Pas Francës, tashmë shumë emigrantë po shfrytëzojnë Gjermaninë për të emigruar në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe apo Kanada. Është pikërisht Cuxhaveni në Gjermani që përdoret për t’u fshehur në kamionë.
Gjashtë herë në javë, një trajekt mallrash udhëton nga Cuxhaveni për në Immingham të Anglisë. Ajo që ndokush vështirë se e di: Pothuajse çdo herë ndonjë pasagjer ilegal përpiqet të futet në bord pa ndonjë dokument hyrjeje. Kryesisht bëhet fjalë për shqiptarët që në Gjermani kanë ardhur si turistë. Qëllimi i tyre është një jetë në Britani të Madhe, ku tashmë një pjesë e familjes së tyre janë stabilizuar.
“Gjithçka filloi në vitin 2015”, thotë Jörg Ristoë i Policisë Federale në Hanover. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore, megjithëse në një masë shumë më të vogël.
Në vitin 2015, Policia Federale regjistroi 30 ndërhyrës në zonën e vlerësuar si të sigurt të portit në Cuxhaven. Një vit më vonë ishin 152, në vitin 2017 kanë qenë 295. Këtë vit, Policia Federale numëroi 222 persona deri në fund të muajit gusht. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur 185 persona që kanë dashur të largohen. “Ata po kërkojnë çdo mundësi për të hyrë në bord, të pahetuar”, thotë Ristoë. Njëra nga to është edhe fshehja në ndonjë kamion që futet në trajekt.
Po që se hetohen, këta persona përsëri pas disa ditëve përpiqen ta provojnë fatin e tyre. Pasi, ata nuk mund të akuzohen me pasoja juridike penale, vetëm pse duan të largohen nga vendi, thekson Ristoë. “Ju mund t’u jepni vërejtje, por kjo nuk e tremb askënd”, thotë një përfaqësues i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut, njofton Albinfo.ch. Me kërkesën e operatorëve të objektit të portit, është e mundur ndjekja penale për shkelje të rendit ose dëmtim të pronës.
Në Hamburg, që nga viti 2015, autoritetet e sigurisë kishin regjistruar gjithashtu një numër në rritje të këtyre udhëtarëve. Gjithsej janë kapur 66 persona, kryesisht shqiptarë. Ata synonin anijet për në Kanada. Pjesërisht, ata do të kenë ndërmarrë një rrezik të konsiderueshëm për vetveten e tyre. “Bile, në disa raste edhe duke kaluar sipërfaqen e ujit me dyshek me ajër”, thotë zëdhënësi i policisë Ulf Ëundrack. Por, që nga maji i vitit 2017, asnjë rast i ri nuk është regjistruar. “Ky fenomen tek ne ka marrë fund përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”, thotë përfaqësuesi i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut. Policia ka njohuri për tre raste në vitin 2015, që kanë arritur të depërtojnë në Kanada.
Në Bremerhaven, autoritetet gjithashtu janë të njohur me problemin, por këtu janë kapur vetëm një numër i vogël personash. Përsëri, destinacioni kryesor është Kanadaja. Porti i thellë në Ëilhelmshaven është më pak i njohur me udhëtarët e paligjshëm. Meqë linjat e tij kryesisht janë për, dhe nga Azia, porti nuk është interesant, thotë një zëdhënës i zyrës kryesore të doganës Oldenburg.
Operatorët e portit në Cuxhaven tashmë kanë rritur masat e tyre të sigurisë: Janë rregulluar gardhe të përforcuara, forca gjithnjë e më të shtuara të sigurisë dhe janë instaluar video kamera. Përveç kësaj, një grup pune është krijuar së bashku me përfaqësuesit e Policisë Federale, Tokësore dhe të Mbrojtjes së Ujërave. Në këtë mënyrë pra, janë parandaluar shumë kalime të paligjshme kufitare.
Megjithatë, nëse udhëtarët e paligjshëm arrijnë të hipin në një anije, udhëtimi i tyre zakonisht përfundon më së voni në Portin e Imminghamit. Vitin e kaluar, nga policia kufitare u kapën shtatë persona. “Për shkak se nuk kishin status legal të qëndrimit për Gjermani, ata janë kthyer në Shqipëri”, thotë Ristoë.
Tirana, Korça dhe Elbasani mbeten qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit.
Por ndryshe nga dy qytetet e tjera, Korça paraqet ndotje të ajrit vetëm gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, kur banorët përdorin dru për ngohje. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka një tejkalim të normës vjetore të Bashkimit Europian në dy stacionet e vendosura në kryeqytet për matjen e ndotjes.
Tek zona pranë Bashkisë, niveli i grimcave të pluhurit ka një tejkalim të normës me 56%, ndërsa ajo e vendosur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me 30%. Për specialitët e mjedisit, burimi kryesor i ndotjes mbetet emetimi i gazrave nga automjetet.
“Ndotja e ajrit kalon normat e Bashkimit Europian.
Ndotja e ajrit vjen kryesisht nga transporti dhe është në masën 50 % ose diçka më shumë. Zgjidhja themelore ka të bëjë me numrin e makinave, në Tiranë numri i makinave për km2 është më i madh se Amsterdami apo Berlini. Në Tiranë është 3 mijë ose më tepër për km/katror. Dendësia e popullsisë është në korelacion të drejtë me ndotjen, sa më e madhe popullsia aq më e madhe ndotja”, thotë specialisti Lavdosh Feruni.
Në vendin tonë janë në qarkullim 557 mijë automjete, nga këto vetëm në qarkun e Tiranës janë 205 mijë, ndërsa në Elbasan 36950 automjete. Por cila është zgjidhja për uljen e nivelit të ndotjes?
“Këtu ka disa elementë që mund të përmirësohet situata në aspektin e cilësisë së karburantit, makinave të vjetrave, por këto nuk janë themelore, janë margjinale. Se sa më i madh numri i makinave, edhe ndotja është më e madhe për arsye sepse zvogëlohet shpejtësia e qarkullimit. Reduktimi kryeosr i ndotjes vjen nga politikat për qytetet pa makina dhe ne duhet të inkurajojmë këtë gjë, në Shqipëri po bëhet diçka”.
Mbi 7 milionë njerëz në vit humbin jetën nga ndotja e ajrit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkarkimit të automjeteve të lehta dhe metodat tradicionale të gatimit, janë dy nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në më shumë se 4300 qytete në 108 shtete.
/tvklan
Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe Tirana po zënë faqet e gazetave dhe të revistave më të njohura në fushën e turizimit. Një nga faqet më prestigjioze në botë, “Vinix”, i ka dedikuar një reportazh të gjerë transformimit total të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Në këtë artikull theksohet fakti që Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas, duke filluar nga Tirana. “Vinix” shkruan se projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë dhe se sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja, shpesh të kryera nga artistë të njohur, dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.
Më poshtë të lexoni reportazhin e plotë:
Prej disa vitesh, gjatë verës rrjetet sociale të miqve dhe të njohurve ofrojnë fotografi me plazhe të bukura dhe det të kulluar, duke eksploruar destinacione pushimi të papritura: Sarandë, Gjipe dhe Vlorë, shkruan website italian “Vinix”.
Ato janë vendbanime në bregdetin shqiptar, një destinacion turistik që gjithnjë e më shumë vlerësohet për mungesën e mbipopullimit dhe për çmime shumë të volitshme, duke filluar nga ato të fluturimeve ajrore për të arritur – në një orë e gjysmë nga Roma – kryeqytetin, Tiranën.
Shqipëria ka pak më shumë se 20 vjet që ka dalë nga një periudhë e gjatë regjimi komunist (të diktatorit Enver Hoxha) dhe në krizë të plotë ekonomike dhe politike, përfaqësonte fytyrën më të varfër dhe më të dhimbshme të Europës – e njohur si një kontinent, por jo si një realitet gjeopolitik në të cilin ende nuk është pjesë – por duke vizituar qytetet bregdetare dhe kryeqytetin është e vështirë të gjesh gjurmë.
Sot Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas. Duke filluar nga Tirana. Projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë, në sajë të nxitjes së atëhershme të ish kryebashkiakut Edi Rama – sot Kryeministër – artist dhe intelektual, që pikturoi me ngjyra të ndritshme fasadat e ndërtesave.
Sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja – shpesh të kryera nga artistë të njohur – ende dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.
Qendra e rregullt dhe vazhdimisht në zhvillim është e mbushur me sheshe ndërtimi – shpesh të projekteve arkitektonike të nënshkruara nga studiot e rëndësishme europiane, duke përfshirë italianët -, muze interesante dhe instalime të artit bashkëkohor, kafene të modës ( që nganjëherë do të thotë edhe në stilin e plotë nostalgjik-sovjetik) dhe dyqanet organike.
Mos humbisni as disa restorante të këndshme, të ndikuara në mënyrë të qartë – si në mjedis dhe në kuzhinë – nga stili nordik-redzepian (shumë kuzhinierë shqiptarë, sot në punë nëpër Europë, pjesërisht janë gati për t’u kthyer në shtëpi).
Edhe pse ndikimi italian është ndjerë në numrin e madh të picerive dhe restoranteve që mbushin qendrën dhe lagjen e modës, Bllokun – dikur selia e vendbanimet e udhëheqësve komunistë – është e vështirë të mos provosh byrekun , një gatim tradicional, i kripur në formën e picës dhe i mbushur me djathë ose perime), qofte (qofte pikante), fërgesë (përzierje e vajit të ullirit, miell misri dhe vezë) dhe tavë (zakonisht me bazë mishi dhe perime), është në fakt në vend një lloj “krenarie shqiptare”, që fokusohet në zbulimin dhe shfrytëzimin e trashëgimisë lokale gastronomike.
Të vetëdijshëm se gjërat ndryshojnë shpejt në qytet dhe ndoshta në disa muaj disa nga gjërat e shkruara mund të mos jenë më të vlefshme, po ju lë një numër këshillash mbi çfarë mos të humbisni, të shikoni dhe të shijoni në Tiranë.
Sheshi Skenderbej rruga “Ludovik Shllaku”
Sheshi i madh që shënon kufirin midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe bulevardit “Zogu 1”, të dominuar nga statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe fasada e Muzeut Historik Kombëtar me mozaik të madh “patriotik”, është zemra e qytetit dhe simbolikisht e të gjithë Shqipërisë.
I transformuar plotësisht nga plani urbanistik i kërkuar nga Edi Rama, nga bllokimi kaotik i trafikut të makinave sot sheshi është bërë një hapësirë e madhe për këmbësorët, i shtruar me gurë natyror nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç një kopshti me barishte, një karuseli dhe arredimeve urbane, mirëpret shpesh ngjarje dhe festime. Nga këtu, në të djathtë, nis rruga “Ludovik Shllaku”, rrugë për këmbësorë përgjatë të cilës ndodhet edhe Instituti Italian i Kulturës, i cili karakterizohet edhe nga pemë dhe kopshte me barishte aromatike.
Shtëpia e gjetheve, Shtëpia e gjetheve (Shtëpia dhe Gjetheve)
Jo shumë larg nga sheshi qendror i qytetit, një ndërtesë historike lindi si klinikë obstetrike strehon një muze që tregon destinacionin e fundit të ndërtesës, për shumë kohë një mister për banorët e Tiranës. Këtu ishte për shumë vite vendi qendror i Sigurimit, policisë sekrete shqiptare. Shtëpia e gjetheve, Muzeu i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, tregon përmes një përshkrimi shqetësuese në dhoma të ndryshme të ndërtesës së spiunazhit, përgjimin, represionin dhe propagandën e regjimit, duke transmetuar një ndjenjë të madhe të kontrollit të vazhdueshëm. Për mos u humbur.
Një kafe në Bllok
Lagjia që dikur strehonte banesat private të bashkëpunëtorëve më të afërt të regjimit, përfshirë edhe vetë Hoxhën, dhe të quajtur “Blloku i parë” është sot zona më e modës e Tiranës. Rrugët e saj katrore janë plot dyqane veshjesh, restorante – madje edhe italiane dhe japoneze – dhe kafe të shijshme të vendosura lokalet e lagjes, ku vendasit duan të pijnë një ekspres, një birrë ose një lëng.
Piramida
Ndërtesa e madhe e piramidës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u hap për publikun në 1988 si një muzeum pompoz dedikuar diktatorit Hoxha. I zhveshur nga pllakat që e mbulonin ai u shndërrua në një qendër kulturore dhe sociale për të rinjtë – ajo duhet të strehojë Qendrën Kulturore Ndërkombëtare, por sot duket e braktisur – ngjitet në perëndim të diellit nga shumë të rinj që kërkojnë një pikë vëzhgimi. Përballë është Kambana e Paqes, e realizuar nga bashkimi i predhave të mbledhura nga fëmijët shqiptarë gjatë 1997.
Pazari i Ri
Jo shumë larg nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri në Tiranë – i ndërtuar në ’30, por vetëm kohët e fundit i rinovuar duke e kthyer atë në një hotel, të pastër mikpritës – është një ndalimin për mos u humbur në lidhje me shpirtin e qytetit dhe banorëve të saj.
Një strukturë prej xhami dhe metali, e projektuar nga një studio italiane mbulon tavolinat e tregut ku janë ekspozuar ushqime të ndryshme: fruta dhe perime, ullinj, speca,shumë lloje të bimëve, por edhe enë balte dhe sende të tjera të kuzhinës. Gjithçka përreth, në sheshin e dominuar nga një ndërtesë e zbukuruar me motive të qilimave tradicionale shqiptare, ka bare dhe restorante të tilla si Markata e Peshkut – ku mund të qëndroni për të pirë një pije të freskët në hapësirën e hapur përballë tregut ose të zgjidhni peshkun e freskët të ekspozuar në banak.
/TCH
Një artikull të veçantë për fëmijët e të pasurve në Shqipëri u ka kushtuar gazeta gjermane Stern, të cilët reklamojnë pasuritë e tyre në Instagram. Gazetarët gjermanë kanë ardhur në Tiranë dhe kanë takuar nga afër, 4 prej tyre. Indrit Murati, Aldo Boni, Xhodi Daci dhe Lindi Dedja, janë 4 nga fëmijët e pasur të Tiranës, të cilët shpenzojnë deri në 4 mijë euro brenda një nate në klub-et e Tiranës. Makinat e fundit, çanta me para, jetë luksi dhe helikopter në oborrin e shtëpisë! Kjo është jeta e fëmijëve të pasur të Tiranës, për të cilët, gazeta gjermane “Stern” ka publikuar një shkrim. Stern ka qenë në Shqipëri dhe ka parë nga afër sesi jetojnë këta fëmijë.
Faqja Richkidsofinstagram ka më shumë se 635 mijë postime, ku fëmijët e pasur të Tiranës tashmë luajnë “ashpër në ligën e Kampionëve”, shkruan gazeta. Grupi i gazetarëve gjermanë kanë takuar 4 nga këta “fëmijë të pasur”, që realisht janë të rritur dhe të mbuluar me para. “Shqiptarja.com” sjell të plotë shkrimin për fëmijët e pasur të Tiranës. Kush janë këta njerëz, që mendojnë se është bukur të djegësh 50 eurosh? Kush janë këta fëmijë me Rolex në dorë, shishe me shampanjë, dhe me valixhe ku prerjet prej 100 dhe 500 euro qëndrojnë hapur.
Kuptuam se shqiptarët janë shumë mikpritës dhe jo vetëm kriminelë. Administratori i RichkidsTirana në Instagram, u përgjigj menjëherë kur i dërguam mesazh. “Hej, duam të shkruajmë një histori për fëmijët e pasur në Shqipëri,” i shkruam. “A jeni ju vetë një i tillë?” – “Jo”, përgjigjet ai,-“Kjo është arsyeja pse unë qëndroj anonim, por unë mund t’ju them gjithçka për mënyrën e jetesës së tyre.” – “Tingëllon mirë. Por ne do të donim t’i takonim. A mund të na ndihmoni? ”. “Sigurisht”- na u përgjigj. Shqiptarët janë shumë mikpritës, jo vetëm kriminelë. Ju do të shihni. I gjithë vendi është në tranzicion. Shqipëria është një Gjermani e vogël “.
Dy javë më vonë, shkuam në Shqipëri. Zbritëm nga avioni dhe kur vazhduam rrugën në autostradën drejt Tiranës kuptuam atë që ai na tha. Për një arsye, shqiptarët janë shumë gjermanë. Askund në botë nuk mund të gjeni kaq shumë Mercedes sa këtu. Kush ndalon në rrethrrotullim humbet… “Në të kaluarën, mund të blije një patentë shoferi”, na shpjegon shoferi ynë. Por tani kjo gjë ka ndryshuar. “Prisni, pasi pas disa vitesh, këtu do të jetë si Gjermania”-vazhdon. Gjermania. Modeli. Vendi i dëshiruar, në të cilin mijëra njerëz kanë ikur pas rënies ekonomike të Shqipërisë në fund të viteve ’90 dhe në të cilën shumë njerëz ende po kërkojnë pasurinë e tyre sot.
50 euro për një foto të postuar në Instagram, jo fitim i keq. Ora 8 e darkës. Takojmë administratorin e faqes. E dimë emrin e tij, por jo mbiemrin. Duket si një student i shkencave kompjuterike. Ai na thotë se për një foto të postuar në faqen e tij në Instagram, fëmijët e pasur të Tiranës e paguajnë 50 euro. Nëse do të ishte një administrator i një faqeje normale, atëherë fitimi do ishte 350 euro në muaj. Kjo është paga mesatare në Shqipëri. Edhe pse ekonomia rritet me rreth tre për qind çdo vit, vendi është ende një nga më të varfrit në Evropë.
Administratori i kësaj faqeje i ka ndarë në dy kategori. Të parët janë “shoëmen-ët”, të cilët blejnë një makinë të shtrenjtë para një shtëpie, vetëm për t’u mburrur. Dhe “Të pasurit e çmendur”. Super të pasur, para pafund, Maybach dhe makina S-class. Një prej tyre është Indrit Murati, 27 vjeç, me mjekër, me tatu dhe pantallona të shkurtra. Ai është pjesë e grupit të fëmijëve të pasur në Shqipëri, si dhe menaxhon disa këngëtarë hip-hopi. Indrit Murati ka ndërtuar një nga portalet më të mëdha në Shqipëri, “Shqipëria Ime”. Ai është krenar për vendin e tij. Sepse e ka bërë atë që ai është sot. Në gjoksin e tij, shqiponja me kokë të dyfishtë përhap krahët, si në flamurin e Shqipërisë.
“Shumica e shqiptarëve të pasur të gjeneratës sime kanë trashëguar paratë nga familjet e tyre”, thotë ai me keqardhje. “Por unë vetë e ndërtova perandorinë time, dola në rrugë dhe u futa nëpër klube”. Indriti thotë se ka nisur të shkruante tekste muzikore. Ai ishte djali i një mësueseje dhe një ushtari. “Nuk e mbaj mend kurrë ka qenë hera e fundit që kam menduar për paratë, por duhet të ketë qenë shumë kohë më parë, por kurrë unë nuk e harroj se nga kam ardhur, kush isha dhjetë vjet më parë”. “Unë nuk jetoj për nesër, unë jetoj këtu dhe tani, gëzoj çdo moment”. Ai dhe miqtë e tij shpenzojnë 3000, 4000 euro kur dalin për një mbrëmje. Dhe ne e pamë vetë këtë gjë.
Shkuam në një nga klubet më të njohura të Tiranës, por rruga drejt klubit ishte me gropa dhe zhavorr. Parkuam Opelin tonë të marrë me qira, pranë një Bentley, Mercedes Benz dhe Audi. Është e dukshme se jemi ne që jemi të mangët në këtë mbrëmje… Kalojmë në tapetin e kuq, dhe aty na pret Indriti me të dashurën e tij dhe me një shishe shampanjë. Shishja kushton 300 euro, dhe kushdo që kërkon të rrijë në zonën VIP duhet të paguajë. Shishja nuk hapet. Kjo gjë nuk ka stil për ta. Fëmijët e pasur të Tiranës preferojnë shishe të tjera. Vodka dhe uiski, vijnë në tavolinë me kova të mëdha akulli dhe shfaqje fishekzjarrësh. Djemtë si Indriti në këtë moment ndodheshin në shtëpitë e tyre verore në jug të Shqipërisë, ku uji është jeshil dhe temperatura optimal.
Pas Indritit, ne takuam Aldon, Aldo Bonin. Mënyra e tij e jetesës: 3 makina, 5 shtëpi dhe udhëtime mes Greqisë dhe Shqipërisë. 31-vjeçari ka një mbretëri, ku jeton me pishina dhe ku në njërën anë luajnë fëmijët e në anën tjetër është zona VIP. Ai thotë se është biznesmen, se ka dhjetëra dyqane dhe qindra të punësuar. Ai nuk dëshiron të radhitet pranë fëmijëve të politikanëve të korruptuar, të cilët gjithashtu janë të shumtë këtu. Prindër, të cilëve drejtësia po u del kundër… Shqipëria është në listën e kandidatëve të pranimit në BE. Vendi pranohet vetëm në qoftë se korrupsioni vihet nën kontroll. “Mos u shqetëso. Ne shkruajmë për ata që fitojnë paratë e tyre me ndershmëri.”- qetësuam Aldon. – “Mirë,” përgjigjet Aldo. “Çfarë doni të dini?” “Si jetoni, sa para shpenzoni?” -“Nuk jam kurrë i kënaqur me atë që kam,” thotë ai.
-“Unë gjithmonë dua më shumë. Por unë punoj shumë çdo ditë. Unë jam ambicioz. Kokëfortë.” “Jeta ime? Unë kam tre makina, pesë shtëpi. Shtetësi të dyfishtë. Koleksionoj ora, femra dhe makina. Të trija për mua lëvizin me frekuencë të barabartë.” Orë ari, unazë ari me brilantë, zinxhirë ari të trashë, atlete të lara me arm gjithashtu. Por vazhdojmë… Ne duam të takojmë edhe dy fëmijë të tjerë të pasur… Para se ne të vinim, administrator publikoi një foto në Instagram se disa nga fëmijët e pasur të Tiranës do takoheshin me gazetarët gjermanë. Inbox-i i tij, tashmë është plot. “Po ta dija, do të kisha bërë para,” thotë ai. 3000 ndjekës të rinj në dy javë, që pas postimit. “Të gjithë po çmenden këtu, një histori në mediat gjermane, kjo është një punë e madhe!” Edhe një nga njerëzit më të pasur në vend është kthyer për ne më herët nga udhëtimi i tij me jaht…
Xhodi Daci është ulur në një karrige duke pritur për ‘zemrën’ e tij. Gjithçka rreth 30-vjeçarit shkëlqen. Ora ari me vlerë 43 mijë euro, unazë me vlerë 2500 euro, Atlete 2500 euro,dhe gjerdani 4500 euro. Ai e pranon hapur se do të shfaqë pasurinë e tij.”Po, pse jo? Unë nuk isha askush, tani jam dikush, pse nuk duhet ta tregoj?”-thotë Xhodi. “Ne u munduam jo 8, por 16 orë. Tregu shqiptar ishte i uritur për çdo produkt nga jashtë. Unë shkova në Gjermani, bleva çdo gjë që erdhi në gishtat e mi, cigare, etj. Ishin kohë të arta, shteti nuk ekzistonte, nuk paguanim taksa, nuk kishim konkurrencë – gjithçka që fitonim ishte fitim i pastër “.
Ai thotë se këto para i ka investuar në një kompani ndërtimi. “Shqipëria është shumë më tepër se droga, korrupsioni dhe mafia”. Infrastruktura në Shqipëri ishte e mjerë, ku mungonin hapësirat. “Njerëzit kishin nevojë për shtëpi dhe ne i ndërtuam ato”-thotë Xhodi. Përveç vilës së tij, ai ka disa makina. Ka një Maybach, një S-Class, një Mercedes-AMG S 63, një Audi S Line dhe sigurisht Corvette e tij. Çfarë dëshiron të blejë më pas? “Një avion privat do të ishte mirë,” thotë ai, sikur të ishte diçka plotësisht normale. Po, pse jo? Unë jam i sigurt se kjo do bëjë ‘namin’ në Instagram. 27, 30, 31 vjeç, ata janë të gjithë shumë të vjetër, menduam për fëmijët e pasur të Tiranës. “Ku janë djemtë? A janë ata të pasur? Dhe përse nuk ka kurrë gra në faqen tuaj?”-pyetëm administratorin. “Jo, jo, ata nuk duan të shfaqin gratë thotë ai. Këtu nuk është si Gjermania.”-na thotë.
Na thotë se do të na njohë me një djalë shumë të mirë. Lindi Dedja, 22 vjeç. Ai rri me shokët e tij në bulevardin e ri, një nga rrugët më të mira të Tiranës. Fenerë të mëdhenj ndriçojnë djemtë dhe makinat e tyre. Ata pinë duhan dhe pije energjike. Pija Golden Eagle i përket babait të Lindit. Për disa vite ai do të jetë shefi i kompanisë, me të cilin po punon. “Lindi ka një motër të vetme, dhe shanset janë të mira për të”-bën shaka njëri prej shokëve. Makina, sigurisht Mercedes, është krenaria dhe gëzimi i Lindit. Ai e pikturoi atë me ngjyrë të kuqe, me grimca të artë, kështu që shkëlqen kur kalon me të nëpër Tiranë. “Ngjyra është unike në Shqipëri dhe ka kushtuar plot 5,000 ” thotë ai. Ai rri gjithë ditën në Instagram dhe thotë se ajo është jeta e tij. “Gjithë jeta ime është në Instagram, unë jam duke postuar histori gjatë gjithë ditës, në lidhje me makinën time, ushqimin, ku jam me pushime apo duke bërë biznes.”-thotë Xhodi. Kështu është jeta e fëmijëve të pasur të Tiranës. Pozo dhe posto. Gjithë ditën! Kemi vetëm një pyetje të fundit për ta: Pse mbani zinxhirë ari nën këmishë? “Epo, çdo gjë tjetër do ishte shumë e lirë. Vetëm zinxhiri tregon vërtetë vlerën që ka.”-thonë ata.
Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit.
Pas publikimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i të dhënave nga sistemi TIMS, për udhëtimet e deputetit Taluant Balla dhe shtetasit Edmond Bego, në lëvizje është vënë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Sipas burimeve nga uniformat blu, për këtë rast ka nisur një hetim administrativ për nxjerrje të të dhënave konfidenciale. Kërkimi në sistemin TIMS lë gjurmë dhe nga hetimi pritet të dalin të gjithë personat që kanë kërkuar të dhënat, të cilat u bënë publike nga opozita.
Në sistemin TIMS kanë akses vetëm një numër i kufizuar oficerësh , nga të cilët dyshohet se i është përcjellë opozitës edhe informacioni i detajuar për lëvizjet jashtë shtetit të numrit 2 të Partisë Socialiste, i cili akuzohet për lidhje me Edmond Begon, që sipas opozitës është një person i dënuar dhe me të shkuar kriminale.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që opozita paraqet informacione konfidenciale në lidhje me çështje të caktuara. Edhe në të kaluarën, në rastin e akuzave për Saimir Tahirin, opozita publikoi të dhëna për lëvizjet e ish ministrit të brendshëm dhe automjetit të tij, ndërsa disa oficerë që nuk kishin lidhje me çështjen, por kishin kërkuar të dhëna për të, u ndëshkuan me masa disiplinore. /Top Channel
Xhisela Maloku pas lajmeve për makinën e saj të shtrenjtë dhe komentet për veshjen dhe syzat, ka reaguar përmes një reagimi në Instagram. Ish-e dashura e djalit të deputetit, Rrahman Rraja,
25-vjecarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq para kamerave me një makinë të viteve të fundit dhë aksesorë luksi. Nga verifikimet e bëra rezulton se makina Peugeot 208 që drejton Xhisiela kushton të paktën 8 000 euro në treg kurse syzet janë të markës Versace edhe pse ajo ka deklaruar se në familje i punon vetëm mami.
Së fundmi Xhisela ka reaguar ashpër mbi këto lajme, ku përmes një postimi në instastory, shkruan se makina nuk është e vetja, ndërsa syzet firmato ka vite që i ka.
“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?
Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në lokalin “Monopol” në Bllok vazhdon të ketë shumë enigma, pasi ende nuk është krijuar një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur vërtetë.
Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Vrasja në bllok është parë nga një tjetër këndvështrim nga psikologia Ervisa Lula dhe i ftuari sociologu i njohur Ergys Mërtiri.
Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të kësaj historie. Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.
2 ekspertët kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.
Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm.
2700 aplikantë do t’i nënshtrohen nesër fazës së parë të konkursit për “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema pohoi se këta konkurrentë do të garojnë për 150 vende boshë. Në një deklaratë për mediat Mema tha se nesër do të jetë faza e parë e konkurrimit, ndërsa tha edhe disa nga pikat që duhet të kenë parasysh të gjithë aplikantët, pasi mund t’u rrezikohet kualifikimi.“Nesër është konkursi për ‘Policinë e Shtetit’, për ‘Patrullë e Përgjithshme’. Është faza e parë konkurrimit dhe ata testohen për njohuritë që kanë marrë në shkollën e mesme. Më pas është testimi fizik dhe psikologjik.
Një rëndësi të madhe ka qenë të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi; pasaportë/ kartë identitet dhe nuk duhen të futen në sallë me aparate celularë. Përsa i përket udhëzime të tjera, ata do të njihen me të gjitha procedurat e tjera në këtë fazë të parë.Përsa i përket testit për ne si polici është me rëndësi, pasi duhet të jemi korrekt, pasi kemi 18 aplikantë për një vend, që tregon edhe interesin që kanë të e rinjtë tanë për të kontribuar në polici. Ndaj duhet ta vlerësojmë maksimalisht që të zgjedhim njerëz të aftë.
Fazat e testimit do të jenë të njëpasnjëshme. Ata duhet të jenë të qetë që të mbushin fletën e skantronit, pasi shumë prej tyre skualifikohen. Ajo jep në mënyrë të koduar përgjigjen e saktë apo jo të aplikantit. Rezultatin e fazës së parë e marrin në sallë aplikantët. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Mema.