Aktualitet

U arrestua me bujë, gjykata merr vendimin e papritur për biznesmenin

Gjykata e Tiranës ka liruar pronarin e lokalit Redi Popesku, ku ndodhi ngjarja në Bllok më 4 tetor. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për pronarin e lokalit.

“Vendimi i gjykatës së Tiranës për Redi Popeskun nuk është i drejtë dhe nuk mund të caktohet masë sigurie. Popesku nuk mund të lihet me arrest shtëpie, pasi nuk ka fshehur asnjë armë”- tha avokati.

Redi Popesku u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po pengon autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen në lokalin e tij.

Më hereët burime nga Prokuroria thanë për “BalkanWeb” se Popesku, që është edhe një nga dëshmitarët kyç në ngjarje, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë të cilën e disponon me leje. Institucioni i akuzës këmbëngul për sekuestrimin e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizës balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato.

“Biznesmeni Popesku thanë burimet ka pranuar të dorëzojë vetëm një armë gjahu, të cilën gjithashtu e disponon me leje, por kjo nuk i shërben hetimit, pasi në ngjarje, dyshohet të jenë përdorur tri pistoleta”./korrieri

U arrestua me bujë, gjykata merr vendimin e papritur për biznesmenin Read More »

Parashikimi i motit, e martë, 23 tetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura e gradualisht në shpërbërje në pjesën veriore e në atë qendrore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit. Në ekstremin jugor reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-18 m/sek., me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1,2 – 1,8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET      Temperaturat në °C

Shkodër           12/20 diell shi

Kukës               7/14 re shi

Lezhë              14/21 diell shi

Dibër                 6/13 re shi

Durrës             13/23 diell shi

Tiranë              11/23 diell shi

Elbasan            12/21 re shi

Berat                 9/23 re shi

Vlorë               12/21 diell shi

Korçë                7/15 re shi

Gjirokastër        6/22 re shi

Sarandë           12/21 re shi/atsh

Parashikimi i motit, e martë, 23 tetor 2018 Read More »

Rajoni i Epirit dhe Gjirokastra, bashkëpunim në turizëm dhe emergjenca civile

Rajoni i Epirit në Greqi dhe qarku i Gjirokastrës shprehën angazhimin për të bashkëpunuar në fushën e emergjencave civile, turizmit dhe të agroturizmit dhe në realizimin e projekteve me fondet e Bashkimit Europian.

Në qytetin e Janinës është zhvilluar takimi i parë midis Prefektit të Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj dhe Prefektit të Rajonit të Epirit, Aleksandros Kahrimanis me praninë dhe të Konsullit të Përgjithshëm Shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria.

Në këtë takim Prefekti i qarkut, Astrit Aliaj vlerësoi kontributin e Prefektit të Rajonit të Epirit për bashkinë Dropull, me një mjet zjarrfikës dhe një mjet pastrimi.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj shprehu idenë e krijimit të një grupi në rang qarku, me ekspertë të fushave të ndryshme ku të përzgjidhen ide dhe më pas të kalohet në studime të projekteve me grupe të përbashkëta pune, të cilat do të kërkojnë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.

Një tjetër plan me interes të përbashkët ishte edhe futja në guida turistike të rrugës që ka përshkruar Shën Kozmai në territoret tona.

Në muajin shtator 2018, të dy delegacionet e prefekturave do të takohen në Gjirokastër ku do të paraqiten idetë dhe do të kalohet në studime të projekteve konkrete./

Rajoni i Epirit dhe Gjirokastra, bashkëpunim në turizëm dhe emergjenca civile Read More »

Mbledhin “gurin me xixa”, për të ndihmuar familjet e tyre, mjerimi i fëmijëve të Bulqizës

Edhe pse Bulqiza është një nga rajonet më të pasura me krom, banorët e saj më të më varfrit në vend. Emisioni Fiks fare solli sonte një reportazh nga qyteti i Bulqizës, ku fëmijët 8 -10 vjeçarë punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom. Filmimet e kryera nga gazetarët e Fiks fare tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës, sakrificën e përditshme të fëmijëve dhe familjarëve të tyre , të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600 deri ne 1000 lekë të reja në ditë.

Fëmijët e Bulqizës janë dënuar të mos kenë fëmijëri, ata nuk luajnë, por punojnë duke mbledhur krom apo “gurin me xixa”, siç e njohin fëmijët , për të ndihmuar familjet e tyre ekonomikisht. Fëmijët e këtij qyteti i kalojnë ditët e pushimit në pirgjet e kromit. Nuk kanë kohë të luajnë dhe topin apo librin në dorën e tyre është zëvendësuar me kovën ku mbledhin kromin. Dhe kjo e gjitha për të lehtëuar sadopak familjet e tyre,për të nxjerrë pak të ardhura.

Megjithëse për këtë qytezë mbledhja e kromit nga fëmijët është një panoramë normale. Prindërit së bashku me fëmijët e kanë të vetmen mënyrë për të siguruar mbijetesën.
Në masivet e gurëve që janë krijuar nga puna disa vjeçare në sektorin minerar gjen gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur, për ta shitur më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit. Minerali që mblidhet prej tyre blihet me 5 leke kilogrami nga disa firma apo persona, të cilët më pas e rishesin mineralin me 18 ose 20 lekë kilogramin. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600-1000 lekë të reja në ditë.

Panorama e gjithë stogjeve ishin punëtorë të ndryshëm që mbanin në kurriz arka e kova me krom. Mundimi i fëmijëve që shpesh nuk e ngrinin dot kovën e kromit në shpinë, dukej qartazi. Nevoja nuk i lë të dorëzohen dhe më ndihmën e shokëve e kryenin edhe këtë punë. Fëmiëjt treguan për Fiksin se familjet e tyre janë në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe se mbledhja në stogje është e vetmja mënyrë për t’u ushqyer.

“Nuk marr ndihmë ekonomike, nuk kam rrogë, nuk kam ku të punoj, kam marrë me vete dhe fëmijët” thotë nëna e tre fëmijëve e cila bashkë me ta gërmon në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom.

Gazetarët e Fiksit gjetën fëmijë duke gërmuar në pirgje për gurë kromi, njëri prej tyre vetëm 8 vjeç thotë se ka shume kohë që e bën këtë punë ” Tani jam në klasë të dytë, e kam bërë edhe kur isha në klasë të parë, tani jam mësuar, mbush tre kova në ditë e fitoj 6 mijë lekë të vjetra ” tregon fëmija i klasës së dytë. “E dalloj prej xixave, është gur me xixa”, i thotë një i mitur gazetares së Fiksit pasi pyetet prej saj për mineralin e “çmuar”.

Vëllai i tij thotë se ai ka punuar edhe më i vogël se 7 vjeç. “Unë e kam nisur punën më i vogël se vëllai, në shtëpinë tonë punojmë ne të dy dhe babi në lavazh” tregon 13 vjeçari për Fiksin.

Një grua 66 vjeçare tha se e ka pensionin 50 mijë lekë të vjetra dhe se nuk i mjaftonin, ndaj ishte e detyruar të dilte të mblidhte krom. “Më ka mbuluar disa herë dheu dhe mezi kam dalë, por ç’të bëj nuk më mjafton pensioni ” tregon e moshuara , përreth së cilës mblidhnin krom nipërit dhe e grumbullonin afër saj./Top Channel

Mbledhin “gurin me xixa”, për të ndihmuar familjet e tyre, mjerimi i fëmijëve të Bulqizës Read More »

Rama pakt me Berishën e Metën, realizon “planin” e goditjes ndaj krimit si kusht i SHBA e BE, me “peshqit e vegjël”. Filloi me ata të PS, “peshkaqenët” të lirë

Arrestimi i dy ish deputetëve të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka një natë më parë u cilësua si një goditje e fortë ndaj “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri.

Për “kutin” shqiptar këto arrestime mund të cilësohen të një niveli të lartë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për faktin se në Shqipëri, që nga arrestimi i ish kryeministrit Fatos Nano, tek- tuk ndonjë deputet si Doshi e Frroku e që tashmë janë jashtë tashmë jashtë burgut, arrestimet e këtij niveli kishin “humbur”.

Por parë në këndvështrimin e kërkesave dhe pritshmërive të partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE që kanë financuar deri në detaje luftën kundër krimit, trafiqeve dhe abuzimit me pushtetin, ështe tmerrësisht pak.

Si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian partnerët tanë kanë vënë goditjen dhe dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj”, pa neglizhuar të gjitha nivelet e përfshirjes së zyrtarëve dhe të politikës në aleancë me krimin.

SHBA dhe BE, teksa kanë në “dritën e diellit” të gjitha dosjet e rënda për zyrtarët më të lartë, duke filluar nga ish kryeministra dhe kryeministra, ish ministra dhe ministra aktualë, janë tepër të shqetësuar që në “rrjetën” e organeve ligjzbatuese deri tani kanë rënë vetëm “peshqit e vegjël”.

Për “kutin” e partnerëve ndërkombëtarë, arrestimi i ish deputetit dhe ish kreut të Burgjeve Çuko,  ish deputetit Ndoka apo dhe vellait të Drejtorit të Përgjthshëm të Shërbimeve Rrugore në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës Arben Isaraj, janë goditje ndaj “cironkave”.

Dhe zhgënjimi i SHBA e BE është akoma më i madh, teksa kanë nuhatur se ka një pakt mes Ramës, Berishës dhe Metës për të evituar goditjen ndaj “peshqve të mëdhenj” të krimit, trafiqeve dhe të abuzimit me pushtetin.

Nuk është thjeshtë një pakt i Ramës me Berishën dhe Metën për të shpëtuar ministrat dhe ish ministrat miq të tyre, duke filluar nga Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe vijuar me ish ministrat Lulzim Basha, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishaj apo zyrtarë të tjerë të lartë.

Eshtë një kompromis mes Ramës, Berishës dhe Metës për të shpëtuar veten e tyre si “kryepeshqit e mëdhenj” të krimit, trafiqeve dhe korrupsionit në Shqipëri.

Ndaj pakti mes tyre rezulton në goditjen ndaj këtyre “peshqve të vegjël”, ku radha ka filluar me dy ish deputetët e PS dhe do të vijojë ndoshta me të tjerë të këtij niveli, nga radhët e PD dhe LSI.

Në këtë mënyrë bëhet sikur realizohet “plani” i goditjes ndaj krimit si kusht i vënë nga SHBA e BE për integrimin në Europë, por dhe shpëtohen “peshkaqenët e mëdhenj” që janë vetë Rama, Berisha, Meta, Monika e Basha. Një skenar që ka zemëruar shumë partnerët tanë ndërkombëtarë./Pamfleti

Rama pakt me Berishën e Metën, realizon “planin” e goditjes ndaj krimit si kusht i SHBA e BE, me “peshqit e vegjël”. Filloi me ata të PS, “peshkaqenët” të lirë Read More »

“Sa shumë del në televizor”, Rama batuta me gratë e Laprakës: Mos u habisni, shumë shpejt do t’ju dal dhe në frigorifer

Ndërsa ka qenë në një aktivitet të qeverisë me banorët e zonës së Laprakës, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer as batutat kur e kanë pyetur mbi daljet e tij të shpeshta televizive.

“Pas tre ditësh besoj se parlamenti do ta votojë për të mbyllur çdo debat për t’i dhënë fund atij lumit të baltës dhe shpifjeve lidhur me këtë çështje.

Është fatkeqësi që një numër i madh fëmijësh, bien pre e këtij vesi. E kanë filluar lojën e fatit afro 70% e tyre në moshën 10-15 vjeç. Se për temën e daljes në media kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”, shprehet Rama.

“Sa shumë del në televizor”, Rama batuta me gratë e Laprakës: Mos u habisni, shumë shpejt do t’ju dal dhe në frigorifer Read More »

Horoskopi javor/ “Vështirësitë do t’ju fundosin”, kjo shenjë duhet të hapë sytë, ja çfarë thotë astrologë Meri

Astrologe Meri ju këshillon dhe ju tregon sesi do të jetë kjo javë për të gjitha shenjat e zodiakut.

“Kjo javë ka si fenomen thelbesor henen e Plote e cila nuk eshte aq e shndritshme dhe e kendshme, do kemi një periudhë endosopisis dhe kerkim personal. Do jete e nevojshme te ndjejme siguri dhe ne kete rast kryesisht parate dhe dashuria do kene shume rendesi ose rendesine me te madhe. Do jemi ne udhekryq te ngjarjeve dhe ndryshimeve te madha. Vetem njerëzit e ditur dhe me pervojë mund ti rezistojne kesaj periudhe tinzare, provokuese, joshese deri ne mashtrim te vetes, njofton astrologe Meri Shehu. Më poshtë parashikimi javor për të gjitha shenjat.”

Dashi

Do perballeni me ceshtje ekonomike madhore te cilat nje here afrohen nje here largohen dhe kjo ju nervozon duke ju corientuar dhe bere gabime te pafalshme. Ne jeten personale ka ndarje dhe kthime mbrapa qe ju shpenzojne kohe dhe energji

Demi
Plotesimi juaj nuk do jete i plote nese nuk ju mbeshtet partneri ne cift apo ju del kundra gjithmon nje bashkepuntor duke ju rikujtuar detyrimet qe keni. Beni bashkepunime me jashte vendit

Binjaket
Do nuhasni por nuk do prekni dhe kjo do kthehet ne nje loje ku ka fshehti duke ju bere te ndjeheni njerezit me te pafat ne dashuri dhe ne pune

Gaforrja
keni mundesine te rregulloni apo stabilizoni marredheniet ne pergjithesi dhe qellimet. Por e kaluara perseri ju therret ta sqaroni sidomos ne ceshtjet sentimentale. Nese nuk e beni e ardhmja eshte ne pikepyetje

Luani
Shume ceshtje familjare do hidhen ne diskutim dhe ne mendyshje madje disa ceshtje pronesish. Duhet te merrni vendime per te mbrojtur si anen materiale dhe punen ashtu edhe ceshtjet familjare

Virgjeresha

Ka nje moment qe mund te quhet i ndritshem ne ceshtje qe lidhen me udhetiime ligjin por gjithmone risku dhe veshtiresite jane shume te medha dhe mund tju fundosin nese nuk keni vertetesi

Peshorja
Shume ceshtje te rendesishme ekonomike qe lidhen me te tjeret apo partneret tuaj ne cift do vihen ne diskutim dhe ne Veshtiresi Po keshtu edhe jeta juaj personale kerkon me shume plotesim e pasion

Akrepi
Nes ete gjitha ndodhin perball jush apo tek te tjeret ju do jeni ata qe do ngacmoni nervat dhe situatat qe cdo gje o te thuhet e te behet ose te iki e te zhduket nese eshte jo e qarte

Shigjetari
Shume nderlikime ne lidhje me punen dhe me jeten errotike te fshehte do keni ne kete periudhe. Kujdes kryesisht me detyrimet ekonomike te cilat mund tju kercenojne

Bricjapi
Keni shansin te beheni serioze dhe te ruani ekuilibrat fal Saturnit ne shenjen tuaj qe nuk ju lejoon te beni cmendurira kete periudhe Megjithate vihen ne rrezik ceshtje te rendesishme sentimentale

Ujori
Do kerkoj ndryshime te medha ne jeten e perditeshme apo ne ambjentin e vet ku mbi te gjitha do zoteroj tendenca per pronesi apo indentifikim te vetes dhe te prones qe ju perket

Peshqit
Nese ujvarat egzistojne edhe ne mendjen tuaj do egzistoj nje ujvare qe rrjedh vazhdimisht por qe ndrkohe dikush mund ti prese rrugen ujit dhe ky dikush ju do per vete dhe kerkon vemendje.

Horoskopi javor/ “Vështirësitë do t’ju fundosin”, kjo shenjë duhet të hapë sytë, ja çfarë thotë astrologë Meri Read More »

Për arrestimin e Klemend Balilit e Lul Berishës të ndiqen Ilir Meta, Ylli Manjani e Vangjush Dako, gjurmët e “tutorëve” të krimit të çojnë tek kriminelët

Policia shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda filloi një aksion në shkallë të gjërë për goditjen e krimit në Shqipëri dhe lidhjeve të tij me trafikun e drogës, abuzimin dhe zyrtarët e lartë.

Ka qënë një operacion i shtrirë në 12 qytetet kryesore të vendit ku krimi ka ngritur “folenë” e tij më shumë, duke filluar nga Hasi dhe përfunduar në Sarandë, ai që ka dhënë një rezultat konkret.

Në prangat e organeve ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim dhe me ata partnere, kanë rënë 27 të akuzuar për lidhje me krimin, ndërkohë që janë shpallur 6 persona të tjerë në kërkim.

Pjesë e këtij operacioni ishte goditja e trafikut të drogës së fortë në Has, ku u sekuestruan 183  kilogramë morfinë si dhe 20 litra esencë e lëngshme për prodhimin e heroinës.

U organizuan operacione për kapjen e kokave të krimit në Has, në Shkodër, në Durrës, në Sarandë etj., dhe për hir të së vërtetës kanë rënë në “rrjetën” e policisë disa “kaçatorrë” të krimit dhe trafiqeve, të cilët më shumë kanë qënë viktima të lënies në dorë të policisë nga vetë drejtuesit e tyre dhe të “tutorëve” politikë, se sa një sukses i policisë.

E themi këtë sepse kokat e krimit, edhe njëherë ia kanë dalë të shpëtojnë pa ‘u lagur’ nga këto aksione më të fundit të policisë së shtetit, duke treguar qartë lidhjet e tyre me politikën, e cila dekonspiron operacionet e organeve ligjzbatuese shqiptare.

Nuk është rastësi që i quajturi kokë e prodhimit të Heroinës në një fshat të Hasit, një biznesmen i fuqishëm nga Kruja që ka hotele dhe biznese nga kryeqendra e dikurshme e Skënderbeut e deri tek hapësira e aeroportit të Rinasit, shpëton nga prangat e policisë.

Ndërkohë që në duart e policisë bien punëtorët dhe ekspertët e prodhimit të lëndës narkotike, që asesi nuk mund të cilësohen si pronarët e vërtetë të heroinës në këtë zonë.

Bëhet aksion i policisë në Sarandë një javë më parë, dhe në Shkodër e Sarandë sërish dje për arrestimin e supertrafikantit të drogës, të cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klemend Balili dhe ai i shpëton arrestimit, duke “lënë” në pranga një nga kushurinjtë e tij të largët.

Realizohet po dje një aksion “blitz” në Durrës për arrestimin e Lul Berishës, dhe ai “çan ferrën” dhe ikën, ndërkohë që në pranga bien ortakët e tij në Shijak, vëllezërit Avdyli, njëri prej të cilëve mëngjesin e sotëm ka dalë nga paraburgimi.

Pra kokat e krimit i shpëtojnë prangave të organeve ligjzbatuese shqiptare vetëm e vetëm se ata kanë mbrojtjen e kupolës së krimit në politikën shqiptare, e cila e gjen rrugën dhe mënyrën për t’i lajmëruar që të largohen.

Dhe dekonspirimin e aksioneve të policisë nuk e bëjnë se u dhimbsen kriminelët, por sepse ata dinë shumë dhe në mungesë të eleminimit fizik, polikanët dhe zyrtarët e lidhur me krimin, janë të detyruar t’ju shërbejnë.

“Ndiq paratë” thotë një postulat i vjetër, si opsion për t’u ndjekur në luftën kundër krimit dhe minimizimin e këtij fenomeni, për ta bërë sa më të padëmshëm për qytetarërt.

Dhe në rastin e krerëve të krimit shqiptar, organet ligjzbatuese teksa kanë dështuar në të gjitha aksionet e tyre për t’i vënë në pranga, duhet të “ndjekin” vazhdimisht “tutorët” e tyre nga radhët e politikës.

Nese kërkon të realizosh me sukses operacionin për arrestimin e Lul Berishës duhet të ndjekësh në vijimësi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, mikun dhe ortakun e tij në punët më të pista të këtij rajoni.

Një person në kërkim ka nevojë për para, për t’i tërhequr nga banka, ka nevojë për transport, strehim dhe elementë jetësore që një njeri i thjeshtë apo ‘koleg’ kriminel nuk ia siguron dot. Këto shërbime mund t’ia sigurojë vetëm një njeri i fuqishëm nga politika.

Policia dhe organet ligjzbatuese le të ndjekin lëvizjet e Vangjush Dakos dhe menjëherë gjurmët do të të çojnë herët apo vonë tek Lul Berisha.

I njejti skenar vlen dhe për arrestimin e supertrafikantit të drogës, ish zyrtarit të lartë dhe financues i LSI Klemend Balili, që është miku i ngushtë i ish kreut të LSI Ilir Meta.

Nëse kërkon ta arrestosh Klemend Balilin, ndiq Ilir Metën presidentin aktual dhe familjen e tij, dhe patjetër gjurmët do të të çojnë tek supertrafikanti i drogës.

Dhe nëse Ilir Meta dhe familja e tij, si familje presidenciale arrin të shmangë vëzhgimin, atëherë organet ligjzbatuese duhet të ndjekin ish ministrin e Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani.

I cili ka qënë dhe mburoja kryesore ligjore për Balilin, duke i krijuar kushtet për t’i ikur policisë, duke dekonspiruar me sa mundet aksionet e saj dhe duke i dhënë herë pas here strehim.

“PAMFLETI” informoi më shumë se një javë më parë se policia në kuadër të përpjekjeve për arrestimin e Klemend Balilit kishte ushtruar kontroll dhe në banesën e Manjanit në Sarandë, dhuratë që supertrafikanti i drogës i kishte bërë ish ministrit të Drejtësisë për shërbimet ndaj tij.

Kjo është situata në Shqipëri, teksa krimi dhe politika janë të lidhura mes tyre në atë far feje sa gjurmët të çojnë tek i njëjti vend: krimi politik. Këtë kërkojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të dërguar në burg “peshqit e mëdhenj”, pa asnjë dallim./Pamfleti

Për arrestimin e Klemend Balilit e Lul Berishës të ndiqen Ilir Meta, Ylli Manjani e Vangjush Dako, gjurmët e “tutorëve” të krimit të çojnë tek kriminelët Read More »