Aktualitet

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës

Pas aksionit të pastrimit në qytet, nxënësit e Gjimnazit ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, kanë vazhduar me pastrimin e luginës së Vjosës për të treguar se pastrimi për ta është një prioritet.

Së bashku me disa fondacione, nxënësit e këtij gjimnazi të shoqëruar edhe nga drejtuesit, kanë pastruar mbetjet plastike në luginën e Vjosës.

Në orën e Shërbimit Komunitar përveç punës në terren, nxënësit ndërgjegjësohen për mbrojtjen e natyrës dhe hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, duke dhënë një mesazh të qartë në komunitet.

/atsh

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës Read More »

Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në disa zona të Vlorës, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e saj, OSHEE shprehet se “do të ketë stakim dhe tokëzim të çelësave 10kV të fidrave TR1 në N/stacionin Himarë, në datën 30 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’. Si pasojë do të mbeten pa energji disa zona në rrethin e Vlorës/ Himarës pjesërisht, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragjë, Qeparo, Kudhës”.

“Ndërsa për shkak të stakimit dhe tokëzimit të çelësave 10kV të fiderave TR2 në N/stacionin Himarë, në datën 31/10/2018 nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të jenë pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Himarë, Pilur, Potam”, bën të ditur OSHEE.

Po ashtu do të ketë stakim dhe tokëzim të zbarrave 10kV në N/stacionin Kuç, në datën 29 tetor nga ora 09:00’ deri në orën 16:00’ dhe do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës, Kuç dhe Bolenë.

Sipas OSHEE, si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Linjës 35kV L30-31/2 Uji Ftohte – Radhimë, në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të mbeten pa energji
disa zona në rrethin e Vlorës si Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufer, Orikum, Shen Thanas.

OSHEE njofton gjithashtu se “si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Zbarrave 35kV në N/stacionin Uji Ftohtë në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’ do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Uji ftohte, 10 Korriku, Pavarësia, 2 stacione pompimi”./atsh

Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës Read More »

Del raporti, ky është qyteti ku ndodhin më shumë krime

Një analizë e Ministrisë së Drejtësisë mbi veprat penale në vend arrin në përfundimin se është Durrësi qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend, por njëherësh edhe me krimin më të dhunshëm në gjithë territorin. TV Scan disponon analizën e kryer nga Ministria e Drejtësisë mbi Koeficienti e kriminalitetit bazuar te të dhënat e Gjykatave të Shkallës parë në gjithë vendin për vitin e shkuar.

Bëhet fjalë për parametër që mat kriminalitetin duke shprehur numrin e krimeve për 100.000 banorë. Rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi kemi 146 krime për 100.000 banorë.

Kriminaliteti sipas këtij koeficienti e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore: në grupin e parë Ministria rendit qytetet me kriminalitet më të lartë se mesatarja prej 146-200 krime për 100 000 banorë, ku përfshihen rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë.

Në grupin e dytë përfshihen qytetet me kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit, 100-144 krime për 100.000 banorë, ku përfshihen rrethet Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kurbin, Sarandë e Shkodër.

Në grupin e tretë renditen rrethet me kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit, 50-99 krime për 100.000 banorë, koeficientë që hasen në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec.

Por në Durrës haset edhe niveli më i ashpër i kriminalitetit në gjithë territorin. Ministria ka analizuar edhe raportin krime-kundërvajtje, nga ku rezulton se në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara në 2017, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje.

Del raporti, ky është qyteti ku ndodhin më shumë krime Read More »

Gjigandi i turizmit: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Së fundmi, prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për tu vizituar në 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shkrimin që “Lonely planet”, ka shkruar për 10 destinacionet e vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur të gjigandit global të turizmit “Lonely planet” që e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet më me vlerë për tu vizituar në vitin 2019, ju uroj një fundjavë të qetë “, shprehet Rama.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.
Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”për Shqipërinë./atsh

Gjigandi i turizmit: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019 Read More »

Trajnim dhe punësim për të papunët nga mbyllja e basteve

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “do të bëjmë çmos për punësimin e personave që dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe basteve sportive”.

Në fjalën e tij në një takim me gra e vajza, të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit në Lushnje, Rama tha se “ka një diskutim lidhur me punësimin e atyre që do të dalin pa punë nga mbyllja e këtyre aktiviteteve. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë çmos t’u krijojmë mundësinë të kualifikohen përmes programeve të trajnimit”.

“Ne po bëjmë një program të ri trajnimi për të gjithë punëkërkuesit e papunë, sepse ajo që ndeshim është shpesh pamundësia për të hyrë në punë, si pasojë e mungesës së kualifikimit dhe në këtë program, sigurisht që do të përfshihen edhe ata që dalin të papunë nga kjo histori”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, janë afër 700 milionë dollarë që qarkullojnë në këtë ekonomi dhe që nuk do te shkojnë më për lum apo llum, por do të mbeten në arkën e konsumit të shëndetshëm familjar.

Kryeministri tha se “disa kryetarë bashkish më kanë thënë që në pikat e basteve në qytetet e tyre, i gjen me shumicë burra të familjeve me ndihmë ekonomike, që i hedhin paratë në pikat e basteve”.

Por, vijoi ai, ajo që është specifike për situatën e Shqipërisë, është se ata që lozin bixhoz në Shqipëri, gati 70% e tyre e fillojnë nga 10 -15 vjeç.

“Ashtu sikundër janë mbi 70% të tyre ,sipas studimeve, që kanë probleme stresi e nervozizmi që i çon deri në kriza familjare”, tha Rama./atsh

Trajnim dhe punësim për të papunët nga mbyllja e basteve Read More »

Xhafaj pas dorëheqjes: Krenar për sukseset në forcimin e rendit dhe sigurisë

“Me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, deklaron  Fatmir Xhafaj,  pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në mesazhin e publikuar nga ministria e Brendshme, Xhafaj shprehet se “pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme. Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve”.

Ai thekson se “sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.”

Xhafaj falenderon “të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.  Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë”.

“Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm”, përfundon mesazhi i ministrit të dorëhequr, Fatmir Xhafaj. /atsh

Xhafaj pas dorëheqjes: Krenar për sukseset në forcimin e rendit dhe sigurisë Read More »

Fatmir Xhafaj shkon në zyrë për të fundit herë: Mëngjesin e kalova me…

Ministri i Brendshëm i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka shkuar për herë të fundit sot në zyrën e tij pak orës pas publikimit të vendimit të tij për të lënë këtë post.

Xhafaj e ka pasur të vështirë të hyjë në Ministrinë e Brendshme për shkak të kordonit të madh të gazetarëve që kanë arritur t’i marrin një prononcim të shkurtër.

Xhafaj ka thënë se ka ardhur për herë të parë me vonesë në punë pas një mëngjesi me familjen e tij.

“Kjo është hera e parë që vij me vonesë në punë pasi kalova një mëngjes shumë të këndshëm me familjen e tij, bashkëshorten dhe mbesën. Të dytët po ju takoj ju dhe më vjen mirë, ju falënderoj për mbështetjen”, ka thënë Xhafaj.

Por pyetjes së gazetarëve për arsyet e dorëheqjes Xhafaj nuk ka preferuar t’iu përgjigjet duke hyrë më pas në Ministrinë e Brendshme ku do të takohet me bashkëpunëtorët dhe stafin për porositë e përshëndetjet e fundit.

Fatmir Xhafaj shkon në zyrë për të fundit herë: Mëngjesin e kalova me… Read More »

Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Ja arsyeja

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka reaguar pas dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Xhafaj ka treguar se çfarë ka ndodhur që mori këtë vendim të papritur. Ai thotë se dorëheqja ka ardhur me vullnetin e tij të plotë.

Një pjesë të rëndësishme të mesazhit të tij e zënë falenderimet, fillimisht për kryeministrin Edi Rama, e më pas për stafin e tij, familjen dhe mbështetësit.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, ku njëkohësisht Rama prezantonte dhe pasuesin që do të drejtojë kë dikaster shumë të përfolur. Bëhet fjalë për gjeneral Sandër Lleshin, që deri tani mbante detyrën e këshilltarit të Kryeministrit Rama.

MESAZHI I XHAFAJT
“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm”, shprehet Xhafaj.

Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Ja arsyeja Read More »