Aktualitet

Banka shqiptare mashtron klientin, 3 punonjëse i marrin milionat për biznesmenin

Një biznesmen dhe tre punonjëse të një banke të nivelit të dytë, akuzohen nga prokuroria se përmes mashtrimit i zhvatën shtetasit Ardian D., shumën prej 740 milionë lekësh të vjetra.

Nën akuzë për mashtrim janë vënë biznesmeni Lefter Sulkaj dhe punonjëset e bankës, Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi të cilat dyshohen se duke shfrytëzuar besimin e klientit D. e kanë bindur këtë të fundit të hedhë në llogarinë e shoqërisë Sulkaj, shumën e majme.

D. i kishte depozituar paratë në një llogari në bankë dhe duke i besuar punonjësve të saj, ka pranuar ti kalojë lekët në llogarinë e kompanisë Sulkaj.

Prokuroria i akuzon tri punonjëset e bankës, se kanë vepruar për llogari të biznesmenit Sulkaj dhe e kanë bindur D. se ai ka mundësi për t’ia kthyer paratë, pasi kryen transaksione të mëdha bankare, shkruan BW.

Në dosje thuhet se D. ka mundur të marrë mbrapsht vetëm shumën prej rreth 15 milionë lekësh.
Organi i akuzës padit edhe bankën për mashtrim, pasi ka dyshime se ka shkelur manualin, duke mos mbrojtur interesat e klientëve.

Banka shqiptare mashtron klientin, 3 punonjëse i marrin milionat për biznesmenin Read More »

Kryetari i Bashkisë në Familjen e Lefter Stefajt, Leli: shumë shpejt do të kenë një banesë të re/Video

Prej vitesh jetojne ne kete banese.ku mungojne te gjitha kushtet per te bere nje jetese normale.ky eshte fati i familjes te Lefter Stefajt ne fshatin Dellinje te Vlores.

Nje familje prej kater antaresh.jane detyruar te jetojne ne kete shtepi,ku nuk ka asnje dallim nese je brenda apo jashte,pasi shtepia eshte e renuar, e sikur mos mjaftonte kjo edhe te ardhurat mungojne. Kete te hene familja Stefaj eshte vizituar nga Kreu i Bashkise Dritan Leli,i shoqeruar nga kryetarja e keshillit bashkiak Vojsava Shkurtaj,nga administratori i kompanise Erzeni Ritvan Begaj si dhe kreu i njesise administrative Kanan Shakaj.pasi ka pare kushtet e baneses Kryebashkiaku Leli  i ka dhene familjes Stefaj lajmin se do te kene nje shtepi te re.Nje apel ju ka drejtuar dhe banoreve te fshatit e jo vetem te ndihmojne mesa munden familjet ne nevoje,mes tyre dhe familjen Stefaj.Familje e cila deri sa te perfundoje rindertimi i baneses do te qendrojne ne nje banese tjeter me qira te cilen do ta paguaje Bashkia ka bere me dije Kryebashkiaku Leli.

Per rindertimin e shtepise te familjes se Lefter Stefajt jane ofruar kompania Erzen si dhe nje shtetase shqiptare me banim ne itali, tre prej antareve te familjes Stefaj,Lefteri,bashkeshortja dhe njera prej vajzave do te zhvendosen ne nje banese me qira deri ne perfundim te baneses se re,nderkohe qe njera prej vajzave studion ne shkollen Industriale dhe eshte strehuar tashme tha Leli.

Kryetari i Bashkisë në Familjen e Lefter Stefajt, Leli: shumë shpejt do të kenë një banesë të re/Video Read More »

Njerëzit mblidhen para Kryeministrisë kërkojnë të ikë Rama

Qindra njerëz janë mbledhur tek Kryeministria në Tiranë
Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti të PS-së dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.

“Liria e dinjiteti na kanë mbledhur sot këtu. Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve. Politika në vend është kthyer në armikun kryesor të qytetarëve. Protesta e sotme është e pavarur nga partitë”, u shprehën protestuesit

Njerëzit mblidhen para Kryeministrisë kërkojnë të ikë Rama Read More »

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë

Një tjetër tërmet në Shqipëri. Pas atij të paradites, janë ndjerë lëkundje të tjera në qendrën e vendit.

Sipas të dhënave nga IGJEUM por edhe qendra europiane tërmeti ka rënë në orën 17:09 me epiqendër 9.6 kilometër në jugperëndim të Tiranës ose në rrugën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Mumajes.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 29 kilometër.

Ndërkohë një tërmet tjetër ra në orën 10:39 të paradites së sotme, me epiqendër në Lalëz dhe me magnitudë 3.1.

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë Read More »

Xhisiela nuk ‘fshihet’ më, del me zë dhe figurë/Foto/Video

Xhisiela Maloku nuk “fshihet” më. Vajza e dhunuar nga djali i deputetit të PS Rrexhep Rraja del sonte me zë dhe figurë për të folur në emisionin e Eni Vasilit, “Open” në Top Channel.

Eni Vasili ka publikuar videon me fytyrën e vajzës dhe paralajmëron daljen e bujshme.

“Asnjë oficer policie nuk duhet të favorizojë asnjërën palë”, thotë Xhisiela në video-rrëfim ndërsa ngre pyetjen:“Kur ekspertiza ime është bërë 2 muaj më parë pse duhet të shkoj më datë 25”?!

“Mbrëmjen e sotme, në një rrëfim ekskluziv, Xhisiela Maloku do të flasë në “Open” me Eni Vasilin. Të thënat dhe të pa thënat e vajzës që i tronditi të gjithë. Arrestimi i Rexhep Rrahjës, misteret e ngjarjes dhe pikëpyetjet e hetimit.Sonte, ora 21:00, në Top Channel, në “Open”, shkruan Eni Vasili.

Xhisiela nuk ‘fshihet’ më, del me zë dhe figurë/Foto/Video Read More »

Ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme

Inspektoriati i Peshkimit ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme.

Aksioni është shoqëruar me tensione pasi peshkatarët e paligjshëm tentojnë të mbrojnë me forcë varkat e tyre.

Megjithëse peshkatarët kanë bërë rezistencë, inspektorët kanë bllokuar gjatë paradites së sotme 2 varka.Gjatë këtij aksioni në total janë sekuestruar 11 varka

Ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme Read More »

Të gjithë mund të kontribuojnë në luftën kundër varfërisë

A e dini se një botë pa varfëri është e mundur e mbi të gjitha, që mund te kontribuosh ti vetë për ta bërë të mundur?

Shqipëria është angazhuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të cilat mund ta bëjnë botën një vend më të mirë brenda vetëm pak viteve. Disa veprime të vogla të përditshme mund te japin një ndikim të madh në shoqëri.

Por, çfarë mund të besh ti personalisht për të ndikuar në zhdukjen e varfërisë?

Së pari, e ke në dorë ti që të dhurosh ato që nuk përdor(rroba etj). Së dyti, të ndihmosh dikë në nevojë, të blesh edhe frutat e perimet që nuk duken “bukur” (pra perime e fruta jo shumë të shtrenjta. Kjo do të thotë që secili ka në dorë të kontribuojë në zbehjen e fenomenit të varfërisë. Organizata ndërkombëtare që operon në drejtim të të drejtave të grave por jo vetëm, “Un Women” ka publikuar një video ku jepen disa mënyra sesi mund të kontribuojë secili për të ndihmuar njerëzit në nevojë./atsh

https://www.facebook.com/UnitedNationsAlbania/videos/479845232511464/?t=0

Të gjithë mund të kontribuojnë në luftën kundër varfërisë Read More »

Kontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 64 shtetas

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë gjatë javës së kaluar në vijim të punën për goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve ka proceduar penalisht 64 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë, nga këta 17 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 3 shtetas janë ndaluar pasi ishin në kërkim, 40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, 4 shtetas janë shpallur në kërkim, janë plotësuar 5 Kërkesë – Padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, si dhe janë vendosur 340 Masa Administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë .

“Në zbatim të plan masave, për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të fushës narkotike, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me forcat operacionale FNSH, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në rrugë, ambiente të ndryshme si lokale nate, lloto sporti etj, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë – Himarë, Sarandë, Delvinë”, thekson policia e Vlorës.

Policia bën të ditur se në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë./atsh

Kontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 64 shtetas Read More »