Aktualitet

200 mijë lekë për një hartë, përgjegjësja e hipotekës që po rrjep qytetarët në…

Skandal i radhës me hipotekat vjen në zyrat e Bilishtit, ku për të marrë një hartë të pronës duhet të kalosh me 200 mijë lekë në dorë nga përgjegjësja. Denoncimi vjen në Fiks fare ku zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e Fiksit teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3 vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi. Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte.

Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit. Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi. Në atë kohë, Fiksi nuk arriti që të “kapë” përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat. Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë.

Por, disa muaj më pas, në Fiks Fare u ankua një tjetër banor i Bilishtit, i cili tha se prej tre vitesh sorollatet nga hipoteka. Gëzim Agastra thotë se ka shkuar disa herë në Hipotekën e Bilishtit, dhe pasi ka kaluar dy drejtorë, prona i del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra. “Kam takuar në Hipotekë një Valbona Beshi, që sot nuk e di ça është, a drejtoreshë a një gjë. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Më drejtuan fillimisht në Bashki, takova sekretaren. Në moment vjen kryebashkiaku dhe më thanë që inxhinier topograf, kur të na dërgoj Edi Rama, do t’i bëjmë falas. Unë një e kam bërë me një inxhinier nga Korça, është i licensuar. Këtë akt e bëra se më ka thnë Valbona Beshi, se desha të bashkoj pronat e babait” thotë Gëzimi.

Më tej shton se i kanë thënë që të mos lodhet kot. “Më thanë, jo 3 vjet, po 13 vjet, po është filanja atje bëji te i shoqi, e ka Gazi, Gazi Beshi. Zonja Valbona e ka burrë këtë. E hoqën e vunë, ka ngrënë drejtora sa të duash. Nuk e di, po ma zgjidhet ju si Fiks, s’ma zgjidhët këto që janë, do t’i vras fëmijët. Do zihen” përfundoi Gëzimi. Pas ankesës, qytetari, bashkë me gazetarët e Fiksit shkuan në zyrën e Hipotekës dhe takuan zonjën Valbona, ku i thotë se ka mangut tokën. Ajo i thotë se duhen bërë skicat dhe do t’i rregullojë ajo të gjitha. I kërkon që të shkojë pas dy ose tre ditësh. Qytetari shkon pas disa ditësh dhe përgjegjësja i thotë se këto skica mund të bëhen me inxhinierë dhe i thotë se duhet të bëjë disa akte. Ajo i thotë se këto skica bëjnë 200 mijë lekë. Qytetari i thotë te kush do t’i bëjë, ndërsa ajo i përgjegjet “te Gazi (bashkëshirti)”. Madje, i thotë se do i thojë ajo vetë, ndërsa bën edhe pazarin, ku 1 skicë bën 40 mijë lekë të vjetra. Ajo i merr numrin e telefonit dhe lënë një takim tjetër.

Fiksi shoqëron sërish qytetarin në zyrën e Hipotekës së Bilishtit, teksa në takimin e tretë qytetari i kërkon nëse i ka bërë apo jo këto skica. Ajo i përgjigjet se të gjitha skicat bëjnë 600 mijë lekë të vjetra. “S’ka pse vjen atje (bashkëshorti) tani i kam gati. Do t’i rregullojmë këto, pastaj kur të vish me datën 28 do t’i kesh gati” i thotë Valbona qytetarit. Në takimin e katërt, të dy lënë takim për të nesërmen. Të nesërmern, qytetari shkoi në Hipotekë dhe ajo i la takim pas 45 minutash. Më pas, i jep dokumentet dhe orienton qytetarin që të bëjë një deklaratë personale te noteri. Qytetari e pyet përgjegjësen për koston e skicave të inxhinierit. “Katër që venë 200 (mijë)”, i thotë ajo. Qytetari i thotë se nga 50 ia llogariti dhe ajo i thotë që 1 ia ka lënë veç. Më pas, qytetari i numëron lekët, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (50 mijë lekëshe).

BISEDAT MES PËRGJEGJËSES VALBONA BESHI DHE QYTETARIT
Dita e parë/ Qytetari – Më jep një rrugëzgjidhje si të bëj? Punonjësi e ZRPP – Mirë apliko atëherë. Qytetari – Tani më jep rrugëzgjidhje si të bëj unë? Punonjësja e ZRPP – Ti shikoj me vëmendje kështu një ditë, të shkoj lartë një ditë tjetër të them këtë ke në rregull. Punonjësja e ZRPP – Ti shikoj njëherë e pastaj të them. Po dole një ditë tjetër se sot nuk i kontrolloj të gjitha, të hënën ti kontrolloj mirë se çfarë kanë edhe kush mund të … Qytetari – Po sorollatem ka tre vjet. Punonjësja e ZRPP – E mirë po thonë që bëhen, skicat do ti bësh s’ke ça bën. Qytetari –Po skicat i bën nëqoftëse i kam gabim do ti bëj, po është kosto e lartë ti Bona, shumë kosto e lartë. Tani mundësisht po të kesh mundësi mos më sorollat. Punonjësja e ZRPP – E vetmja gjë që mund të them ti mundet ti rregullosh.

Dita e dyte/ Punonjësja e ZRPP – Nuk do heqësh asgjë gjë, thashë mund të rregullohen këto. Qytetari – Me inxhinier bëhet? Punonjësja e ZRPP – Me inxhinier se i pashë kanë mundësi për tu rregulluar. Qytetari – Po venë shumë mo Bona. Punonjësja e ZRPP – Lidhesh me… Qytetari – Llogarite sa merr topografi. Punonjësja e ZRPP – Ti do të bësh 1, 2, 3, të babit.

Qytetari – Një të babit venë katër… Punonjësja e ZRPP – Po kaq 200 000 lekë kaq të bëjnë. Katër me 50, 200 kaq të bëjnë. Qytetari – Po tani, te cili do t’i bëj këto? Punonjësja e ZRPP – Të Gazi (bashkëshorti) Qytetari – Ka certifikatë? Punonjësja e ZRPP – Po ka.Qytetari – Po ku ta gjejë Gazin? Punonjësja e ZRPP – Po ja them, ja them unë. Qytetari – Po sa e bën njërin ai? Punonjësja e ZRPP – Po të thashë, ja 1, 2, 3, 4 me 50, 200 (mijë lekë) Qytetari – Me 50 (mijë)? Kur të vij unë? Punonjësja e ZRPP – Më jep numrin e telefonit të marrë unë.

Dita e tretë/ Punonjësja e ZRPP – Ti e di bëj, lëre si të duash, 2900 metra… Qytetari – 2900 metro , 100 metro më pak hajde munde ta lemë këtë. Punonjësja e ZRPP – Si të duash? Qytetari – Po lerë është me kosto tani. Punonjësja e ZRPP – Po prandaj po të them. Qytetari –Po llafos, sa? Punonjësja e ZRPP – Në qoftë se ta lejë, e di si është puna kostoja është 60 000 lekë, ama 60 000 lekë e rregulloj. Ok, ti rregullojë unë këto, pastaj kur të vish me datën 28 ti kesh gati, mirë? Qytetari –Në rregull.

Dita e katërt/ Qytetari – Bona mirë, ç’bën mo? Punonjësja e ZRPP – Ti sjell nesër unë. Qytetari – Kur? Punonjësja e ZRPP – Nesër ti sjellë. Punonjësja e ZRPP – Ti sjellë nesër? Qytetari – E mirë, mirupafshim. Dita e pestë/ Qytetari – Bona? Punonjësja e ZRPP – Vërtitu nja një çerek ore, do t’i sjellë. Qytetari – Mos më vono. Pas 45 minutash, punonjësja e ZRPP e merr në telefon/ Punonjësja e ZRPP – Kjo është për ty, që do të bësh deklaratë personale, këtu ja të shënoi unë. Qytetari – Bëhet tek noteri?

Punonjësja e ZRPP – Te këta, meqenëse janë me nga një kopje dhe mos thotë gjë ai. Qytetari – Po te këta do vete. Tani sa vete kjo e inxhinierit? Punonjësja e ZRPP – Katër që u bën venë 200 (mijë lekë). Qytetari – 200 000 (lekë të vjetra). Nga 50 mi zure? Punonjësja e ZRPP – E, këta ta kam lënë veç, këta ta kam lënë veç. Qytetari – 50, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Pesëdhjetë, tetë herë dy gjashtëmbëdhjetë, 160 e 50, 210 (mijë lekë të vjetra). Shikoj një çik, 200 the mo? E kisha llogaritur për 60 prandaj them. Punonjësja e ZRPP – 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Një qind e … Qytetari – 60… Punonjësja e ZRPP – 160 (mijë lekë të vjetra). Nëm atë 20, merre atë (50 mijë lekë të vjetra). Qytetari – Urdhëro një 20. Punonjësja e ZRPP – Edhe një tjetër edhe. Ja 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 në rregull? Qytetari – Në rregull. Ore plasa, kam tre vite për 200 000 lekë.

200 mijë lekë për një hartë, përgjegjësja e hipotekës që po rrjep qytetarët në… Read More »

“Skeçi” me tritolin në oborrin e Xhisielës, si skenari i bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike

U mendua sikur historia “Xhisiela” u mbyll me njoftimin e fundit nga “FB-Fuga”, se ajo kishte shkuar, për seancë trajtimi, tek spitali qeveritar-opozitar “Allajbeu”, për shkak të anemisë nga rënia në peshë, humbja e oreksit dhe marazi, për arrestimin e padrejtë të Rexhepit.

Por nuk mbaroi me kaq, mbasi siç kuptohet nga qëndrimet e kryesocialistit kryeministër, Xhisiela nevojitet të jetë akoma në “skenë”, për të përligjur shashkat, që PD e PS vazhdojnë të hedhin nga “frëngjitë” e tyre, në oborrin e njëra-tjetrës, për të mbajtur ndezur “lojën luftash”.

Në funksion të këtij qëllimi, dje para mesnate, në oborrin e shtëpisë së Xhisielës,  është hedhur një kallëp tritoli, që nuk ka ndezur as barin e oborrit, por ka rindezur luftën PD-PS, ku “çuditërisht” u përfshi dhe Xhisiela.

Pasi zbardhi dita, kryeministri para dhe Xhisiela pas 1 ore, njeri nga mbledhja  e partisë, ndërsa tjetra nga gardhi i shtëpisë së Rrahmanit, dolën e zbardhën autorët dhe qëllimin e hedhjes së tritolit, në oborrin e saj, duke thënë se e ishte vepër kriminale e Berishës dhe Bashës.

Por, me një defekt në skenar, mbasi Rama, duke pasur sikletin e mos justifikimit të plotë të skandalit “Balla-Rraja”, nisi mbledhjen e grupit parlamentar me tritolin e Xhisielës.

Ndërsa Xhisiela, pas “tmerrit” të dinamitit, doli e stiluar si “Top modele” për në ballo dhe dukej, sikur i kishte njoftuar mediat e kishte dalë enkas me makinë luksi nëpër fshat, për t’u intervistuar, aq sa bëri përshtypje fakti, që ende pa e pyetur gazetarët, ajo tha: “Tritolin e ka hedhur PD, të mos guxojnë të vazhdojnë, se kam mbrojtjen e fisit Rraja”.

“Skeçi” me tritolin e hedhur në oborrin e shtëpisë së Xhisielës, duket tipik, si skenari i bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë, hedhur qëllimisht nga pushteti komunist, më 19 shkurt 1951, për të shpikur e likujduar “grupin armiqësor” të radhës, me synim, forcimin e sundimit të klikës, që më pas u quajt: “Blloku i udhëheqjes”.

Megjithëse kanë kaluar 67 vjet distancë nga dy episodet, lloji, stili i veprimeve dhe deklarimet, janë pothuajse të njëjta, ndaj dhe po i krahasojmë:

Enver Hoxha, 20 shkurt 1951, ora 10.00, në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH: “Bombën në Legatën Sovjetike, na e kanë hedhur qëllimisht, kundërshtarët dhe armiqtë e pushtetit popullor, sepse ata janë të tmerruar nga sukseset tona dhe të interesuar, për të na sabotuar fitoret, për të krijuar turbullira e ngjallur pakënaqësi në popull. Prandaj Mehmet, ata të zbulohen, të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar, të drejtësisë. Pushtetin që  buron nga vota e popullit, nuk do ta lëmë, të na e marrin përsëri klasat e përmbysura”.

Edi Rama , data 8 tetor, ora 10.00, në mbeldhjen e Grupit Parlamentar të PSSH: – “Mbrëmë natën, Xhisielës i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush e hodhi? Ne jo se nuk do dëmtojnë punët tona. E kanë hedhur, vetëm ata, që kanë interes, për ta bërë këtë lojë, por ju siguroj se do ta dalë e vërteta. Drejtësia të zbulojë dhe ndëshkojë autorët. Luli, ka kërkuar të marrë pushtetin në tavolinë, por po deshi ta marrë, unë nuk mund t’i dorëzoj pushtetin, që na i ka dhënë vota e popullit”./Pamfleti

“Skeçi” me tritolin në oborrin e Xhisielës, si skenari i bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike Read More »

Pasuria marramendëse e kreut të Apelit në Korçë, Entela Prifti, vila të padeklaruara dhe qera të shtëpive në SHBA

Dyshime thelbësore për pasurinë ka ngritur hetimi administrativ i Komisionit te Pavarur të Kualifikimit për Kryetaren e Gjykatës së Apelit te Korçës, Entela Prifti dhe të të afërmve të tyre gjatë një seance te Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK. Nga Besar Likmeta/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Firdes Shuli si kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Roland Ilia anëtar, mbajti të hënën seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit kalimtar të kreut të Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti. Zonja Prifii është shortuar nga Komisioni për shkak të funksionit të saj në krye të Gjykatës së Apelit Korçë. Procesi i rivlerësimit për këtë subjekt është fokusuar tek kontrolli i pasurisë, një nga tre kriteret e procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këtë kontekst KPK ka administruar raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mbi subjektin e rivlerësimit. Sipas raportit të ILDKPKI gjyqtarja Entela Prifti ka bërë deklarim jo të saktë, ka bërë deklarim të rremë, ka fshehje pasurie dhe mungesë burimesh financiare. Për të vërtetuar të dhënat e paraqitura nga raporti i ILDKPKI dhe për të krijuar bindjen e brendshme mbi pasurinë e deklaruar të gjyqtares, KPK ka ndërmarrë një hetim të thelluar dhe të pavarur administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit.

Si pjesë e këtij hetimi Komisioni ka marrë në shqyrtim pasuri të paluajtshme në pronësi të subjektit dhe bashkëshortit të saj Z.Petrit Tare, burimin e krijimi të këtyre pasurive, si dhe të ardhurat e personave të lidhur, duke filluar nga vjehrri Bajram Tare, e motra e gjyqtares Çiljeta Prifti dhe bashkëshorti i saj. Relatorja Çiftja deklaroi se subjekti kishte deklaruar në vitin 2012 blerjen e një apartament 55 m2 në Korçë me një vlerë prej 2.8 milionë lekë. Subjekti ka deklaruar se burim për këtë pasuri kanë qenë të ardhurat dhe para të dhuruara nga vjehrri në vlerën 1.6 milionë lekë. Për këtë dhuratë të vjehrrit Bajram Tare kanë shërbyer të ardhurat e tij nga pension në periudhën 1995-2000, dhënia me qira e një banese të vajzës së tij në SHBA, si dhe shitja e këtij apartamenti në vlerën 1.8 milionë lekë. Sipas KPK-së subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion për të justifikuar të ardhurat e vjehrrit në vlerën 1.8 milionë lekë.

Në deklaratën periodike të vitit 2005, subjekti ka deklaruar blerjen e një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 70 m2 në qytetin e Korçës me vlerë 3.1 milionë lekë, me burim shitjen e një apartamenti të mëparshëm. Në deklaratën veting të vitit 2017, i njëjti apartament është deklaruar me vlerën 1 milionë lekë. Ndërkohë kontrata e shitblerjes së kësaj pasurie ka një çmim prej 1.9 milionë lekë. Në vitin 2004 subjekti ka deklaruar shitjen në vlerën 450 mijë lekë të një automjeti të tipit Renault, të cilin e kishte blerë në vitin 2001 me vlerë 500 USD. Në një transaksion të ngjashëm subjekti ka blerë në vitin 2007 një automjet tip Benz me vlerë 500 mijë lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2009 për një vlerë më të lartë të barabartë me 6 mijë euro.

Sipas relatores Çiftja në vitin 2014 gjyqtarja nuk ka deklaruar një transfertë ndaj të motrës Çiljeta Prifti në vlerë 900 mijë lekë. Subjekti gjithashtu është anëtare bordit mbikëqyrës së Shoqërisë së Kursim Kreditit ‘Korçarja’, çfarë bie ndesh me pozicionin e saj si gjyqtare. Më tej KPK ka marrë në shqyrtim një apartament dupleks me sipërfaqe 235 m2, të porositur në vitin 2001 dhe të paguar deri në vitin 2004 me vlerë 4 milionë lekë, ku përfshihet kosto e shitjes 2 milionë lekë, kontratë rikonstruksioni 1.3 milionë lekë dhe mobilimi. Kjo pasuri është blerë nëpërmjet një kredie nga banka FEFAD [tani Pro Credit] me vlerë 40 mijë marka gjermane. Sipas relatores çiftja, subjekti nuk e ka deklaruar këtë pasuri në deklaratën periodike të vitit 2003, nuk ka dokumentacion për punimet e kryera nga kompania

Konstruksion 93’ me vlerë 1.6 milionë lekë dhe as kontratën e porosisë të vitit 2001. KPK nënvizon se vlera e tregut sipas çmimeve të entit të banesave për zonën nuk është 2 milionë lekë, por 7.3 milionë lekë. KPK ka ndërmarrë një analizë financiare të të ardhurave familjare të subjektit në vitet 2001-2004, duke arritur në konkluzionin se ka një bilanc negativ financiar prej 6.8 milionë lekë. Ky bilanc negativ ngre dyshime mbi burimin e vendosjes së disa aseteve, ku përfshihen apartamenti, pronësia e bashkëshortit të subjektit të 8% të aksioneve të kompanisë ‘Beton Plus’ – e themeluar në vitin 2001, likuiditetet në bankë, si dhe të një trualli 10.000 m2 në fshatin Voskopojë.

Subjekti gjithashtu ka deklaruar pronësinë e një banese me sipërfaqe 193 m2 e blerë në vitin 2009, pronësia e të cilës është marrë në 2 forma, gjysma me kontratë dhurimi dhe gjysma kundrejt një vlere 4 milionë lekë. Sipas deklarimeve të subjektit për blerjen e kësaj banese kanë shërbyer dhurata e 1.9 milionë lekëve nga vjehrri Bajram Tare, të konvertuara nga bono thesari, shitja e automjetit Benz me vlerë 6 mijë euro, si dhe kursime nga paga e bashkëshortit.

Ndërtesa është një vilë prej tre katesh me verandë në Blvd. “Republika” në Korçë. Sipas deklaratave periodike subjekti ka marrë në vitin 2011 një kredi 70,000 mijë euro për rikonstruksion e vilës. Në deklaratën veting të vitit 2017 subjekti ka deklaruar se ndërtesa ka një sipërfaqe 193 m2 të brendshme dhe 156 m2 të jashtëme. Ndryshe nga sa pretendon gjyqtarja, sipas KPK kjo ndërtesë ka 3 kate, plus verandë dhe 1 sipërfaqe prej 390 m2. Gjysma e këtij objekti e blerë në vitin 2008 ,kap një vlerë tregu prej 10.3 milionë lekë. Subjekti nuk e ka deklaruar ambientin verandë në deklaratat periodike 2008 -2016, si dhe nuk ka dokumentacion ligjor se ka përfituar 1.9 milionë lekë nga vjehrri, çfarë ka shërbyer si burim për blerjen e kësaj prone.

Gjithashtu, sipas KPK-së në vitin 2012 ky subjekt është marrë me qira nga shoqëria Helzag sh.p.k dhe më pas nga shoqëria ‘Find Four’, por ka mospërputhje në deklarime për qiranë e paguar nga këto shoqëri dhe rreth kostove të përshtatjes së ambientit në bar, restorant. Gjithashtu sipas KPK-së personi i lidhur me subjektin nuk ka paguar tatimin në burim për këtë kontratë qiraje për vitin 2014 në vlerën 2 milionë lekë. Komisioni shprehet se shoqëria “Find Four’ nuk ka pasur burime financiare për pagesën e qirasë prej 5.6 milionë lekë për vitin 2014. Në vitin 2012 subjekti ka deklaruar fitimin e pronësisë së një sipërfaqe prej 519 m2 në qendrën tregtare ‘City Center’ në Korçë. Burim për marrjen në pronësi të kësaj sipërfaqe ndërtimi kanë shërbyer 8 % e aksioneve në shoqërinë ‘Beton Plus’ të bashkëshortit të subjektit, Z. Petrit Tare, të cilat kanë burim një hua prej 5 milionë lekë dhe një hua tjetër prej 1 milionë lekë.

Sipas KPK vlera e aksioneve të Z.Petrit Tare në vitin 2012 në shoqërinë Beton Plus ishte 2.4 milionë lekë, ndërkohë që vlera e sipërfaqes së përfituar llogaritet në 15.5 milionë lekë në kosto ndërtimi dhe 18 milionë lekë në kosto shërbimi. Komisioni gjithashtu gjeti se subjekti nuk ka dokumentacion të rregullt për kredinë 5 milionë lekë nga shtetasi A.B.
Gjithashtu, sipas KPK gjyqtarja Prifti nga dështuar të deklarojë në deklaratat periodike në ILDKPKI të vitit 2003, 2007 dhe 2009, rritjen e kapitalit të shoqërisë ‘Beton Plus’, fillimisht në 6 milionë lekë, dhe më vonë në 9.9 milionë lekë dhe 14.2 milionë lekë. Gjithashtu, për këtë shoqëri KPK shprehet se subjekti nuk ka dokumentacion për pagesat e tatim fitimit.

Sipas KPK-së hetimi administrativ ndaj subjektit ka zbuluar disa llogari bankare të padeklaruar në emër të bashkëshortit Petrit Tare. Në këto likuiditete përfshihet një llogari 2 milionë lekë në vitin 2009 në Bankën Credins. Një llogari 70,000 USD në vitin 2008 në Bankën Credins. Një transfertë në Detroit, Michigan me vlerë 12045 USD në vitin 2000. Si dhe një llogari prej 10233 euro në vitin 2003. KPK shprehet se bashkëshorti i subjektit ka mungesë burimesh financiare për krijimin e këtyre likuiditeteve. Sipas KPK-së subjekti nuk ka deklaruar dhe 2 llogari bankare në emër të fëmijëve në periudhën 2006-2009.

KPK shton gjithashtu se subjekti ka mungesë dokumentacioni për një pagesë qiraje nga kompania ‘Tamto Italy’ me vlerë 2200 euro. Sipas Komisionit kundër subjektit në KPK ka ardhur gjithashtu një denoncim anonim, sipas të cilit subjekti ka fshehur një numër pasurish të paluajtshme në Tiranë në emër të motrës Çiljeta Prifti dhe të bashkëshortit të saj. KPK ka ndërmarrë një hetim ndaj personit të lidhur dhe ka zbuluar se në pronësinë e motrës Çiljeta Prifti në Tiranë është i regjistruar një Apt. 120 m2 dje një garash 90 m2 me vlerë 57 mijë euro dhe 42 mijë euro. Gjithashtu në emër të bashkëshortit është zbuluar një apartament me sipërfaqe 117 metra katrorë dhe vlerë 11.2 milionë lekë, një apartament i tretë me sipërfaqe 60.55 m2 dhe vlerë 6.5 milionë lekë, si dhe një garazh me sipërfaqe 25m2 dhe vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërkohë, gjithashtu në Tiranë në emër të babait të bashkëshortit të motrës është zbuluar një apartament tjetër me vlerë 40 mijë euro. Sipas KPK-së pronat e paluajtshme të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin përputhen me ato të denoncuara nga denoncuesi anonim dhe asnjë prej personave të lidhur nuk ka burime financiare të mjaftueshme.

Në fjalën e saj përpara KPK-së gjyqtarja Prifti dha shpjegime për gjetjet e KPK-së, duke argumentuar se pasuritë e ngritura nga ajo dhe bashkëshorti kishin burime të ligjshme. Ajo insistoi se burim për paratë e dhuruara nga vjehrri për apartamentin me sipërfaqe 55 m2 kishte shërbyer shitja e shtëpisë së vajzës së tij e cila banonte prej shumë vitesh në SHBA. Ajo nuk ra dakord me vlerësimin e bërë nga KPK për koston e apartamentit dupleks, ndërkohë që për sipërfaqen e vilës u shpreh se e kishte deklaruar sipas ligjit, që ajo e kuptonte në sipërfaqen e njollës së ndërtimit dhe jo të kateve. Për huanë me vlerë 5 milionë lekë, e cila kishte shërbyer si burim për aksionet në Beton Plus, të shkëmbyera me sipërfaqen e ndërtimit 519 m2 në qendrën tregtare ‘City Center’, ajo u shpreh se ishte marrë nga shtetasi Afred Bushi, i cili kishte burime financiare. Ajo shtoi se shoqëria ‘Beton Plus’ nuk kishte shpërndarë asnjëherë divident dhe për këtë arsye nuk e kishte deklaruar rritjen e kapitalit të saj në ILDPKPKI.

Sa i përket llogarisë 2 milionë lekë të zbuluar në emër të bashkëshortit në Credins Bank në vitin 2008, subjekti u shpreh se ishte konvertimi i bonove të thesarit të vjehrrit nga Banka e Shqipërisë, të cilat ishin dhuruar për blerjen e apartamentit 55 m2. Pagesa drejt Michiganit me vlerë 12045 USD ishte bërë për një detyrim të vjetër familjar nga bashkëshorti Petrit Tare ndaj motrës së tij. Sipas subjektit shuma prej 10,233 euro në Credins Bank ishte pagesa e fundit e bërë për kredinë e marrë nga FEFAD. Për depozitat e fëmijëve ajo u shpreh se ka vlerësuar se këto depozita nuk deklaroheshin, dhe për këtë arsye është gjobitur me një masë administrative prej 10 mijë lekë nga ILDKPKI. Për të shpjeguar likuiditet e padeklaruara subjekti gjithashtu deklaroi se në emër të bashkëshortit në vitin 2004, Banka Credins kishte depozituar gabim 2 çeqe të ndërmarrjes së Ujësjellësit ku ai punonte. Ndërkohë, në vitin 2009 bashkëshorti Petrit Tare kishte këmbyer në gusht 2009 në valutë një vlerë prej 3.6 milionë lekë për shtetasin Roland Liço, pasi bashkëshorti kishte normë konvertimi preferenciale.

Sa i përket depozitës prej 70,000 USD, Prifti tha se këto para i përkisnin një mikeshë të familjes që i kishte sjellë në Shqipëri nga Selaniku ku punonte si avokate për investim nëpërmjet bashkëshortit të saj, por pastaj i kishte tërhequr ‘cash’ në dy pjesë. Gjyqtarja Prifti shtoi se të ardhurat nga qiraja e vilës e marrë nga kompanitë ‘HelzaG’ dhe ‘Find Four’ ishin të ligjshme. Gjyqtarja gjithashtu depozitoi në KPK prova të reja për burimet financiare të motrës dhe bashkëshortit të saj, si të ardhurat e këtij të fundit dhe të vjehrrit të motrës si punonjës dhe konsulent për kompani ndërkombëtare nafte në Fier, duke argumentuar se ato kishin burime financiare për apartamentet dhe garazhet e regjistruara në emrin e tyre në Tiranë. Në fund të seancës, e shtyrë nga thirrjet e vazhdueshme të kryesues Shuli për të qenë më koncize, gjyqtarja Prifti kërkoi që ne vlerësimin e saj të merreshin parasysh dhe kriteret e profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës. Ajo i kërkoi trupit gjykues të merrte një vendim ‘pozitiv’ dhe ta konfirmonte në detyrë. Vendimi për gjyqtaren Prifti do të merret me datë 10 tetor ora 10:00.

Pasuria marramendëse e kreut të Apelit në Korçë, Entela Prifti, vila të padeklaruara dhe qera të shtëpive në SHBA Read More »

I kishin premtuar 100 mijë euro, zbardhet “Babalja”, Alfred Alizoti pranon se u shtir si vëllai i Fatmir Xhafajt

Zbardhen përgjimet për të ashtuquajturin “dëshmitari X”, ku zbulohet se Albert Veliu teksa komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafa. Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë. Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë. Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej. Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj.
Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës. Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet.

Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht, aktori i Geron Alizotit dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë. Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

I kishin premtuar 100 mijë euro, zbardhet “Babalja”, Alfred Alizoti pranon se u shtir si vëllai i Fatmir Xhafajt Read More »

Përgjimi/ “Kur do marrim paratë”, si u zbuluan Albert Veliu dhe kunati i tij

Prokuroria përveç marrjes së përgjigjet nga ekspertiza, gjithashtu ka zbuluar përmes përgjimeve se Albert Veliu në bashkëpunim me kunatin e tij, Fredi Alizoti kishin sajuar përgjimin me vëllain e Fatmir Xhafajt. Burimet thonë se në bisedën e përgjuar, Alizoti e pyet në telefon “Babalen” se kur do paguhen. Ndonëse ekspertiza e audio-përgjimit e kryer në laboratorin anglez ende nuk është e qartë se çfarë ka përcaktuar, sërish edhe kjo sipas Prokurorisë tregon se gjithçka ishte një inskenim.

Pasi Gjykata firmosi urdhërarrestet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizotin, Policia ekzekutoi vetëm një nga këto urdhra, duke arrestuar Alizotin. Ndërsa për “Babalen”, ende nuk është arritur të ekzekutohet vendimi i Gjykatës, për arsye se ai ndodhet në Kosovë. Burime nga Policia thanë se kanë nisur procedurat me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i tij në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim konkret. Sa i përket gazetarit Jetmir Olldashi, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

POLICIA

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se më datë 06.10.2018, nga ana e oficerëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasit: Fredi Aalizoti, 45 vjeç, banues në Fier (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim”) dhe Jetmir Olldashin, 37 vjeç, banues në Tiranë (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”). “Shtetasin Albert Veliu, 51 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Kalim i paligjshëm i kufirit’, parashikuar nga nenet 305,25 dhe 279 të Kodit Penal), shërbimet e Policisë nuk e kanë ndaluar ende. Po kryhen procedurat e duhura për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

HETIMET

Pikë e fortë referuese e Prokurorisë për rastin në fjalë ka qenë ekspertiza e britanikëve, të cilët përmes një letërporosie të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, thoshin se audio-përgjimi i sekuestruar nga Prokuroria nuk ishte autentik.

Gjithashtu, zëri në audio-përgjim, që pretendohej se i përkiste Agron Xhafajt, nuk mund të konfirmohej se ishte i tij, pasi cilësia ishte shumë e dobët. Madje, britanikët flasin për dy zëra të ndryshëm në audio- përgjim, në rolin e Agron Xhafajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda pati vënë në përgjim Fredi Alizotin dhe Albert Veliun për rastin në fjalë. Gjatë gjithë kësaj kohe, është mundur të zbulohet nga bisedat telefonike të këtyre të fundit se audiopërgjimi nuk ishte gjë tjetër vetëm se një inskenim dhe se rolin e Agron Xhafajt e ka luajtur në bisedë shtetasi Fredi Alizoti, që është edhe kunati i Albert Veliut./PANORAMA

Përgjimi/ “Kur do marrim paratë”, si u zbuluan Albert Veliu dhe kunati i tij Read More »

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi…

Çmimi i një litër naftë shumë shpejt mund të arrijë 2 mijë lekë të vjetra, që do të ishte një katastrofë për xhepat e shqiptarëve. Aktualisht në shumicën e pikëve të karburantëve sot nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë. Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë.

“Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë”, shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.

Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve. /Klan

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi… Read More »

Ja sa kushton makina, telefoni dhe syzet që mbante Xhisiela Maloku ndërsa fliste për gazetarët

Historia e saj solli tronditje në politikën shqiptare, pasi në mes ishte djali i deputetit të PS-së. Por, historia e Xhisiela Maloku mbete ende e veshur me mister.

Ajo u ndalua sot nga gazetarët teksa hipi në makinën e saj. Më shumë se me detajet, gazetarët u morën me lajmin e ditës, i cili është shpërthimi i tritolit në shtëpinë e gjyshërve të saj, ku edhe vetë Xhisiela jeton. Xhisiela deklaroi se besonte se tritolin ia kishte vendosur opozita me arsyen se ajo i kishte prishur lojën politike që ata kishin ngritur në kurriz të saj.

Por, përtej deklaratave, në prononcimin e shkurtër që Xhisiela dha për gazetarët të bën përshtypje një detaj i rendësishëm që zbërthen ndoshta edhe një pjesë të të gjithë kësaj historie të ngatërruar mes saj dhe Rexhep Rrajës, i akuzuar se e ka rrahur. Xhisiela Maloku u filmua teksa drejtonte një makinë tip Peugeot 208.

Ky version u hodh për herë të parë nga kompania franceze në vitin 2012, ndërsa prodhimi seri filloi një vit më vonë. Makina që drejton Xhisiela, e cila nuk është në emrin e saj por të një koncesionari në Tiranë është e vitit 2017 dhe e re kushton minimumi 20 000 euro. Ndërkohë, një makinë e tillë e përdorur kushton mesatarisht 8 000 euro në treg.

Gjithashtu, në duart e Xhisielës gazetarët panë një celular iPhone X, ndërsa në kokë një palë syze Guçi, të cilat nëse janë origjinale shkojnë deri në 400 USD. Nga ana tjetër, Xhisiela Maloku ka deklaruar se në shtëpinë e saj punon vetëm mami. Ka mjaft të rinj dhe të reja në Tiranë që punojnë nga një apo dy punë për vite të tëra, por nuk arrijnë të kenë një jetë të tillë si e vajzës me histori kontradiktore nga Nikla e Fushë-Krujës.

Ja sa kushton makina, telefoni dhe syzet që mbante Xhisiela Maloku ndërsa fliste për gazetarët Read More »

Astrologia angleze Meg nuk gabon kurrë, parashikimi i fundit i Horoskopit: Ja shenjat që marrin sot lajmin që prisnin

Horoskopi për datën 8 tetor 2018 nga Mystic Meg. Dashi/ Ju e filloni javën plot me vendosmëri. Puno me zgjuarsi, nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të re për të fituar jetesën, Plutoni ju tërheq drejt një karriere të pazakontë.

Por dashuria është një investim emocional dhe ju do të merrni atë që keni investuar nëse jeni në një marrëdhënie ose gati për të takuar dikë të ri.

Demi/ Ju e shikoni dashurinë nga një perspektivë e re dhe gjeni se, si një fije mëndafshi, duket e brishtë, por është e fortë. Pra, një marrëdhënie ende ka shumë për të dhënë. Nëse je beqar, një vendim për të besuar në dashuri tërheq personin e duhur. Puno me zgjuarsi, është koha për të vënë emrin tuaj.

Binjakët/ Çelësi për të marrë ndryshime në proces është të vendosni një ritëm të butë dhe të shmangni qasjen gjithëpërfshirëse, sidomos kur bisedoni me familjen.

Planet tuaj sunduese, Merkuri, tani është në tabelën tuaj të zemrës dhe mendja juaj e ftohtë ndihmon që të bëni zgjedhjen e duhur të marrëdhënieve. Fati do t’ju trokasë.

Gaforrja/ Një situatë që ju ka lënë pas në dashuri dhe marrëdhënieve të tjera është zgjidhur dhe ju tani merrni kontrollin e të ardhmes tuaj, me rezultate të shkëlqyera, si profesionalisht dhe personalisht. Lajm i veçantë në shtëpi risjell buzëqeshjet përsëri në fytyrat e familjes.

Luani/ Ju nuk mund të prisni që kjo të jetë një ditë e pasionuar, por Marsi në zonën tuaj të marrëdhënieve shumëfishon fuqitë tuaja tërheqëse. Edhe një udhëtim në dyqane mund të çojë në romancë. Në punë, vendimet janë duke u bërë prapa skenave dhe ju duhet të tregoni kujdes.

Virgjëresha/ Efekti Pluton do t’i bëjë idetë tuaja më të guximshme, pothuajse të egra, por mund të jenë krijuesit e parave. Pasioni është plot kontradikta kur dikush që nuk e pëlqeve në fillim, rezulton të jetë i adhurueshëm. Nëse jeni të dashuruar, mund të sugjeroni një mënyrë të re për të drejtuar marrëdhënien. Çmimet që lidhen me udhëtimin nxisin një festë familjare.

Peshorja/ Ndërsa planeti Venus merr një tjetër rrotullim përmes diagramit të vlerave tuaja, ju merrni një pamje më të qartë të statusit të vërtetë të marrëdhënieve që kanë rëndësi më të madhe. Ju mund të bëni shumë punë për të mbajtur jetën familjare në ecuri të mirë. Nëse jeni gati për një dashuri të re, shikoni se kush është pranë jush në radhë.

Akrepi/ Ju mund të jeni fitues në shumë mënyra sot dhe kjo është për shkak se ju keni një qasje ultra-pozitive që ju veçon.

Në punë, ju jeni zgjedhja e parë për të marrë një detyrë sfiduese që mund të jetë shumë e dobishme për ju dhe bashkëpunëtorët tuaj. Planet e dashurisë janë emocionuese, por ju nuk rezistoni duke folur shumë për ta.

Shigjetari/ Shkëmbimi rreth roleve në një grup është një hap i madh përpara. Pra, jini të përgatitur të dilni nga zona juaj e rehatisë sot. Keni aftësi të fuqishme të të mësuarit, plus mënyra të zgjuara për të dalë në dritë. Në dashuri, ju jeni plot me surpriza, duke mbajtur partnerë afatgjatë pranë vetes.

Bricjapi/ Kjo është një ditë e mrekullueshme për përcaktimin e qëllimeve të mëdha ose rishikimin e qasjes tuaj ndaj ambicieve ekzistuese. Dashuria do të shkëlqejë në të gjitha format e saj. Nëse je vetëm, zgjedhja e një Bricjapi tjetër çon në një pasion të jashtëzakonshëm. Të afërmit do të festojnë në një vend sportiv.

Ujori/ Pjesa më aventureske e tabelës suaj ndizet – kështu që ju jeni të ndritshëm dhe të vështirë për të mos u vënë re – dhe një sërë mundësish të reja po presin për vëmendjen tuaj. Ju mund t’i zgjidhni problemet e kaluara. Do të ndjeni ndryshimin në energji dhe optimizëm. Një marrëdhënie që ka qenë duke përfunduar, rizbulon mënyra të reja dashurie.

Peshqit/ Mendimet për përditësimin e imazhit tuaj kthehen në veprim, ndërsa Merkuri ju ndihmon të bëni zgjedhje të mençura. Keni një stil të lehtë dhe të natyrshëm të komunikimit dhe shkëmbimit të njohurive. Më vonë, pasioni merr hov, ndjenjat janë intensive dhe ju mësoni më shumë për njëri-tjetrin dhe bëni vendime emocionuese.

Astrologia angleze Meg nuk gabon kurrë, parashikimi i fundit i Horoskopit: Ja shenjat që marrin sot lajmin që prisnin Read More »