Ka shkuar deri në Bruksel përplasja mes PD dhe PS. Sherri mes tyre është zhvendosur në Parlamentin Europian ku opozita ka braktisur takimin. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës. ‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam ”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”. Sipas Pollos, eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.
Por teksa ai fliste ndërhyri Monika Macovei, nënkryetarja komisionit të Stabilizim Asociimit, duke i thënë që të mos vazhdonte më. “Të gjithë këto akuza që ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk janë të vërteta”– tha ajo. Edhe para nisjes së kësaj seance në parlamentin europian ka pasur një përplasje përmes statuseve në Facebook mes Pollos dhe Ballës, ku ku i fundit shkruante: Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin👎.
Kreu i qeverisë, Edi Rama mbajti sot një fjalim të gjatë para zyrtarëve të Policisë së Shtetit, ku kërkoi të padisin mediat e qytetarët për shpifje. Gjithashtu Rama tha se, sa i takon sigurisë Tirana është më mirë se Roma, Athina dhe kryeqytete të tjera.
Por ndërsa fliste ra në sy sikleti i Ramës, pasi në fytyrën e tij u pa të gëlonin djersë të pazakonta. Nuk dihet nëse ambienti është shumë i nxehtë aty apo vetë Rama ka ndonjë siklet shëndetësor, e cila po pasqyrohet me djersitje.
Edi Rama ka mbledhur në një takim drejtorët e policisë, dukshëm i acaruar me disa nga ngjarjet e fundit kriminale dhe impaktin që ato kanë pasur në opinionin publik. Rama kritikoi drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe të Aankesave se nuk reagoi në kohë për të verifikuar letrat që i kishte dërguar Emiljano Nuhu.
Rama e quajti “një shpifës” oficerin Emiljano Nuhu, por u shpreh i habitur se përse nuk u publikuan në media pamjet e komisariatit për të treguar se e gjitha ishte një sajesë dhe në vend të kësaj u dorëzuan si provë në prokurori.
“Djali deputetit është aty ku do ta kishte çuar drejtesia dhe jo ku do ta kishte lënë partia. Pavarësisht se policia u godit brenda radhëve të saj, prej një shpifësi të provuar katërciperisht, u desh që shpifja të merrte dhenë dhe struktura të çmontohej.
Ku ishte drejtori i SHÇBA-së, kur shpifesi solli me shkrim shpifjen? Pse nuk u veprua menjëherë, por doli kur letra u bë publike? Pse iu la një shpifësi të krijonte vorbull dhe të përfitonte azil? Kujt ia kishim borxh mosreagimin e SHÇBA-së për një shpifje që u bë dhe që torolisi dynjanë për një javë rresht.
Pse iu mohuan publikut kamerat e komisariatit, për atë që ka ndodhur realisht? Ndërkohë që në ato kamera del qartë, që e tërë skena e përshkruar në skenën e shpifësit është sajesë e tij fund e krye? Nuk mjafton fakti që kamerat iu kërkuan prokurorisë, se nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej me deputetë në komisariat dhe që i vënë pistoletën në ballë punonjësit të policisë.
E vërteta e tëra në policinë e shtetit dhe policia që rri e pret të reagojë në këtë kohë dixhitale duke thjesht respektuar procedurën. Unë nuk mund ta pranoj dot që një jashtënxerrje mbi policine të marrë dhenë dhe një provë të çohet në prokurori dhe aty mbyllet se është provë hetimore” u shpreh Rama.
Ndërkohë për rastin e video-përgjimit të Fredi Alizotit të publikuar nga deputeti Ervin Salianji, Rama kritikoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që reagoi publikisht, ndërkohë që duhet të kishte heshtur për të folur vetëm në prokurori.
“Autoriteti më i lartë i unormave blu reagon emocionalisht duke u thithur nga vorbulla e kësaj jashtënxjerrje. Unë e di i dashur drejtor si është të të sulmojnë në dinjitet, për gjëra kundër të cilave ti lufton, por nuk i takon autoritetit më të lartë të policisë të replikojë me një politikan dhe më një kriminel të degraduar. Ju takonte t’i drejtoheshit prokurorisë dhe të ofroheshit të dëshmonit për hetimin e cdo shpifjeje, pasi dhe nëse verifikohet përcillet në gjyq, raporti i kësaj trupe me shpifjet nis me verifikimin dhe mbaron me informimin e publikut.
Replikat dhe deklaratat nuk i përkasin kësaj trupe” u shpreh Rama.
Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, se portalet duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si pjesë e “Paketës Antishpifje”, AKEP ka nisur të veprojë. Mbi nismën nuk kanë munguar kritikat për kreun e qeverisë, duke e akuzuar këtë të fundit se po sulmon fjalën e lirë, dhe mediat që janë kritike me të. Përmes një njoftimi për mediat, AKEP bën me dije se në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online. AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online: Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:
1
24-ore.com
2
360grade.al
3
Albpress.org
4
Alpenews.al
5
Argjirolajm.net
6
Botasot.info
7
Diell-online.al
8
Durreslajm.al
9
ekskluzive.al
10
eperditshmja.com
11
Exit.al
12
Folshqip.al
13
gazetaimpakt.com
14
Hashtag.al
15
Ina-online.net
16
InfoElbasani.al
17
infopasqyra.com
18
Insajderi.com
19
Javanews.al
20
Korrieri.org
21
Lajme.net
22
Lajmeonline.al
23
Lajmi.net
24
Lajmifundit.al
25
Liberal.al
26
Noa.al
27
Opinion.al
28
Opozita.com
29
Orikuminews.com
30
Pacensure.com
31
perqasje.com
32
Politiko.al
33
Publik.live
34
Reporter.al
35
Respublica.al
36
Sarandaweb.net
37
Shqiperia.com
38
Skandal.al
39
Sovrani.info
40
Superligash.com
41
Tesheshi.com
42
Tiktak.al
43
Tpz.al
44
Zjarr.tv
Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë sot vendimin për zgjatjen e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Hetimet janë zgjatur sërish me një afat 3 muaj.
Vendimi eshte marre sot nga 4 prokurore, te cilet kane kerkuar zgjatjen e hetimit per ish-ministri Saimir Tahiri.
Dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim.
Nderkohe, vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një ultimatum para drejtuesve të Policisë së Shtetit, teksa ju ka kërkuar atyre të godasin të fortët e Bllokut.
Në një takim me drejtuesit e policisë, Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqëndrohen nga shpifjet, por të vazhdojnë punën dhe të godasin “të fortët”.
“40 vrasje sivjet për priudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të. Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.
Roma, Athina e plot qytete të tjera, e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit. Tirana ka një indeks më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Këto dy qendra janë shumë të afërta me ne dhe nuk ka shqiptarë që mund të dëshmojë se në Romë apo Athinë ka parë ndonjëherë ndojë gërdi zifti dhe helmi, ekran më ekran, për krimin.
Kam kërkuar sot, që të flas me ju dhe përmes ju me të gjithë punonjësit e Policisë së shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme. Bota i njeh si Fake News që përhapen. Lajmi i rremë, shpifja ka qenë me ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale. Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj.
Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tyre, nuk duhet t’u shpërqendrojë nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat. Çdo gjë baltoset këtu. Britania e Madhe, Suedia apo Franca, Bullgaria kanë një indeks kriminaliteti më të lartë se Shqipëria. Shikoni indeksin e sigurisë. E kemi në mesatar indeksin e sigurisë. Pa dashur t’ju marr shumë kohë me statistika, shikoni disa krahasime interesante. Këto janë bërë jo nga unë dhe nga policia, por nga institucionet europiane”, ka thënë Rama.
Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujorë, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri. Popullimi i lagunës së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike. Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se, “kundrimi i zogjve, gjatë fundjavës nga turistët e shoqëruar nga guidat në lagunën e Karavastasë, ofron pamje spektakolare si këto që janë fiksuar në foto”.
Ai shton se, “falë moratoriumeve të gjuetisë dhe pyjeve, zona të tëra janë rikthyer në habitate të qeta shpendësh, duke pasuruar faunën e duke dhënë mundësi për zhvillimin e një turizmi të panjohur më parë në vendin tonë”. Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe më e bukura në detin Adriatik. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës.
Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më e vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja venddodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit. Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole, gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh ju mund t’i shihni ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin e “E diela Shqiptare” ishte Besim Masha për tu ballafaquar me djalin e tij, Muratin, i cili ka ardhur në studio nga burgu ku vuan dënimin për akuzën e vjedhjes me armë.Besimi nuk ka shkuar asnjëherë ta takojë djalin e tij në burg që ditën që ai vuan dënimin. Murati para 3 vitesh është akuzuar nga Policia, Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e një komshiu të tyre, zotit Qemal Dacit. Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe me familjen e Dacit.
Historia
Në 12 Mars të vitit 2015 në orën 19:30 është njoftuar në policinë e Krujës se ka ndodhur një vjedhje me dhunë në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në familjen e zotit Qemal Daci. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka parë dy gra të lidhura, bashkëshorten e zotit Qemal Daci si dhe një komshie të saj që kishte shkuar për kafe. Zonjat janë gjetur në gjendje shuam të rëndë fizike dhe mendore. Autorët kanë qenë 5 persona dhe të maskuar. Njëri ka qëndruar me zonjën, njëri ka qëndruar jashtë dhe tre të tjerët kërkonin për mallin që do të vidhnin, pretendohet një shumë e madhe parash. Në këto momente të ngjarjes së rëndë zoti Daci ka qenë në një ambient tjetër bashkë me djalin dhe ku pretendohet se ka gjetur njërin nga këta bashkëpunëtorë me një mjet.
Eni Çobani:Besim Masha është babai i 5 fëmijëve dhe më ka thënë nëse kjo gjë ka ndodhur unë nuk e dua më atë diel dhe kjo gjë më ka vrarë edhe shpirtërisht dhe prandaj kam mundësuar ardhjen e Murat Mashat për të na treguar çfarë ka ndodhur atë natë. Murat Masha është dënuar më 7 vite e gjysmë dhe kërkon pafajësi, pasi nuk është pjesëmarrës në këtë ngjarje. Ndërkohë ata që bërë vjedhjen e kanë kryer dënimin dhe jetojnë të lirë në territorin e Shqipërisë. Sot je përballë zotit Besim dhe ky është dënimi i dytë, të parin ta ka dhënë ligji dhe të dytin familja. Ti duhet të thuash vetëm të vërtetën, Unë si ndërmjetëse në këtë senacë ndërmjetësimi kërkoj të thuhet vetëm e vërteta. Ti je i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë si dhe nga Gjykata e Apelit dhe sot ke pretendimet e tua me një rekurs pranë Gjykatës së Lartë nga e cila nuk ke marrë ende përgjigje. Sot të dy do të mbani përgjegjësi për gjithçka që do të thoni. Doni ti jepni dorën djalin meqë nuk e keni parë?
Besim Masha:Jo, jo të kam thënë nuk kam djalë. Nuk e di, leqë qenka bërë krej torollak. Djali im është akuzuar për një vjedhje me dhunë me armë, me lidhje me të gjitha.
Murat Masha:Se kam bërë…
Besim Masha:I ka thënë dhe nënës së tij, pse nuk vjen baba, dhe unë i kam thënë pa dalë e vërteta nuk e takoj. Me atë krim të madh, që të lidhi komshien që kam ngrënë bukë me duart e saj.
Murat Masha:Se kam bërë…
Besim Masha:Meqë se ke bërë na i vërteto tani ne dhe të gjithë Shqipërisë.
Eni Çobani:Është gjetur e lidhur me tel, bashkëshortja e zotit Qemal dhe komshia e tij. Madje zotit Daci i ka rënë dhe të fikët në momentin që është lidhur. Ju jeni një nga autorët që keni marr pjesë në këtë ngjarje. Me shumë qetësi do ju dëgjoj çfarë ka ndodhur natën e 12 Marsit 2015 në orën 19:00.
Murat Masha:Në orën 19:00 kam qenë tek shtëpia dhe para se të vija në shtëpi isha në kafe me djalin e xhaxhait në një fshat më tutje. Më telefoni dhëndri dhe më tha më sill motrën tek shtëpia. Më mori përsëri në telefon dhe më tha ma kalo pak motrën dhe unë i thashë sa të hamë darkë dhe do të vimë. Para se të niseshim na mori përsëri ai dhe foli motra.
Eni Çobani:Mund të më thuash largësinë. Sa larg është shtëpia juaj nga ajo e motës?
Murat Masha: Është 30 minuta me makinë…
Eni Çobani:Ju pretendoni se keni marrë motrën dhe keni çuar motrën në Zall,. Prokuroria ka një provë shumë të rëndësishme në 9/03/2015 ku Prokuroria thotë se të pandehurit Murat Masha dhe Betim Xhixha nga Fushë Kruja janë takuar me Fatjon Danin në një kafe. I njihni ju këta?
Murat Masha:Jo, nuk jam takuar, ka kamera… Eni Çobani:Ku keni qenë në 9.03.2015?
Murat Masha:Kam qenë tek shtëpia si përditë… Ardit Gjebrea:Pse po pyesni për këtë datë zonja Eni?
Eni Çobani: Në këtë datë Prokuroria ka mbledhur fakte dhe prova pasi ka filluar mendimi për të organizuar këtë vjedhje. Grupi i pretenduar nga Prokuroria është mbledhur në bar-kafe “Kaloshi” dhe ka organizuar vjedhjen dhe më pas në datën 12 është kryer grabitja. Ju hidhni në ide tjetër që nuk e njihni zotin Xhixha dhe Danin. A është marrë telefoni juaj nga Prokuroria për të parë telefonatat sepse mua me rezulton se nuk të janë marrë tabulatet nga data 9 deri në 12?
Murat Masha:Unë i kam kërkuar, por nuk janë hapur. Eni Çobani:Ku ka qenë djali juaj nga data 9 deri në datë 12?
Besim Masha:Nuk e mbaj mend ku ka qenë. Unë kam shkuar shumë mirë me familjen e Qemali.
Eni Çobani:Për sa kohë jeni komshi me zotin Qemal.
Besim Masha:Kemi shumë vite bashkë dhe kemi shkuar shumë mirë. Edhe fëmijën tim nuk e kam dashur aq shumë.
Eni Çobani:Kam telefonuar zotin Daci të jetë i pranishëm, por ai nuk ka pranuar por me ka folur me shumë respekt dhe ka thënë që ja kam lënë drejtësisë së çfarë ka ndodhur.
Murat Masha:Unë kam folur me Qemalin e 7 e pak. Besim Masha:Unë i besoj një burri të vjetër dhe nuk i besoj kurrë kujt.
Ardit Gjebrea:Nga kjo që ti tregon unë kuptoj se nuk je i bindur që djali ka qenë atë natë aty?
Besim Masha:Unë e kam nga shoqëria, nuk e di… Ardit Gjebrea:Pse nuk i ke shkuar djalit ta takosh në burg? Besim Masha:Ka vendosur gjykata…unë jam tmerruar.
Eni Çobani lexoi deklaratat e gy grave të dhunuara dhe lidhura.
Zonja Daci, bashkëshortja e Qemal Dacit ka thënë në deklaratë: Kanë qenë zëra të trashë, dëgjoja që flisnin si nga veriu. Personi që më njihte kishte keqardhje, nuk donte të më gjuante, por e detyronin të tjerët. Nuk dua të vë gisht tek askush. Është pyetur si e keni marrëdhënien me Murat Mashën: I kemi pasur shumë të mira dhe i kemi ndihmuar.
Rudina Shetaj është zonja tjetër e gjetur me Mimozën. E pyetur nëse kishte konstatuar ndonjë shenjë të veçantë nga grabitësit ka thënë jo.
Në dëshminë e zotit Daci, pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se janë komshinj dhe kushërinj të dytë.
Besim Masha i jep një letër zonjës Eni Çobani ku aty është një numër telefoni dhe i kërkon Enit që të lidhet me numrin e telefonit.
Pas disa minutash në studio bie telefoni.
Eni Çobani: Mund ta di me kë flas, pasi numrin ma dha Besim Masha. Në telefon është Fatjon Dani.
Në deklarimin e parë Fatjoni ka thënë se e njeh Murat Mashën, ndërkohë para gjykatës ka thënë se nuk e njeh.
Fatjon Dani:Nuk kam thënë asnjëherë që e njoh, unë Murat Mashën e kam njohur vetëm në burg. E kam thënë dhe në gjyq dhe nuk ka lidhje me mua.
Eni Çobani:Murat Masha vuan dënimin dhe ju keni dalë me gjykim të shkurtuar. Murat Masha nuk ka qenë me mua, kaq dit të them, se kush ka qenë më mua tjetër e di shumë mirë shteti. Asnjëherë nuk jam takuar me Murat Mashan. E kam thënë që në fillim.
Arditi pyet Fatjonin: Ti e ke pranuar se kë qenë pjesë e asaj vjedhje, sa veta keni qenë?
Fatjon Dani:Tre veta kemi qenë, tre brenda dhe një jashtë. Ardit Gjebera:Janë dënuar dhe ata të tjerët?
Fatjon Dani:Po, kanë dalë. Akuzohet edhe një por ai s’ka qenë pjesë e jona. Unë njoh vetëm ata që kam qenë të cilët e kanë bërë burgun.
Eni Çobani:Unë jam befasuar nga ajo që kam lexuar, nga ajo që kam biseduar me Muaratin dhe nga ajo që më ka thënë Besim Masha, nga kjo qefmbetje, të cilën po e quaj qefmbejte, po në fakt është hasmëri me zotin Daci. Unë doja të sillja panoramën që Murat Masha vazhdon të vuajë dënimin, ndërkohë që nuk kemi asnjë provë që të faktohet bashkëpjesëmarrja dhe organizimi i zotit Murat me të tjerët.
Ardit Gjebera:Kush të përfshiu ty?
Murat Masha:Mua më përfshiu një sherr që kam pasur më parë. Dhe kur shkova tek Komisariati i pyetën çunat dhe ata thanë që nuk e njohim këtë personin. Duke ikur vjen Qemal Daci në Komisariati. Unë e kam patur dorën ende me allçi dhe e kam hequr tek izolimi. Nuk më kanë marrë për bazë asnjë provë. Kam marrë pjesë në 80 seanca dhe nuk më kanë marrë asnjë provë për bazë.
Eni Çobani:Ju keni realizuar gjithë këto seanca dhe nuk keni mundur të bindni gjykatën tuaj.
Eni, pyet Besim Mashën pse e ka dënuar djalin për së dyti?
Besim Masha:Unë e kam nga populli, se thotë që e ka dënuar gjykata. Më gjeni një provë të djalit tim.
Mes Muratit dhe Besim Masha zhvillohet një debat i fortë mes njëri tjetrit. Ku Muarti thotë se është i pafajshëm dhe do dalë dhe do kërkojë të drejtën. I kam kërkuar shtetit të shikojë faktet dhe provat. Nuk kam asnjë faj.
Eni Çobani:Unë që kam marrë përsipër të bëj një ngjarje të tillë publike, minimalisht kam të drejtën të besoj se çfarë thotë një qytetar dhe më pas të lexoj vendimet e gjykatës. Dhe unë të garantoj se drejtësia jote do të shkojë deri në fund dhe Eni Çobanin do e kesh në krah. Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë për të folur dhe të kërkojmë faktet dhe provat që gjykatat nuk i kanë marrë parasysh. Për mua është e rëndësishme që të mos i flisni në atë gjuhë. Unë ju besoj që jeni “vrarë”, por nuk duhet ta dënoni për herë të dytë Muratin.
Eni e pyeti Besim Mashën nëse do i qëndronte afër djalit të tij deri në pritjen e një vendimmarrje të duhur për këtë ngjarje të ndodhur, por Besimi tha se nuk ka më punë me djalin e tij deri sa të dali drejtësia.
Besimi: Do Zoti del e vërteta sa më shpjet, nuk dua asnjë gjë tjetër./tvklan.al