Aktualitet

A do të ndryshojë ora apo jo? Ja ç’farë do të ndodh më 31 Tetor

Përfundimisht ora do të ndryshojë të Dielën, 31 Tetor 2021. Pra, ne duhet t’i kthejmë orët një orë mbrapa.

Të Dielën më 31 Tetor 2021, masa e kohës së verës përfundon, në përputhje me Direktivën 2000/84 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE -së të 19/01/2001, në lidhje me dispozitat për orën verore.

Edhe Shqipëria ka ndjekur këtë direktivë të BE për ndryshimin e orës 2 herë në vit.

Akrepat e orëve duhet të zhvendosen një orë mbrapa, pra nga ora 03:00 e mëngjesit në 02:00 të mëngjesit.

Komisioni Evropian kishte vendosur që ndryshimi i kohës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e Bashkimit Evropian, të cilat duan të mbajnë kohën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan kohën e dimrit, ndryshimi do të duhet të bëhet të dielën e fundit të tetorit 2021, pra këtë vit më 31 tetor.

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës, duke mbështetur ndryshimet e fundit të orës deri në vitin 2021, kohë në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat e orës do të qëndrojnë gjatë verës apo dimër.

Megjithatë, vendimi përfundimtar se kur propozimi i Komisionit do të hyjë në fuqi varet nga Këshilli i BE -së dhe Parlamenti Evropian. Këshilli i BE -së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.

Duke folur për edicionin irlandez online të The Journal, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara për momentin dhe ka ngecur”.

Clooney ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimit të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në kohën e ditës gjatë gjithë vitit. “Nëse vendet zgjedhin orën e verës, ne do të kishim netë më të ndritshme gjatë gjithë vitit. Por në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët se mëngjesi i dimrit që të gjithë e dimë”.

Clooney tha gjithashtu se “Parlamenti u pajtua me propozimin dhe ne votuam për të, por Shtetet Anëtare duhej të binin dakord. Kjo nuk ndodhi sepse disa vende nuk janë pajtuar me këtë dispozitë”.

SHQIPERIA IME

A do të ndryshojë ora apo jo? Ja ç’farë do të ndodh më 31 Tetor Read More »

Flet motra e Granitit të “Big Brother Vip”. Ja si e shikon ajo marrëdhënien e tij me Fifin

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut, aq më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur Fifi.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

E ndërsa Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.

SHQIPERIA IME

Flet motra e Granitit të “Big Brother Vip”. Ja si e shikon ajo marrëdhënien e tij me Fifin Read More »

Lajm i fundit/ Emërohen tre zv.ministra të rinj në Qeverinë ‘Rama 3’ (emrat)

Janë emëruar tre zv.ministra të rinj në Qeverinë ‘Rama 3’.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello është emëruar në postin e zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë, ku janë emëruar edhe dy zv.ministra të tjerë.

Përkatësisht, Enio Civici është emëruar zv.ministër i Bujqësisë dhe Denada Seferi zv.ministre e Shëndetësisë.

Ndërkohë, po në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe dy projektligje për daljen në tregjet financiare ndërkombëtare për marrjen e të paktën 500 milionë eurove borxh.

Lajm i fundit/ Emërohen tre zv.ministra të rinj në Qeverinë ‘Rama 3’ (emrat) Read More »

Profesori i kr iminologjisë paralajmëron ‘f urtunë’ në po lici

Të gjithë i kanë sytë tek pritshmëritë e Drejtorit të ri të Po licisë.

Ervin Karamuço, profesor i kri minologjisë, tha në emisionin “Zona Zero” se në fillim të dhjetorit do të shihen rezultatet e drejtorit të ri të po licisë së shtetit.

Gledis Nano, sipas tij, është një person shumë i përgatitur dhe pritshmëritë për punën e tij janë të larta.

Karamuço u shpreh se Nano është në “syrin e ciklonit”, ndërsa paralajmëroi ndr yshime të forta në po lici.

“Aktualisht kemi një profil shumë të lartë, pasi kemi të bëjmë me një njeri shumë të përgatitur. Presim shumë prej tij, por ai (Gledis Nano) është në syrin e një cikloni. Në ditët në vijim do kemi ndry shime strukturore në pol icinë. Ka ardhur koha që disa të largohen, për t’i hapur rrugë personazheve të reja. Unë besoj se në fillim të dhjetorit”, tha Karamuço në Top News.

Sipas profesorit, “afati 100 ditë” i Ramës për pol icinë bie, pasi ai ishte një paralajmërim për Ardi Veliun.

“Sa i përket 100 ditëshit që vendosi Edi Rama për po licinë, unë mendoj se ishte 100 ditëshi i drejtorit që iku, jo i atij që erdhi. Ne patëm një verë me ngjarje të rënda kri minale dhe Ardi Veliu nuk i rezistoi dot 100 ditëshit”, deklaroi profesori.

Profesori i kr iminologjisë paralajmëron ‘f urtunë’ në po lici Read More »

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt Kosovës, ja cfarë duhet të dini…

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt Kosovës.

Nga sot të gjithë qytetarët shqiptarë nga Shqipëria që duan të udhëtojnë drejt Kosovës duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID ose test PCR të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.

Lajmi është bërë me dije në një njoftim nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Për qytetarët që kanë shtetësinë e Kosovës, në rast se nuk kanë një nga këto dokumente duhet të futen në karantinë për 7 ditë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se duke nisur nga data tetor 2021, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të paraqesin: Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19; Dëshminë që keni kaluar COVID-19: test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose; rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para; Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë; Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse. Nga këto rregulla përjashtohen: Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh; Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt Kosovës, ja cfarë duhet të dini… Read More »

“S’hiqet mësuesja me një të rënë lapsi”. Ministrja e Arsimit reagon për sh errin tek gjimnazi “Çajupi”.

Evis Kushi, ministrja e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur tek gjimnazi Çajupi dy ditë më parë, pasi dy mësuese u zunë duke përfshirë në s herr edhe familjarë të tyre. Ditën e sotme ajo ka deklaruar se “S’hiqet mësuesja menjë të rënë lapsi!”. Ngjarja mori përmasa të mëdha pasi disa prej familjarëve të mësueseve ishin të pajisur me a rmë zj arri dhe she rri de gjeneroi në sy të nxënësve të gjimnazit të cilët panë pë rleshjen me karrige.

Ajo hodhi poshtë a kuzat se nuk ka p atur reagim nga Ministria e Arsimit mbi ngjarjen. ”Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pez ullohen dhe më pas të shk arkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”,-mësohet të ketë thënë ajo
/joq.

“S’hiqet mësuesja me një të rënë lapsi”. Ministrja e Arsimit reagon për sh errin tek gjimnazi “Çajupi”. Read More »

“Çudira” nga Vlora/ H ajduti mori dosjet e Dhërmiut dhe u largua për 3 minuta, kamerat nuk filmuan asgjë

V jedhja e dokumenteve në zyrat e Qarkut Vlorë duket se ka qenë e mirëmenduar në çdo detaj pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 3 minutash. Autori i cili ende nuk është identifikuar ka hyrë në ambientet e zyrave, ka marrë dosjet origjinale të zonës së Dhërmiut dhe kamerat si për “çudi” nuk kanë filmuar asgjë. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të këtyre zyrave të qarkut, pasi ka dyshime se autori ka patur ndihmë nga brenda pasi e ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve.
Për t’u larguar nga ambientet e zyrave, autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe kështu ka shmangur kamerat. Përveç dosjeve të Dhërmiut, kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për ti regjistruar. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë. Këto prona kanë më shumë se një pronat dhe Agjencia e Kadastrës ende nuk i ka regjistruar, por tani me humbjen e dosjeve rr ezikohet tjetërsimi i pronës.
/joq

“Çudira” nga Vlora/ H ajduti mori dosjet e Dhërmiut dhe u largua për 3 minuta, kamerat nuk filmuan asgjë Read More »

Kapen “mat” Jasmina dhe Bearti

Ish konkurrentja e “Për’Puthen” Jasmina Kadriu e cila është komentuar gjatë në mediat rozë për lidhjen e saj me Andi Artanin, tashmë është fotografuar në një lokal në shoqërinë e Beart Rexhepit një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ende nuk dihet arsyeja se përse dyshja është fotografuar së bashku dhe përse dukeshin kaq të lumtur krahë njëri-tjetrit. Ndërkohë, fansat janë në pritje që njëri nga ata të reagojë rreth kësaj ngjarjeje.
/joq

Kapen “mat” Jasmina dhe Bearti Read More »