Aktualitet

“Rruga e Arbrit”, Rama nxjerr videon

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook sot, një pjesë nga punimet që po bëhen në rrugën kombëtare të Dibrës, e shkatërruar prej dekadash.

“MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë tjetër provë të qartë të faktit se për ne Dibra nuk është vetëm Rruga e Arbërit, por edhe kjo rrugë kombëtare e shkatërruar prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë 👷‍♂️🚧”- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1891047597658204/?t=0

“Rruga e Arbrit”, Rama nxjerr videon Read More »

Shqipëria feston me 7 pasuri në UNESCO, në 2019 i bashkohet edhe Liqeni i Ohrit

Shqipëria feston sot 60 vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Nga Parku i Butrintit deri tek Liqeni i Pogradecit, 7 pasuri të trashëgimisë botërore dhe në pritje të regjistrojmë të shtatin vendi ynë është një thesar i çmuar i bukurive natyrore dhe historike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi me anë të disa pamjeve ka ndarë bukuritë dhe veçantinë e pasurive natyrore, kulturore dhe shpirtërore shqiptare të përfshira në listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s.

Ai shprehet se ”Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme, histori të pasur dhe kulturë autentike, çfarë e bëjnë atë një vend të admiruar nga turistët. Berati, Gjirokastra, Butrinti, Kodiku i Purpurt i Beratit, Isopolifonia, pyjet e Ahut në Rrajcë dhe Lumin e Gashit, liqeni i Prespës, janë një pjesë e thesareve të identitetit tonë që përfaqësohet në Trashëgiminë Botërore ku në qershor të vitit 2019 pritet të shtohet edhe Liqeni i Ohrit, si një trashëgimi mikse natyrore e kulturore. Këto vlera duhen ruajtur dhe përdorur bazuar në ekuilibrat e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Pak mbi këto pasuri…

Berati

Ndërsa Berati dhe Gjirokastra janë të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një sit i vetëm, për shkak të ngjashmërive që këto qytete paraqesin jo vetëm nga ana arkitekturore, por sidomos nga ana kulturore e historike. Ato kanë të njëjtat vlera të jashtëzakonshme universale dhe si të tilla janë konsideruar si një. Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, ndërsa Berati i është bashkuar kësaj liste në vitin 2008, gjatë Sesionit të Kebekut të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Butrinti

Parku kombëtar i Butrintit u shpall Monument Kulture në vitin 1948, ndërsa në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur u përfshi në listën e pasurive Botërore të UNESCO-s.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit dhe ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit.

Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit (amfiteatri), si dhe ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa – kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.

Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se “Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe se “çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm”.
Butrinti mbushur me turiste në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të akropolit në perëndim të ndërtesës me peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi,i cili daton në shekullin I, pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicioni i saj dhe ka një sipërfaqe 110 metra katrorë. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore.

Ndërsa Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.5 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Sipas specialistëve, ujësjellësi i Butrintit ka funksionuar deri nga fundi i shekulli IV pas Krishtit.

Gjirokastra

Një qytet që përbën dëshmi unike të një tradite kulturore të jetës së zhvilluar në shek 14-19, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet. Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.
Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shek. 13, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa pazari (shek. 17) i vendosur në qendër të qytetit ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.
Ndërtimet e kultit, që përfaqësohen nga një xhami, një tyrbe dhe dy kisha brenda ambientit të banesave, nuk luajnë rol në profilin e qytetit.

Berati

I konsideruar si qyteti i “Një mbi një dritareve”, qyteti 2400 vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike të rajonit të Evropës Juglindore.Qendra e tij urbane reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë Kështjella, e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke.

Ura me 7 harqe e Goricës, nga një urë druri, në vitin 1780 u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë dhe ngrihet 10 m mbi lumin Osum.
Ndërtesat e kultit përfshijnë disa kapitole dhe kolonada dhe dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kalaja dhe Gorica, janë perla të arkitekturës mesjetare.

Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla.

Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.
Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.

Kodiku i Purpurt i Beratit (Memoria e botës)

I klasifikuar nga UNESCO te “Memoria e botës”, Kodiku i Purpurt i Beratit daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishten e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Kodiku i Purpurt i Beratit ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Është shkruar me gërma të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, “në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit”. Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë.

Teksti i “Codex Purpureus Beratinus” është shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve.

Isopolifonia (Trashëgimia shpirtërore)

Iso polifonia shqiptare është realisht një ndër super vlerat e folklorit muzikor shqiptar por edhe të traditës folklorike botërore në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.
Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilat shprehin në thelb strukturën e iso polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.
Iso polifonia shqiptare u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Shpirtërore të UNESCO-s më 25 nëntor 2005.

Rezerva ndërkufitare e Biosferës Ohër-Prespë
Rezerva Ndërkufitare e Biosferes Ohër-Prespe është prej 4 vjetësh pjesë e Rrjetit Botëror të Biosferës, pas miratimit si e tillë nga Këshilli Ndërkombëtar Koordinues i Programit Njeriu dhe Biosfera të UNESKO-s, në sesionin e tij të 26-të në Jönkoping (Suedi) .

Me një sipërfaqe prej 446,244 hektarësh, RNB përfshin një pjesë të Liqenit të Ohrit dhe rrethinat e saj në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të cilat janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore, si dhe një pjesë e liqenit të Ohrit në Shqipëri.
E gjithë zona e RNB është e pasur me biodiversitet me specie të rralla dhe të rrezikuara në mbarë botën. Për shkak të gjenezës historike të dy liqeneve, lloje të shumta endemike të cilat janë unike janë të pranishme vetëm në këto ekosisteme ujore dhe ato tokësore përreth.

Pyjet e ahut të lashtë
Dy vendet e para natyrore shqiptare kanë marrë mbrojtjen e UNESCO-s si zona të Trashëgimisë Botërore të pyjeve të ahut primar, në korrik 2017.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESKO-s ka miratuar zonën e pyjeve të ahut të lumit të Gashit të Shqipërisë dhe Rrajcës, dy zona të mbrojtura në nivel lokal, në Listën e Trashëgimisë Botërore si një zgjerim i zones se Trashëgimisë Botërore të pyjeve të ahut primar të Karpatet dhe Pyjeve të Ahut të Gjermanisë.
Vendimi u mor në sesionin e 41-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Krakov, Poloni.
Ekspertët shqiptarë që kanë punuar në aplikimin e UNESCO-s, kanë përshkruar zonat e miratuara si ishujt e fundit të pyjeve të virgjër që mbeten në Shqipëri.
Rrajca ndodhet në luginën e sipërme të Bushtricës brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Shebenik Jabllanicës në pjesën verilindore të Librazhdit në rajonin e Elbasanit.

Zona është gjithashtu një habitat i rëndësishëm për rrëqebullin e Ballkanit, një lloj i mbrojtur në Shqipëri.
Këto zona natyrore të Shqipërisë, tashmë zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, gjithashtu shërbejnë në zhvillimin e turizmit dhe përpjekjet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Rajoni liqenit të Ohrit

Shqipëria ka dorëzuar pranë UNESCO-s dosjen dhe aplikimin për të përfshirë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, si zgjerim i zonës ekzistuese të Trashëgimisë Botërore të FYROM-së fqinj, si një zonë mikse natyrore dhe kulturore e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Që nga viti 2014, Shqipëria ka qenë pjesë e një projekti të financuar nga BE me Maqedoninë që ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe efektivitetit të menaxhimit për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Liqenin e Ohrit.
Shtrirja e propozuar përfshin të gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, Gadishullin e Linit, bregdetin bregdetar në veri të kufirit maqedonas, dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me Liqenin e Ohrit, duke mbuluar gjithsej 11,378.6 ha.

Shqipëria feston me 7 pasuri në UNESCO, në 2019 i bashkohet edhe Liqeni i Ohrit Read More »

“Babalja” nuk e ngre dot Top Channel, ia merr sërish Feziu në TV Klan me “bixhozin”

Prej muajsh, që prej fillimit të sezonit, dy televizionet kombëtare TV Klan dhe Top Channel janë në një garë për audioencë. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu ose i njohur ndryshe si Babalja, dha një intervistë ekskluzive. Ndonëse ishte hera e parë që Babalja, pasi tronditi klasën politike, dilte në një intervistë sërish Top Channel nuk mundi që të kryesonte audiencën, sikurse nuk e ka bërë asnjëherë gjatë këtij sezoni të ri televiziv.

“Opinion” i Blendi Fevziut, në TV Klan që trajtonte temën e bixhozit nëse do të mbyllet apo jo, e propozuar nga kryeministri Rama, për mbylljen e lotove dhe basteve ishte ai që kryesoi audiencën. Në grafikun që CNA.al ka siguruar duket që pas TV Klan dhe Top Channel, vjen News24 e më pas Vizion Plus, me emisionin e Sokol Ballës “Real Story”, ku temë diskutimi mes analistëve ishte sërish propozimi i Ramës, për mbylljen e pikave të basteve.

“Babalja” nuk e ngre dot Top Channel, ia merr sërish Feziu në TV Klan me “bixhozin” Read More »

Lezhjanët thyejnë një tjetër rekord, pas alkoolit, ata futen në grupi e njerëzve me më pak…

Një ndër etapat më të rëndësishme të jetës sonë, padyshim është martesa. Vitet e fundit, është bërë e qartë se të rinjtë, nuk janë aq lehtë të bindur për të marrë një vendim të tillë dhe për të bërë zgjedhjen e jetës

Sot njerëzit kërkojnë siguri për të marrë një angazhim si martesa, siç është një punë e sigurt apo të ardhura mbi mesataren.

Studimet tregojnë se të rinjtë po martohen më pak dhe më vonë në krahasim me brezat e mëparshëm, dhe kjo nuk është vetëm një tendencë globale. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se martesat kanë hyrë në një trend rënës në vitet e fundit, duke shënuar në 2017-n edhe rekordin më të ulët, sipas të dhënave të INSTAT në Vjetarin e Statistikave Rajonale.
Në vitin 2017 janë regjistruar në zyrat e gjendjen civile rreth 22,5 mijë martesa. Shifër kjo e ulur me 0,4 % krahasuar me një vit më parë, por me një rënie prej 5,7 % krahasuar me vitin 2013. Numri i martesave në vendin tonë ka pasur luhatje, duke arritur vlerën më të ulët në vitin 2017 me rreth 22,5 mijë martesa, raporton INSTAT.
Por edhe pse më rënie, disa prej qyteteve të Shqipërisë nuk e kanë humbur besimin tek institucioni i martesës.
Kryesonin listën për sa i përket shpenzimeve të larta për alkool, por ky nuk është rekordi i vetëm që ata mbajnë. Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT norma e martesave në qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.
Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.
Ndërsa qarqet e tjera ndjekin nga pas me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë.
Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas.
Sipas Monitor, rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të larta.
Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të Instat u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë.

Lezhjanët thyejnë një tjetër rekord, pas alkoolit, ata futen në grupi e njerëzve me më pak… Read More »

“I dashur drejtor, s’dua që amerikanët të na përmendin më Balilin dhe që të ‘fortët’ të shfaqen në mes të Bllokut duke pirë shampanjë”

Në fjalën e tij para oficerëve të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të marrë fund epoka e të “fortëve”.

“Dinjitet është që komuniteti të mos ketë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojmë që çdo i fortë të ketë problem.

Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve, klubet, parqet, t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të Bllokut.

Nuk dua i dashur drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, të na përmendë ambasadorja e re amerikane se kemi ende pa arrestuar Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, apo pika ku uniforma dhe dinjiteti vihet në diskutim nga persona te tille, dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte.

Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gozhduar të fortë të tjerë”, tha Rama.(TemA)

“I dashur drejtor, s’dua që amerikanët të na përmendin më Balilin dhe që të ‘fortët’ të shfaqen në mes të Bllokut duke pirë shampanjë” Read More »

Fiks Fare/ Historia e dhimbshme e gruas që kërkon të shpëtojë djalin

Nëna nga Durrësi akuzoi ish-bashkëshortin e saj në “Fiks Fare” për dhunën që ushtronte ndaj djalit të tyre 5-vjeçar. Ajo u pohoi gazetarëve se i ati e rrihte djalin me thupër dhe asnjë institucion, ku ajo kishte denoncuar dhunën, nuk e kishte njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Hetimi për këtë dhunë filloi vetëm 40 ditë pas denoncimit, ndërkohe që fëmija vazhdon të jetojë me babain. Dhunën e ushtruar tek 5-vjeçari e konfirmon dhe akti i ekspertizës mjekoligjore.

Përmbaruesi shtetëror është shfaqur më shumë i merakosur për ndeshjen Shqipëri-Izrael, sesa për fatin e një fëmijë të dhunuar. Ai ofendon dhe shan nënën në sy të fëmijës dhe e detyron atë të rrijë në prani të ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ka 5 urdhra mbrojtjeje për dhunë ndaj saj.

25-vjeçarja nga Durrësi, pas dhunës së gjatë fizike dhe psikologjike, kishte vendosur të shpëtonte duke i kërkuar bashkëshortit divorcin, pas 7 vitesh martesë. Djali, asokohe qëndroi me të atin dhe e ëma e takonte shpesh, por një ditë ajo sheh në trupin e 5-vjeçarit shenja dhune. I pyetur për atë se çfarë i kishte ndodhur, i mituri i tregoi se babai e kishte rrahur me thupër, pasi ai i kishte marrë çelësat e makinës dhe kishte hipur mbi kofano. Në këto kushte, 25-vjeçarja vendosi që të bënte kallëzim në polici. Vetëm pas 40 ditësh nga denoncimi i nënës në komisariatin e policisë, ajo është thirrur nga Prokuroria, duke lejuar gjatë kësaj kohe që i mituri të jetonte më babanë dhunues. Ndërkohë që kallëzimi në polici nga nëna ishte bërë në datën 27 gusht, mjeku që ka bërë ekspertizën e të miturit ka dalë në aktin e ekspertimit në datën 31 gusht, pra 4 ditë më vonë, që është regjistruar nga një oficere në prokurori.

Gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Prokurorisë për të kuptuar zvarritjen e çështjes, por prokurorja pohon se akti i ekspertimit ka ardhur në kohë hetimi i ngritur prej tyre është brenda afatit. Madje, fëmija po pyetet nga psikologia dhe në takimet me këtë të fundit fëmijën e çonte i ati. Por, si nga ana e policisë, ashtu edhe e Prokurorisë, askush nuk ka njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Durrësit. Këtë e konfirmon drejtoresha e kësaj njësie, që pohon se nga policia dhe prokuroria nuk i është referuar një rast i tillë, edhe pse e kanë detyrim. “Nëse do të na kishin njoftuar neve, brenda 24 orëve do të bënim një vlerësim për situatën dhe do të kishim kërkuar urdhër mbrojtjeje për djalin, e patjetër ndonjë institucion ose qëndrimi me të ëmën derisa të përfundonin hetimet”, shprehet drejtoresha për “Fiks Fare”. Por gjatë kësaj situate të vështirë, nëna e të miturit i është drejtuar edhe Zyrës së Përmbarimit në Durrës, për të marrë çdo fundjavë djalin e saj. Madje ka këmbëngulur që djalin ta marrë me procesverbal, ku të përshkruhet edhe gjendja e tij.

Por, përmbaruesi Florian Keçi, duke e ditur që gruaja ka 6 urdhra mbrojtjeje, e mban në të njëjtën zyrë me ish-bashkëshortin dhe ia pohon haptazi se ai mbështet babin dhunues. Madje, në takimin e tyre, përmbaruesi Keçi e ofendon dhe e nxjerr jashtë zyrës me dhunë, e i thotë se për çdo rast do t’i japë të drejtë ish-bashkëshortit të saj, pasi ajo është vetëm me 5 klasë shkollë.

Fëmija tregon për rrahjen me thupër.

Djali: Kam bërë gabim se më ka rrahur babi me thupër.

Nëna: Po pse të rrafi me thupër, çfarë gabimi bëre ti?

Djali: Mora çelësat e makinës.

Nëna: Po mirë babi nuk duhet të të rrafi, duhet të të thotë K…bëre gabim.

Nëna: Po pse i more çelësat e makinës ti?

Djali: Po bëna gabim që hypa tek kofonja e makinës së babit, te fordi. Ele me rrafi…

Nëna: Me ça?

Djali: Me thupër pra.

Nëna i kërkon përmbaruesit të mbajë procesverbal kur takon fëmijën.

Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti?

Nëna e fëmijës– Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu.

Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë?

Nëna e fëmijës– Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim.

Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës?

Nëna e fëmijës– Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim.

Përmbaruesi – Unë do marr një masë…

Nëna e fëmijës– Atëherë nëse ti nuk e bën…

Përmbaruesi – Do jap një vendim unë…

Nëna e fëmijës– Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër.

Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër…

Nëna e fëmijës– Unë po paguaj taksë…

Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo…

Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti?

Nëna e fëmijës– Po le të thotë mo.

Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti?

Nëna e fëmijës– S’më intereson mua se çfarë thua ti!

Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella…

Nëna e fëmijës– Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë…

Nëna e fëmijës– Unë kam pagujt taksën këtu…

Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte?

Nëna e fëmijës– Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent)

Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Çpunë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht…

Nëna e fëmijës– O Lori, unë që në fillim…

Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu!

Nëna e fëmijës– Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë.

Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti!

Nëna e fëmijës– Pse unë po e sjellë fëmijën e po e marr me përmbarim. Po kërkoj të drejtën time.

Përmbaruesi – Ore kemi rënë dakort me e çu në kopësht, pse vjen këtu?

Nëna e fëmijës– Unë nuk merrem më me A…Unë absolutisht nuk e jap më e ta marrë çunin pa procesverbal.

Përmbaruesi – Ti asnjëherë nuk ke për të mbajtur procesverbal.

Nëna e fëmijës– Pse s’kam për të mbajt?

Përmbaruesi – Se nuk dua unë, nuk du unë. Unë nuk du me e majt.

Nëna e fëmijës– Po pse nuk do me e majt?

Përmbaruesi – A jam unë, apo je ti? Kush je ti moj! Kush je ti moj, kush të merr leje ty.

Nëna e fëmijës– Unë po vij me procesverbal të lej fëmijën.

Përmbaruesi – Kush të merr leje ty moj.

Përmbaruesi – E kupto veten se si je bo moj. Boj një analizë vetes. A ka njeri me të ftillu ty ere.

Nëna e fëmijës– Për fëmijën tim unë…

Përmbaruesi – Ça fëmijën tem moj, ti s’ke punë me fëmijën.

Nëna e fëmijës– Si???

Përmbaruesi – Ti do me më mërzit atë (bashkëshortin) dhe mua.

Nëna e fëmijës– Mua smë intereson kush është ai njëherë, mua më intereson fëmija im.

Përmbaruesi – A ke hall me pa atë ti! Bëj një procesverbal se e qëndis unë!

Nëna e fëmijës– Me më kërcënu mua, s’ka të drejtë asnjë, as ti asnjë.

Përmbaruesi – Merre që thotë dorëzoje në përmbarim.

Nëna e fëmijës– Unë jam me urdhër mbrojtje. Unë jam me urdhër mbrojtje, se doni më mbrojt A… ju është tjetër gjë.

Përmbaruesi – Po, po. A…do mbroj. Unë do mbroj A… nuk pyes unë.

Nëna e fëmijës– Unë do e bie çunin këtu, ditë të shtune e ditë të hëne.

Përmbaruesi – Po bjere këtu edhe e shef ti. E shef ti pastaj ku do shkosh.

Nëna e fëmijës– Ma plotëso atë mua…

Përmbaruesi – Ore mos më trego ti mu! Ulu aty…kur të du unë me e plotësu. Dil atje, prit atje.

Përmbaruesi – Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe.

Nëna e fëmijës– Po patjetër, ashtu siç i duan të gjithë nënat fëmijët…ashtu e dua edhe unë timin.

Përmbaruesi – Po të kishe desh e kishe majt.

Nëna e fëmijës– Sa respekt keni për femrat i herë…

Përmbaruesi – Ku hyn tek femrat ti.

Nëna e fëmijës– Sikur s’keni motra e gra vet.

Përmbaruesi – Po nuk hyn tek femrat ti.

Nëna e fëmijës– Turp të keni për fjalorin që përdorni njëherë.

Përmbaruesi – Po të vijmë shumë pas fijes, rri mos…mos më bë me dalë..U ke mësu me të tjerët kshu, po jo me mua.

Nëna e fëmijës-S’jam mësu unë me asnjëri.

Përmbaruesi – U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë.

Nëna e fëmijës-Si kam hy në hak njeriu. Për fëmijën tim do luftoj!

Bashkëshorti – Ça nëne je ti moj,se e tërbove fëmijën këtu duke bërtit! Ça nëne je ti?

Nëna e fëmijës– Ti në rradhë të parë je me urdhër mbrojtje, dil atje përjashtë.

Përmbaruesi – Jo me jo, aty do rrijë.

Nëna e fëmijës– Ti dil përjashtë, sepse e di unë kush rri në zyrën time.

Përmbaruesi – Zot i madh i pëlqe vetja shumë kësaj goce.

Përmbaruesi – Tashi unë do marrë një vendim. Fëmija do merret në kopësht në orën 8…

Nëna e fëmijës– Si të bëjmë si thua ti ne?

Përmbaruesi – Si të them unë, por më thuaj si do ti.

Nëna e fëmijës– Atëherë të vij nodnjëri atje tek kopshti dhe të plotësoj procesverbalin. Unë çunin pa rregulla nuk e marr dhe nuk e le.

Përmbaruesi – Po pse ti i vendos rregullat, kush je ti moj, ku di rregulla ti. Ti s’ke pesë klasë shkolle o goc.

Nëna e fëmijës-Të mbaroj unë procesverbalin edhe…

Përmbaruesi – Prit i herë, pse kur të dush ti? Kur do ti me maru e kur do ti me fillu. Mos ma thuaj mo se po s’të pëlqeu përjashtë. Mos të shof më këtu.

Nëna e fëmijës-Nuk komandoj unë.

Përmbaruesi – Oj zonjë, ça je tu thone ti moj.

Nëna e fëmijës– Dua të mbaroj punën e të dorzoj djalin.

Përmbaruesi – Të presësh, do presësh. Këtu do presësh.

Nëna e fëmijës– Po gjithë jetën do pres. Se kam problem unë, për femijën tim do rri.

Përmbaruesi – Po na trego ti! Ça fëmija jot moj ça fëmija jot, ta kishe majt fëmijën ti. Halli jot.

Nëna e fëmijës-Çdo njëri pa fatkeqësi nuk ka ka në shtëpi. Secili ka motra , ka gra, ka mama.

Përmbaruesi – Çohu dil përjashtë tani. Po dil përjashtë, më prit përjashtë tashi.

Nëna e fëmijës– Jo. Unë nuk dal përjashtë se unë do firmos.

Përmbaruesi – O do firmosësh kur ta lexoj unë. Dil përjashtë tani./tch

Fiks Fare/ Historia e dhimbshme e gruas që kërkon të shpëtojë djalin Read More »

Surprizat e motit, nga neser çadrën me vete

Moti vazhdon të jetë surprizues. Ndërsa gjatë paradites së sotme temperaturat ishin të larta, në orët e mesditës e më pas ato janë ulur.

E njëjta situatë duket se do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme.
Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image
Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C

në vendet e ulëta: 13 / 26 °C

në vendet malore: 7 / 20 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pasditeve.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër të gjithë qarqet pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut për zjarre.

Qarqet Fier, Elbasan dhe Dibër pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit.

Surprizat e motit, nga neser çadrën me vete Read More »

Ultimatumi i AKEP, reagojnë drejtues të mediave online

Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar publikoi në faqen zyrtare një listë me 44 emra portalesh të paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Në këtë komunikatë të shpërndarë për mediat AKEP në mënyrë ultimative u kërkon këtyre mediave online që të regjistrohen në QKR dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online ose në të kundërtën do të mbyllen.

“Disa prej tyre, janë të regjistruar por nuk e kanë të shfaqur në ëebsite të tyre kodin apo NIPT-in në faqen e tyre. Kështuqë AKEP do të monitorojë, cdo subjekt duhet të ketë një kod në faqe.” U shpreh kreu i AKEP.

Mes portaleve të gjetur në parregullsi janë edhe domene të marra në shtete të tjera me prapashtesën .net dhe .it që janë jashtë juridiksionit shqiptar. Por sipas AKEP për cdo rast të tillë do të konsultohet ngushtësisht me autoritetin e mediave audiovizive.
“Sigurisht autoriteti përkatës është AMA, besoj është edhe organi i cili do të referojë në vijim të gjithë përputhshmërinë ligjore të funksionimit të mediave online AKEP përgjigjet vetëm për pjesën e domain vetëm për pjesën e on line”

Por vetë AMA nuk ka asnjë kompetencë ligjore mbi mediat online për të cilat nuk ekziston një ligj rregullator si në rastin e mediave audiovizive.

Nisma e kryeministrit për mbylljen e portaleve të paregjistruara pjese të paketës antishpifje të paralajmëruar prej tij ka provokuar reagime brenda komunitetit të gazetarëve dhe atyre që drejtojnë dhe administrojnë media on line.

“Ka nevojë për formalizim nga pikëpamja e të drejtës së autorit, pra ka nevojë për një paketë të plotë, por sërish mendoj që kjo nuk zgjidhet me udhër, me një vendim nga qeveria ose regjistrohuni ose do mbylleni. Mediat online janë hapësira më e madhe e lirisë së shprehjes në Shqipëri dhe janë më pak të kontrolluarat nga qeveria dhe ndoshta qeveria ka një tendecë për të vendosur një lloj kontrolli në këtë aspekt dhe besoj nuk e ka shumë të mundur.” -U shpreh Robert Rakipllari nga ‘Panorama online”

https://youtu.be/UE71A3CR_QA

“Nëse i shohim pa asnjë paragjykim është mirë që të gjithë mediat online të jenë të regjistruara. Të jenë të regjistruara në tatime sepse moralisht janë media që predikojnë rregullim të shoqërisë dhe nuk mund të jenë të parregulluara për vete. E dyta edhe për konkurencën mes tyre është mirë të jenë të regjistruara etj etj. Në pamje të dytë më ngjan se është një nismë edhe për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një kaos dhe një zhurmë pa shkak. Pyetja themelore që shtrohet është pse kryeministri u kujtua kur nisë të humbasë betejën e propagandës përsa i përket skandaleve që i plasën për lidhjet e tij me krimin” u shpreh Andi Bushati nga Lapsi.al

Por për gazetarët e rrjetit investigativ BIRN ultimatumi i kryeministrit për t’u regjistruar në QKR shihet si një atentat ndaj fjalës së lirë.

“Ky është një akt i paprecedentë censure në Republikën e Shqipërisë dhe një hap pas në demokraci për më tepër është një dhunim i sundimit të ligjit nga ana e kryeministrit dhe AKEP. Është e turpshme që fushata antishpifje nis me shpifje, dmth AKEP merr përsipër të deklarojë që reporter.al është pa i regjistruar në Shqipëri dhe duhet të regjistrohet kur në fakt ai është publikim i rrjetit Ballkanik për gazetari investigative.” – u shpreh Gjergj Erebara nga reporter.al

Ndërkohë në një njoftim të dytë AKEP deklaron se ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit./korrieri

Ultimatumi i AKEP, reagojnë drejtues të mediave online Read More »