Aktualitet

Zbardhet dosja e SPAK për ish-drejtorin Thoma Gëllçi:Tenderi për “RTSH Agro”…

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe tre vartës së tij, janë lënë prapa h ekurave. Gjykata e Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe K rimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut ndaj katër të arr estuarve.

Gjatë seancës së zhvilluar dje, Gëllçi i cili preferoi të ishte në seancë, deklaroi nëpërmjet avokatit se gjithçka ishte in skenuar. Avokati Dorjan Matlija teksa e konsideroi një sulm ndaj klientit të tij, deklaroi se Gëllçi kishte kërkuar hapjen e garës dhe do rikandidonte për postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Gëllçi ishte aktualisht në proces gjyqësor me RTSH-në, pasi e quan shkarkimin e tij nga detyra si të padrejtë. “Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019, një nga pikat e padisë është detyrimi i RTSH-së për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Tiranës. Ai mund të ndikojë te prova dhe ai mund të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë dokument se çfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen.

Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia. Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë TVSH-së, përkatësisht Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, u arrestuan gjatë ditës së premtes. SPAK nisi hetimet për tenderit në fjalë pas ankimit nga një prej kompanive garuese. Dosja hetimore është bazuar vetëm mbi dokumente dhe jo përgjime. Më 7 tetor, Gjykata e Posaçme për Ko rrupsionin dhe K rimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për caktimin e masës së sigurisë “A rrest në b urg” ndaj Gëllçit dhe tre të hetuarve të tjerë, që është e kzekutuar më pas nga Policia e Shtetit.

PJESË NGA DOSJA E PROKURORISE

Nga dokumentacioni i këtij tenderi ka rezultuar se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka përcjellë për publikim për herë të parë njoftimin për procedurën prokuruese në Buletinin nr. 42, datë 22.10.2018 te APP-së. Në këtë njoftim, krahas llojit të procedurës dhe objektit të kontratës, në pikën 6 të saj, përcaktohet se “Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 45 (dyzetë e pesë) ditë nga data e lidhjes së kontratës”. Si gjithë kushtet tjera të caktuara nga Autoriteti Kontraktor në këtë procedurë, edhe afati ka kushtëzuar dhe afektuar potencialisht operatorët ekonomikë ofertues, të cilët në vlerësim të kapaciteteve dhe mundësive të tyre, kanë zgjedhur të përfshihen ose jo në këtë procedurë prokurimi, në konsiderate thelbësore edhe të afatit 45-ditor, brenda të cilit duhet edhe të siguronin objektin e prokurimit.

Ky kriter i rëndësishëm i procedurës prokuruese është përcaktuar në mënyrë të qartë edhe në kontratën administrative nr. 87/13 prot., datë 24.12.2018, e cila afat maksimal të ekzekutimit të kontratës ka përcaktuar datën 06.02.2019, pra brenda afatit 45-ditor pas lidhjes së kontratës. Nga hetimi i kryer në lidhje me këtë procedurë prokuruese ka rezultuar e provuar se, me gjithë përfundimin e afatit kontraktual brenda së cilës subjekti i kontraktual nga AK-ja duhet të kishte dorëzuar objektin e kontratës, nga ky i fundit nuk është kryer një veprim i tillë.

Nga ana e drejtorit Ekzekutiv të RTSH-së, Thoma Gellçi, pa asnjë bazë objektive dhe të ligjshme, operatorit të përzgjedhur fitues i është caktuar një afat tjetër për ekzekutimin e kontratës, ndryshe nga sa ishte përcaktuar në kontratë dhe ndryshe nga afati mbi të cilin gjithë kjo procedurë ishte zhvilluar prej datës 17 tetor 2018, e në vijim. Afati për ekzekutimin e kontratës përbënte një kriter i cili ka kushtëzuar procedurën e këtij tenderi. Prandaj veprimi i drejtorit të RTSH-së, duke i dhënë kohë subjektit të shpallur fitues, jo vetëm që përbën një veprim të pabazuar ne kontratë, por bie ndesh në mënyrë të hapur me parimet bazë të sanksionuar në Nenin 2 të Ligjit nr. 9643/2006* “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), sikurse janë: mosdiskriminimi, transparenca dhe barazia në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve, që u ngarkohen kandidatëve.

Vendimi i njëanshëm i ndërmarrë nga ana e drejtorit të RTSH-së, duke shpërdoruar të drejtat dhe kompetencat e tij për të vepruar sipas ligjit dhe kontratës administrative (e cila e nënshkruar rregullisht ka fuqinë e ligjit sipas nenit 690 të Kodit Civil), ka dëmtuar jo vetëm interesat e operatorëve të tjerë ekonomikë, të cilët nëse do të ishin në dijeni të një periudhe më të gjatë për ofrimin e objektit të prokurimit do të kishin paraqitur ofertat e tyre, duke e bërë më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më konkurruese gjithë këtë procedurë, por nga ana tjetër ka cenuar edhe interesin publik, duke shpërdoruar paratë publike, duke disponuar me veprime të cilat nuk janë në përputhje me procedurat ligjore dhe përcaktimet kontraktore mbi mënyrën se si duhet të ekz ekutohej kjo kontratë publike/ administrative.

Në bazë të përcaktimeve tejet të qarta në kontratë, në çdo situatë mospërmbushje detyrimi nga ana e subjektit privat, Drejtori i RTSH në cilësinë e drejtuesit të autoriteti kontraktor, kishte të drejtë të tërhiqej nga kontrata dhe interesat financiare publike kane qenë të mbrojtura nga sigurimi i kontratës si edhe nga penalitetiet që në mënyrë automatike do të aplikoheshin nga subjektit që shkel afatin kontraktor. Dhënia e avantazheve karshi një subjekti privat (operatori ekonomik), jo vetëm që bie ndesh me parimet e barazisë që duhet të karakterizojë një tender ku financues janë paratë publike, por nga ana tjetër, ka sjellë një kufizim të padrejtë qysh në fillimin e kësaj procedure, rezultat i të cilës ka qenë përzgjedhja e një operatori, i cili ka ofertuar dhe shpallur fitues në masën e 98 % të fondit limit të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor.

Nga hetimet e kryera, duke ndjekur logjikën e kësaj procedure, afatet e ngutshme të përcaktuara në dhënien e shërbimit (furnizimit me pajisjet objekt prokurimi), pavarësisht kostos së lartë që do të prodhonte nga ofertuesit (pasi një gamë e madhe produktesh me një vlerë të konsiderueshme, do të duhet të siguroheshin brenda 45 ditësh nga lidhja e kontratës), presupozon nga ana tjetër një ngutshmëri edhe në pritjen e afatit të ekzekutimit të kësaj kontrate. Prandaj edhe kjo sjellje me dy standarde e Drejtorit të RTSH që njëherë paraqet ngutshmëri për shpalljen e procedurës dhe më pas zvarritje dhe shtyrje të paligjshme të afatit për ekzekutimin e kontratës pas lidhjes së saj, ka dëshmuar e provuar shpërdorimin e detyrës prej tij.

Shtyrja e njëanshme e afatit nga Drejtori i RTSH, pa asnjë referencë ligjore dhe as kontraktore, për shkak mos-përmbushje të objektit, është e parashikuar si përjashtim në ligj dhe kontratë vetëm kur kjo mospërmbushje kushtëzohet nga një forcë madhore. Në rastin më të mirë të mundshëm, edhe kur ekzistojnë arsye madhore, kjo shtyrje duhej bërë brenda fatit të mbarimit të kontratës, dhe jo jashtë këtij afati. Nga të gjitha hetimet e kryera dhe vetë motivi i shtyrjes së afatit, nuk pretendohet dhe as provohet ekzistenca e një fakti të tillë, prandaj ky veprim i vlerësuar nga organi i akuzës në tërësinë e procedurës prokuruese, përbën shpërdorim të detyrës nga ana e ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i cili përmes këtyre veprimeve të pabazuara në ligj, jo vetëm që ka cenuar rëndë interesa të ligjshme të shumë operatorëve ekonomikë por ka shërbyer si shkak për kanalizimin e parave publike jo në drejtim të përzgjedhjes së ofertuesit potencial më të mirë.

Gjatë hetimit janë administruar gjithashtu nga RTSH gjithë dokumentacioni që ka shërbyer për blerjen e pajisjeve dhe hapjen e kanalit “RTSH AGRO”. RTSH-ja me shkresën nr.677/1 datë 04.03.2021 ka kthyer përgjigje duke na vënë në dispozicion. dokumentet e kërkuara. Nga studimi i këtij materiali rezulton se drejtori i përgjithshëm i RTSH me nr.93 prot., datë 12.01.2018 ka nxjerrë urdhër për ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e një projekt-strukture programore, projekt-buxheti vjetor si dhe projekt strukturor organizativ për një kanal/program audioviziv të dedikuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

Ministria e financave me shkresën nr.14250/3 prot., datë 31.07.2018 i dërgon RTSH shkresë me temë “Mbi detajimin e aktit normativ nr.1 datë 26.07.2018, ku i kërkon RTSH-së që brenda datës 06.08.2018 të dërgojë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e planit të rishikuar të buxhetit për vitin 2018, si dhe detajimi i buxhetit të rishikuar duhet të përfshijë shpenzime konkrete, shpenzime kapitale dhe numrin e punonjësve për çdo njësi shpenzuese, sipas klasifikimeve buxhetore deri në nivel llogarie ekonomike dhe projekti”. Të gjitha veprimet e mësipërme të kryera nga drejtori i RTSH-së datojnë përpara se të merrej vendimi i miratimit nga Këshilli Drejtues i RTSH-së (ky vendim miratimi është marrë më datë 03.06.2019) dhe nga AMA.

SHQIPERIA IME

Zbardhet dosja e SPAK për ish-drejtorin Thoma Gëllçi:Tenderi për “RTSH Agro”… Read More »

Ja kush janë 3 Vip-at që do të futen sonte në “Big Brother”

Sot një javë nisi aventura televizive “Big Brother VIP”.

Përpos që me të famshëm po zhvillohet si format për herë të parë, një tjetër risi ishte fakti se për herë të parë do të transmetohen dy mbrëmje spektakli, të marteve dhe të premteve.

E në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë hyrje të reja.

Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi të premten por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Pritet të jenë tre të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë.

Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.

Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.

SHQIPERIA IME

Ja kush janë 3 Vip-at që do të futen sonte në “Big Brother” Read More »

71-vjeçarja nga Vlora prej 5 ditësh e zh dukur.Familjarët kërkojnë ndihmë ta gjejnë

Një 71-vjeçare nga Vlora prej 5 ditësh rezulton e humbur në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për shtetasen Nadire Nelaj, e cila kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.

Kanë qenë familjarët e zonjës ata që kanë bërë publike rastin në ‘BalkanWeb’, ndërsa apelojnë për ndihmë nga qytetarët.

Ata ftojnë qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e zonjës, të njoftojnë. Ndonëse familjarët e Nelajt kanë bërë denoncim për rastin në polici, ende nuk është rënë në gjurmët e saj. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi, ndërkohë që në momentin që është larguar nga banesa kishte veshur një palë pantallona blu dhe një xhup ngjyrë bezhë.
Numri i telefonit ku mund të kontaktoni: 0682222078
(Balkanweb)

71-vjeçarja nga Vlora prej 5 ditësh e zh dukur.Familjarët kërkojnë ndihmë ta gjejnë Read More »

Paloma rrëfen situatën me Edi Ramën që nuk është transmetuar asnjëherë:”Rama më tha ik se të p reva kokën…”

Gazetarja dhe këngëtarja Paloma është bërë pjesë e “Big Brother Vip” dhe si të gjithë aty brenda edhe ajo ka treguar episode nga jeta e saj.

Paloma është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se kur ka qenë në vit të dytë në gjimnaz kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama, por ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”- tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja ka rrëfyer që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: “Më vjen keq për atë që nd odhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.”

Paloma rrëfen situatën me Edi Ramën që nuk është transmetuar asnjëherë:”Rama më tha ik se të p reva kokën…” Read More »

A rrestohet “Rebeli” i Durrësit, ja çfarë iu zbulua

Arre stohet një shpërndarës dr oge në Durrës, teksa policia ka sek uestruar 1 ar më zja rri tip pi stoletë, lëndë na rkotike të dyshuar can na bis sa tiva, fara cana bisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lën dës na rkotike në d oza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me ar më në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lë ndë nar kotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të ko duar “Rebeli”.

Në kuadër të operacionit u bë k apja dhe arr estimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dë nuar më parë për prodhim dhe shitje të nark otikëve.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-një ar më zj arri tip pi stoletë, 1.2 ki logramë lëndë nar kotike e dyshuar cann abis sat iva, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cann abis sa tiva, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pro dhimi dhe mbajtja pa leje e ar mëve lu ftarake dhe e mu nicionit” dhe “Pro dhimi dhe shitja e nar kotikëve”.
(Balkanweb)

A rrestohet “Rebeli” i Durrësit, ja çfarë iu zbulua Read More »

Ushtroi dh unë fizike ndaj bashkëshortit, a rrestohet gruaja nga Kuçova

Një grua dh unuese është a rrestuar nga policia e Kuçovës. Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Seksionit për K rimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arr estimi në fl agrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Gruaja është arr estuar pas d enoncimit se në banesë ka ushtruar dhu në fizi ke ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
(Balkanweb)

Ushtroi dh unë fizike ndaj bashkëshortit, a rrestohet gruaja nga Kuçova Read More »

Lajmi i fundit/ V idhen dokumente në zyrat e qarkut të Vlorës

Në zyrat e qarkut të Vlorës është regjistruar një v jedhje. N gjarja ndodhi rreth mbrëmë orës 23:30, tek Pallati i Kulturës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se person ende i paidentifikuar ka vj edhur me th yerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika. Ai pohoi për mediat se ha jduti ka hyrë nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe më pas ka hapur zyrat e pronave. Mes të tjerash Gjika pohoi se aktualisht po bëhet inventarin për të parë se çfarë mungon.

(BalkanWeb)

Lajmi i fundit/ V idhen dokumente në zyrat e qarkut të Vlorës Read More »

Tërmet në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra…

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Shqipër

Shqipëria Ime mëson se magnituda e tërmetit të orës 5:43 të mëngjesit ka qenë 3.1 në shkallën Rihter

Lëkundjet erdhën nga një thellësi fokale prej 5 kilometër dhe me epiqendër në Kamcisht, Qarku i Fierit!

Nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz/ Shqipëri Ime

Tërmet në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra… Read More »