Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike.
Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet, është shprehur Xhisiela Maloku.
Prej një jave Rexhep Rraja ndodhet në qeli ku përballet me akuzat e Prokurorisë. Ai u denoncuar nga 25-vjeçarja Xhisiela Maloku, ish e dashura e tij, ndërsa rasti u bë publik vetëm nga oficeri Emiljano Nuhu.
Por sot Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se nëna e Rexhep Rrajës dhe gruaja e deputetit socialist ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën.
“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë në shtrati të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër ai theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.
“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.
Duket se dhe fundi i skandalit të Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist është i parashkruar nga kryeministri, ashtu si ai me audio-përgjimin e Agron Xhafajt.
Por sot Edi Rama ka vazhduar me urdhrat e tij drejtuar prokurores së përkohshme. Duke folur para deputetëve të tij, Rama ka urdhëruar kryeprokuroren e përkoheshme që edhe dosjen e Xhisiela Malokut ta trajtojë njësoj si ‘Babalen’.
E këtë urdhër Rama ka zgjedhur ta japë publikisht, si në rastin e parë kur tha se në audio-përgjimin skandaloz nuk ishte zëri i Agron-Geron Xhafajt.
Pas mbylljes së kësaj dosje, Rama po vepron njësoj edhe me skandalin e Xhisiela Malokut, ku i përfshirë është numri 2 i PS-së, Taulant Balla.
Jep dorëheqjen kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) Eltar Deda.
Deda ndërkaq nuk ka dhënë argumente për dorëheqjen e tij nga drejtimi i ISHSH. Këtë sezon turistik, vlen të theksohet se kreu i inspektoriatit udhëhoqi një sërë kontrollesh në bare, restorante, hotele, pishina duke marrë masa të ashpra administrative për subjektet në shkelje të ligjit.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë tani ish kreu i ISHSH dhe kush do ta zerë vendin e tij.
Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur pranë banesës së saj mbrëmjen e djeshme. Sipas saj familja është tronditur nga kjo ngjarje dhe sipas saj kjo është kryer nga ana e partisë Demokratike.Ajo thotë se është e kërcënuar nga ana e opozitës, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë.
‘’Vendosja e tritolit është bërë nga PD-ja dhe nga opozita, nuk jam e kërcëbnuar nga fisi Rraja. Unë të parin kam telefonuar Ramzan Rrajën, kushëririn e Rexhepit. Unë mendoj se e ka bërë opozita dhe të vërtetën e di vetëm unë, ata dolën bllof”, është shprehur Xhisiela Maloku.
E reja është shprehur më tej se i vetmi person me të cilën ndihet e sigurt është kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja.
“Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”,është shprehur e reja, ndërsa drejtonte një makinë luksoze, prodhim i viteve të fundit.
Sërish sot ajo është thirrur në komisariatin e Policisë për të dëshmuar lidhur me shpërthimin. Për këtë ngjarje mësohet se janë shoqëruar 9 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Kryeministri Edi Rama ka derdhur një lumë akuzash ndaj opozitës në mbledhjen e grupit të PS. Rama e quajti opozitën kinostudio fabrikimesh kriminale duke filluar me “Babale 1” dhe më pas ka vijuar me “Babale 2”, siç i referohet skandalit të Xhisiela Malokut.
Ndërkaq kryeministri foli dhe për tritolin në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut duke akuzuar opozitën. Ajo sipas Ramës është e interesuar për këtë ngjarje.
“Babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e çoi tek SHQUP-i gazetari kurajoz siç pretendohet në filmin e kinsotudios Luli shpk. Është shumë i tendosur. Kush si unë i di, ato që ai di thotë s’ka faj i shkreti. I ka shumëfishuar gojët e shqyera në adresë të prokurorisë flet për fundin e botës por në fakt po i vjen fundi lojës.
Ju siguroj se do dalë e plotë edhe e vërteta diskredituese për ata që e dhunuan vajzën e babale dyshit nga Fushë-kruja. Basha kërkon dëshpërimisht të pengojë daljen në dritë të atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të SHQUP-it të përsërisin avazin se Edi Rama synon të paravendos rezultatet e hetimit.
Mbrëmë natën vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar për të thënë se vajza është nën terror psikologjik. Ne? Jo. S’ka mëndje që se kupton që për këtë kanë interes ata që dhunuan përditë dhe askush tjetër”, deklaroi Rama.
Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto të deputetit socialist Taulant Balla me një person të quajtur Maksi Beca, të cilin e quante ‘bos kokaine’, ka ardhur dhe reagimi nga vetë perosni në fjalë.
Në një status në “Facebook” Maksi Beca shkruan se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën.
“Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar nojherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruan Beca që thotë se është personazhi me të cilin e ka lidhur Berisha kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Ish-kryeministri publikoi një foto të Ballës me Becën një ditë më parë ku shkruante “Taulant Bego/Jaris me bosin e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokaine ne vitin 2015!”.
Ngjyrat e Shqipërisë zbritën në Shkodër në Kalanë e Rozafës, në një festë të madhe përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”.
Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese. Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.
Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.
Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian. Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500 vjeçare. Ne jemi këtu tha ai për t’i bërë thirrje shumë e shumë turistëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin sa e bukur është ajo. Nëpërmjet fotove ajo duket e mrekullueshme.
Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës të suksesshëm.
Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba.
Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit. Ata nxorrën në pah trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm./ata