë negociatave me Greqinë, dy vendet vendosën mbi përdorimin e termit Republika e Maqedonisë së Veriut, term ky i kundërshtuar nga ana e presidentit George Ivanov.

Maqedonia sot voton për emrin e ri Read More »

Stërvitja “Albania Lion/Biza 2018”, NATO certifikon 1 mijë ushtarakë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë prej ditës së sotme kanë pjesë të tyre një grup batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar kjo sipas standardeve të NATO-s. Në fund të stërvitjes një javore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si “Combat Ready” (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj në përfundim të stërvitjes tha se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve.

“Certifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), “I gatshëm për luftë” shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n”, – theksoi më tej ministrja Xhaçka.

Ndërsa ka përgëzuar Forcat e Armatosura për arritje, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizimi i plotë strukturave të FA.

“Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime atje ku të tjerët e kanë të pamundur. Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Falë këtij shembulli që ju keni vendosur, të rinjtë dhe të rejat që do të zgjedhin Forcat tona të Armatosura dhe që do t’i bashkohen shumë shpejt shkollës së NATO-s, do të kenë shumë më tepër arsye për t’u afruar e shumë më tepër hapësira për të ngjitur shkallët e karrierës së profesioneve të ndryshme në Forcat e Armatosura njësoj si kolegët tanë të Aleancës. Falë shembullit dhe kontributit tuaj, nga sot, simboli i shqiponjës në uniformat tona do të jetë edhe më prezent edhe më shpresëdhënës për të gjithë”, – iu drejtua ministrja efektivëve të pranishëm  në aktivitetin masiv në Bizë.

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18” iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

Stërvitja “Albania Lion/Biza 2018”, NATO certifikon 1 mijë ushtarakë Read More »

Arrestohet zyrtari i policisë në Fier, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet shefi i stacionit të policisë së Patosit Flamur Veliu. Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme në Fier nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Flamur Veliu u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas të dhënave, Veliu përplasi disa mjete të parkuara në hyrje të qytetit të Fierit.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale dhe ka referuar materialet në prokurori për rastin në fjalë.

Arrestohet zyrtari i policisë në Fier, ja për çfarë akuzohet Read More »

Denoncohet skandali, ja cfarë do të bëjë Rama me vajzën e dhunuar në Fushë-Krujë

Xhisela Maloku nga Fushë-Kruja e denoncuar si viktëm e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Raja, pritet të dalë sërish para publikut për të folur për ngjarjen. Sipas kreut të grupit parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili këtë gjë do ta bëjë vetë Rama.

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Maskarenjtë e qeverisë e dhunuan Xhisielen dhe duan ta nxjerrin në konference për shtyp për të mbrojtur dhunuesit dhe kriminelet. Qeveria do të nxjerre Xhiselen në konferencë për shtyp duke e dhunuar serish.

Pasi dhuna e ndyrë fizike dhe psikologjike ndaj saj është provuar botërisht, maskarenjtë duan të fshehin gjurmët, tu hedhin hi syve qytetarëve dhe mbi të gjitha: TE DEVIJOJNE VEMENDJEN NGA SJELLJA KRIMINALE E POLICISE, që e la pa mbrojtje vajzën, mbrojti kriminelet, braktisi oficerin Nuhu dhe mbylli çeshtjen. Emiljano Nuhun pasi e kërcenuan me vdekje kriminelët, dje të njëjtin kërcenim bëri edhe kryeministri zhabe, duke u bërë edhe ai vetë pjesë në krim. Bejnë gjithshka për të mbrojtur turpin dhe gjestin e felliqur të deputeteve.

Nxjerrja e Xhensiles në konferencë për shtyp është vetëdemaskimi i kryeministrit dhe qeverisë ne hall të madh, si dhe të bërë njësh me kriminelët dhe instrument i verbër në duart e tyre. Nxjerrja e Xhensiles në konferencë për shtyp në vend të vënies së maskarenjve përpara drejtësisë është provë se maskarenjtë qeverisin dhe për këtë arsye këta maskarenj duhet të trajtohen nga populli si të tillë.

Denoncohet skandali, ja cfarë do të bëjë Rama me vajzën e dhunuar në Fushë-Krujë Read More »

“Çmendet” presidenti grek, kërcënon Shqipërinë: Hiqni dorë nga pretendimet për Çamërinë, për ndryshe…

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka bërë një deklaratë të fortë kundër Shqipërisë sa i takon çështjes çame. Sipas tij, Shqipëria duhet të heqë dorë nga pretendimet për çamët pasi në të kundërt, Greqia do të pengojë integrimin e saj në BE.

Me një deklaratë të fortë dhe jashtë kornizave diplomatike, Presidenti grek ka akuzuar Shqipërinë se mbështet çështjen çame, për të cilën, sipas tij, duhet të pranojë disa të vërteta historike që ata ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.

Pavllopullos kërcënoi se nëse Shqipëria dëshiron mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj europiane, atëherë duhet të pranojë të vërtetën historike lidhur me çështjen çame, dhe e vërteta është se Shqipëria mbështet bashkëpunëtorët e nazisteve.

Deklarata e presidentit grek u bë gjatë ceremonive përkujtimore në Paramthia, ku sipas grekëve, ata u bashkuan me nazistët dhe ekzekutuan 49 banorë të zonës, në operacionet e spastrimit të kryera prej ushtrisë gjermane në 29 shtator 1943.

Deklaratat e Pavlopulos, pikërisht në momentin e finalizimit të dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për një sërë çështjesh mes dy vendeve, duket se do të hapin një kapitull të ri që mund të reflektojnë edhe ne shtyrjen e firmosjes së një marrëveshje midis dy vendeve.

Ndonëse palët kanë dakortësuar qëndrimet për pothuaj gjithë çështjet që shqetësojnë në marrëdhëniet dypalëshe, siç është ajo e detit, abrogimi i ligjit të luftës, çështjet e njohjes se patentave, tekstet shkollore, çështjet e monitorimit të krizave, bashkëpunimit për vijën kufitare, çështjet e minoriteteve, pak muaj më parë Top Channel ka zbuluar se pala greke nuk pranon në asnjë mënyrë të diskutoje çështjen çame, duke e venë atë si kusht për vazhdimin e negociatave mes dy vendeve.

“Çmendet” presidenti grek, kërcënon Shqipërinë: Hiqni dorë nga pretendimet për Çamërinë, për ndryshe… Read More »

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh

Edhe pse temperaturat këtë fund shtatori kanë rënë ndjeshëm, zjarrvëniet e qëllimshme janë kthyer në një problem.

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Zjarri ka dalur jashtl kontrollit dhe ka përfunduar në rrugë, nga  ku një makinë është përfshirë nga flakët.

SHIKONI VIDEON KETU

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh Read More »