Aktualitet

Eni Vasili zbulon prapaskenat e intervistës me Xhisielën: Gjatë gjithë ditës i bënë presion për…

“Gjatë gjithë intervistës për emisionin ‘Open’ Xhisiela kërkonte të tërhiqej“. Kështu u shpreh gazetarja Eni Vasili teksa ka treguar kalvarin dhe prapaskenat e intervistës me Xhisiela Malokun. “Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. I kam dhënë mundësinë që të mos transmetonim intervistën dhe të vinte live në emision.

Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon. Dëshmoj që jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale për të gjetur të vërteta dhe i kam bërë disa pyetje që askush s’ia ka bërë. Dëshmoj këtu me gjithë 20 vitet e mia të karrierës që gjithçka që u transmetua është e vërtetë. Bashkë me Anilën vajtëm të pyesim me vullnet të lirë, ashtu sikurse është pyetur edhe në intervistë. I ushtruan presion që të tërhiqte intervistën, por ne nuk u tërhoqëm duke pasur bindje se publiku do t’i kuptonte ato që tha Xhisiela. Unë i kam thënë që për çdo gjë Xhisiela të ketë nevojë në çdo moment për çfarëdolloj gjëje ka numrin tim të telefonit. Xhisiela kurdo që ke nevojë numrin tim e ke”, u shpreh gazetarja Eni Vasili.

Eni Vasili zbulon prapaskenat e intervistës me Xhisielën: Gjatë gjithë ditës i bënë presion për… Read More »

Partia Demokratike: Tmerr në ç’vend jetojmë! Madje e detyrojnë të fajësojë veten

Xhisiela Maloku është sot në qendër të vëmendjes të opinionit publik, duke u shfaqur tashmë me figurë dhe zë në disa nga emisionet më të ndjekura televizive. Xhisiela Maloku ka mohuar veten e saj pasi ndryshe nga denoncimi ne polici, në rrëfimin në media ajo mohon se është dhunuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e PD, nëpërmjet Albana Vokshit. Sipas saj kriminelët, po e detyrojnë vajzën të fajësojë veten.

“Tmerr!!

Në c’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.

Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të”,shkruhet në reagimin e Vokshit.

Anila Hoxha gazetarja e cila shoqëroi Eni Vasilin për intevistën me Xhisiela Malokun, kur Vasili pyeti në e beson versionin e Xhisielës, i tha:

“Ne ishim bashkë për këtë intervistë. Kur e pyetëm me çfarë erdhe te ne për intervistën (intervista u bë në Durrës) ajo tha erdha me taksi! Por ne e pamë dhe duhet t’ja themi të gjitha publikut. Xhisiela nuk erdhi me taksi. Erdhi me makinë dhe me të ishin një grup personash. Apo jo?! Madje ne të dyja nisëm të shqetesoheshim në kishte shkuar mirë në shtëpi”, tha Anila Hoxha.

Partia Demokratike: Tmerr në ç’vend jetojmë! Madje e detyrojnë të fajësojë veten Read More »

Gazetarja e irrituar largohet nga protesta për Xhisielën: Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta?!

Shoqatat për mbrojtjen e grave dhe shoqëria kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë pasditen e sotme pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut. Por prania e politikanëve opozitarë ka irrituar gazetaren Edlira Gjoni. Sipas Gjonit, ajo kishte shkuar, por ishte detyruar të largohej më pas pasi aty kishte burra e gra nga parlamenti, të cilët duan ta përdorin dhunën me çdo formë.

“Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë”, shkruan ndër të tjera gazetarja.

REAGIMI I PLOTË:

Shkova në protestë për dhunën ndaj një vajze dhe turpin e manipulimeve me të. Ika nga protesta se ishte mbushur me burra e gra parlamenti që edhe dhunën duan ta përdorin me çdo formë! Jo dhunës! Joooo PD-së e LSI-së në protestë!

As të jemi frymorë s’na lini!

Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë???

Politika është dhunë! Kjo e jona. Ndaj, po e lë pas me hallet e veta!

Gazetarja e irrituar largohet nga protesta për Xhisielën: Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta?! Read More »

“Nuk më pëlqeu”, Xhisiela për Çitozin: Çfarë ndodhi në komisariat

Xhisiela Maloku, në rrëfimin e saj për Open me gazetaren Eni Vasili, deklaroi se nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e oficerit të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Fushë-Krujës, Gentian Çitozi.

“Nuk më pëlqeu sjellja e tij. Nuk m’u duk i përshtatshëm. Shprehte mendimet e tij, por unë nuk u ndikova. Më thonte që mirë po bëja që po e tërhiqja dëshminë. Nuk më pëlqeu mënyra se si fliste, por nuk më kujtohet mirë çfarë thonte pas gjithë këtyre gjërave që ndodhën. Unë mendoj se një oficer policie nuk ka pse të favorizojë asnjë palë. Nuk më kujtohet se çfarë thonte, por thjesht favorizonte”, shprehet Xhisiela.

“Pasi dola nga komisariati, shkova te halla që e kam shumë afër, dy minuta larg komisariatit. Të nesërmen shkova që ta denoncoja prapë Rexhepin pasi u pendova që tërhoqa dëshminë. Më drejtuan për në SHKB-në e Durrësit. Denoncova Çitozin, jo Rexhepin sepse duheshin arsyet dhe i thashë që kam qenë e kërcënuar. Pasi dhashë këtë dëshmi, është thirrur Rexhepi. Ai kishte ikur përsëri në Sarandë dhe kjo është arsyeja pse unë shkova për ta ribërë kallëzimin. Inati dhe xhelozia ishin arsyet që shkova në SHKB-në e Durrësit. Kam thënë që jam kërcënuar nga Rexhepi dhe dy kushërinjtë e tij brenda komisariatit, por nuk është e vërtetë. E përsëris, dëshminë e rreme e dhashë nga inati”, tregon Xhisiela në Open.

Më tej, ajo tregon se Emiliano Nuhu ka trilluar: “Pas një jave takova Emiliano Nuhun, ku dhashë dëshmi. Jemi takuar në Prokurorinë e Krujës, ku isha thirrur për t’u marrë në pyetje. Të nesërmen e takova në Komisariatin e Krujës. Ai po më bënte pyetje jashtë hetimi, pse ata janë të lidhur me krimin e kështu gjërash. Më thonte që të mos kisha frikë dhe se do t’i shkatërronte ata. Të nesërmen, në policinë e Fushë-Krujës, kam dhënë dëshmi tjetër. Dua që t’i shikoj të gjitha ato dëshmitë, pasi dëshmia ime nuk është aq e gjatë. Unë nuk kam thënë që kanë ardhur në shtëpi të më marrin. Nuk e di se ku e ka marrë dëshminë Emiliano, ashtu si nuk e di ku i ka gjetur të gjitha trillimet e tjera. Të nesërmen pashë që isha përdhunuar. I thashë Emilianos që nuk dua ta vazhdoj më këtë histori sepse erdha me besim në polici. I thashë që doja ta tërhiqja dëshminë dhe çështja të mbyllej. Mora përsipër edhe që të hyja në burg për dëshmi të rreme”

Kur Xhisiela u pyet a po e kërcënonte njeri, ajo u përgjigj: “Jo, absolutisht. Jam 100% e sigurtë. Po të isha kërcënuar, do të kisha kërkuar azil, siç bëri Emiliano me emrin tim. Nuk trembem për jetën time, as të motrës sime dhe as të mamasë sime. Presionin e madh ma ka bërë media, më ka përdorur më shumë politika. Nuk kanë të drejtë të nxjerrin banesën ku jetoj e të më vijnë në shtëpi. Gabimi im është që kam bërë këto deklarata, ndërsa të tjerët nuk po shqetësohen për mua. Mund të më mbështesni psikologjikisht”.

“Nuk më pëlqeu”, Xhisiela për Çitozin: Çfarë ndodhi në komisariat Read More »

“Jam djegur vetë me cigare, Rexhepi më ka qëlluar një herë”, dëshmia e Xhisielës

Xhisiela Maloku ka folur sot për lidhjen e saj me djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja, ndarjen dhe akuzat për dhunë në emisionin”Hapur” në Top Channel.

Xhisiela ka treguar fillimet e lidhjes së saj që në shkollë të mesme me Rexhep Rrajën. Ajo thotë se nga ai ka marrë vetëm një shuplakë dhe se me cigare është dhegur vetë. Madje deklaron se dhe Rexhepi ka shenja, sepse nga stresi digjnin veten kur bënin debate. Qartë dhe dukshëm Xhisiela dukej se ishte nën kërcënim dhe në këtë përfundim kanë dalë dhe të ftuarit në emision, pjesë e tyre dhe gazetarja Anila Hoxha që ka qenë e pranishme gjatë intervistës.

Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë nga xhelozia sepse Rexhepi kishte shkuar me një vajzë për pushime.

E ke ndjerë mungesën e babait?
Shumë, në çdo moment.

Ka pasur një figurë që e ka zëvendësuar?
Po dajat kanë qenë pranë meje por babain s’ta zëvendëson askush.

A do kishte qenë jeta jote ndryshe me babain pranë?
Po, absolutisht po.

Me kë jeton?
Me mamin, motrën e gjyshërit.

Si është jeta e fshatit?
Nuk kam ndenjur aty, se kam bërë shumë jetën e fshatit, më shumë me fjet në shtëpi se kam qenë në shkollë.

A është e vështirë të jetosh në fshat?
po normalisht që është e vështirë sepse gjëra e parë është mentaliteti. Është mentalitet shumë i mbyllur. Vjen dhe nga meshkujt dhe nga femrat.

Mendoni që një femër në Nikël apo në Zezë jeton e paragjykuar?
Unë jam paragjykuar por kam jetuar për veten.

Ke qenë e lirë në zgjedhjet e tua?
Po, s’më ka interesuar mentaliteti. E di që do flasin por s’ka qenë pengesë për mua.

Kë do më fortë?
Motrën.

Pse?
Çdo gjë që kam me të e ndaj. Rrimë kudo bashkë.

Çfarë do doje të ndryshoje?
Do doja të ndryshoja mentalitetin.

Ke pasur gjithmonë këtë peshë trupore? Më dukesh shumë e dobët?
Jo s’kam qenë kaq. Kam rënë 12 kg nga stresi që kur dola në media.

Si e njohe Rexhepin?
E kam njohur në shkollë. Kemi qenë në gjimnaz. Aty jemi lidhur, kemi qenë 17 vjeç. Në vitin 2012.

Ka qenë dashuri me shikim të parë?
Jo jemi njohur. Kemi qenë dhe në 9-vjeçare.

Kush e bëri hapin e parë?
Ai.

Si të propozoi?
Nuk e mbaj mend.

Ti ke vazhduar studimet e larta, të ka mbështetur ai?
Po më ka mbështetur.

Pse po e vazhdon kaq vonë masterin?
Doja të pushoja dhe e fillova tani.

Çfarë kanë qenë këto vite me Rexhepin?
Kemi qenë shumë mirë. Kemi pasur dhe debate por jo gjë tjetër. Nuk ka pasur dhunë, më shumë kemi pasur debate verbale. Arsye xhelozie, mospërputhje mendimesh.

Keni pasur hyrje familjare?
Jo, jo nuk kemi pasur.

Si erdhi ndarja?
Erdhi pa kuptim. Kishim 3 muaj që nuk ishim dakord me gjërat e njeri-tjetri. Erdhi me kërkesë të Rexhepit.

Ku keni qenë?
Kemi folur në telefon.

Si u ndjeve?
Normalisht që u ndjeva shumë keq. Nuk po e besoja dot.

Jeni takuar pas këtij momenti?
Po jemi takuar. Jemi takuar për t’u sqaruar. Unë i thosha pse jemi ndarë. Ai thoshte hajde ta them këtu. Me kërkesë të të dyve.

Cili ka qenë muaji?
Që në maj. Po jemi parë dhe jemi takuar më pas.

Kur ka qenë takimi juaj i fundit?
Ka qenë në komisariat takimi i fundit, më 21 korrik. Ndodhi një konflikt mes ne të dyve. Isha në gjendje të rënduar.

A pati dhunë?
Jo nuk pati. Normalisht një shuplakë por jo më shumë. Kishim më shumë debate.

Dëshmia që ka dalë në media është nga dosja e prokurorisë, ku ju thoni që e keni takuar Rexhepin jashtë një hoteli?
Është e vërtetë.

Si përfunduat në hotel?
Me ftesë të atij. Zënka normale, vetëm një shuplakë të vetme.

Në dëshminë në media që ka dalë nga prokuroria ju thoni që jeni qëlluar me pistoletë, që është ushtruar dhunë me grushte dhe djegie me cigare. A është e vërtetë kjo pjesë e kallëzimit?
Jo nuk është e vërtetë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia dhe nga inati që kisha ndaj Rexhepit.

Është bërë një akt ekspertize nga një doktor… 
Në Tiranë kur dola nga Komisariati e takova.

Ku e dinte ai?
E lajmërova unë. Më tha pse. Ok më tha dil më tako. E takova e më kërkoi falje.

Çfarë ndryshoi kur shkove në komisariatin numër 3?
Ndryshoi sepse ai nuk e mbajti fjalën e dhënë.

Çfarë fjalë?
Më tha që s’do bëj asgjë që të lëndojë. Dhe iku me pushime me një vajzë tjetër. Nga inati shkova ditën tjetër e denoncova për dhunë.

Kush ta ka bërë ekspertizën?
Nuk e di, mjeku, nuk e njoh.

Është një akt ekspertize me foto s’mund ta mohosh?
Nuk e di, e kam dëgjuar në media. Aty thoshte dhe prerje.

Jo hematoma dhe shenja nga cigare.
Po të shohësh në trupin tim i kam akoma ato shenja, janë shenja të një aksidenti që kam bërë në Fier. Kur po shkoja në Patos.

Keni makinë tuajën?
Ishte makina e shoqes.

Po çka thuhet në akt ekspertize për shenjën e cigares çfarë mund të thuash?
Unë e kam dhe këtu një shenjë. Kur ziheshim ne i bënim vetë. Po ta shikosh dhe Rexhepin i ka.

A je duke e justifikuar Rexhepin?
Absolutisht jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt.

Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën.

E di që ka pasoja dëshmia e rreme?
Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri.

Kush janë njerëzit e pafajshëm?
Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja.

“Jam djegur vetë me cigare, Rexhepi më ka qëlluar një herë”, dëshmia e Xhisielës Read More »

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë. Nuk kam qenë kurrë e kërcënuar dhe Rexhepi më ka ofruar mbështetje.

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë Read More »

Censurohet protesta për Xhisiela Malokun, televizionet rreshtohen me qeverinë

Qindra njerëz kanë dalë sot në bulevard në mbështetje të Xhisiela Malokut.

Pasditen e sotme, është zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë kundër “përdhunimit shtetëror”, të Xhisiela Malokut. Por pjesa më e madhe e televizioneve informative e kanë censuruar këtë protestë. Për televizionet informative, kjo protestë nuk ka ndodhur dhe nuk ka ekzistuar kurrë.

Edhe pse ato transmetojnë me orë të tëra takimet nga më banalet të kryeministrit, drekat dhe darkat e tij në ERTV apo takimet e “bashkëqeverisjes”, protestat nuk klasifikohen më si ngjarje me rëndësi. Servilizmi i mediave shqiptare ndaj qeverisë, ka arritur deri në atë pikë, sa protestat të fshihen, si të mos kishin ndodhur kurrë.

Censurohet protesta për Xhisiela Malokun, televizionet rreshtohen me qeverinë Read More »

Forcat Speciale kundër fëmijëve… në dyert e shkollës/Foto

Një numër i konsiderueshëm forcash policie dhe forca speciale ndërhynë sot në një shkollë në Mengël të Elbasanit për të nxjerrë jashtë ndërtesës nxënësit e saj.

Policia ia doli të përleshej për disa kohë me nxënësit e shkollës 9-vjecare që refuzonin që shkolla e tyre të mbyllej dhe në hyrje të saj u vendosën forca speciale me automatikë dhe armatim shtesë.

Fotot më poshtë tregojnë tmerrin që ngjallën policët me automatik në mesin e një grupi nxënësish nga klasa e parë në të nëntën. Postimi më poshtë është bërë nga deputeti i PD-së, Luciano Boci.

Postimi i Bocit

…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Forcat Speciale kundër fëmijëve… në dyert e shkollës/Foto Read More »